Bologna Football Club 1909, njohur thjesht si Bologna (Shqip: Bolonja F.C. 1909) është një klub futbolli italian, i themeluar në vitin 1909 në qytetin e Bolonjës. Emri i themelimit ishte Bologna Football Club, por klubi falimentoi në vitin 1993 dhe u rithemelua me emrin aktual.
Prej vitit 1927, ekipi i luan ndeshjet pritëse në stadiumin Renato Dall'Ara me kapacitet 38,279 spektatorë.
Bolonja ka marrë pjesë në 68 kampionate të zhvilluara në Serie A, duke dalë kampione në 7 raste. Sipas IFFHS, ekipi renditet në vendin e nëntë midis ekipeve italiane më të mira përgjatë shekullit të XX.[1]
- Redaktuar më 3 shtator 2016[2]
Serie A
- Fitues (7): 1924–25, 1928–29, 1935–36, 1936–37, 1938–39, 1940–41, 1963–64
- Vendi i dytë (7): 1920–21, 1923–24, 1925–26, 1926–27, 1931–32, 1939–40, 1965–66
Coppa Italia
- Fitues (2): 1969–70, 1973–74
Mitropa Cup
UEFA Intertoto Cup