Matteo Darmian (Italisht [matˈtɛo darˈmjan]; lindur më 2 dhjetor 1989) është në futbollist profesionist italian i cili luan si mbrotjës për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren italiane.

Matteo Darmian

Darmian duke luajtur për Italinë në 2015
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1989-12-02) 2 dhjetor 1989 (34 vjeç)
VendlindjaLegnano, Itali
Gjatësia1.82 m (6 ft 0 in)
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri36
Karriera me të rinjtë
2000–2009Milan
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2010Milan4(0)
2009–2010Padova (huazim)20(1)
2010–2011Palermo11(0)
2011–2015Torino133(3)
2015–2019Manchester United60(1)
2019–2021Parma36(1)
2020–2021Internazionale (huazim)26(4)
2021–Internazionale89(4)
Karriera ndërkombëtare
2006Italia U177(0)
2006Italia U185(0)
2007–2008Italia U1911(0)
2008–2009Italia U207(0)
2009Italia U211(0)
2014–Italia46(2)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 19 maj 2024
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 29 qershor 2024

Darmian e nisi karrierën e tij te Milani, duke debutuar me ekipin e parë në vitin 2007 në moshën 16 vjeç. Në vitin 2009, ai u transferua te Padova në formë huazimi për një sezon, duke ndihmuar ekipin të shmangte rënjen në Lega Pro. Në vitin 2010, ai firmosi me Palermon kurse një vit më pas kaloi te Torino. Pas katër sezoneve të suksesshme te Torino, Darmian u transferua te Manchester UnitedPremier Ligë. Gjatë qëndrimit të tij katër-vjeçar në Old Trafford, Darmian fitoi tre trofe, përfshirë edhe UEFA Ligën e Evropës në vitin 2016. Në vitin 2019, ai u rikthye në Itali te Parma kurse në tetor 2020 u huazua te Interi, duke fituar kampionatin në sezonin e parë.

Pasi luajti me disa ekipe moshash, Darmian debutoi me ekipin e parë të Italisë në vitin 2014 dhe luajti në Kupën e Botës në Brazil. Ai gjithashtu ka luajtur në edicionet 2016 dhe 2024UEFA Kampionatit Evropian.

Jeta e hershme

Redakto

Darmian u rrit duke luajtur futboll në sheshin kryesor të Rescaldinës,[1] si dhe u stërvit nga babai i tij, Giovanni, i cili në atë kohë ishte trajner i ekipit U.S. Carcor, pjesë e të cilës më parë kanë qënë pjesë lojtarë si Marco Simone dhe Luigi Pogliana.[2][3][4] Në fëmijërinë e tij ai luante shpesh si mesfushor mbrojtës ose mesfushor qëndror.[5] Ai u zbulua nga Beniamino Abate, një ish portier i cili ishte në Lombardi për të zbuluar talente si skauti i Milanit.[1]

Karriera me klube

Redakto

Në vitin 2000, Darmian u bë pjesë e akademisë së Milanit.[6][7] Ai debutoi me ekipin e parë më 28 nëntor 2006, në moshën 16 vjeç, në një ndeshje kupe kundër Brescias, duke zëvëndësuar Kakha Kaladze në përfundim të pjesës së parë.[8]

Debutimi i tij në Serie A erdhi në moshën 17 vjeç në fitoren 3–2 kundër Udineses më 19 maj 2007, duke zëvëndësuar Giuseppe Favallin në minutën e 67të.[8] Gjatë sezonit 2007–08, Darmian u bë kapiteni i ekipit të të rinjëve si dhe u aktivizua në një tjetër ndeshje të kupës me ekipin e parë.[9][10] Në sezonin e ardhshëm, Darmian, tashmë 19 vjeç, u aktivizua në tre ndeshje në kampionat. Ai u largua pas përfundimit të sezonit.

Huazimi te Padova

Redakto

Më 17 korrik 2009, Darmian u huazua te PadovaSerie B për sezonin 2009–10.[11] Ai bëri debutimin e tij me klubin më 28 nëntor 2009 në një humbje në shtëpi kundër Vicenzës.[12] Më 20 shkurt 2010, ai shënoi golin e parë si profesionist në barazimin 2–2 kundër Anconës në ndeshjen e javës së 26të të kampionatit.[13] Darmian e mbylli sezonin 2009–10 duke luajtur 20 ndeshje në kampionat. Padova e mbylli kampionatin në vendin e 19të por e siguroi qëndrimin në Serie B pasi fitoi ndeshjen play-off kundër Triestinës.[14] Më 22 qershor, Padova njoftoi se Darmian do të rikthehet te Milani, duke i dhënë fund huazimit; përveç ndeshjeve me ekipin e parë, Darmian u aktivizua një ndeshje me ekipin Primavera.[15]

Palermo

Redakto
 
Darmian në aksion me Palermon kundër CSKA Moskës në Ligën e Evropës, 2010.

Më 11 korrik 2010, Darmian i'u bashkua Palermos në fazën përgatitore para-sezonale në Austri pasi klubi kishte arritur një marrëveshje paraprake me Milanin për transferimin e lojtarit.[16] Një ditë më pas, klubet zyrtarizuan transferimin në formën e bashkpronësisë për 800,000 €.[17][18]

Darmian bëri debutimin e tij me Palermon më 16 shtator kundër Sparta Pragës në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Evropës; ky ishte debutimi i tij në kompeticionet evropiane.[19] Debutimi i tij në kampionat erdhi në fitoren 3–1 kundër Juventusit në javën e 4të; ai u aktivizua si zëvëndësues në vend të Javier Pastores.[20] Më 6 shkurt 2011, ai luajti ndeshjen e parë si titullar në fitoren 4–2 kundër Lecces në transfertë, duke u zëvëndësuar në minutën e 33të për shkak të një dëmtimi.[21] Ai e mbylli sezonin duke luajtur 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet.[22]

Torino

Redakto

Pasi Milani dhe Palermo rinovuan kontratën e bashkpronësisë së lojtarit më 23 qershor 2011,[23][24] Darmian u huazua te Torino në Serie B më 12 korrik.[25] Ai debutoi me ekipin më 13 gusht në ndeshjen e raundit të dytë të kupës kundër Lumezzanne.[26] Më 30 tetor, ai shënoi golin e parë me Torinon në suksesin 2–1 kundër Empolit në shtëpi.[27] Më 13 nëntor, ai pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Barit, duke qëndruar jashtë fushave për më shumë se një muaj.[28] Ai regjistroi 33 ndeshje në kampionat në sezonin e tij të parë me Torinon, i cili u rikthye në Serie A.[29]

Më 20 korrik 2012, Palermo bleu edhe gjysmën tjetër të kartonit të Darmian nga Milani për 500,000 €.[30][31][32] Pas kësaj, ai u rikthye te Torino në formën e bashkpronësisë për 825,000 €.[31][33] Gjatë sezonit 2012–13, ai u aktivizua në 30 ndeshje në kampionat dhe një në kupë. Pas përfundimit të sezonit, Torino e bleu kartonin e tij për 1.5 milion €.[33][34]

Në sezonin 2013–14, Darmian ishte titullar i padiskutueshëm në formacion, duke u aktivizuar në 37 ndeshje në Serie A. Torino e mbylli kampionatin në vendin e 7të, duke u kualifikuar në fazën eleminatore të Ligës së Evropës pasi Parma, e cila ishte renditur më lartë se Torino, u pezullua nga kompeticionet evropiane nga UEFA.[35] Darmian ishte pjesë e Ekipit të Vitit të Serie A sëbashku me shokun e ekipit Ciro Immobile.[36] Më 18 maj 2014, ai luajti ndeshjen e tij të 100të me Torinon në barazimin 2–2 në Stadio Artemio Franchi kundër Fiorentinës.[37]

Darmian luajti ndeshjen e tij të parë të sezonit 2014–15 në fitoren 4–0 kundër ekipit suedez IF Brommapojkarna në ndeshjen e dytë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës, duke regjistruar golin e tij të parë në kompeticionet evropiane.[38] Më 29 tetor, ai shënoi golin e vetëm në fitoren kundër Parmës; ky ishte goli i tij i parë në Serie A.[39] Pas kësaj, ai shënoi një tjetër gol në Ligën e Evropës, në suksesin 5–1 kundër Copenhagenit në Danimarkë në fazën e grupeve.[40] Darmian vazhdoi të ishte protagonist në Evropë, duke shënuar një gol vendimtar kundër Athletic Bilbao; goli i tij i dha Torinos një fitore historike 3–2 në Estadio San Mamés si dhe kualifikimin në raundin e 16-tave.[41][42] Ai e mbylli sezonin me 47 ndeshje dhe pesë gola në të gjitha kompeticionet.

Manchester United

Redakto
 
Darmian duke luajtur me Manchester United në një ndeshje kundër Hull Cityt, janar 2017.

Më 11 korrik 2015, Darmian u transferua te klubi anglez Manchester United për një shifër të pazbuluar, e cila besohej të ishte 12.7 milion £. Ai firmosi një kontratë katër-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.[43] Darmian bëri debutimin e tij në Premier Ligë më 8 gusht në fitoren 1–0 kundër Tottenhamit në javën hapëse të sezonit 2015–16.[44] Ai u shpall lojtari i muajit i klubit për gushtin, duke fituar çmimin e parë individual në karrierë.[45]

Në prill 2016, Darmian shënoi golin e tij të parë në Premier Ligë me një gjuajtje nga distanca në fitoren 2–0 kundër Crystal Palace.[46][47] Ai u shpall lojtari i ndeshjes dhe e konsideroi këtë gol si më të bukurin e karrierës së tij.[48] Më 21 maj, ai luajti si zëvëndësues në finalen e kupës, ku Manchester United mposhti Crystal Palace me rezultatin 2–1; ky ishte trofeu i tij i parë në karrierë.[49]

Darmian e humbi vendin e tij si titullar në gjysmën e dytë të sezonit 2016–17. Në triumfin në Ligën e Evropës, ai u aktivizua në 7 ndeshje, përfshirë edhe finalen e fituar 2–0 kundër Ajaxit, duke arritur suksesin e tij të parë në kompeticionet evropiane.[50] Gjatë sezonit të ardhshëm, Darmian u la rregullisht në stol nga trajneri José Mourinho, duke u aktivizuar në vetëm 8 ndeshje në kampionat.[51] Pas përfundimit të sezonit, media spekulloi se Darmian do të largohej nga klubi, por ai në fund qëndroi për sezonin 2018–19.[52][53] Edhe pas largimit të Mourinhos, Darmian nuk gjeti hapsira nën drejtimin e trajnerit të ri Ole Gunnar Solskjær, i cili në një rast e aktivizoi si qëndër-mbrojtës në fitoren 2–0 kundër Reading në kupë më 5 janar 2019;[54] performanca e tij u lavdërua nga trajneri norvegjez.[55]

Më 2 shtator 2019, Darmian u rikthye në Italia duke u transferuar te Parma në një marrëveshje katër-vjeçare.[56][57] Debutimi i tij erdhi trembëdhjetë ditë më pas në humbjen 3–1 kundër Cagliarit, duke asistuar golin e vetëm të Parmës të shënuar nga Antonino Barillà.[58] Goli i tij i vetëm me klubin erdhi më 25 korrik në fitoren 2–1 në transfertë kundër Brescias.[59]

Internazionale

Redakto
 
Darmian gjatë një ndeshje miqësore kundër Red Bull Salzburgut, 9 gusht 2023.

Pasi luajti tre ndeshjet e para të sezonit të ri me Parmën, më 5 tetor 2020, Darmian u transferua te Interi në formë huazimi me detyrim blerje.[60][61] Ai debutoi me Zikaltrit më 21 tetor në barazimin 2–2 kundër Borussia Mönchengladbach në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.[62] Pas kësaj, ai luajti ndeshjen e parë në kampionat në fitoren 2–0 në transfertë kundër Genoas.[63] Më 1 dhjetor, në ndeshjen e kthimit kundër Borussia Mönchengladbach, Darmian shënoi golin e parë me Interin në një fitore 3–2 në transfertë.[64] Gjatë sezonit të tij të parë me Interin, Darmian ishte rezerva e Achraf Hakimit, por gjithsesi dha një kontribut shumë të rëndësishëm në fitoren e Scudettos; më 28 shkurt, ai shënoi golin e parë në kampionat me Interin në fitoren 3–0 kundër Genoas.[65] Ai gjithashtu i dhuroi fitoren Interit në ndeshjet kundër Cagliarit dhe Hellas Veronës.[66][67] Në fund të sezonit, Darmian fitoi titullin e parë të Serie A, kurse për Interin ishte suksesi i parë pas 11 vitesh.[68]

Në sezonin e ardhshëm, pas largimit të Hakimit, Darmian u bë titullar në formacion 3–5–2 të trajnerit të ri Simone Inzaghi. Gjatë kësaj kohe, ai u dallua për performancat e tij në ndeshjet kundër Milanit dhe Napolit.[69] Më 12 janar 2022, ai fitoi trofeun e dytë zikaltër, Superkupën e Italisë, me Interin që mposhti Juventusin 2–1 falë një goli të Alexis Sánchez, i asistuar nga Darmian, në momentet e fundit të ndeshjes;[70] kjo ishte gjithashtu ndeshja e tij e 50të me Interin.[71] Më 11 maj, Darmian fitoi edhe kupën me Interin që fitoi 4–2 sërisht kundër Juventusit në finale.[72]

Në sezonin 2022–23, Darmian e fitoi sërisht superkupën me Interin që mposhti Milanin 3–0 në Rijad.[73] Më 31 janar, ai shënoi golin e parë në kupë në suksesin minimal 1–0 kundër Atalantës, duke kualifikuar ekipin në çerek-finale.[74] Për shkak të dëmtimit të Milan Škriniar, Darmian u aktivizua si qëndër-mbrojtës në mbrojtjen me tre, duke zhvilluar performanca pozitive.[75][76] Më 19 mars, në humbjen 1–0 kundër Juventusit në Allianz Stadium, Darmian luajti ndeshjen e tij të 100të me klubin.[77] Pas kësaj, ai fitoi Kupën e Italisë sërisht pasi Zikaltrit fituan 2–1 me përmbysje në finalen kundër Fiorentinës.[78] Më 10 qershor, ai luajti si titullar në humbjen 1–0 kundër Manchester Cityt në finalen e Ligës së Kampioneve.[79]

Më 12 dhjetor 2023, në barazimin pa gola kundër Real Sociedadit në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, Darmian luajti për herë të parë si kapiten i ekipit, kjo për shkak të mungesës së Lautaro Martínezit, Nicolò Barellës dhe Stefan de Vrij.[80] Pas kësaj, ai rinovoi kontratën me klubin deri në qershor 2025.[81][82] Më 28 shkurt 2024, Darmian shënoi golin e parë të sezonit në fitoren 4–0 në kampionat kundër Atalantës.[83] Në përfundim të sezonit, Interin e fitoi sërisht kampionatin, duke dominuar përgjatë gjithë sezonit; ky kshte titulli i dytë i karrierës së Darmian.[84]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Të rinjtë

Redakto

Pas kishte luajtur me ekipet nën-17 dhe nën-18, Darmian bëri debutimin e tij me ekipin nën-19 në qershor 2007 pasi u thirr nga trajneri Francesco Rocca. Në Kampionatin Evropian 2008, ai luajti rregullisht si titullar në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në vitin 2009, ai luajti shtatë ndeshje me ekipin nën-20 në Lojërat Mesdhetare 2009.

Më 25 mars 2009, Darmian luajti ndeshjen e parë me ekipin nën-21 në barazimin 2–2 në miqësoren kundër AustrisëVjenë. Kjo ishte ndeshja e vetme që ai luajti në këtë kategori.[85]

Ekipi i parë

Redakto
 
Darmian në aksion gjatë ndeshjes miqësore kundër Portugalisë në Gjenevë, Zvicër.

Në mars 2014, Darmian mori ftesën e parë në kombëtaren e parë nga trajneri Cesare Prandelli si pjesë e një grumbullimi tre ditor për të vlerësuar lojtarët e rinjë para nisjes së FIFA Kupës së Botës 2014.[86] Ai gjithashtu u ftua në grumbullimin e rradhës në prill.[87]

Pas një sezoni të shkëlqyer me Torinon,[88] më 13 maj 2014, Darmian ishte pjesë e listës paraprake që do të luante në Kupën e Botës 2014 në Brazil.[89] Debutimi i tij ndërkombëtar erdhi më 31 maj në barazimin pa gola kundër IrlandësLondër.[90] Një ditë më pas, Darmian ishte pjesës e listës përfundimtare me 23 lojtarë.[91] Ai luajti ndeshjen e tij të parë në një Kupë Bote më 14 qershor në fitoren 2–1 kundër Anglisë në fazën e grupeve.[92] Pavarësisht nisjes pozitive, Italia u mposht në ndeshjet e rradhës kundër Kosta Rikës dhe Uruguajit, duke u eleminuar në fazën e grupeve; Darmian luajti si titullar në të dy ndeshjet.

Në fillimin e vitit 2015, Darmian u nderua me çmimin Pallone Azzurro si lojtari më i mirë i ekipit kombëtar për vitin 2014.[93] Më 10 tetor 2015, ai shënoi golin e parë ndërkombëtar në fitoren 3–1 kundër Azerbajxhanit e cila vulosi kualifikimin e Italisë në UEFA Euro 2016.[94] Më 31 maj 2016, Antonio Conte e përfshiu në listën me 23 lojtar për finalet e turnamentit.[95] Në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Spanjës, i cili ishte kampioni në fuqi, Darmian u aktivizua si zëvëndësues dhe asistoi golin e dytë të Italisë të shënuar nga Graziano Pellè në minutën e 91të.[96] Në çerek-finale, ai humbi penalltinë e fundit të Italisë në humbjen 6–5 me penallti kundër Gjermanisë, që solli eliminimin e të kaltërve nga turnamenti.[97]

Në mars 2023, Darmian u ftua nga trajneri Roberto Mancini për ndeshjet kualifikuese të UEFA Euro 2024 kundër Anglisë dhe Maltës, duke u rikthyer në ekipin kombëtar pas pesë vitesh.[98] Ai luajti në ndeshjen e dytë kundër Maltës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[99] Më 17 nëntor, ai shënoi në fitoren 5–2 kundër Maqedonisë së Veriut, duke regjistruar golin e dytë me ekipin kombëtar.[100][101] Në qershor 2024, Darmian u thirr të luante në Euro 2024 nga trajneri Luciano Spalletti.[102] Në turnament, ai u aktivizua në tre ndeshje me Italinë që u eliminua nga raundin e 16-tave nga Zvicra.[103]

Profili i lojtarit

Redakto

Darmian është një lojtar inteligjent, dinamik, shumë puntor dhe i shkathët, i cili njihet për lojën cilësore në mbrojtje dhe në sulm.[104] Ai gjithashtu dallohet për shpejtësinë, rezistencën dhe nivelin e punës,[105] veti këto që e bëjnë atë një lojtar të dobishëm në krahet e fushës, aty ku ai kontribon në aksionet sulmuese të ekipit.[106][107]

Darmian është lavdëruar në disa raste për profesionalizmin e tij dhe dedikimin, duke u krahasuar me ikona të futbollit italian si Antonio Cabrini dhe Paolo Maldini.[108][109]

Darmian e nisi karrierën e tij si qëndër-mbrojtës por me kalimin e kohës ai u zhvendos në krah, duke luajtur me saktësi në të dyja krahet.[110][111] Përveç kësaj, ai mund të luaj edhe si anësor, kjo falë aftësisë për të luajtur me të dyja këmbët.[112] Gjatë sezonit 2012–13, ai ishte lojtari me më shumë ndërhyrje të sakta për ndeshje (5.3) në 5 ligat e mëdha evropiane.[113][114]

Jeta personale

Redakto

Më 14 qershor 2017, Darmian u martua me Francesca Eleonora Cormannin, me të cilën ka dy fëmijë: Achille Leo (2019) dhe Gregorio Leo (2022).[115][116]

Statistikat e karrierës

Redakto
Redaktuar më 19 maj 2024[117][118]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Kombëtare Kupa e Ligës Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Milan 2006–07 Serie A 1 0 1 0 0 0 2 0
2007–08 Serie A 0 0 1 0 1[a] 0 0 0 2 0
2008–09 Serie A 3 0 0 0 0 0 3 0
Gjithsej 4 0 2 0 1 0 0 0 7 0
Padova (huazim) 2009–10 Serie B 20 1 0 0 2[b] 0 22 1
Palermo 2010–11 Serie A 11 0 1 0 4[c] 0 16 0
Torino 2011–12 Serie B 33 1 1 0 34 1
2012–13 Serie A 30 0 2 0 32 0
2013–14 Serie A 37 0 1 0 38 0
2014–15 Serie A 33 2 1 0 13[c] 3 47 5
Gjithsej 133 3 5 0 13 3 151 6
Manchester United 2015–16 Premier League 28 1 3 0 1 0 7[d] 0 39 1
2016–17 Premier League 18 0 2 0 2 0 7[c] 0 0 0 29 0
2017–18 Premier League 8 0 2 0 3 0 3[a] 0 1[e] 0 17 0
2018–19 Premier League 6 0 1 0 0 0 0 0 7 0
Gjithsej 60 1 8 0 6 0 17 0 1 0 92 1
Parma 2019–20 Serie A 33 1 1 0 34 1
2020–21 Serie A 3 0 0 0 3 0
Gjithsej 36 1 1 0 37 1
Internazionale (huazim) 2020–21 Serie A 26 3 3 0 4[a] 1 33 4
Internazionale 2021–22 Serie A 25 2 5 0 5[a] 0 1[f] 0 36 2
2022–23 Serie A 31 1 5 1 11[a] 0 1[f] 0 48 2
2023–24 Serie A 33 2 1 0 7[a] 0 2[f] 0 43 2
Gjithsej 115 8 14 1 27 1 4 0 160 10
Gjithsej karriera 380 14 31 1 6 0 62 4 7 0 485 19
  1. ^ a b c d e f Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  2. ^ Të gjitha ndeshjet në fazën play-off për rënje të Serie B
  3. ^ a b c Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  4. ^ Gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, një ndeshje në UEFA Ligën e Evropës
  5. ^ Ndeshje në UEFA Super Kupë
  6. ^ a b c Ndeshje në Supercoppa Italiana

Kombëtarja

Redakto
Redaktuar më 29 qershor 2024[119][120]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Italia 2014 9 0
2015 10 1
2016 8 0
2017 9 0
2018 0 0
2019 0 0
2020 0 0
2021 0 0
2022 0 0
2023 5 1
2024 5 0
Gjithsej 46 2

Golat me kombëtaren

Redakto
Redaktuar më 17 nëntor 2023[119]
Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Darmian.
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Matteo Darmian
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 10 tetor 2015 Stadiumi Kombëtar i Bakut, Baku, Azerbajxhan 16   Azerbajxhani 3–1 3–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2016
2 17 nëntor 2023 Stadio Olimpico, Romë, Itali 40   Maqedonia e Veriut 1–0 5–2 Kualifikueset e UEFA Euro 2024
Manchester United[121]
Internazionale[121]

Kombëtarja

Redakto

Italia U20

Personale

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Italy's Darmian living the dream" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2014.
  2. ^ "Matteo Darmian e Francesca, tutti i gossip e vita privata del calciatore dei Mondiali 2014". gossippiu.com (në italisht). gossippiu. Marrë më 13 qershor 2015.
  3. ^ "Da Rescaldina al Brasile" (në italisht). Prealpina.it. 18 qershor 2014. Marrë më 8 gusht 2015.
  4. ^ Cristiana Mariani (16 qershor 2014). "Darmian il predestinato: "Ha un dono naturale". La Carcor di Rescaldina si gode il suo Matteo" (në italisht). Il Giorno. Marrë më 8 gusht 2015.
  5. ^ Billy Rooney (6 dhjetor 2016). "Matteo Darmian: I was a midfielder before joining AC Milan as a youngster" (në anglisht). Squawka.com. Marrë më 18 tetor 2018.
  6. ^ Brochure Pre Palermo-Inter, Unione Sportiva Città di Palermo, 17 September 2010, p. 5.
  7. ^ "Giovanissimi Nazionali 2003/2004". acmilan.com (në italisht). A.C. Milan. Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2004. Marrë më 20 gusht 2010.
  8. ^ a b "A.C. Milan – Matteo Darmian". acmilan.com (në italisht). A.C. Milan. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2009. Marrë më 9 shtator 2009.
  9. ^ Corrado Zunino (31 mars 2009). "Da Motta a Giovinco. L'Italia fa giocare i suoi ragazzi" (në italisht). La Repubblica. Marrë më 17 shkurt 2013.
  10. ^ Marco Palmeri (15 gusht 2010). "La giusta alternativa" (në italisht). Marrë më 18 gusht 2010.[lidhje e vdekur]
  11. ^ "Il baby rossonero Darmian in prestito al Padova". padovacalcio.it (në italisht). Padova Calcio. 1 shtator 2009. Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2009. Marrë më 31 gusht 2009.
  12. ^ "Padova–Vicenza 1–2". padovacalcio.it (në italisht). Padova Calcio. 1 dhjetor 2009. Marrë më 28 nëntor 2009.[lidhje e vdekur]
  13. ^ "Ancona-Padova 2-2" (në italisht). Corriere dello Sport. 20 shkurt 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2014. Marrë më 21 shkurt 2010.
  14. ^ Dante di Ragogna (12 qershor 2010). "Padova, che impresa. Retrocede la Triestina" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 6 tetor 2011.
  15. ^ "Calciomercato" (në italisht). Calcio Padova. 23 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2013. Marrë më 17 shkurt 2013.
  16. ^ "Da domani i rosa in ritiro" (në italisht). U.S. Città di Palermo. 11 korrik 2010. Marrë më 11 korrik 2010.[lidhje e vdekur përfundimisht]
  17. ^ "Matteo Darmian al Palermo" (në italisht). U.S. Città di Palermo. 12 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2010. Marrë më 12 korrik 2010.
  18. ^ "Relazioni e bilancio al 31 dicembre 2010" (PDF) (në italisht). A.C. Milan. prill 2011. fq. 50. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 maj 2012. Marrë më 13 qershor 2011.
  19. ^ "Il Palermo si arrende a Praga" (në italisht). UEFA. 16 shtator 2010. Marrë më 17 shkurt 2013.
  20. ^ "Juventus 1 – 3 Palermo". legaseriea.it (në italisht). Lega Serie A. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2014. Marrë më 14 maj 2014.
  21. ^ "Per Darmian diatrazione muscolare". palermocalcio.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2014. Marrë më 14 maj 2014.
  22. ^ Giovanni Chinnici (16 mars 2011). "Palermo, Darmian si candida quale vice Cassani" (në italisht). Tutto Palermo. Marrë më 17 shkurt 2013.
  23. ^ "Risol. Acc. Part". Legaseriea.it (në italisht). fq. 2. Arkivuar nga origjinali (pdf) më 23 korrik 2011. Marrë më 12 maj 2014.
  24. ^ "Comuicato compartecipazioni" [Darmian dhe Glik huazohen te Torino]. palermocalcio.it (në italisht). U.S. Città di Palermo. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2014. Marrë më 12 maj 2014.
  25. ^ "Darmian e Glik ceduti al Torino". palermocalcio.it (në italisht). U.S. Città di Palermo. Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2014. Marrë më 12 maj 2014.
  26. ^ "Torino vs. Lumezzane 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 12 maj 2014.
  27. ^ "Torino-Empoli 2 1". legaserieb.it (në italisht). Lega Serie b. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2014. Marrë më 12 maj 2014.
  28. ^ "Torino grave infortunio per lex rosanero darmian". tuttopalermo.net (në italisht). Marrë më 16 prill 2014.
  29. ^ Kirsten Schlewitz (21 gusht 2012). "Serie A Previews: Grande Torino Returns" (në anglisht). SB Nation. Marrë më 8 gusht 2024.
  30. ^ "AC Milan Group 2012 annual report" (PDF). acmilan.com (në italisht). A.C. Milan. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 maj 2015.
  31. ^ a b "Palermo, Succi al Cesena e Darmian al Torino". tuttopalermo.net (në italisht). Marrë më 12 maj 2014.
  32. ^ "Partecipazioni" (PDF). Legaseriea.it (në italisht). fq. 2. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 qershor 2013.
  33. ^ a b US Città di Palermo SpA bilancio (raporti financiar dhe llogaritë) më 30 qershor 2013, PDF i blerë nga CCIAA (në italisht)
  34. ^ "Glik e Darmian comproprieta' risolte a favore del Torino". palermocalcio.it (në italisht). U.S. Citta' di Palermo. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2015. Marrë më 13 nëntor 2014.
  35. ^ "Why Manchester United won't get Darmian in January" (në anglisht). Here Is The City. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2015. Marrë më 22 shkurt 2015.
  36. ^ "Serie A, Gran Galà del Calcio Aic. Tutte le frasi e i premi" (në italisht). Tuttosport. 15 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2016.
  37. ^ "Fiorentina VS. Torino 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 21 maj 2014.
  38. ^ "Torino vs. Brommpojkarna 4 – 0" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 8 gusht 2014.
  39. ^ "Torino vs. Parma 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 29 tetor 2014.
  40. ^ "Copenaghen-Torino 1–5 – Calcio – Sportmediaset" (në italisht). Sport Mediaset.
  41. ^ "Athletic Bilbao vs. Torino 2 – 3" (në italisht). Soccerway. Marrë më 26 shkurt 2015.
  42. ^ "Athletic Bilbao-Torino 2–3: Darmian manda i granata agli ottavi" (në italisht). La Repubblica. 26 shkurt 2015.
  43. ^ "Zyrtare: Darmian në United". Koha.net. 11 korrik 2015. Marrë më 20 janar 2020.[lidhje e vdekur]
  44. ^ Alistair Magowan (8 gusht 2015). "Man Utd 1–0 Tottenham" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 8 gusht 2015.
  45. ^ "Matteo Darmian wins Manchester United's Player of the Month award". manutd.com (në anglisht). Manchester United F.C. Marrë më 10 shtator 2015.
  46. ^ "Manchester United 2–0 Crystal Palace" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 20 prill 2016.
  47. ^ "Matteo Darmian stunner seals Man United win over Crystal Palace" (në anglisht). ESPN FC. 20 prill 2016. Marrë më 21 prill 2016.
  48. ^ "Darmian hails best goal of his career". manutd.com (në anglisht). Manchester United F.C. Marrë më 20 prill 2016.
  49. ^ Phil McNulty (21 maj 2016). "Crystal Palace 1–2 Manchester United" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 18 maj 2019.
  50. ^ Phil McNulty (24 maj 2017). "Ajax 0–2 Manchester United" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 18 maj 2019.
  51. ^ "Games played by Matteo Darmian in 2017/2018". Soccerbase (në anglisht). Marrë më 5 janar 2019.
  52. ^ Luke Edwards (27 korrik 2018). "Matteo Darmian still keen to leave Manchester United". The Telegraph (në anglisht). Londër. Marrë më 5 janar 2019.
  53. ^ Adam Higgins (17 gusht 2018). "Jose: I think Darmian will stay at United". manutd.com (në anglisht). Manchester United F.C. Marrë më 5 janar 2019.
  54. ^ Matt Davis (5 janar 2019). "Manchester United 2–0 Reading" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 5 janar 2019.
  55. ^ Jamie Allen (5 janar 2019). "Solskjær pleased with FA Cup progress". manutd.com (në anglisht). Manchester United F.C. Marrë më 5 janar 2019.
  56. ^ "Parma siguron Darmianin". Koha.net. 2 shtator 2019. Marrë më 20 janar 2020.
  57. ^ "Zyrtare: Mbrojtësi largohet nga Manchester United, firmos me klubin italian". Zëri.info. 2 shtator 2019. Marrë më 20 janar 2020.
  58. ^ "Parma-Cagliari 1-3, Ceppitelli e Simeone sbloccano i sardi" (në italisht). La Repubblica. 15 shtator 2019.
  59. ^ "Serie A, Brescia-Parma 1-2: Kulusevski la risolve con un gioiello nel finale" (në italisht). Sport Mediaset. 25 korrik 2020.
  60. ^ "Matteo Darmian ceduto all'Inter" (në italisht). Parma Calcio 1913. 5 tetor 2020. Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2023. Marrë më 8 gusht 2024.
  61. ^ "Matteo Darmian è un nuovo calciatore dell'Inter". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 5 tetor 2020.
  62. ^ "Il solito Lukaku salva l'Inter, Gladbach ripreso al 90': a San Siro è 2-2" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 21 tetor 2020.
  63. ^ "Inter, ci pensa sempre Lukaku: il Genoa non fa male e Conte si rilancia" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 24 tetor 2020.
  64. ^ "Impresa Inter: vince 3-2 in casa del Borussia M. e spera ancora nella qualificazione" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 1 dhjetor 2020.
  65. ^ "L'Inter non si ferma più: travolge il Genoa" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 28 shkurt 2021.
  66. ^ "L'Inter non si ferma più. E ora sono 11: i punti sul Milan e le vittorie di fila" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 11 prill 2021.
  67. ^ "Darmian fa godere l'Inter: lo scudetto è sempre più vicino" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 25 prill 2021.
  68. ^ "Inter Milan: Italian giants win first Serie A for 11 years" (në anglisht). BBC Sport. 2 maj 2021. Arkivuar nga origjinali më 3 gusht 2021. Marrë më 2 maj 2021.
  69. ^ "Inter, Ranocchia e Darmian certezze italiane" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 22 nëntor 2021.
  70. ^ "Festa Inter in Supercoppa: Sanchez punisce la Juve al 121'!" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 12 janar 2022.
  71. ^ "Inter, Darmian taglia il traguardo delle 50 presenze in maglia nerazzurra". Inter News 24 (në italisht). 13 janar 203w. Marrë më 1 shkurt 2023.
  72. ^ "L'Inter batte 4-2 la Juve e vince la Coppa Italia: decisiva la doppietta di Perisic" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 11 maj 2022.
  73. ^ "Festa Inter in Supercoppa: Milan travolto 3-0 con le magie di Dzeko e Lautaro!" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 18 janar 2023.
  74. ^ Redaksioni i Rainews (31 janar 2023). "Coppa Italia, Inter-Atalanta 1-0: un diagonale di Darmian stende la Dea" (në italisht). RaiNews. Marrë më 3 shkurt 2023.
  75. ^ "Darmian, la certezza nerazzurra" (në italisht). Europa Calcio. 24 shkurt 2024. Marrë më 8 shkurt 2024.
  76. ^ "Inter, le scelte di Inzaghi: in difesa c'è Darmian. Davanti Dzeko con Lautaro" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 14 mars 2024. Marrë më 8 shkurt 2024.
  77. ^ "100 presenze Darmian". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 20 mars 2023. Marrë më 20 mars 2023.[lidhje e vdekur]
  78. ^ "Lautaro mostruoso, Fiorentina ribaltata: la Coppa Italia è dell'Inter!" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 24 maj 2023.
  79. ^ "Inter, che peccato! Gioca alla pari col City, ma la Champions è di Guardiola" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 10 qershor 2023.
  80. ^ "Inter-Real Sociedad, sarà Darmian a indossare la fascia da capitano". fcinter1908.it (në italisht). 12 dhjetor 2023. Marrë më 12 dhjetor 2023.
  81. ^ "L'Inter e Matteo Darmian insieme fino al 2025". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 30 dhjetor 2023. Marrë më 31 dhjetor 2023.
  82. ^ Andrea Ramazzotti (30 dhjetor 2023). "È scattata l'opzione nel contratto di Darmian: resterà all'Inter fino al 2025" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 31 dhjetor 2023.
  83. ^ "Questa Inter è devastante: 4-0 anche all'Atalanta e Juve a -12, scudetto sempre più vicino" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 28 shkurt 2024. Marrë më 1 mars 2024.
  84. ^ "FINALE Milan-Inter 1-2: nerazzurri campioni d'Italia!" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 22 prill 2024. Marrë më 23 prill 2024.
  85. ^ Luca Taidelli (25 mars 2009). "L'Under riparte con un pari: e Casiraghi scopre Paloschi" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  86. ^ "Stage a Roma dal 10 al 12 marzo: Sono 31 i convocati di Prandelli". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2015. Marrë më 15 prill 2014.
  87. ^ "Test a coverciano: Prima chiamata per Romulo e Berardi, torna Cassano". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 14 maj 2014.
  88. ^ "La vera storia di Darmian: freccia Torino, al Milan con Abate senior..." (në italisht). Goal.com. 10 qershor 2014. Marrë më 10 qershor 2024.
  89. ^ "Ecco i 30 pre-convocati per il mondiale. Il 19 maggio il raduno". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. Marrë më 14 maj 2014.
  90. ^ "Italia-Irlanda 0–0: il tabellino della gara". tuttomercatoweb.com (në italisht). Marrë më 1 qershor 2014.
  91. ^ "Prandelli ha scelto: Ecoo i 23 azzurri che partiranmo per il Brasile". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. Marrë më 1 qershor 2014.
  92. ^ Phil McNulty (14 qershor 2014). "Italy 2–1 England" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 15 qershor 2014.
  93. ^ "Il torinista Darmian vince il pallone azzurro" (në italisht). Quotidiano Piemontese. 3 janar 2015.
  94. ^ "Azerbaijan 1–3 Italy" (në anglisht). BBC Sport. 10 tetor 2015. Marrë më 10 tetor 2015.
  95. ^ "OFFICIAL: Italy squad for Euro 2016" (në anglisht). Football Italia. 31 maj 2016. Marrë më 31 maj 2016.
  96. ^ Jim Foulerton (27 qershor 2016). "Dominant Italy brush aside champions Spain" (në anglisht). UEFA. Marrë më 27 qershor 2016.
  97. ^ Sam Adams (2 korrik 2016). "Hector the shoot-out hero as Germany finally defeat Italy" (në anglisht). UEFA. Marrë më 3 korrik 2016.
  98. ^ "Inizia il cammino verso EURO 2024: 30 convocati, prima chiamata per Falcone, Buongiorno e Retegui". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 17 mars 2023. Marrë më 17 mars 2023.
  99. ^ "Ancora Retegui! A Malta l'Italia ritrova la vittoria, segnano il bomber del Tigre e Pessina". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 26 mars 2023. Marrë më 27 mars 2023.
  100. ^ "Euro 2024: Spezzato il tabù, Italia-Macedonia del Nord 5-2. Azzurri a un passo da Euro '24 - Calcio - Ansa.it" (në italisht). Agenzia ANSA. 17 nëntor 2023. Marrë më 18 nëntor 2023.
  101. ^ "Italia, Darmian: Con L'Ucraina per vincere, non per gestire" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 18 nëntor 2023.
  102. ^ "Ufficializzati i convocati per EURO 2024, esclusi dalla lista Provedel, Ricci e Orsolini". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. 6 qershor 2024. Marrë më 7 qershor 2024.
  103. ^ James Horncastle; Michael Cox (29 qershor 2024). "Switzerland 2 Italy 0 – Holders dumped out, Vargas stars, Yakin wins tactical battle – The Briefing" (në anglisht). The New York Times. Marrë më 9 gusht 2024.
  104. ^ "Here's where England v Italy was won and lost" (në anglisht). The Score. Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2014. Marrë më 16 qershor 2014.
  105. ^ James Ducker (15 qershor 2016). "Italy hail the new 'special one' Antonio Conte" (në anglisht). The Telegraph. Marrë më 2 shkurt 2017.
  106. ^ "Why Losing Mattia De Sciglio Isn't a Major Problem for Italy and Prandelli" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 16 qershor 2014.
  107. ^ Daniel Tiluk (30 maj 2016). "UEFA Euro 2016, B/R 200: Top 20 Right-Backs" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 3 nëntor 2019.
  108. ^ "Speciale giovani talenti: Matteo Darmian, il nuovo Cabrini" (në italisht). Tutto Calcio News. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2014. Marrë më 16 shtator 2014.
  109. ^ "Matteo Darmian Can Be Italy's Secret Weapon by Following in Cabrini's Footsteps" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 16 qershor 2014.
  110. ^ "Who is Manchester United's new signing Matteo Darmian?" (në anglisht). Sky Sports. 12 korrik 2015. Marrë më 2 shkurt 2017.
  111. ^ Giovanni Chinnici (3 shkurt 2011). "Palermo, Darmian piacevole sorpresa". tuttopalermo.net (në italisht). Marrë më 16 prill 2014.
  112. ^ "Darmian provides Italy hope" (në anglisht). Football Italia. 17 qershor 2014. Marrë më 8 korrik 2015.
  113. ^ "Modern fullback needs technique, pace and smarts, says Darmian" (në anglisht). Reuters. 7 dhjetor 2016. Marrë më 20 janar 2019.
  114. ^ Andrea Tallarita (3 qershor 2016). "Dear Matteo Darmian" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 2 shkurt 2017.
  115. ^ "Il nerazzurro Matteo Darmian papà bis: "Benvenuto Gregorio"". tgcom24.mediaset.it (në italisht). Marrë më 20 qershor 2024.
  116. ^ Giulia Bianchi (29 shtator 2023). "Francesca Cormanni, la moglie di Darmian: foto, biografia e curiosità" (në italisht). Spazio Inter. Marrë më 5 korrik 2024.
  117. ^ "Matteo Darmian" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 9 gusht 2024.
  118. ^ "Matteo Darmian" (në anglisht). World Football. Marrë më 9 gusht 2024.
  119. ^ a b "Matteo Darmian". EU-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 22 qershor 2016.
  120. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Matteo Darmian" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
  121. ^ a b "Matteo Darmian" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 9 gusht 2024.
  122. ^ "ITA – ESP 1:2 (0:0)" (PDF) (në italisht). Pescara 2009. 4 korrik 2009. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 shkurt 2012. Marrë më 20 janar 2020.
  123. ^ "Serie A, Gran Galà del Calcio Aic. Tutte le frasi e i premi" (në italisht). Tuttosport. 15 dhjetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2016. Marrë më 15 dhjetor 2015.
  124. ^ "Oscar del Calcio, dominio Juve. Buffon: "Donnarumma ha doti da grande"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 14 dhjetor 2015. Marrë më 14 dhjetor 2015.
  125. ^ "A Darmian il "Pallon Azzurro 2014", tra le donne la vincitrice è Rosucci". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. Arkivuar nga origjinali më 18 janar 2016. Marrë më 15 dhjetor 2015.

Lidhjet e jashtme

Redakto