Roberto Firmino Barbosa de Oliveira (lindur më 2 tetor 1991) është një futbollist brazilian i cili me luan me klubin anglez LiverpoolPremier League dhe me kombëtaren braziliane si mesfushor sulmues.[1]

Roberto Firmino
Të dhënat vetjake
Emri i plotëRoberto Firmino Barbosa de Oliveira
Datëlindja (1991-10-02) 2 tetor 1991 (33 vjeç)
VendlindjaMaceió, Brazil
Gjatësia1.81 m (5 ft 11 in)
PozicioniMesfushor sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Liverpool
Numri10
Karriera me të rinjtë
2005–2008CRB
2008–2009Figueirense
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2009–2011Figueirense38(8)
2011–20151899 Hoffenheim140(38)
2015–Liverpool137(48)
Karriera ndërkombëtare
2014–Brazili37(12)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 9 maj 2019
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 2 korrik 2019

Karriera me klube

Redakto

Vitet e hershme

Redakto

Firmino u bashkua me akademinë e Figueirenses në vitin 2008 në moshën 17 vjeç, pasi e nisi karrierën me CRB.[2] Ai u zbulua nga Marcellus Portella, një dentist.[3] Me klubin e tij të vjetër, Firmino luajti më së shumti si mesfushor mbrojtës.[4]

Firmino bëri debutimin e tij si profesionist më 24 tetor 2009, duke u aktivizuar si zëvëndësues në vend të Toninhos në humbjen 2–1 në shtëpi kundër Ponte Preta në kampionatin Série B.[5] Ai u ngjit në ekipin e parë përfundimisht në janar 2010.

Firmino shënoi golin e parë si profesionist më 8 maj 2010 në fitoren jashtë fushe kundër São Caetano.[6] Ai kontriboi me 8 gola në 36 paraqitje në kampionat, me Figueiran që arriti të rikthehej në Série A pas një mungese dy-vjeçare.

Hoffenheim

Redakto

Firmino kaloi nga Figueirense te 1899 Hoffenheim në dhjetor 2010, duke firmosur një kontratë deri në qershor 2015.[7] Ai firmosi formalisht me klubin më 1 janar 2011.[8] Ai u përjashtua nga skuadra e parë në nëntor 2011 pasi u erdhi me vonesë në stërvitje.[9]

Më 24 mars 2014, Firmino firmosi një kontratë të tre vjeçare me 1899 Hoffenheim.[10]

Firmino e përfundoi 2013–14 Bundesliga si golashënuesi i katërt më i mirë me 16 gola dhe si asistuesi i dytë më i mirë me 12 asiste në ligë.[11]

Liverpool

Redakto
 
Firmino duke luajtur me Liverpoolin në vitin 2017.

Më 23 qershor 2015, gjatë kohës që po luante në Copa América me Brazilin, Hoffenheim dhe Firmino ranë dakord për transferimin e tij në Premier Ligë te Liverpool për 29 milion £.[12] Liverpool e konfirmoi transferimin një ditë më pas, kurse marrëveshja përfundoi zyrtarisht më 4 korrik.[13]

Firmino bëri debutimin e tij zyrtar me klubin më 9 gusht në ndeshjen hapëse të kampionatit, duke zëvëndësuar Jordon Iben në 12 minutat e fundit të fitores 1–0 jashtë fushe kundër Stoke City.[14] Ai shënoi golin e parë për ekipin më 21 nëntor në fitoren 4–1 kundër Manchester CitytStadiumin City of Manchester.[15] Në janar 2016, ai u përshkrua nga Paul Little i gazetës Irish Examiner si një lojtar që po përmirsohet vazhdimisht në sezonin e tij të parë në Angli,[16] edhe pse mos arritja e bashkpunimit me qëndër-sulmuesin Christian Benteke solli kritika.[17]

Në vitin 2016, Firmino u përmirsua për shkak të vendosjes së tij nga trajneri Jürgen Klopp në rolin e 9te fallco.[18] Në muajin e parë të vitit të ri, ai shënoi dopieta kundër Arsenalit dhe Norwich Cityt; me performancën kundër kësaj të fundit, ku edhe asistoi në triumfim 5–4, ai fitoi krahasimet me Raheem Sterling.[19] Falë këtyre paraqitjeve, ai u votua si Lojtari i muajit i Liverpoolit në janar.[20] Firmino e mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i ekipit në kampionat me dhjetë gola.[21]

Në sezonin e ardhshëm, 2016–17, Firmino shënoi 12 gola në 38 ndeshje.[22] Ai shënoi golin e parë të sezonit më 23 gusht 2016 në fitoren 5–0 kundër Burton Albion në raundin e dytë të Kupës EFL.[23] Golat e parë në kampionat erdhën më 10 shtator në formë dopiete kundër Leicester City, duke ndihmuar ekipin të fitonte 4–1.[24] Më 6 nëntor, ai shënoi në fitoren 6–1 kundër Watford, një fitore që lejoi Liverpoolin të merrte kreun e klasifikimt për herë të parë nën drejtimin e trajnerit Klopp.[25] Në pjesën e dytë të sezonit, ai shënoi golat e fitoreve në ndeshjet kundër Stoke City dhe West Bromwich Albion.[26][27]

Firmino e nisi sezonin 2017–18 duke marrë fanellën me numrin 9, kurse numri 11 që kishte u bë pronë e blerjes së re Mohamed Salah.[28] Më 23 gusht, ai shënoi golin e parë të tij në Ligën e Kampioneve në fitoren 4–2 ndaj ish ekipit të tij Hoffenheim në ndeshjen e dytë të fazës play-off; Liverpool siguroi kualifikimin në fazën e grupeve me rezultatin e përgjithshëm 6–3.[29] Në ndeshjen e parë të fazës së grupeve, Firmino shënoi gol si dhe humbi një penallti në barazimin 2–2 kundër Seviljes.[30] Liverpooli e mbylli grupin E në vendin e parë me 12 pikë; Firmino shënoi 6 gola, përfshirë edhe një dygolësh në fitoren tenistike 7–0 kundër Maribor, duke barazuar rekordin e kompeticionit për fitoren më të thellë në ndeshjet si vizitor, si dhe duke u bërë klubi anglez me fitoren më të madhe në ndeshjet si vizitor.[31]

 
Firmino para një ndeshje kundër Spartak Moskës në UEFA Ligën e Kampioneve, të cilën e mbylli me 11 gola.

Më 5 janar 2018, gjatë një ndeshje të Kupës FA kundër rivalëve të Evertonit,[32] Firmino ishte objekt i polemikave pas një përplasje me mbrojtësin kundërshtar Mason Holgate. Holgate e shtyu Firminon jashtë vizave kufizuese drejt tifozëve, e cila u pasua me shkëmbime fjalësh, kur u duk sikur Firmino e ofendoi lojtarin. Pas ndeshjes, Holgate e akuzoi Firminon se e kishte ofenduar në mënyrë raciale, akuzat të cilat braziliani i mohoi. Një ditë më pas, Federata Angleze e Futbollit filloi të hetonte rreth kësaj çështje.[33] Pas më pak se dy muaj, pasi kishin marrë dëshmi nga 12 lojtarë, disa gjyqtarë si dhe ishin konsultuar me dy specialistë të leximit të buzëve në gjuhën portugeze, Federata e nxorri Firminon të pafajshëm për "mungesë provash".[34]

Më 14 janar, Firmino shënoi në fitoren 4–3 në shtëpi kundër Manchester Cityt, duke i dhënë rekordit pa humbje të këtyre të fundit.[35] Në fazën me eliminim direkt në Ligës e Kampioneve, Firmino pati një kontribut thelbësor për ekipin, fillimisht duke shënuar në fitoren 5–0 si vizitor kundër Portos në raundin e 16-tave.[36] Pas kësaj, ai shënoi në fitoren 2–1 kundër Manchester Cityt në ndeshjen e kthimit të çerek-finales, duke ndihmuar Liverpoolin të kalojë në gjysëm-finale me rezultatin e përgjithshëm 5–1.[37] Në gjysëm-finale, Firmnio shënoi dopietë në fitoren 5–2 kundër RomësAnfield,[38] si dhe kontriboi në ndeshjen e kthimit ku Liverpooli siguroi finalen me rezultatin e përgjithshëm 7–6. Në finale, ai dhe Liverpooli u mposhtën Real Madridi 3–1.[39]

 
Firmino pas finales së Ligës së Kampioneve, 26 maj 2018.

Më 29 prill, Firmino rinovoi kontratën e tij me klubin deri në verën e vitit 2023.[40] Në intervistën pas rinovimit, ai tha se vendimi për të rinovuar ishte "i lehtë".[41] Gjatë këtij sezoni, Firmino, sëbashku me Mohamed Salah, Philippe Coutinhon dhe Sadio Manén, krijuan një katërshe të fortë shënimi të quajtur "Fab Four", në referencë të bandës muzikore të rokut The Beatles, që janë nga i njëjti qytet si klubi.[42] Pas largimit të Coutinhos në merkaton e dimrit, grupi u quajt "Fab Three"; treshja kishte shënuar gjithsej 91 gola sëbashku gjatë këtij sezoni.[43] Firmino shënoi 11 gola në Ligën e Kampioneve, duke qënë golashënuesi më i mirë i ekipit sëbashku me Salah.[44] Performancat e tij në këtë kompeticion u shpërblyen me një vend ekipin e sezonit 2017–18.[45] Firmino shënoi 27 gola në të gjitha kompeticionet për sezonin 2017–18, duke vendosur një rekord të ri personal.

Pasi nuk shënoi në tre ndeshjet e para të sezonit 2018–19, Firmino shënoi golin e parë të sezonit në fitoren 2–1 kundër Leicester City në kampionat më 1 shtator.[46] Më 15 shtator, ai shënoi golin e fitores në triumfin 2–1 kundër Tottenham Hotspur në Wembley, por 15 minuta para përfundimit u zëvëndësua për shkak të një dëmtimi në sy.[47] Ai u rikthye tre ditë më vonë, duke shënuar golin e parë në Ligën e Kampioneve në minutat shtesë të fitores 3–2 kundër Paris Saint-Germain në Anfield.[48] Më 29 dhjetor, ai shënoi tregolëshin e parë me Liverpoolin në fitoren 5–1 kundër Arsenalit, përfshirë një dopietë në dy minuta në pjesën e parë dhe një penallti në pjesën e dytë; kjo gjë që e bëri atë lojtarin brazilian me më shumë gola në Premier Ligë.[49] Në fitoren 4–3 kundër Crystal Palace më 19 janar 2019, Firmino shënoi golin e 1,000të të Liverpoolit në Anfield në epokën e Premier Ligës.[50] Në Ligën e Kampioneve, Firmino ndihmoi Liverpoolin të arrinte finalen për të dytin sezon rresht, duke shënuar katër gola, përfshirë dy në të dy ndeshjet çerek-finale kundër Portos; në finalen kundër Tottenham Hotspur, ai luajti për 58 minuta me Liverpoolin që fitoi me rezultatin 2–0, duke regjistuar suksesin e gjashtë në këtë kompeticion dhe të parin për Firminon.[51] Në Premier Ligë, ku ai shënoi 12 gola në 34 ndeshje, Liverpool e humbi titullin për vetëm 1 pikë ndaj Manchester Cityt.[52]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Më 23 tetor 2014, Firmino mori thirrjen e tij të parë në kombëtaren braziliane për ndeshjet miqësore kundër Turqisë dhe Austrisë.[53] Ai debutoi në fitoren 4–0 kundër Turqisë më 12 nëntor, duke luajtur 17 minutat e fundit të ndeshjes në vend të sulmuesit Luiz Adriano.[54] Firmino shënoi golin e tij të parë me kombëtaren më 18 nëntor në fitoren 2–1 jashtë fushe kundër Austrisë.[55]

Në maj 2018, Firmino ishte pjesë e listës prej 23 lojtarësh që do të luanin në Kupën e Botës 2018Rusi.[56]

Statistikat e karrierës

Redakto
Redaktuar më 19 nëntor 2014[1]
Klubi Sezoni Liga Kupa Kontinenti Tjetër[nb 1] Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Figueirense 2009 2 0 2 0
2010 36 8 15 4 51 12
Total 38 8 15 4 53 12
1899 Hoffenheim 2010–11 11 3 11 3
2011–12 30 7 3 0 33 7
2012–13 33 5 1 0 2 2 36 7
2013–14 33 16 4 6 37 22
2014–15 11 3 1 2 12 5
Total 118 34 9 8 2 2 129 44
Total 156 42 9 8 17 6 182 56
  1. ^ Përfshirë Campeonato Catarinense dhe ndeshjet play-off të rënjes nga Bundesliga.

Kombëtarja

Redakto
Redaktuar më 2 korrik 2019[57]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Brazili 2014 2 1
2015 9 3
2016 2 1
2017 5 0
2018 11 3
2019 8 4
Gjithsej 37 12

Golat me kombëtaren

Redakto
Redaktuar më 2 korrik 2019. Rezultatet e Brazilit të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Firmino.[57]
Golat me kombëtaren sipas datës, vendit, ndeshjes, kundërshtarit, rezultatit dhe kompeticionit
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 18 nëntor 2014 Ernst-Happel-Stadion, Vjenë, Austri 2   Austria 2–1 2–1 Ndeshje miqësore
2 29 mars 2015 Emirates Stadium, Londër, Angli 4   Kili 1–0 1–0
3 10 qershor 2015 Estádio Beira-Rio, Porto Alegre, Brazil 6   Hondurasi 1–0 1–0
4 21 qershor 2015 Estadio Monumental David Arellano, Santiago, Kili 9   Venezuela 2–0 2–1 Copa América 2015
5 6 tetor 2016 Arena das Dunas, Natal, Brazil 12   Bolivia 5–0 5–0 Kualifikueset e 2018 FIFA Kupës së Botës
6 3 qershor 2018 Anfield, Liverpool, Angli 20   Kroacia 2–0 2–0 Ndeshje miqësore
7 2 korrik 2018 Cosmos Arena, Samara, Rusi 24   Meksika 2–0 2–0 2018 FIFA Kupa e Botës
8 7 shtator 2018 MetLife Stadium, East Rutherford, Shtetet e Bashkuara 26   Shtetet e Bashkuara 1–0 1–0 Ndeshje miqësore
9 26 mars 2019 Stadiumi Sinobo, Pragë, Republika Çeke 31   Republika Çeke 1–1 3–1
10 9 qershor 2019 Estádio Beira-Rio, Porto Alegre, Brazil 32   Hondurasi 6–0 7–0
11 22 qershor 2019 Arena Corinthians, São Paulo, Brazil 35   Peruja 2–0 5–0 Copa América 2019
12 2 korrik 2019 Estádio Mineirão, Belo Horizonte, Brazil 37   Argjentina 2–0 2–0

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Brazil - R. Firmino - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 19 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "De volante no CRB a alvo de ingleses, Firmino emociona amigo de Maceió" [Nga një mesfushor mbrojtës te CRB-ja në sinjestër e klubeve angleze, Firmino emocionin një shok nga Maceió] (në portugalisht). Globo Esporte. 22 qershor 2015. Marrë më 23 qershor 2015.
  3. ^ "Firmino was destined for top" [Firmino ishte i destinuar për në majë] (në anglisht). Daily Mirror. 28 qershor 2015. Marrë më 29 qershor 2015.
  4. ^ "Primeiro técnico de Firmino no CRB rasga elogios e revela: "Era volante"" [Trajneri i parë i Firminos te CRB e vlerëson atë dhe zbulon: "Ai ishte një mesfushor mbrojtës"] (në portugalisht). Globo Esporte. 11 qershor 2015. Marrë më 23 qershor 2015.
  5. ^ "Figueirense perde para a Ponte Preta e vê G-4 se distanciar" [Figueirense humbet ndaj Ponte Preta dhe shikon G-4 më të distancuar] (në portugalisht). ZH Esportes. 24 tetor 2009. Marrë më 23 qershor 2015.
  6. ^ "Figueirense estreia com vitória em cima do São Caetano" [Figueirense debuton me fitore kundër São Caetano] (në portugalisht). ESPN Brasil. 8 maj 2010. Marrë më 23 qershor 2015.
  7. ^ "Official: Hoffenheim Sign Roberto Firmino From Figueirense". Goal.com. Marrë më 14 dhjetor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Roberto Firmino - Spieler bei 1899 Hoffenheim - Bundesliga 2014/2015 - Fussballdaten". Fussballdaten.de. Marrë më 19 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Chinedu Obasi dropped from Hoffenheim squad". BBC Sport. Marrë më 30 nëntor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Roberto Firmino verlängert Vertrag bis 2017". TSG 1899 Hoffenheim. Marrë më 27 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Top scorers 2013/2014". Bundesliga. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2020. Marrë më 19 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Denis Hakanaj (24 qershor 2015). "Zyrtare, Liverpool blen Firminon për 40 milionë euro". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2019. Marrë më 3 korrik 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Zyrtare: Firmino në Liverpool". Zëri.info. 24 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2019. Marrë më 3 korrik 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Fiton Liverpool". Klan Kosova. 9 gusht 2015. Marrë më 3 korrik 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Ergi Lubani (21 nëntor 2015). "Liverpool bën "poker" ndaj Manchester City!". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2019. Marrë më 3 korrik 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Little, Paul (22 janar 2016). "Klopp must counter cultural legacy to free Benteke potential" [Klopp duhet të luftojë trashëgiminë kulturore për të çliruar potencialin e Bentekes] (në anglisht). Irish Examiner. Marrë më 24 janar 2016.
  17. ^ "Jurgen Klopp says Christian Benteke has Liverpool future" [Jurgen Klopp thotë se Christian Benteke ka të ardhme te Liverpool] (në anglisht). Sky Sports. 20 janar 2016. Marrë më 24 janar 2016.
  18. ^ Rej, Arindam (23 janar 2016). "Norwich 4 Liverpool 5: five things we learnt" [Norwich 4 Liverpool 5: pesë gjërat që mësuam] (në anglisht). The Daily Telegraph. Marrë më 24 janar 2016.
  19. ^ Ankers, George (23 janar 2016). "Is Roberto Firmino finally paying off Liverpool's £29m investment?" [A është Roberto Firmino më në fund duke paguar investimin 29 milion £ të Liverpoolit] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 24 janar 2016.
  20. ^ "Firmino picks up first Player of the Month award" [Firmino merr çmimin e parë të lojtarit të muajit] (në anglisht). Liverpool F.C. 4 shkurt 2016. Arkivuar nga origjinali më 12 mars 2016. Marrë më 3 korrik 2019.
  21. ^ "All Games Goalscorers 2015–2016" [Të gjithë golashënuesit e ndeshjeve 2015–2016] (në anglisht). LFCstats. 15 maj 2016. Marrë më 4 tetor 2016.
  22. ^ "LFC Stats – Liverpool FC 2016/2017 All Appearances – Roberto Firmino" [Statistikat LFC – Të gjitha paraqitjet në sezonin 2016/2017 me Liverpool FC – Roberto Firmino]. lfcstats.co.uk (në anglisht). Marrë më 7 korrik 2018.
  23. ^ "Burton Albion 0–5 Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. 23 gusht 2016. Marrë më 7 korrik 2018.
  24. ^ "Liverpool 4–1 Leicester City" (në anglisht). BBC Sport. 10 shtator 2016. Marrë më 7 korrik 2018.
  25. ^ "Liverpool 6–1 Watford" (në anglisht). BBC Sport. 6 nëntor 2016. Marrë më 7 korrik 2018.
  26. ^ "Stoke City 1–2 Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. 8 prill 2017. Marrë më 7 korrik 2018.
  27. ^ "West Bromwich Albion 0–1 Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. 16 prill 2017. Marrë më 7 korrik 2018.
  28. ^ "Mohamed Salah's LFC squad number confirmed" [Konfirmohet numri i skuadrës te Liverpool i Mohamed Salah] (në anglisht). Liverpool FC. Marrë më 7 korrik 2018.
  29. ^ "Liverpool 4–2 1899 Hoffenheim (agg 6–3)" (në anglisht). BBC Sport. 23 gusht 2017. Marrë më 7 korrik 2018.
  30. ^ Pete Hall (14 shtator 2017). "Liverpool 2-2 Sevilla: Joaquin Correa's late leveller punishes wasteful hosts" [Liverpool 2-2 Sevilla: Goli i barazimit në fund i Joaquin Correas ndëshkon vendasit që humbasin shumë] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 7 korrik 2018.
  31. ^ James Walker-Roberts (18 tetor 2017). "Maribor 0-7 Liverpool: Roberto Firmino, Mohamed Salah score twice" [Maribor 0-7 Liverpool: Roberto Firmino, Mohamed Salah shënojnë dopieta] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 3 korrik 2019.
  32. ^ "Liverpool 2–1 Everton" (në anglisht). BBC Sport. 5 janar 2018. Marrë më 5 janar 2018.
  33. ^ Hunter, Andy (6 janar 2018). "FA to investigate racism allegations after Firmino and Holgate flare-up" [FA do të hetojë pretendimet për rracizëm pasi Firmino dhe Holgate shpërthejnë] (në anglisht). the Guardian. Marrë më 12 gusht 2018.
  34. ^ Hunter, Andy (21 shkurt 2018). "Roberto Firmino cleared by FA over Mason Holgate racism allegations" [Roberto Firmino nxirret i pafajshëm nga FA rreth pretendimeve të Mason Holgate për rracizëm] (në anglisht). the Guardian. Marrë më 12 gusht 2018.
  35. ^ Jack Wilkinson (15 janar 2018). "Liverpool 4-3 Man City: Reds inflict first domestic defeat of season on City" [Liverpool 4-3 Man City: Të kuqtë i shkaktojnë humbjen e parë vendore të sezonit Cityt] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 3 korrik 2019.
  36. ^ "Porto 0-5 Liverpool: Sadio Mane fires home hat-trick during thumping Reds victory in Champions League" [Porto 0-5 Liverpool: Sadio Mane shënon tregolësh gjatë triumfit të të kuqëve në Lign e Kampioneve] (në anglisht). Daily Mirror. 14 shkurt 2018. Marrë më 4 korrik 2019.
  37. ^ Phil McNulty (10 prill 2018). "Manchester City 1–2 Liverpool" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 4 korrik 2018.
  38. ^ "Liverpool "fundos" Romën, por nuk e "mbyt" dot!". Top-Channel.tv. 24 prill 2018. Marrë më 4 korrik 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ "Europa i nënshtrohet Real Madrid, mposhtin Liverpool dhe fitojnë "Championsin" e 3 radhazi (Video)". BalkanWeb.com. 26 maj 2018. Marrë më 7 mars 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ Rigers Avdo (29 prill 2018). "Firmino rinovon për 5 vite me Liverpool". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2019. Marrë më 4 korrik 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ "Roberto Firmino agrees terms on new long-term LFC deal" [Roberto Firmino bie dakort me kushtet për një kontratë të re afatgjat me Liverpoolin] (në anglisht). Liverpool F.C. 29 prill 2018. Marrë më 4 korrik 2019.
  42. ^ "Liverpool team news: Fab Four start at Arsenal with Oxlade-Chamberlain on the bench" [Lajme për ekipin e Liverpoolit: Fab Four titullar kundër Arsenalit, Oxlade-Chamberlain në stol] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 7 korrik 2018.
  43. ^ "The Fab Three? Liverpool better equipped to cope with Coutinho exit after Suarez experience" [Fab Three? Liverpool më mirë të mësohet me largimin e Coutinhos pas përvojën me Suarezin] (në anglisht). FourFourTwo. 7 janar 2018. Marrë më 7 korrik 2018.
  44. ^ "UEFA Champions League | Player statistics of 2017/2018 season | Europe | World Football" [UEFA Liga e Kampioneve – Statistikat e lojtarëve të sezonit 2017/2018 – Evropë]. World Football (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2018. Marrë më 7 korrik 2018.
  45. ^ "Kjo është skuadra e sezonit në Champions League". E dua sportin. 27 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2019. Marrë më 4 korrik 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  46. ^ Richard Morgan (2 shtator 2018). "Leicester City 1-2 Liverpool: Reds win again despite Alisson gaffe" [Leicester City 1-2 Liverpool: Të kuqtë fitojnë sërisht pavarësisht gafës së Alisson] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 4 korrik 2019.
  47. ^ "Liverpool beat Tottenham Hotspur 2–1 to maintain 100% Premier League start" [Liverpool mposht Tottenham Hotspur 2–1 për të mbajtur rekordin 100% në nisjen e Premier Ligës] (në anglisht). BBC Sport. 15 shtator 2018. Marrë më 18 shtator 2018.
  48. ^ "Firmino strike sees Liverpool win five-goal thriller at Anfield" [Goli i Firminos shikon Liverpoolin të fitojë ndeshjen horror me pesë në Anfield] (në anglisht). BBC Sport. 18 shtator 2018. Marrë më 18 shtator 2018.
  49. ^ "Liverpool 5–1 Arsenal: Roberto Firmino hits hat-trick as Jurgen Klopp's side thrash Arsenal" [Liverpool 5–1 Arsenal: Roberto Firmino shënon tregolësh, ekipi i Jurgen Klopp shkatërron Arsenalin] (në anglisht). BBC Sport. 29 dhjetor 2018. Marrë më 30 dhjetor 2018.
  50. ^ "The stats behind Mohamed Salah's 50 Premier League goals" [Statistikat mbrapa 50 golave në Premier Ligë të Mohamed Salah] (në anglisht). Sky Sports. 20 janar 2019. Marrë më 21 janar 2019.
  51. ^ "Liverpool fiton Champions League për herë të 6, mposht 2-0 Tottenhamin". Top-Channel.tv. 1 qershor 2019. Marrë më 2 qershor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  52. ^ "Manchester City 'nuk lëshon pe' ndaj Liverpool, fiton kampionatin". Real News. 12 maj 2019. Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2019. Marrë më 4 korrik 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  53. ^ "Dunga poupa jogadores do futebol brasileiro, e lista tem várias novidades". Globoesporte.globo.com. 23 tetor 2014. Marrë më 19 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  54. ^ "Turkey 0-4 Brazil". BBC Sport. 12 nëntor 2014. Marrë më 19 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  55. ^ "Austria 1-2 Brazil". BBC Sport. 18 nëntor 2014. Marrë më 19 nëntor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  56. ^ "Botërori/ Brazili publikon listën e 23 lojtarëve të grumbulluar". Top-Channel.tv. 14 maj 2018. Marrë më 4 korrik 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  57. ^ a b Benjamin Strack-Zimmerman. "Roberto Firmino" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 4 korrik 2019.
  58. ^ "Breakthrough of the Season". bundesliga.com. 23 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2014. Marrë më 23 maj 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto