Jump to content

Butrinti: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
Refuzoi 2 ndryshimet e fundit të tekstit (nga 80.78.68.89) dhe riktheu rishikimin 1571636 nga Edvini: vandalizem
Rreshti 10: Rreshti 10:
== Legjenda ==
== Legjenda ==


Sipas Virgjilit, Butrinti ishte themeluar nga Enea dhe Noela Pjerrza. Sipas Plutarkut, perëndia Pan ka vdekur pikërisht në Butrint dhe çasti i vdekjes se tij, u bë shkak për klithmat e shtojzovalleve, të cilat njoftonin barinjtë anekënd Kaonisë për këtë humbje tragjike për mbrojtësin e pyjeve dhe të luleve. Në fund të viteve 30 të shekullit të kaluar, arkeologu italian Ugolini përmend gojëdhënën mbi zanafillën e largët të Butrintit. Heleni që kishte ardhur në Epir nga Troja, po përgatitej të bënte flijimin ritual pas zbritjes në tokë. Lopa që do t u flijohej perëndive, e goditur, por jo e vrarë, i shpëtoi nga duart dhe kaloi detin me not. Heleni, duke parë këtu një paralajmërim të perëndive, themeloi një qytet që ia vuri emrin Buthrotos. Butrinti ndodhet në një kep të ulët në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë. Kjo qendër rezulton sipas specialistëve të arkeologjisë, të ketë qenë e banuar së paku që në shek. VII para Krishtit. Ndërkohë, mitet flasin për themelimin e Butrintit nga trojanët e shpërngulur. Sipas specialistëve shqiptarë, dhe anglezë të arkeologjisë, rreth shekullit IV, para Krishtit, vendbanimi u fortifikua dhe qyteti u kthye në një qendër kulti dedikuar Asklepit. Periudha mesjetare dokumentohet më e turbullt. Qyteti u përfshi së pari në luftrat për pushtet midis bizantëve e më pas normanëve, anzhuinëve, venedikasve dhe së dyti, në konfliktin midis Venedikut dhe turqve otomanë.
Sipas Virgjilit, Butrinti ishte themeluar nga Enea. Sipas Plutarkut, perëndia Pan ka vdekur pikërisht në Butrint dhe çasti i vdekjes se tij, u bë shkak për klithmat e shtojzovalleve, të cilat njoftonin barinjtë anekënd Kaonisë për këtë humbje tragjike për mbrojtësin e pyjeve dhe të luleve. Në fund të viteve 30 të shekullit të kaluar, arkeologu italian Ugolini përmend gojëdhënën mbi zanafillën e largët të Butrintit. Heleni që kishte ardhur në Epir nga Troja, po përgatitej të bënte flijimin ritual pas zbritjes në tokë. Lopa që do t u flijohej perëndive, e goditur, por jo e vrarë, i shpëtoi nga duart dhe kaloi detin me not. Heleni, duke parë këtu një paralajmërim të perëndive, themeloi një qytet që ia vuri emrin Buthrotos. Butrinti ndodhet në një kep të ulët në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë. Kjo qendër rezulton sipas specialistëve të arkeologjisë, të ketë qenë e banuar së paku që në shek. VII para Krishtit. Ndërkohë, mitet flasin për themelimin e Butrintit nga trojanët e shpërngulur. Sipas specialistëve shqiptarë, dhe anglezë të arkeologjisë, rreth shekullit IV, para Krishtit, vendbanimi u fortifikua dhe qyteti u kthye në një qendër kulti dedikuar Asklepit. Periudha mesjetare dokumentohet më e turbullt. Qyteti u përfshi së pari në luftrat për pushtet midis bizantëve e më pas normanëve, anzhuinëve, venedikasve dhe së dyti, në konfliktin midis Venedikut dhe turqve otomanë.
Në fillimet e shek. XIX, ai u shndërrua gradualisht në një fshat të vogël peshkatarësh, përreth një fortifikimi venecian, por konturet e monumenteve madhështore të dikurshme flisnin për shuarjen e një shkëlqimi të mëparshëm në këtë qendër urbane ndanë Kanalit të Korfuzit. Butrinti, së bashku me Korfuzin, u blenë nga Republika e Venedikut prej mbretërve anzhuinë të Italisë së Jugut në vitin 1386. Atëherë faza më aktive e qytetit mesjetar ishte shndërruar në një avanpost të fortesave të mëdha në Korfuz. Mbeti pronë e Venedikut për më shume se 400 vjet dhe venedikasit ndërtuan shumë fortifikime ekzistuese, si dhe një kështjellë trekëndore, të rikonstruktuar më pas për qëllime mbrojtjeje dhe kontrolli të Kanalit të Vivarit nga Pashai i Janinës, Ali Pashë Tepelena. Me fuqizimin e Perandorisë Otomane, Butrinti mbeti në vijën e parë të frontit të Venedikut. U pushtua në një numër rastesh, por më i shënuari është marrja e tij nga "Sulejmani i Madhërishëm" në vitin 1537.
Në fillimet e shek. XIX, ai u shndërrua gradualisht në një fshat të vogël peshkatarësh, përreth një fortifikimi venecian, por konturet e monumenteve madhështore të dikurshme flisnin për shuarjen e një shkëlqimi të mëparshëm në këtë qendër urbane ndanë Kanalit të Korfuzit. Butrinti, së bashku me Korfuzin, u blenë nga Republika e Venedikut prej mbretërve anzhuinë të Italisë së Jugut në vitin 1386. Atëherë faza më aktive e qytetit mesjetar ishte shndërruar në një avanpost të fortesave të mëdha në Korfuz. Mbeti pronë e Venedikut për më shume se 400 vjet dhe venedikasit ndërtuan shumë fortifikime ekzistuese, si dhe një kështjellë trekëndore, të rikonstruktuar më pas për qëllime mbrojtjeje dhe kontrolli të Kanalit të Vivarit nga Pashai i Janinës, Ali Pashë Tepelena. Me fuqizimin e Perandorisë Otomane, Butrinti mbeti në vijën e parë të frontit të Venedikut. U pushtua në një numër rastesh, por më i shënuari është marrja e tij nga "Sulejmani i Madhërishëm" në vitin 1537.



Versioni i datës 19 qershor 2016 19:08

Skeda:Butrinti 01.jpg
Skeda:Mure antike butrint.jpg

Butrinti u shpall qytet muze në qershor 1961.Butrinti është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992.

Legjenda

Sipas Virgjilit, Butrinti ishte themeluar nga Enea. Sipas Plutarkut, perëndia Pan ka vdekur pikërisht në Butrint dhe çasti i vdekjes se tij, u bë shkak për klithmat e shtojzovalleve, të cilat njoftonin barinjtë anekënd Kaonisë për këtë humbje tragjike për mbrojtësin e pyjeve dhe të luleve. Në fund të viteve 30 të shekullit të kaluar, arkeologu italian Ugolini përmend gojëdhënën mbi zanafillën e largët të Butrintit. Heleni që kishte ardhur në Epir nga Troja, po përgatitej të bënte flijimin ritual pas zbritjes në tokë. Lopa që do t u flijohej perëndive, e goditur, por jo e vrarë, i shpëtoi nga duart dhe kaloi detin me not. Heleni, duke parë këtu një paralajmërim të perëndive, themeloi një qytet që ia vuri emrin Buthrotos. Butrinti ndodhet në një kep të ulët në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë. Kjo qendër rezulton sipas specialistëve të arkeologjisë, të ketë qenë e banuar së paku që në shek. VII para Krishtit. Ndërkohë, mitet flasin për themelimin e Butrintit nga trojanët e shpërngulur. Sipas specialistëve shqiptarë, dhe anglezë të arkeologjisë, rreth shekullit IV, para Krishtit, vendbanimi u fortifikua dhe qyteti u kthye në një qendër kulti dedikuar Asklepit. Periudha mesjetare dokumentohet më e turbullt. Qyteti u përfshi së pari në luftrat për pushtet midis bizantëve e më pas normanëve, anzhuinëve, venedikasve dhe së dyti, në konfliktin midis Venedikut dhe turqve otomanë. Në fillimet e shek. XIX, ai u shndërrua gradualisht në një fshat të vogël peshkatarësh, përreth një fortifikimi venecian, por konturet e monumenteve madhështore të dikurshme flisnin për shuarjen e një shkëlqimi të mëparshëm në këtë qendër urbane ndanë Kanalit të Korfuzit. Butrinti, së bashku me Korfuzin, u blenë nga Republika e Venedikut prej mbretërve anzhuinë të Italisë së Jugut në vitin 1386. Atëherë faza më aktive e qytetit mesjetar ishte shndërruar në një avanpost të fortesave të mëdha në Korfuz. Mbeti pronë e Venedikut për më shume se 400 vjet dhe venedikasit ndërtuan shumë fortifikime ekzistuese, si dhe një kështjellë trekëndore, të rikonstruktuar më pas për qëllime mbrojtjeje dhe kontrolli të Kanalit të Vivarit nga Pashai i Janinës, Ali Pashë Tepelena. Me fuqizimin e Perandorisë Otomane, Butrinti mbeti në vijën e parë të frontit të Venedikut. U pushtua në një numër rastesh, por më i shënuari është marrja e tij nga "Sulejmani i Madhërishëm" në vitin 1537.

Historia

Objektet më të herëshme janë një çekan guri dhe një bosht i përkasin gjysmës së dytë të mijëvjëcarit të dytë para Krishtit. Eshtë përmendur për herë të parë nga HEKATEU: fundi i shek VI p.Kr. Në fillimet e tij futej në bashkësinë e Kaonëve më vonë në shtetin e Epirit. Në vitet 1926-1936 italiani Luigi Ugolini kryesoi misionin e gërmimeve në jug të shqipërisë, Ugolini u përqëndrua në Finiq dhe në Butrint ku u zbulua: Baptisieri, Teatri, Bazilika, Statuja dhe objekte të ndryshme me vlerë, banjo publike dhe një numër i madh banesash. Ugolini la një informacion të zgjeruar për vendbanimet në jug të vendit, botoi disa vëllime dy prej këtyre botimeve ju kushtuan Finiqit dhe Butrintit të titulluara (Shqipëria Antike). Në vitin 1936 u ndërprenë gërmimet e Ugolinit, në vitet e mëvonshme ishte Domenico Mustili që kreu disa gërmime por nuk rezultoi asgjë me vlerë. Nga të dhënat e pakta që rezultojnë për atë periudhë thuhet se Butrinti në Shek e III-te, p Kr u shtri në zonën përreth në anën jugore të kodrës që ndodhej, u ndërtuan në atë periudhë Teatri, dhe një tempull grek. Zona përreth Butrintit ka pasur bujqësi të zhvilluar. Tokat përreth Butrintit tërhoqën vëmendjen e Romakëvë të cilët në vitet 40 të shek I p, Kr. e kthyen Butrintin në koloni Romake. Legjionet e Jul Qezarit zbarkuan në Butrint dhe një pjesë e madhe e pasurisë dhe e popullsisë u Romanizua. Në shek e II-te dhe të III-te u ndërtuan banja publike u bë rindërtimi i teatrit dhe objekte të tjera. Veprat më me vlerë që u zbulua në Teatrin e Butrintit janë: statuja e Apollonit, Perëndesha e Butrintit, disa koka mermeri si Ajo e Zeusit, Portreti i Agripës, u zbuluan dhe mbishkrime të shumta në gjuhën Latine dhe Greke. Në shek e V-te një pjesë e qytetit rindërtohet. Në shek e IV - XIII-të përmendet si qëndër Episkopale.

Në vitet 1080-1085 ishte në duart e Normanëve dhe më pas të Venecianëve. Në vitet 1300 Venecianët bënë fortifikime dhe e mbajtën deri në vitet 1700.

Periudha franceze

Pas viteve 1700 ra në duart e Francezëve të Bonapardit dhe me pas në vitet 1798 u mor në zotërimin e Ali Pashë Tepelenës i cili ndërtoi në vitin 1807 dy kala pe tu mbrojtur nga sulmet e francezeve që vinin nga Korfuzi njrëra ndodhet në derdhjen e Kanalit të Vivarit, kaloi në duart e Osmanëve deri në periudhën e pavarësisë.

Veçorite e qytetit antik te Butrintit

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarë dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysëm të kripur dhe gjysëm të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit. Në përbërjen e saj gjenden lloje të shumta drurësh me gjelbërim të përhershëm si, dafina, prralli, ilqe, fishekarthi, kullastra, mimoza, si dhe lloje gjetherënës. Drurët që arrijnë lartësi deri 12 metra, kanë një diametër 60-80 cetrimetra dhe arrijnë moshë maksimale 200 vjeçare. Shpella e Butrintit ndodhet pranë rrugës automobilistike Sarandë- Butrint, rreth 3 kilometra larg nga qyteza e Ksamilit. Shpella vlerësohet e veçantë për nga natyra dhe për pozicionin e saj, është e përmasave të mëdha. Ka një sipërfaqe 110 metra katrorë, ka hapësirë të gjerë me zgjerime nga hyrja e saj dhe është e ruajtur mirë, në gjendje natyrale. Sipas arkeologëve, shpella e Butrintit ka vlera të shumta shkencore. Ujesjellesi i Butrintit ka një gjatësi prej 3.5 kilometra, lartësi të kanalit 6 metra dhe gjerësi 3.50 metra. Teknikisht është një ndërtim i arritur, ku gjatë trasesë së tij janë ndërtuar shumë vepra arti si, ura e kanale të përforcuara me mure mbajtëse, si dhe puseta dekantimi e kontrolli. Në vitin 1992 gërmimet e ndërmarra në qendrën e qytetit antik të Butrintit nxorrën në dritë forumin romak të qytetit. Ndërtesa me tre dhoma ndodhet në pjesën jugore të Akropolit në perëndim të ndërtesës me Peristil dhe në lindje të dyqaneve romake. Mbishkrimi, i cili datohet në shekullin e Parë pas Krishtit, flet për një tempull kushtuar perëndeshës Minerva. [nevojitet citimi]

Vjedhjet

Skeda:Koke gruaje e kthyer ne Butrint pas grabitjeve ne vitet '91-'97.jpg
Kokë gruaje e kthyer në Butrint pas grabitjeve në vitet 1991 deri 1997

Në fillim të viteve 90, qyteti antik i Butrintit u bë pre e disa vjedhjeve. Më të rrezikuara nga grabitësit dhe trafikantët e vlerave arkeologjike ishin disa koka statujash në mermer dhe disa fonde arkeologjike. Kështu, dy shtatoret e dy perëndive, Artemisës dhe Apollonit, dy objekte me vlera të rralla për kulturën shqiptare, që 11 vjet më parë u dërguan në Greqi nga trafikantët e veprave të artit, u riatdhesuan në shkurt të këtij viti dhe u vendosën në mjediset e muzeut arkeologjik në Butrint, 19 km larg qytetit jugor të Sarandës. Dy veprat e artit, të grabitura nga muzeu arkeologjik i Butrintit, u gjetën në Pire dhe trafikuesit e tyre janë proceduar penalisht sipas ligjit grek. Shtatorja e perëndisë femërore Artemis paraqitet në lëvizje. E punuar me material mermeri dhe teknikë gdhendjeje, sipas specialistëve, ajo i përket kulturës paraqytetare ilire, periudhës helenike, shek II para Krishtit. Statujës i mungojnë 2 krahët dhe koka. Artemisa u zbulua në vitin 1958, në kodrën e Finiqit dhe u ruajt deri në vitin 1997 në muzeun e Butrintit. Lartësia e saj është 1.25 metra. Ndërsa shtati i Apollonit, i punuar me material mermeri dhe teknikë gdhendjeje, i përket periudhës së shek. II pas Krishtit. Koka është punuar më vete dhe ndodhet në Muzeun e Butrintit. Ajo u gjet nga arkeologu italian Ugolini në Nymfeun ( fontana) e Butrintit. Lartësia e saj është 1.38 metra. Historia e grabitjeve të statujave nga Butrinti dhe Finiqi ka nisur në vitin 1991 dhe do të përsëritej në përmasa të tjera në vitin 1997. Certifikatat e objekteve të vjedhura u bënë pjesë e punës së Interpolit, i cili arriti të gjejë vendndodhjen e shumë prej tyre. Në nëntor të vitit 2000, u riatdhesua nga SHBA koka e Livias, gruaja e perandorit Oktavian Augusti, vepër e shekullit I p.e.s, (periudha romake). Ndërsa në verën e vitit 2003 u mundësua kthimi nga Greqia i skulpturave “Portreti i Germanikut”, “Portreti i Herkulianës” dhe “Portret Vajze”, të cilat ishin vjedhur nga muzeu i Butrintit në vitin 1991. “Portreti i Herkulianës” dhe “Portret Vajze” u gjetën në eksponatet e Muzeut Nacional Arkeologjik të Athinës, ndërsa “Portreti i Germanikut” u gjet në Muzeun Arkeologjik të Janinës. Punonjësit e muzeut të Butrintit thonë se pajisjet e instaluara tashmë në mjediset e këtij muzeu kanë mbyllur çdo mundësi për grabitjen e veprave të artit. Sipas tyre, muzeu i Butrintit ka tashmë aparatura bashkëkohore kontrolli, me kamera dhe sistem alarmi dhe gjenerator që garanton funksionimin e sistemit të vrojtim-sinjalizimit "non stop".

Butrinti me rrenojat e tij

LEGJENDA Ankizi me anijet u nis nga Ambrakia dhe, duke lundruar prane bregdetit arriti ne Butrot, liman i Epirit.Enea ne ane tjeter, me ushtaret me te zgjedhur, pas nje udhetimi qe zgjati dy dite, arriti ne Dodone me qellim qe te kerkonte mendimin e perendise; ketu gjeti edhe ata trojanë qe kishin ikur bashke me Helenin.. Si moren pergjigje hyjnore mbi punen e kolonise, i dhuruan zotit, bashke me dhura-tat e tjera trojanë edhe kratere bakri, disa nga te cilat ndodhen edhe sot akoma aty me mbishkrime shume te vjetra, qe tregojne emrat e dhuruesve;… se kete-jmi, pastaj arriti tek anijet pas nje udhetimi qe zgjati me se kater dite… respondence te gjate te tij me Ciceronin, zbulohen perpjekjet qe ai ka bere per te mbrojtur pronat dhe interesat e butro-tasve kunder perpjekjeve te Cezarit per vendosjen aty te nje kolonie romake. Me pas, Butrinti i fortifikuar i kesaj periudhe ka sherbyer vazhdi-mishtsi strehe per kolonet dhe qytetaret qe banonin ne qytet. Gjate periudhes se lufterave civile, Butrinti permendet nga Cezari ne vepren e tij, si nje nga bazat kryesore te furnizi-meve dhe pike strategjike per zoterimin e kanalit te Ko-rfuzit. Kushtet e mira gjeografike dhe klimatike i dhane nje zhvillim te vrullshem qytetit te Butrintit ne shekujt e pare te e.s. Per here te pare Butrinti preu monedha bronzi ne kohen e Augustit, ku ne njeren prej tyre paraqitet perandori ne njeren ane e ne faqen tjeter nje ujesjelles. Deshmi e nivelit te zhvillimit te Butrintit janë edhe rrenojat e monumenteve antike dhe objek-teve te ndryshme, te ruajtura nga ajo periudhe. Ne fil-lim te shek. I.e.s. u ndertua ujesjellesi 3 km. i gjate, qe furnizonte qytetin me uje nga burimet e fshatit Xare afer Butrintit. Ne kete kohe u rindertua edhe skena e teatrit. Te shumta ishin ndertimet publike e shoqerore si banjat dhe tempulli i Asklepit mbi rrenojat e nje tem-pulli me te vjeter. Rreth shek.II e.s. u ndertua nje nymfe, qe furnizohej me uje nga ujesjellesi dhe gjimnazi prane Portes me Kulla. Dallohen ne kete periudhe nje sere banesash dhe ndertimesh te ndryshme, ku vegohet nje ndertese me atrium ne qendren e qytetit prane teatrit. Gjate kesaj periudhe, u dendesuan shume ndertimet, te cilat shtriheshin deri ne buze te kanalit te Vivarit. Vazh-dimesine e jetes deri ne Antikitetin e Vone e deshmon materiali arkeologjik i nxjerre nga germimet, ku vegohet shtresa kulturore e shek.lV e.s. Kjo shtrese pasqyron nje dendesim te ndertimeve ,kurse numri i madh i moned-have te gjetura tregon nje intensifikim te zhvillimit te tregtise. Duke filluar nga shek.lll., Butrinti permendet ne itinerare te ndryshme rrugore me emra si Buthroto, Buthrotum etj. Ne vitin 516 permendet si qender pesh-kopate, kurse ne periudhen e Justinianit permendet nga Hierokli (Hierocly ) midis 12 qyteteve te Epirit te Vjeter ne trajten Butrytos. Butrinti e ruajti rendesine ekonomike edhe ne Antikitetin e Vone, ndoshta edhe per faktin se u prek shume pak nga sulmet e barbareve e sidomos te goteve te Totiles, kur zbarkuan nga Kor-kyra ne Onhezem ne vitin 551. Ne Antikitetin e Vone, Butrinti njohu nje periudhe zgjerimi e lulezimi, gjate se ciles u realizua rindertimi i mureve mbrojtese te demtu-ara gjate viteve. Monumente qe deshmojne zhvillimin e qytetit ne kete periudhe janë baptisteri dhe dy bazilika paleokristiane. Baptisteri u ndertua rreth mesit te shek. V. dhe perfaqeson traditat me te mira arkitektonike dhe artistike te Butrintit. Bazilika e Akropolit u ndertua ne fundin e shek IV dhe ka qene e shtruar me mozaike. Ba¬zilika e Madhe u ndertua ne qytetin e poshtem ne shek VI dhe është nje ndertim madheshtor paleokristian. Fakti qe muret e saj janë ruajtur ne lartesine origjinale deri ne ditet tona, tregon vazhdimesine e perdorimit te monumentit deri ne shekujt e Mesjetes se Hershme. Ne mesin e shek III. e.s., nen sundimin e perandorit Decis, Butroti permendet ne lidhje me gudine e Shen Terinit, i cili ishte nje i krishtere vendas e qe u denua te copetohej nga egersirat ne teatrin e qytetit. Kronikat e kohes pershkruajne faktin qe egersirat u perulen perpara Shen Terinit njesoj si dikur para Danielit. Per keto arsye Shen Terini hyri shume heret ne radhet e shenjtoreve, fakt qe desh-mohet, perveg te tjerash, edhe nga paraqitja e tij ne nje mozaik te shek.V ne kishen e Shen Gjergjit ne Selanik dhe nje afresk ne kishen e Shen Thanasit ne Pece. ortreti i Agripes. Mermer. Muzeu Kombetar. Tirane. Lartesia 36 cm. Portreti është i shek.l.p.e.s. dhe i takon gjen-eralit romak Markus Vipsianus Agripa, mik e dhender i Augustit. Nga seria e portreteve te realizuara per te dhe qe gjenden ne muzete e Luvrit dhe te Firences, studiuesit mendojne qe portreti i mermerte, i gjetur ne Butrint, është me i realizuari. Portreti misheron shprehjen e nje autori romak sipas te cilit “…Agripa i bindej vetem njerit (Augustit), por urdheronte gjithe te tjeret…”. Ne portret shprehet edhe nderimi si strateg per fitoren kunder Mark Antonit dhe Kleopatres ne Aktium me 2 shtator te vitit 31 p.e.s.[nevojitet citimi][nevojitet citimi]

Shiko edhe këtë

Pamje nga Butrinti

Stampa:Gjeo-cunguar Stampa:His-cunguar