Jump to content

Ronaldinho: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{ infobox futbollist
{{ infobox futbollist
|playername = Ronaldinho
|playername = Ronaldo de Assis Moreira
| image = [[Image:Ronaldinho061115.jpg|200px]]
| image = [[Image:Ronaldinho061115.jpg|200px]]
| fullname = Ronaldo de Assis Moreira
| fullname = Ronaldo de Assis Moreira

Versioni i datës 24 korrik 2009 18:28

Stampa:Infobox futbollist

Ronaldinjo, (Ronaldinho, [xonawˈdʒĩɲu]), lindi më 21 mars 1980Porto Alegre si Ronaldo de Assis Moreira. Është një futbollist brazilian. Në Brazil ai emërohet për shkak të prejardhjës nga Rio Grande do Sul Ronaldinho Gaúcho, për të dalluar nga kolegu i tij më i vjetër Ronaldo

Luan si mesfushor krahu, apo si sulmues i tretë, ekipi i tij i pare ishte Gremio nga Porto Alegre. Aktualisht luan ne AC Milan.

Ronaldinho filloi te luaj ne kategoritë e reja te Gremios nga mosha 12 vjeçare. Debutoi si lojtar profesionist në vitin 1997, hyri ne fushë ne vend te vëllaut te tij, Roberto Moreira nje idol i tifozëve të Gremios. Me vonë Roberto u bë menaxher i vëllaut të tij Ronaldinhos. Pas Mundialit nën-17 vjeç, shum ekipe luftuan per ta pasur në radhet e veta, p.sh. PSV i Holandës. Poashtu edhe Barcelona por presidenti i Barces Josep Llius Nunez dhe treneri Holandez Louis Van Gaal anuluan transferimin e tij.

Me vone ai kaloi ne Paris Saint-Germain te Frances, debutoi kundër AJ Auxerre ne nje ndeshje e cila perfundoi baraz 1-1.

Pikerisht kunder ketij ekipi humbi finalen e Kupes se Frances ne 2003.

Në dy vite e gjysmë në Francë, mundi të fitojë vetëm Kupën e Intertos me Parisin. Pas problemeve që i pat me trenerin Luis Fernandez mori vendim qe mos të luaj më për ketë klub, keshtu Barcelona e meerr në radhet e veta për 30 milion euro. Debutoi per Barcen ne vitin 2003 kunder Athletic Bilbaos.

Në sezonin e tij të parë me Barcelonën doli nënkampion i La Liges pas Valencias dhe para Real Madridit e Deportivo La CoRunas. Në ketë sezon shenoi 14 gola në 32 ndeshje në La Liga. Shumë shpejt u bë një ndër idolët më të mëdhenj në Barcelonë,dhe në gjithë Spanjën. Në dy sezonat e ardhshme Barca shpallet kampion i La Liges me Ronadinhon si Lider, poashtu fiton edhe Champion Ligen në 2005.

Në nivelin personal ka fituar çmimin Topi i Artë nga revista France Football. Poashtu u zgjodh lojtari më i mirë i vitit nga FIFA dy herë.

Një ndër ndeshjet me të bujshme të tij ishte ajo kundër Real Madridit, simpatizuesit e Realit e duartrokitën atë, pasi i magjepsi me golat e tij.

17 korrik të vitit 2008, nënshkori kontratë tre vjeçare me klubin italian AC Milan pas një marrëveshje me Barcelonen për €21m (£16.7m). Zgjodhi numrin 80 ne fanelën e tij vitin kur ka lindur.

Kariera në klube

Kariera e hershme

Kariera e Ronaldinhos filloi me kulbin Grêmio të rinisë nën trajnerin Celso Roth, i cili e luante vetëm si shkak i presionit që shkaktonin tifozët. Debutimin e parë senior e bëri në vitin 1998 në Copa Libertadores. Në vitin 2001, klubi londinez Arsenal F.C. shprehi interes për të blerë Ronaldinhon, por blerja pësoi një kolaps pasi që nuk mundi të marrë leje për punë, sepse ai ishte lojtar prej një shteti jo në Bashkimin Europian dhe që nuk kishte lujatur ndeshje të mjaftueshme ndërkombëtare. Konsideroi të luajë si i huazuar në Scottish Premier League në klubin St Mirren F.C., gjë që nuk ndodhi për shkak të përfshirjes së tij në një skandal me pasaportë falco në Brazil. Në fund të fundit Ronaldinho nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me Paris Saint-Germain FC.

Gjatë sezonit 2001-02, menaxheri i PSG Luis Fernandez pretendoi se Ronaldinho ishte më i fokusuar në jetën e natës Pariziene se sa futbollin, dhe u ankua se pushimet e tij në Brazil asnjëher nuk mbaronin në kohën e përcaktuar. Në vitin 2003, më pak se dy vite në PSG, Ronaldinho bëri të qartë se ai donte të largohet pasi që PSG dështoj të kualifikohet në ndonjë kompeticion europian.

FC Barcelona

Ronaldinho in 2004.

Presidenti i FC.Barcelona Joan Laporta premtoi se ne radhet e skuadres se Barcelones do te sillte ish Lojtarin e Manchester United,David Beckham , mirëpo ai u transferua ne Real Madrid , keshtu Barcelona hyri ne gare për te marre sherbimet e Ronaldinhos dhe ia arriti qellimit.

Ronaldinho beri debutimin me Barcelonen ne nje ndeshje miqesore kunder A.C. Milan ne RFK Stadium ne Washington D.C duke shenuar nje gol ne fitoren me shifrat 2:0. Pas rikthimit nga lendimi pas gjysmes se stinorit ai u rikthye tek Barcelona dhe ndihmoi atë te perfundoje ne poziten e 2 pas Valencias.

Ronaldinho fitoi La Ligan ne sezonin 2004\05 dhe u emërua me cmimin lojtari me i mire i vitit FIFA World Player Of The Year nga FIFA me daten 20 dhjetor 2004. Me daten 8 mars Barcelona u eliminua nga Liga e Kampioneve nga Chelsea F.C ne UEFA Champions League 2004\05 ne raundin e 16|raundi i pare i fazes eliminatore, Ronaldinho shenoi nje gol ne humbjen 4:2.Sezoni 2005-2006 ishte me i suksseshmi per Ronaldinhon ku ai fitoi Uefa Champions League dhe Primera Division.

AC Milan

Pas 2 viteve jo te sukseshme te Fc Barcelona ai u transferua ne Ac Milan per 21 milion euro.Pasi qe numrin 10 ne skuadren e Ac Milanit e mbante Clarence Seedorf ai mori numrin 80 sepse ai ishte i lindur ne vitin 1980.Golin e tij te pare per Ac Milanin ai e shenoj ne derbin e qytetit kunder Inter Milan ne fitoren e Milanit 1-0 me 28 shtator.Pastaj ai shenoj edhe kunder S.C. Braga ne fazen e grupeve ne kupen e Uefas me 6 nentor. Ai e permbylli sesonin e tij te pare te Ac Milan me 10 gola ne 32 paraqitje gjithsejt.

Statistikat

Të dhënat janë të freskuara së fundi më 24 korrik të vitit 2009.[1]

Performancat në klub Liga Kupa Kontinentale Gjithësej
SezoniKlubiLiga NdeshjeGolaNdeshjeGola NdeshjeGola NdeshjeGola
Brazil LigaCopa do Brasil Amerikë Jugore Gjithësej
1998 Grêmio Série A 6 1 - 6 1
1999 17 6 - 17 6
2000 21 8 - 21 14
Francë LigaCoupe de France Evropë Gjithësej
2001-02 Paris Saint-Germain Division 1 28 9 6 2 34 11
2002-03 Ligue 1 27 8 4 1 31 9
Spanjë LigaCopa del Rey Evropë Gjithësej
2003-04 Barcelona La Liga 32 15 6 3 7 4 45 22
2004-05 35 9 0 0 7 4 42 13
2005-06 29 17 4 2 12 7 45 26
2006-07 32 21 6 1 11 3 49 25
2007-08 17 8 1 0 8 1 25 9
Itali LigaCoppa Italia Evropë Gjithësej
2008-09 Milan Serie A 26 8 1 0 5 2 32 10
Gjithësej Brazil 44 21 - 52 24
Francë 55 17 10 3 65 20
Spanjë 145 70 17 6 45 18 207 95
Itali 26 8 1 0 5 2 32 10
Gjithësej karriera 270 116 26 9 60 24 356 149

Referencat

Lidhje të jashtme