Jump to content

Altruizmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.

Altruizmi është devocioni ndaj nevojave të të tjerëve duke flijuar apo hequr dorë nga interesi dhe e mira vetjake. Megjithatë, shpesh altruizmi mund edhe të jetë një sjellje në ndjekje të interesit personal - vetëm se në këtë rast kënaqësia personale fitohet duke ndihmuar të tjerët në vend të të ndihmuarit ekskluzivisht veten.

Pikëpamje

Qeverisja dhe altruizmi

Shpesh qeveria apo organizmat qeveritare e shfrytëzojnë altruizmin në shërbim të vet, duke pretenduar se çdo program qeveritar, pavarësisht se cila është kostoja në para apo mbi liritë themelore të individëve, është altruist dhe që i shërben interesit të fëmijëve, të ambientit, të të varfërve, të të pastrehëve, të sëmurëve etj.[1]

Citate

  • "Dashuria amërore është ndjenja më e shquar egoiste, ose, të themi ndryshe, ndjenja më energjike altruiste." (Alain)
  • "Egoist nuk është ai që jeton si ia kënda por ai që kërkon nga tjerët të jetojnë si i pëlqen atij,; altruist është ai që len të tjerët pa intervenuar aspak, të jetojnë jetën e tyre." (Oscar Wilde)*
  • "Bëre të mirën, hudhe në det se e gjen në krypë." (shqiptare)
  • Altruizmi shpesh është alibi (Jean Rostand)

Referime dhe shënime

  1. ^ Pettegrew, Loyd S., "The Seven Rules of Bureaucracy", 23 mars 2012