Matteo Politano
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Datëlindja | 3 gusht 1993 | ||
Vendlindja | Romë, Itali | ||
Gjatësia | 1.71 m (5 ft 7 in)[1] | ||
Pozicioni | Anësor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Napoli | ||
Numri | 21 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2008–2012 | Roma | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2012–2013 | Roma | 0 | (0) |
2012–2013 | → Perugia (huazim) | 28 | (8) |
2013–2015 | Pescara | 72 | (11) |
2015–2019 | Sassuolo | 96 | (20) |
2018–2019 | → Internazionale (huazim) | 36 | (5) |
2019–2020 | Internazionale | 11 | (0) |
2020–2021 | → Napoli (huazim) | 52 | (11) |
2021– | Napoli | 97 | (14) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2011–2012 | Italia U19 | 3 | (0) |
2012–2014 | Italia U20 | 7 | (3) |
2013 | Italia U21 | 2 | (0) |
2018– | Italia | 12 | (3) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 maj 2024 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 20 nëntor 2023 |
Matteo Politano (lindur më 3 gusht 1993) është një futbollist profesionist italian i cili luan si anësor për klubin italian Napoli dhe kombëtaren italiane.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Roma
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I lindur në Romë me origjinë Fiumefreddo Bruzio, Politano është produkt i akademisë së Romës, me të cilën fitoi kampionatin Alievi nën-17 në vitin 2010,[2] Campionato Nazionale Primavera 2011 si dhe Coppa Italia Primavera një vit më vonë. Ai ishte golashënuesi i gjashtë më i mirë i skuadrës së të rinjëve në sezonin 2011–12 (7 gola), mbrapa Junior Tallo, Nicolás López, Gianluca Leonardi, Federico Viviani dhe Giammario Piscitella. Në korrik 2012, ai u huazua te Perugia.[3] Politano debutoi si profesionist gjatë edicionit 2012–13 të Coppa Italias; ai ishte gjithashtu sulmuesi titullar i ekipit të të rinjëve në Lega Pro Prima Divisione 2012–13, duke shënuar tre gola në pesë ndeshjet e para në shtator.
Pescara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 30 qershor 2013, Pescara bleu Politanon (500,000 €) dhe Piscitellan (1.5 milion €) si pjesë e marrëveshjes që pa sulmuesin Caprari të rikthehej te Roma (2 milion €);[4][5][6][7] megjithatë, Caprari u rikthye te Pescara sërisht (1.5 milion €) për shërbimet e Piscitellas (1.5 milion €) në janar 2014.
Më 27 qershor 2015, Roma e ribleu Politanon për 601,000 €, duke sjellë edhe shitjen përfundimtare të Caprarit te Pescara për 125,000 €.[8][9]
Sassuolo
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 2 korrik 2015, klubi i Serie A Sassuolo firmosi me Politanon në një marrëveshje të përkohshme me të drejtë blerje.[10] Në qershor 2016, klubi ushtroi të drejtë për të blerë lojtarin përfundimisht.
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 30 qershor 2018, Interi firmosi me Politanon në formë huazimi për një sezon me të drejtë blerje në qershor 2019.[11]
Ai debutoi zyrtarisht për klubin më 19 gusht në ndeshjen e parë të Serie A për sezonin 2018–19 kundër klubit të tij prind Sassuolos, me Interin që u mposht 1–0 në transfertë.[12] Më 15 shtator, Politano luajti ndeshjen e 100të në Serie A në disfatën 1–0 kundër Parmës në San Siro.[13] Dy javë më vonë, ai luajti për herë të parë në UEFA Ligën e Kampioneve në fitoren 2–1 me përmbysje në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.[14]
Më 29 shtator, Politano shënoi golin e tij të parë me fanellën e Interin në suksesin 2–0 ndaj Cagliarit në shtëpi në një ndeshje kampionati.[15] Gjatë sezonit 2018–19, Politano ishte lojtari i dytë më i përdorur i Interit, mbrapa portierit Samir Handanović, duke zhvilluar 48 paraqitje në të gjitha kompeticionet.
Më 19 qershor 2019, Inter ushtroi të drejtën e blerjen përfundimtare të Politanos nga Sassuolo.[16] Me mbërritjen e Antonio Contes si trajner i ri, rreshtimi i ekipit ndryshoi nga 4–3–3 në 3–5–2, duke bërë që Politano të humbiste vendin e titullar.[17] Gjatë pjesës së parë të sezonit, ai luajti vetëm 11 ndeshje në kampionat, përfshirë dy si titullar – të dy rastet në muajin shtator.[18] Në janar 2020, Politano kaloi me sukses vizitat mjeksore te Roma, duke qënë pjesë e shkëmbimit midis dy klubeve që do të shihte mbrojtësin Leonardo Spinazzola të kalonte në drejtim të kundërt.[19] Megjithatë, transferimi dështoi pasi Interi nuk ishte i kënaqur me gjëndjen fizike të lojtarit, duke dështur të rinegocionte marrëveshjen.[20]
Napoli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 28 janar 2020, Politano u transferua te klubi tjetër i Serie A Napoli në formë huazimi për dy vite me detyrim blerje.[21] Më 17 qershor, ai fitoi trofeun e parë si futbollist profesionist, Kupën e Italisë, ku Napoli mposhti në finale Juventusin 4–2 me penallti pasi koha e rregullt u mbyll në barazim pa gola; Politano shënoi penalltinë e tretë të ekipit të tij.[22][23]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Politano u thirr për herë të parë në ekipin nën-19 për ndeshjen miqësore ndaj ekipit kombëtar C në dhjetor 2011. Ai më pas luajti dy herë në fushatën kualifikuese të Kampionatit Evropian nën-19 2012 (duke u paraqitur si zëvëndësues i Elio De Silvestros)[24] si dhe luajti edhe dy miqësore para raundit elitë të kompeticionit.
Më 5 nëntor 2016, Politano mori ftesën e parë në ekipin e parë nga trajneri Gian Piero Ventura për ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës 2018 kundër Lihtenshtajnit dhe ndeshjen miqësore kundër Gjermanisë.[25] Megjithatë, ai debutoi me kombëtaren dy vite më vonë më 28 maj 2018 nën drejtimin e trajnerit Roberto Mancini, duke luajtur si titullar në fitoren 2–1 në miqësoren ndaj Arabisë Saudite.[26] Më 28 nëntor 2018, Politano shënoi golin e parë me ekipin kombëtar në ndeshjen e tij të dytë në fitoren minimale 1–0 ndaj Shteteve të Bashkuara në Genk, Belgjikë, duke realizuar në minutën e 94të.[27]
Profili i lojtarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Politano është një lojtar këmbë-majtë i shpejtë dhe i vogël, me instikt për gol, i cili ka dhunti shpejtësinë, vizionin, teknikën e mirë dhe driblimet me shpejtësi, si dhe kontrollin e mirë të topit nga afër dhe pasat e para në hapsira të vogla.[11] Një lojtar i shkathët, ai vendoset zakonisht si anësor, ku mund të luajë në të dyja krahët, si dhe në disa pozicione të tjera sulmi, përfshirë edhe si sulmues i dytë.[28] Politano gjithashtu zotëron një gjuajtje të mirë nga distanca, dhe është i rrezikshëm nga goditjet e lira.[29]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 8 gusht 2019[30]
Klubi | Divizoni | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Tjetër | Gjithsej | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | |||
Perugia (huazim) | Lega Pro | 2012–13 | 28 | 8 | 3 | 0 | – | 2 | 0 | 33 | 8 | |
Pescara | Serie B | 2013–14 | 31 | 6 | 1 | 0 | – | – | 32 | 6 | ||
2014–15 | 41 | 5 | 3 | 0 | – | 5 | 1 | 49 | 6 | |||
Gjithsej | 72 | 11 | 4 | 0 | – | 5 | 1 | 81 | 12 | |||
Sassuolo | Serie A | 2015–16 | 28 | 5 | 1 | 0 | – | – | 29 | 5 | ||
2016–17 | 32 | 5 | 1 | 0 | 9[a] | 3 | – | 42 | 8 | |||
2017–18 | 36 | 10 | 3 | 1 | – | – | 39 | 11 | ||||
Gjithsej | 96 | 20 | 5 | 1 | 9 | 3 | – | 110 | 24 | |||
Internazionale (huazim) | Serie A | 2018–19 | 36 | 5 | 2 | 0 | 10[b] | 1 | – | 48 | 6 | |
Internazionale | 2019–20 | 11 | 0 | 0 | 0 | 4[c] | 0 | – | 15 | 0 | ||
Gjithsej | 37 | 5 | 2 | 0 | 10 | 1 | – | 49 | 6 | |||
Napoli (huazim) | Serie A | 2019–20 | 15 | 2 | 3 | 0 | 2[c] | 0 | – | 20 | 2 | |
Gjithsej karriera | 258 | 46 | 17 | 1 | 25 | 4 | 7 | 1 | 307 | 52 |
- ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Gjashtë ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, katër ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Evropës
- ^ a b Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Italia | |||
2018 | 2 | 1 | |
2019 | 1 | 0 | |
Gjithsej | 3 | 1 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 26 mars 2019. Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Politano.[31]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompeticioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 20 nëntor 2018 | Luminus Arena, Genk, Belgjikë | 2 | Shtetet e Bashkuara | 1–0 | 1–0 | Ndeshje miqësore |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Napoli
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Statistiche e profilo Giocatore: Matteo Politano" [Statistikat dhe profili i lojtarit: Matteo Politano] (në italisht). Sassuolo Calcio. Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2020. Marrë më 29 maj 2018.
- ^ "CAMPIONATI NAZIONALI ALLIEVI E GIOVANISSIMI: ROMA E MILAN VINCONO LO SCUDETTO 2009-2010" (në italisht). FIGC. 17 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2018. Marrë më 10 nëntor 2012.
- ^ "Calciomercato Perugia, Politano in prestito per un anno" [Merkato futbolli Perugia, Politano në huazim një-vjeçar] (në italisht). AC Perugia Calcio. 17 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2012. Marrë më 10 nëntor 2012.
- ^ "Calciomercato e news" [Merkato futbolli dhe lajme] (në italisht). Delfino Pescara 1936. 2 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2013. Marrë më 3 korrik 2013.
- ^ "Operazioni di mercato" [Operacionet e merkatos] (PDF) (në italisht). AS Roma. 1 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 korrik 2013. Marrë më 20 mars 2014.
- ^ "Speciale calciomercato" [Merkato futbolli speciale] (në italisht). Delfino Pescara 1936. 20 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 20 mars 2014. Marrë më 20 mars 2014.
- ^ "Esercizio Dei Diritti Di Opzione E Controopzione E Rapporti Di Partecipazione Ex Art. 102 Bis Noif" (PDF) (në italisht). AS Roma. 21 qershor 2013. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 qershor 2013. Marrë më 19 mars 2014.
- ^ "Alcuni movimenti del Pescara in questa prima fase di mercato" (në italisht). Delfino Pescara 1936. 27 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2015. Marrë më 4 korrik 2015.
- ^ "2015 RELAZIONE FINANZIARIA ANNUALE" (PDF) (në italisht). A.S. Roma. 27 tetor 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 nëntor 2015. Marrë më 7 nëntor 2015.
- ^ "Calciomercato: arriva Matteo Politano dalla Roma" [Merkato futbolli: mbërrin Matteo Politano nga Roma] (në italisht). U.S. Sassuolo Calcio. 2 korrik 2015. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2015. Marrë më 7 korrik 2015.
- ^ a b "Matteo Politano is a new Inter player" [Matteo Politano është lojtar i ri i Interit]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 30 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2019. Marrë më 30 qershor 2018.
- ^ "Sassuolo e mposht Interin". Botasot.info. 19 gusht 2018. Marrë më 26 janar 2019.
- ^ "Parma e mposht Interin në San Siro pas gati 20 viteve". Tetovasot.com. 15 shtator 2018. Marrë më 4 tetor 2019.
- ^ ""Furrnalta" zikaltër shkrin Totenhemin, çfarë epilogu në San Siro!". Sport Ekspres. 18 shtator 2018. Marrë më 10 dhjetor 2018.
- ^ "Video / Martinez-Politano, Interi fiton ndeshjen e tretë radhazi". Mapo.al. 29 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2018. Marrë më 26 janar 2019.
- ^ "Matteo Politano signs for Inter on a permanent basis" [Matteo Politano firmos për Interin në baza të përhershme]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 19 qershor 2019. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2019. Marrë më 23 qershor 2019.
- ^ "Skema / Ja si pritet të rreshtohet Interi i Contes". Indeksi Online. 13 korrik 2019. Marrë më 3 shkurt 2020.
- ^ "Inter i cakton çmimin Politanos". Lajmi.net. 4 janar 2020. Marrë më 3 shkurt 2020.
- ^ "Spinazzola kryen vizitat mjekësore te Inter, zikaltërit sigurojnë edhe Eriksen". Shqiptarja.com. 15 janar 2020. Marrë më 3 shkurt 2020.
- ^ "Dështon shkëmbimi mes Romës dhe Interit, Spinacola dhe Politano bëjnë prapakthehu". BalkanWeb.com. 17 janar 2020. Marrë më 3 shkurt 2020.
- ^ "Zyrtare/ Politano "braktis" Interin, prezantohet te klubi i ri". Ora News. 28 janar 2020. Marrë më 3 shkurt 2020.
- ^ "VIDEO/ Napoli merr Kupën kundër Juves, Hysaj fiton trofeun e parë në Itali". Panorama Sport. 17 qershor 2020. Marrë më 18 qershor 2020.
- ^ "Elseid Hysaj vendos dorën në Kupën e Italisë, Napoli mund në finale Juventusin". Sport Ekspres. 17 qershor 2020. Marrë më 18 qershor 2020.
- ^ "UEFA European Under-19 Championship Profile: Matteo Politano" (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 29 maj 2018.
- ^ "Italy: Politano and Cataldi debut calls" [Italia: Thirrjet debutuese të Politanos dhe Cataldi] (në anglisht). Football Italia. 5 nëntor 2016. Marrë më 7 nëntor 2016.
- ^ "Italy: Balotelli and Mancini ideal start" [Italia: Balotelli dhe Mancini nisje ideale] (në anglisht). Football Italia. 28 maj 2018. Marrë më 29 maj 2018.
- ^ "Politano breaks the ice for Italy" [Politano thyen akullin për Italinë] (në anglisht). Football Italia. 20 nëntor 2018. Marrë më 5 tetor 2019.
- ^ Luca Bedogni (30 qershor 2018). "Politano alla Salah, ecco come Spalletti pensa di rivoluzionare l'Inter" [Politano alla Salah, kjo është mënyra se si Spalletti planifikon të revolucionarizojë Interin] (në italisht). Calciomercato.com. Marrë më 23 nëntor 2018.
- ^ Marco Lo Prato (13 nëntor 2018). "Politano si è preso l'Inter, Keita è inciampato. Quali sono le prospettive?" [Politano e mori Interin, Keita u pengua. Cilat janë perspektivat?] (në italisht). Fcinternews.it. Marrë më 23 nëntor 2018.
- ^ a b "Matteo Politano" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 29 maj 2018.
- ^ a b "Convocazioni e presenze in campo POLITANO MATTEO" (në italisht). figc.it. Marrë më 24 mars 2019.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profili te Lega Serie B Arkivuar 8 korrik 2015 tek Wayback Machine
- Profili te Lega Serie A
- Profili te UEFA
- Profili te FIGC
- Lindje 1993
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë italianë
- Futbollistë në kombëtaren italiane
- Futbollistë në A.S. Roma
- Futbollistë në Delfino Pescara 1936
- Futbollistë në U.S. Sassuolo Calcio
- Futbollistë në Perugia Calcio
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në S.S.C. Napoli
- Futbollistë në Serie C1
- Futbollistë në Serie B
- Futbollistë në Serie A