Wesley Sneijder
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Wesley Sneijder[1] | ||
Datëlindja | 9 qershor 1984 | ||
Vendlindja | Utrecht, Holandë | ||
Gjatësia | 1.70 m (5 ft 7 in)[2] | ||
Pozicioni | Mesfushor sulmues | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1991–2001 | Ajax | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2002–2007 | Ajax | 126 | (43) |
2007–2009 | Real Madrid | 52 | (11) |
2009–2013 | Internazionale | 76 | (13) |
2013–2017 | Galatasaray | 124 | (35) |
2017–2018 | Nice | 5 | (0) |
2018–2019 | Al-Gharafa | 22 | (15) |
Gjithsej | 405 | (117) | |
Karriera ndërkombëtare | |||
2000–2001 | Holanda U17 | 6 | (2) |
2001–2002 | Holanda U19 | 8 | (1) |
2003 | Holanda U21 | 1 | (0) |
2003–2018 | Holanda | 114 | (28) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Wesley Benjamin Sneijder (Hollandisht: [ˈʋɛsli ˈsnɛi̯dər]; lindur më 9 qershor 1984 në Utrecht) është një futbollist hollandez i cili luan si mesfushor-sulmues për skuadrën turke Galatasaray dhe për kombëtaren hollandeze.[3] Ai është nominuar si UEFA Mesfushori i Sezonit dhe një nga tre mesfushorët më të mirë në botë për vitin 2010 nga FIFA. Një produkt nga akademia e Ajaxit, ai ka luajtur më parë me Ajaxin duke arritur të fitojë edhe shtatë trofe dhe u nderua me Çmimin Johan Cruijff në vitin 2004. Ai u shit për 27 milion € te Real Madridi në vitin 2007. Ai arriti të fitojë La Ligan me klubin që në sezonin e parë, ku më pas u shit te Interi për 15 milion €. Me skuadrën italiane, ai fitoi: 1 Serie A, 1 Ligë Kampionesh, 1 Superkupë Italiane, 2 Kupa të Italisë dhe 1 Kupë Bote për Klube. Pasi u shit te Galatasaray për 7.5 milion € në vitin 2013, ai ndihmoi skuadrën që të fitonin Süper Lig-ën që në sezonin e parë, ndjekur më pas me fitimin e Superkupës së Turqisë pas një fitore 1–0 kundër Fenerbahçes.
Sneijder ka përfaqsuar Hollandën me skuadra të moshave të ndryshme. Ai tashmë shtë një lojtar i rregullt i kombëtares së parë ku arriti të bëjë debutimin në prill 2003 ku ishte vetëm 18 vjeç. Ai ka përfaqsuar kombëtaren në Kupën e Botës të viteve 2006, 2010 (duke arritur deri në finale) dhe 2014 dhe sigurisht në UEFA Euro 2004, 2008 dhe 2012. Individualisht, ai ka fituar çmimet 2010 Këpuca e Bronzt dhe 2010 Topi i Argjendë dhe është vendosur në formacionin më të mirë të Euro 2008 dhe Kupës së Botës 2010, dhe sigurisht ai ka qënë "Lojtari i Ndeshjes" në 6 nga 11 ndeshjet që ka luajtur në këto 2 kompedicione.[4]
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wesley Sneijder ka lindur më 9 qershor 1984 në Utrecht brënda një familje futbollistsh; babai i tij ka qënë një futbollist, vëllai i tij i madhë Jeffrey ka luajtur futboll gjatë viteve 2001–08 dhe vëllai më i vogël Rodney luan futboll aktualisht për Almere City.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajax
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sneijder filloi karrierën e tij te akademia e famshme e Ajaxit. Pas hapave të bëra nga vëllai i tij më i madhë, edhe ai firmosi me Ajaxin. Sneijder u thirr për të luajtur në ndeshjen e parë me Ajaxin në fitoren 2–0 kundër SBV Excelsior, ku ishte një zëvëndësim i papërdorur nga trajneri Ronald Koeman. Ai u thirr nga trajneri për shkak të disa dëmtimeve në skuadrën e parë. Më 2 Shkurt 2003, ai bëri debutimin e tij zyrtar në fitoren 6–0 kundër Willem II. Ai e vendosi veten në formacionin e parë, madje luajti si titullar në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve kundër Arsenalit më 26 Shkurt 2003.[5]
Më 5 Mars 2003, Sneijder shënoi golin e parë me skuadrën në fitoren 4–1 kundër FC Groningen në KNVB Cup. Më 13 prill, ai shënoi edhe golin e parë në Eredivizie në fitoren 3–0 kundër NAC Bredës. Ai shënoi tre goola të tjerë në ligë kundër Roda JC, RKC Waalwijk dhe De Graafschap duke ndihmuar Ajaxin të fitonte edhe titullin për sezonin 2003–04.
Më 14 shtator 2005, ai shënoi golin e parë në Ligën e Kampioneve në ndeshjen e fazës së grupeve kundër AC Sparta Praha.[6] Ajaxi u kualifikua në fazën me eleminim ku Sneijder shënoi edhe në fitoren 4–2 kundër FC Thun.[7]
Më 7 Maj 2006, Sneijder ishte në formacionin titullar në ndeshjen kundër PSV-së për finalen e KNVB Cup, ku dhuroi asisstin e golit të parë të Klaas-Jan Huntelaar dhe ndihmoi skuadrën që ta fitonte finalen me rezultatin 2–1 në stadiumin De Kuip në Rotterdam.[8]
Gjatë sezonit 2006–07, Sneijder shënoi 18 gola në Eredivizie nga 20 golat e shënuar në të gjithë kompedicionet.[9] Më 6 Maj 2007, Sneijder luajti në një tjetër finale të KNVB Cup, këtë herë kundër AZ Alkmaar ku Ajax arriti të fitonte nga gjuajtjet e penalltive.[10]
Më 12 gusht 2007, Ajaxi ra dakord që të shiste Sneijderin te Real Madridi për 27 milion €. Sipas faqes zyrtare, Sneijder u bë lojtari i dytë hollandez më i shtrenjtë në histori.
Real Madrid
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sneijder ishte hollandezi i dytë nga tre që firmosën për Real Madridin në sezonin 2007–08, duke u bashkuar sëbashku me Royston Drenthen dhe Arjen Robbenin. Atij ju dhurua fanella me numrin 23, që më parë e kishte mbajtur David Beckham për 4 sezone rresht me Realin. Në ndeshjen e parë në La Liga me Realin, ai shënoi golin e fitores në Derbin e Madridit kundër Atlético Madrid. Në ndeshjen e tij të dytë, ai shënoi dy gola kundër Villarrealit, ku njëri prej tyre erdhi nga një godtije dënimi. Snejderi mbylli një sezon të mirë me skuadrën duke shënuar një tjetër gol me goditje dënimi në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Levantes në stadiumin Santiago Bernabeu. Ai shënoi gjithsej 9 gola në ligë duke ndihmuar Real Madridin që të mbronte titullin e La Liga-s.
Më 3 gusht 2008, Sneijder u transportua me barrelë jashtë fushës së lojës gjatë një ndeshje miqësore para-sezone kundër Arsenalit pas një përplasje të ashpër me Abou Diaby. Pas përplasjes ai kishte pësuar një dëmtim në ligamentet e këmbës së tij. Sneijderit i bënë një IRM për të parë shkallën e dëmtimit, që u konfirmua jo aq i keq sa u duk në fillim. U konfirmua se Sneijder do të qëndronte jashtë fushave të lojës për të paktën tre muaj.[11] Ai arriti ta rimarrë veten nga dëmtimi dhe të luante si titullar në përplasjen e Real Madridit kundër Juventusit në Turin për ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve.
Më 2 shtator 2008, AS raportoi se pas largimit të Robinhos te Manchester City për 42 milion €, Sneijderi do të behëj tashmë numri 10 i Real Madridit.[12] Një ditë më vonë, këtë gjë e konfirmoi edhe vetë klubi madrilen nëpërmjet faqes zyrtare në internet. Numri i shkuar i tij 23, u mor nga hollandezi tjetër dhe ish-shoku i tij te Ajaxi, Rafael van der Vaart,[13] i cili e pëlqente numrin 23.
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sezoni 2009–10
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 27 gusht 2009, Sneijder u ble nga Interi për një shumë të raportuar prej 15 milion €.[14][15] Atij iu dha fanella me numrin 10 dhe bëri debutimin e tij vetëm një ditë pasi firmosi kontratën, ai dhuroi një impakt të madhë në fitoren 4–0 kundër Milanit në Derby della Madonnina.[16] Më 3 tetor 2009, Sneijder shënoi golin e parë me fanellën e Interit në minutën e 92të në fitoren 2–1 kundër Udineses në San Siro.[17][18] Goli i tij i dytë erdhi më 24 tetor 2009 kundër Catanias nga një goditje dënimi. Ai shënoi edhe golin e parë në Ligën e Kampioneve në fitoren dramatike të Interit 1–2 kundër Dynamo Kyivit, duke realizuar në minutën e 89të. Goli i tij i rradhës do të vinte nga një tjetër goditje dënimi kundër Livornos në një ndeshje të Kupës së Italisë.
Më 9 janar 2010, ai shënoi dy gola me goditje dënimi në një tjetër fitore dramatike të Interit 4–3 kundër Sienës në San Siro. Më 24 janar, ai mori një karton të verdhë në derbin kundër Milanit, me Interin që e mbylli ndeshjen me nëntë lojtar por arriti që të fitonte me rezultatin 2–0. Më 6 prill 2010, ai shënoi një supergol me goditje dënimi që në minutën e gjashtë në çerek–finalen e dytë kundër CSKA Moscow për t'i dhënë Interit kualifikimin me rezultatin e përgjithshëm 2–0. Më 20 prill, ai shënoi golin e barazimit në ndeshjen e parë të gjysmë–finales kundër Barcelonës në San Siro. Sneijder e shënoi golin me këmbën e djathtë pas një pasimi të marrë nga Diego Milito. Inter në fund arriti të fitojë ndeshjen me rezultatin 3–1 dhe në fund u kualifikua për në finale me rezultatin e përgjithshëm 3–2. Sneijderit ju vu pseudonimi nga mediat "The Sniper" (Spajperi) për aftësinë e tij për të krijruar raste për gol dhe aftësinë tjetër për të shënuar gola nga distanca të largëta.[19]
Më 22 maj, Inter fitoi finalen e Ligës së Kampioneve kundër Bayern München me rezultatin 2–0. Të dy golat u shënuan nga Milito, ku Sneijder dhuroi assistin vendimtar në golin e parë.[20][21] Liga e Kampioneve ishte trofeu i tretë për Interin në sezonin 2009–10 pasi fituan edhe titujt e Serie A dhe Kupës së Italisë.
Sneijder e mbylli sezonin me 8 gola dhe 16 asiste në 41 ndeshje duke qënë një nga shtyllat kryesore të Interit në fitimin e "Tripletës".
Sezoni 2010–11
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 21 gusht 2010, Inter e filloi sezonin 2010–11 duke fituar Superkupën e Italisë me rezultatin 3–1 kundër Romës.[22] Më 26 gusht, Sneijder ishte i emëruar nga UEFA si UEFA mesfushori i sezonit në sezonin 2009–10 të Ligës së Kampioneve. Një ditë më pas, në stadiumin Stade Louis II të Monakos, Interi humbi me rezultatin 2–0 në finalen e Superkuës së Europës kundër Atlético Madrid [23]. Ai shënoi golin e parë të sezonit në barazimin 2–2 kundër Twentes në Ligën e Kampioneve më 14 shtator, dhe pas kësaj ai shënoi edhe një gol tjetër në fitoren 4–0 kundër Werder Bremenit në San Siro.[24][25] Më 26 tetor, Sneijder ishte në listën e kandidatëve për të fituar Topin e Artë, në fund, Lionel Messi i Barcelonës arriti ta fitonte.[26] Më 28 tetor, Sneijder firmosi një kontratë të re pesë vjeçare me Interin, gjë që do të thoshte se ai do të qëndore në Milano deri në vitin 2015.[27] Inter e përfundoi Grupin A në Ligën e Kampioneve në vendin e dytë me 10 pikë dhe në shortin për fazën me eleminim, ata ranë me Bayern Münchenin (ku në sezonin e shkuar ishin ndeshur në finalen e Ligën e Kampioneve). Interi dhe Sneijderi e humbën ndeshjen e parë në San Siro me rezultatin 0–1 falë golit të vonshëm të Mario Gómez.[28] Sneijder me Interin udhëtuan në Abu Dabi për të luajtur në Kupën e Botës për Klube. Ai ishte në formacionin titullar në gjysmë–finalen kundër Seongnam Ilhwa Chunma por doli nga fusha e lojës pa u mbushur minuta e parë për shkak të një dëmtimi, por Interi fitoi ndeshjen me rezultatin 0–3.[29] Në finalen e 18 dhjetorit, Inter fitoi trofeun e pestë për vitin 2010 pasi mundi me rezultatin 3–0 TP Mazemben, me Sneijderin që nuk luajti në këtë ndeshje.[30]
Më 3 shkurt 2011, Sneijder shënoi golin e parë në ligë në fitoren 0–3 kundër Barit në Stadio San Nicola.[31] Më 15 Mars 2011, Sneijder ndihmoi Interin që të kalonte për në çerek–finale duke shënuar një gol në minutën e 63 dhe udhëhoqi skuadrën në fitoren 3–2 (3–3 rezultati i përgjithshëm, Inter kaloi turin falë Golave jashtë fushe [32]) në Allianz Arena [33]. Ata ranë në çerek–finale me Schalke 04 ku Zikaltrit u eleminuan me rezultatin e përgjithshëm 7–3.[34]
Inter arriti deri në finalen e Kupës së Italisë ku u përball me Palermon dhe fitoi me rezultatin 3–1 finalen me Sneijder që dhuroi dy asiste për golat e sulmuesit Samuel Eto'o, dhe më pas u zëvëndësua në minutën e 87të nga Diego Milito i cili shënoi golin e tretë të ndeshjes.[35] Sneijder e mbylli sezonin me 7 gola dhe 11 asiste në 39 ndeshje.
Sezoni 2011–12
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 6 gusht 2011, në ndeshjen e parë të sezonit, Sneijder shënoi golin e avantazhit momental me një goditje dënimi në humbjen 2–1 kundër Milanit në finalen e Superkupës së Italisë. Më 20 shtator 2011, ai pësoi një dëmtim në këmbën e tij të majtë në humbjen 3–1 të Interit kundër debutuesve të Novarës.[36]
Më 26 tetor 2011, Sneijder shënoi golin e parë në ligë në barazimin 1–1 kundër Atalantës.[37] Më 19 nëntor 2011, Sneijder pësoi një dëmtim të gradës së dytë në këmbën e tij të famshme të djathtë në fitoren e Interit 2–1 kundër Cagliarit në San Siro, ku ai doli nga fusha dhe u zëvendësua nga Phillipe Coutinho i cili shënoi golin e dytë të ndeshes.[38] Më 26 shkurt 2012, ai luajti ndeshjen e tij të 100të me Interin humbjen 1–0 kundër Napolit.[39] Më 25 prill 2012, ai shënoi dy gola në fitoren 3–1 kundër Udineses në Stadio Friuli.[40] Sneijder e mbylli sezonin me 5 gola dhe 6 assista në 28 ndeshje.
Sezoni 2012–13
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sezoni 2012–13 filloi zyrtarisht më 2 gusht në ndeshjen e raundit të tretë të Ligës së Evropës kundër Hajduk Split. Hollandezi shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 18të, me Interin që në fund fitoi ndeshjen me rezultatin 0–3. Më 26 gusht 2012, në ndeshjen e parë të sezonit në ligë kundër debutuesve të Pescarës, Sneijder shënoi golin e parë nga tre të ndeshjes duke i dhuruar fitoren Interit me rezultatin 0–3.[41]
Sneijder pësoi një tjetër dëmtim në ndeshjen kundër Chievo Veronës më 26 shtator në fitoren 0–2 të Interit.[42] Kjo ishte ndeshja e tij e fundit me klubit për shkak se marrëdhënjet e tij me klubit u përkeqsuan, ato filluan të përkeqsoheshin pas disa postimeve në Twitter dhe konflikteve për rinovimin e kontratës. Sneijder dëshironte një rinovim kontrate deri në vitin 2017 me 6 milion € në sezon kurse Interi i ofroi rinovimin e kontratës deri në vitin 2016 me 4 milion € në sezon.
Galatasaray
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi dështoi të rinovonte kontratën me Interin, më 20 janar 2013, Sneijder firmosi një kontratë tre vjeçare e gjysëm me klubin turk Galatasay për shifrën e 7.5 milion €.[43][44] Mijëra tifozë të klubit e mikpritën hollandezin në aeroportin Atatürk në Istanbul, kjo gjë u konfirmua edhe në faqën zyrtare të klubit. Sneijder firmosi kontratën e tij zyrtarisht më 21 janar në Türk Telekom Arena, shtëpinë e Galatasarayt. Gjatë konferencës për shtyp, rreth pyetjes për legjendën e klubit Gheorghe Hagi, Sneijder tha: "Ai ishte një legjend, tani dua dhe unë që të bëhem një legjend".[45] Më vonë, ai u shfaq edhe në televizionin zyrtar të klubit, ku ai u përgjigj disa pytjeve rreth transferimit të tij te Galatasaray dhe për jetën personale. Ai gjithashtu lëshoi një mesazh drejtuar tifozëve të skuadrës: "Faleminderit për mbështetjen. Jam me të vertet krenar, dhe unë do t'ju bëjë ju djema akoma më krenar. Jam krenar që jam këtu, dhe nuk mund të presë që të luaj ndeshjen e parë me ju djema."[46]
Më 27 janar, Sneijder bëri debutimin e tij duke hyrë si zëvëndësim në fitoren 2–1 kundër rivalëve të Beşiktaş.[47] Sneijder mori një pritje të ngrohtë, kur ai zëvendësoi Emre Çolak. Ai shënoi golin e parë me klubin e ri më 25 Shkurt në fitoren 4–2 në shtëpi kundër Orduspor, ai e shënoi golin afër zonës së 16të metrave dhe gjuatja e tij përfundoi në trekëndësh.[48] Më 9 prill, Sneijder shënoi golin e dytë me klubin në fitoren 3–2 kundër ish klubit të tij Real Madrid në ndeshjen e kthimit të çerek-finales së Ligës së Kampioneve.[49] Më 5 maj, Galatasaray mposhti me rezultatin 2–1 Sivassporin për të fituar 2012–13 Süper Lig.[50] Sneijder fitoi ligën e tij të katërt në katër shtete të ndryshme.
Pasi përdori fanellën me numrin 14 në sezonin e tij debutues me Galatasarayn, ai mori fanellën me numrin 10 që e kishte mbajtur Felipe Melo. Më 1 dhjetor 2013, ku Galatasaray barazoi me rezultatin 1–1 kundër Kasımpaşa Spor Kulübü,[51] trajneri i skuadrës Roberto Mancini, në përgjigje të pyetjes "Ku është Sneijder ?" drejtuar nga gazetarët gjatë intervistës pas ndeshjes, ai u përgjigj: "Sneijder është larguar dhe nuk e di se ku ka shkuar"[52] ku faqa zyrtare e Galatasarayt kishte informuar mediat më herët arsyen e largimit të Sneijderit. Ky konflikt midis faqes zyrtare të Galatasarayt dhe trajnerit Mancini u cilësua si shumë e çuditshme nga mediat turke të cilat kishin krijuar zëra për largimin e hollandezit në merkaton e dimrit të vitit 2014.
Më 11 dhjetor 2013, Sneijder shënoi një gol të vonshëm fitues në fitoren 1–0 kundër Juventusit në Türk Telekom Arena në Ligën e Kampioneve duke kualifikuar skuadrën e tij në fazën me elenimin direkt.[53]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sneijder bëri debutimin e tij me Hollandën U–21 kundër Republikës Çeke U–21 më 28 Mars 2008. Ndeshjen e tij të parë me kombëtaren e parë e luajti kundër Portugalisë m 30 prill të atij viti, duke u bërë lojtari i tetë më i ri që luan një ndeshjen në historinë e Hollandës. Ai u bë kapiten i kombëtares pas tërheqjes së përkohshme të Mark van Bommel. Sneijder vesh fanellën me numrin 10 kur luan me kombëtaren e tij.
Euro 2004
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sneijder sëbashku me Hollandën arritën deri në gjysmë–finale të UEFA Euro 2004. Ai luajti si zëvëndësues në 2 ndeshje të fazës së grupeve dhe në kualifikuese kontriboi me dy gola.
Kupa e Botës 2006
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sneijder luajti si titullar në të kartërta ndeshjet e Hollandës në Kupën e Botës 2006 që u luajt në Gjermani. Ai mori një karton të verdhë nga 16të që u morën gjatë luftës së raundit të 16 kundër Portugalisë (titullar "Beteja e Nurembergut") pasi shtyu mesfushorin portugez Petit gjatë një grindje midis dy kombëtareve; Portugalia fitoi ndeshjen me rezultatin 1–0.[54]
Euro 2008
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1 maj 2008, përpara fillimit të UEFA Euro 2008, Sneijder kishte shënuar një gol me goditje dënimi në ndeshjen miqësore kundër Uellsit e cila përfundoi me fitoren 2–0 për hollandezët. Golin e dytë e shënoi Arjen Robben.
Sneijder festoi ditëlindjen e tij të 24 duke shënuar në fitoren 3–0 kundër Italisë në ndeshjen e parë të Grupit C. Ai e shënoi golin në minutën e 31të të ndeshjes pas një kundërsulmi të nisur nga Giovanni van Bronckhorst, ai mori një pasim nga Dirk Kuyt dhe e dërgoi topin në mes të duarve të Gianluigi Buffon dhe në rrjetë.[55] Ai shënoi golin e dytë të ndeshjes vetëm pasi kishin kaluar pesë minuta nga goli i parë i Ruud van Nistelrooyt. Në fund erdhi dhe goli i tretë i shënuar nga mbrojtësi Van Bronckhorst. Goli i Sneijderit kontriboi në fitoren e parë të Hollandës kundër Italisë pas 30 viteve. Kjo ishte humbja më e madhe e Italisë në 30 vitet e fundit, ajo ishte mundur nga Suedia në vitin 1983 me të njëjtin rezultat. Më 13 qershor 2008, ai shënoi një tjetër gol në fitoren 4–1 Francës në ndeshjen e dytë të Grupit C. Sneijder e shënoi golin në minutën e 92të të ndeshjet nga një goditje fantastike me kthesë nga jashtë zone, topi përfundoi në trekëndësh.
Hollanda e eleminua nga Rusia në çerek-finale me rezultatin 3–1. Falë performancave të mira të tij, Sneijder u zgjodh në formacionin më të mirë të turnamentit sëbashku me shokun e skuadrës Edwin van der Sar.
Kupa e Botës 2010
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sneijder ishte në formacionin titullar në ndeshjen e parë të kompedicionit, në fitoren 2–0 kundër Danimarkës.[56] Ai shënoi golin e vetëm duke i dhënë fitoren kombëtares së tij 1–0 kundër Japonisë në ndeshjen e dytë të Grupit E.[57] Në dy ndeshjet e para të grupit, Sneijder ishte zgjedhur si "Lojtari i ndeshjes".[58][59][60] Në ndeshjen e Hollandës në raundin e 16 kundër Sllovakisë, Sneijder shënoi për të siguruar fitoren 2–1.[61] Forma e tij fantastike vazhdoi edhe në çerek–finale kundër Brazilit ku ai shënoi dy gola në pjesën e dytë për ti dhënë fitoren kombëtares së tij me rezultatin 2–1.[62] Me këto dy gola, Sneijder arriti në kuotën e katër golave në Kupën e Botës, ai gjithashtu u zgjodh edhe "Lojtari i ndeshjes" nga faqja zyrtare në internet e FIFA-s.[63]
Në gjysmë–finalen kundër Uruguajit, Sneijder shënoi në minutën e 70të, duke arritur në kuotën e pesë golave, duke u bërë golashënuesi më i mirë i këtij turnamenti sëbashku me David Villën e Spanjës.[64] Hollanda fitoi ndeshjen me rezultatin 3–2 duke u kualifikuar për në finale. Sneijder u shpall sërisht si "Lojtari i ndeshjes" falë një votimi publik.[65] Në Finalen e Kupës së Botës, hollandezët humbën në kohën shtesë me rezultatin 1–0 kundër Spanjës falë golit të Iniestës në minutën e 116të.[66]
Euro 2012
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Euro 2012, Hollanda u vendos në Grupin B, njohur edhe si "Grupi i vdekjes", sëbashku me Portugalinë, Gjermaninë dhe Danimarkën. Sneijder luajti si mesfushor sulmues në dy ndeshjet e para ku ata humbën me rezultatet 1–0 dhe 2–1 repektivisht kundër Danimarkës dhe Gjermanisë. Kundër Portugalisë, ata humbën 2–1, me Sneijder që luajti në të majtë të sulmit. Tulipanët u eleminuan që në fazën e grupeve.
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Golat dhe rezultatet me kombëtaren hollandeze
Statistikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 28 dhjetor 2013 [67][68][69]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër [nb 1] | Total | ||||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Assist | Ndeshje | Gola | Assist | Ndeshje | Gola | Assist | Ndeshje | Gola | Assist | Ndeshje | Gola | Assist | ||
Ajax | 2002–03 | 17 | 4 | 2 | 3 | 1 | 0 | 3 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 23 | 5 | 2 |
2003–04 | 30 | 9 | 11 | 1 | 0 | 0 | 7 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 38 | 10 | 11 | |
2004–05 | 30 | 7 | 8 | 3 | 1 | 0 | 7 | 0 | 3 | 1 | 1 | 0 | 41 | 9 | 11 | |
2005–06 | 19 | 5 | 5 | 3 | 2 | 1 | 7 | 4 | 2 | 2 | 1 | 0 | 31 | 12 | 8 | |
2006–07 | 30 | 18 | 9 | 4 | 1 | 1 | 9 | 1 | 1 | 4 | 2 | 1 | 47 | 22 | 12 | |
Total | 126 | 43 | 35 | 14 | 5 | 2 | 33 | 6 | 6 | 7 | 4 | 1 | 180 | 58 | 44 | |
Real Madrid | 2007–08 | 30 | 9 | 7 | 2 | 0 | 0 | 5 | 0 | 1 | 1 | 0 | 1 | 38 | 9 | 9 |
2008–09 | 22 | 2 | 2 | 2 | 0 | 0 | 4 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 28 | 2 | 2 | |
Total | 52 | 11 | 9 | 4 | 0 | 0 | 9 | 0 | 1 | 1 | 0 | 1 | 66 | 11 | 11 | |
Internazionale | 2009–10 | 26 | 4 | 8 | 4 | 1 | 1 | 11 | 3 | 7 | 0 | 0 | 0 | 41 | 8 | 16 |
2010–11 | 25 | 4 | 6 | 2 | 0 | 2 | 9 | 3 | 2 | 3 | 0 | 1 | 39 | 7 | 11 | |
2011–12 | 20 | 4 | 5 | 2 | 0 | 0 | 5 | 0 | 1 | 1 | 1 | 0 | 28 | 5 | 6 | |
2012–13 | 5 | 1 | 1 | 0 | 0 | 0 | 3 | 1 | 2 | 0 | 0 | 0 | 8 | 2 | 3 | |
Total | 76 | 13 | 20 | 8 | 1 | 3 | 28 | 7 | 12 | 4 | 1 | 1 | 116 | 22 | 36 | |
Galatasaray | 2012–13 | 12 | 3 | 0 | – | – | – | 4 | 1 | 1 | – | – | – | 16 | 4 | 1 |
2013–14 | 12 | 5 | 2 | – | – | – | 5 | 2 | 0 | 1 | 0 | 0 | 18 | 7 | 2 | |
Total | 24 | 8 | 2 | – | – | – | 9 | 3 | 1 | 1 | 0 | 0 | 34 | 11 | 3 | |
Karriera në total | 278 | 74 | 65 | 26 | 6 | 5 | 79 | 16 | 19 | 13 | 5 | 3 | 397 | 102 | 94 |
- ^ Përfshirë kompedicione të tjera si: Johan Cruijff-schaal, Play-off e Eredivisie, Supercopa de España, Supercoppa Italiana, Superkupa Europiane, FIFA Kupa e Botës për Klube
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 4 janar 2014.
Kombëtarja hollandeze | ||
---|---|---|
Viti | Ndeshje | Gola |
2003 | 3 | 2 |
2004 | 14 | 3 |
2005 | 3 | 0 |
2006 | 10 | 0 |
2007 | 11 | 3 |
2008 | 10 | 3 |
2009 | 7 | 1 |
2010 | 15 | 7 |
2011 | 7 | 4 |
2012 | 10 | 1 |
2013 | 6 | 2 |
2014 | 15 | 2 |
2015 | 3 | 0 |
Total | 114 | 28 |
Stili i lojës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sneijder është cilësuar si specialist goditjesh dënimi, sepse është i aftë të shënojë nga distanca të largëta.[70][71] Edhe pse i shkurtër, ai është i shpejtë dhe di të organizojë lojën e skuadrës.[72]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sneijder është martuar me aktoren hollandezo–spanjolle Yolanthe Cabau van Kasbergen që nga korriku i vitit 2010. Ai ka një djalë nga një lidhje tjetër.[73] Nga frymëzimi i shokut të tij të skuadrës tek Interi, Javier Zanetti, Sneijder u bë Katolik,[74] duke u pagëzuar në Milano.[75].
Sneijder ka dy vëllezër — Jeffrey një ish–sulmues,[76] dhe Rodney, i cili luan për RKC Waalwijk. Në Maj 2008, u raportua se kishte penguar vëllain e tij të vogël Rodney që të transferohej në merkaton e verës së vitit 2008 të tranferohej te Real Madrid (klubi i tij në atë kohë). Sneijder tha: "Real Madrid e kërkonte atë dhe Rodney ishte shumë i lumtur për këtë. Por, kur e dëgjova, ndala diskutimet. Unë nuk jam pro të rinjëve të bashkohen në klube të mëdha. Unë i kam thënë atij se ai duhet të bëjë një ndalesë së pari tek Ajax".[77][78]
Çmimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në tetor 2008, revista hollandeze Voetbal International hapi një sondazh për të zbuluar se kush është gjuajtësi më i mirë i goditjeve të dënimit. Sneijder mori rreth 70% të votave ndërkohë që Robin van Persie u rendit i dyti me 21% dhe sulmuesi Klaas-Jan Huntelaar ishte i treti me 3% të votave.[79] Ai është votuar si lojtari më i mirë i sezonit 2009–10 nga Goal.com.[80]
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Eredivisie (1): 2003–04
- KNVB Cup (2): 2005–06, 2006–07
- Johan Cruijff-schaal (4): 2002, 2005, 2006, 2007
- La Liga (1): 2007–08
- Supercopa de España (1): 2008
- Serie A (1): 2009–10
- Kupa e Italisë (2): 2009–10, 2010–11
- Superkupa Italiane (1): 2010
- UEFA Champions League (1): 2009–10
- FIFA Kupa Botërore e Klubeve (1): 2010
- Süper Lig (1): 2012–13
- Super Kupa e Turqisë (1): 2013
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- FIFA Kupa e Botës Finalist: 2010
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Johan Cruijff Prijs (1): 2004
- Ajax Talenti i së ardhmes (1): 2002
- Ajax Lojtari i vitit (1): 2007
- UEFA Euro 2008:
- Lojtari i Ndeshjes (2): vs. Italia, vs. Franca,
- Skuadra e Turnamentit[81]
- Goli më i mirë i turnamentit: vs Franca[82]
- Best Dutch Free kick Taker (1): 2008[79]
- 2010 Finalja e UEFA Champions League: Lojtari i ndeshjes nga tifozët
- 2010 FIFA Kupa e Botës:
- Goal.com Nr. 1 (1): 2010
- UEFA Mesfushori më i mirë (1): 2010
- FIFA FIFPro World XI (1): 2010
- UEFA Skuadra e Vitit (1): 2010
- ESM Skuadra e Vitit (1): 2009–10
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "FIFA World Cup South Africa 2010 – List of Players" [FIFA Kupa e Botës Afrika e Jugut 2010 – Lista e lojtarëve] (PDF) (në anglisht). FIFA. fq. 20. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 maj 2020. Marrë më 8 qershor 2013.
- ^ "The story of Wesley Sneijder". Wesley Sneijder. Marrë më 13 nëntor 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ FIFA.com Arkivuar 9 korrik 2014 tek Wayback Machine FIFA.com
- ^ "Forlan and Muller strike gold". FIFA.com. 11 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2011. Marrë më 28 tetor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "10 Wesley Sneijder". Transfermarkt. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2013. Marrë më 12 gusht 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sneijder laughs last for Ajax". UEFA. 15 shtator 2005. Marrë më 12 gusht 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "FC Thun 2-4 Ajax Amsterdam". ESPN. Marrë më 12 gusht 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ajax PSV 2:1 (0:0)". Tranfermarkt. Marrë më 12 gusht 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "10 Wesley Sneijder". Transfermarkt. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2013. Marrë më 12 gusht 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "AZ Alkmaar AFC Ajax 8:9 on pens". Transfermarkt. Marrë më 12 gusht 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sneijder avoids going under the knife". Real Madrid. 4 gusht 2008. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2010. Marrë më 5 gusht 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "El vestuario no le aceptaba y el dorsal 10 lo llevará Sneijder". AS.com. 1 shtator 2008. Marrë më 2 shtator 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sneijder switches to '10' and Van der Vaart takes over '23'". Real Madrid. 3 shtator 2008. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2008. Marrë më 3 shtator 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Transfer Zone (26 gusht 2009). "Inter Sign Real Madrid's Wesley Sneijder – Report". Goal.com. Marrë më 10 qershor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Wesley Sneijder joining Inter Milan from Real Madrid". Telegraph. Londër. 27 gusht 2009. Marrë më 10 qershor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Internazionale thrash ten-man Milan in one-sided derby". The Guardian. 30 gusht 2009. Marrë më 12 gusht 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Wesley Sneijder signs four-year contract.". F.C. Internazionale Milano. 28 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2010. Marrë më 28 gusht 2009.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Serie A: Inter sink Milan 4–0 in derby destruction". ESPN Soccernet. 29 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2010. Marrë më 10 qershor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Joy for Jose and Inter". Sky Sports. 20 prill 2010. Marrë më 10 qershor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bayern Munich 0–2 Internazionale". ESPN Soccernet. 22 maj 2010. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2010. Marrë më 24 maj 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bayern Munich 0–2 Internazionale". Goal.com. 22 maj 2010. Marrë më 24 maj 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Two-goal Eto'o fires Inter to more glory". UEFA.com. 21 gusht 2010. Marrë më 30 shtator 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rafa's reign off to slow start". ESPN Soccernet. 27 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2010. Marrë më 30 shtator 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Dutch debutants trouble holders". ESPN Soccernet. 15 shtator 2010. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2010. Marrë më 30 shtator 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Irresistable Eto'o fires hat-trick". ESPN Soccernet. 29 shtator 2010. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2010. Marrë më 30 shtator 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Spanish World Cup winners dominate Fifa award shortlist". BBC Sport. 26 tetor 2010. Marrë më 28 tetor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Midfielder Wesley Sneijder signs new Inter Milan deal". BBC Sport. 28 tetor 2010. Marrë më 28 tetor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Inter 0 1 Bayern Munich Arkivuar 27 shkurt 2011 tek Wayback Machine FC Internazionale, 23 Shkurt 2011
- ^ "Inter 3-0 Seongnam Ilhwa Chunma". FIFA.com. 15 dhjetor 2010. Marrë më 15 dhjetor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "TP Mazembe 0-3 Inter: Pandev, Eto'o And Biabiany Secure Club World Cup". FIFA.com. 18 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2010. Marrë më 18 dhjetor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bari 0-3 Inter: Goals from Kharja, Pazzini and Sneijder propel Leonardo's side into third". Goal.com. 3 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2011. Marrë më 3 shkurt 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ UCL, Bayern M. 2–3 Inter: we're in the quarters Arkivuar 12 tetor 2012 tek Wayback Machine FC Internazionale, 15 mars 2011
- ^ Inter inflict new Bayern blow Sky Sports, 15 mars 2011
- ^ Figo warns Inter of Schalke threat Arkivuar 16 shkurt 2010 tek Wayback Machine ESPN Soccernet, 18 mars 2011
- ^ "Inter 3-1 Palermo: Leonardo's side succesfully defend Coppa Italia thanks to Samuel Eto'o brace". Goal.com. 29 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 26 maj 2013. Marrë më 29 maj 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Novara 3-1 Inter: Rigoni double helps condemn Gasperini's side to embarrassing defeat". Goal.com. 20 shtator 2011. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2011. Marrë më 20 shtator 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Atalanta 1-1 Inter: Castellazzi penalty stop saves the day after Denis cancels out Sneijder strike". Goal.com. 26 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2011. Marrë më 26 tetor 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Inter 2-1 Cagliari: Thiago Motta and Coutinho fire Ranieri's men to victory". Goal.com. 19 nëntor 2011. Marrë më 19 nëntor 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Napoli 1-0 Inter: Lavezzi strike increases pressure on Ranieri as Nerazzurri fall nine points behind third place". Goal.com. 26 shkurt 2012. Marrë më 26 shkurt 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Udinese 1-3 Inter: Sneijder and Alvarez on target as Stramaccioni's men edge closer to third". Goal.com. 25 prill 2012. Marrë më 25 prill 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Interi bën një nisje perfekte, "bombardon" Peskarën". Panorama Sport. 27 gusht 2012. Marrë më 27 gusht 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] - ^ "Chievo 0-2 Inter: Pereira & Cassano earn away win for Stramaccioni's side". Goal.com. 26 shtator 2012. Marrë më 26 shtator 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Information Regarding Wesley Sneijder". Uebsajti zyrtar i Galatasaray S.K. 21 janar 2013. Marrë më 21 janar 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sneijder Transferi Hakkında Açıklama - 22.01.2013 18:07 (GALATASARAY SPORTİF AŞ) / Galatasaray.org
- ^ "Sneijder: Hagi gibi efsane olmaya geldim - Spor - T24". Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2013. Marrë më 26 dhjetor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Wesley Sneijder ve esi imza toreni sonrasi GSTV'ye konuk oldu. - YouTube
- ^ "Galatasaray versus Beşiktaş 2 – 1". Uebsajti zyrtar i Galatasaray S.K. 28 janar 2013. Marrë më 28 janar 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Tribünleri ayağa kaldırdı!". Lig TV. 28 janar 2013. Marrë më 28 janar 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Galatasaray 3 2 Real Madrid". BBC. 9 prill 2013. Marrë më 12 gusht 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Galatasaray retain Turkish title". UEFA. 5 maj 2013. Marrë më 12 gusht 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Galatasaray blows cold and draws 1-1 with Kasımpaşa". Hurriyet. 1 dhjetor 2013. Marrë më 1 dhjetor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Mancini: Sneijder nereye gitti bilmiyorum". Yeni Safak. 1 dhjetor 2013. Marrë më 1 dhjetor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Galatasaray 1 Juventus 0". BBC Sport. 11 dhjetor 2013. Marrë më 12 dhjetor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Portugali 1–0 Holland". BBC Sport. 25 qershor 2006. Marrë më 19 qershor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Netherlands 3-0 Italy" (PDF). Union of European Football Associations. 9 qershor 2008. Marrë më 9 qershor 2012.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Netherlands-Denmark". FIFA.com. 14 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2010. Marrë më 16 qershor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Cameroon knocked out as Denmark win puts Dutch into second round". CNN. 21 qershor 2010. Marrë më 2 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Danes no match for Dutch". FIFA. 14 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 26 qershor 2010. Marrë më 22 tetor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sneijder sees Dutch past Japan". FIFA. 19 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 19 qershor 2010. Marrë më 22 tetor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Wesley Sneijder". UEFA. Marrë më 2 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gendelman, David (2 korrik 2010). "The Dutch Risk It All". Vanity Fair. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2010. Marrë më 2 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sneijder credited with first goal in Dutch quarter-final victory". FIFA. 3 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2010. Marrë më 8 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Dutch fightback buries Brazil". FIFA.com. 2 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 2 korrik 2010. Marrë më 2 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bevan, Chris (6 korrik 2010). "Uruguay 2–3 Netherlands". BBC Sport. Marrë më 7 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Oranje edge five-goal thriller". FIFA. 6 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2010. Marrë më 6 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Netherlands 0–1 Spain". ESPN Soccernet. 11 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2010. Marrë më 30 shtator 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Football: Wesley Sneijder". FootballDatabase.eu. Marrë më 12 prill 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Wesley Sneijder – Performance data". transfermarkt.co.uk. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2013. Marrë më 13 prill 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Netherlands - W. Sneijder - Profile with news, career statistics and history Soccerway.com, 29 dhjetor 2014
- ^ Wilson, Richard (7 qershor 2010). "You don't have to love Wesley Sneijder to appreciate the talents of the Netherlands' pivotal player". HeraldScotland. Marrë më 22 tetor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Wesley Sneijder". BBC Sport. 11 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2012. Marrë më 22 tetor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ McCarra, Kevin (11 qershor 2008). "Two-footed Sneijder the fulcrum of Holland's new counter-attacking style". The Guardian. Londër. Marrë më 10 qershor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Dutch World Cup star Wesley Sneijder makes TV presenter Yolanthe a footballer's wife". Mail Online. Londër. 18 korrik 2010. Marrë më 18 korrik 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Draper, Rob (17 korrik 2010). "The two worlds of Holland star Wesley Sneijder". Daily Mail. Londër. Marrë më 20 prill 2011.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Wesley Sneijder został katolikiem". Fronda. 24 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2010. Marrë më 24 qershor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "10 Things you need to know about Wesley Sneijder". MirrorFootball. 6 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 12 prill 2012. Marrë më 22 tetor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rodney Sneijder Arkivuar 24 korrik 2011 tek Wayback Machine Ajaxinside.nl
- ^ "Sneijder blocked Real Madrid move for kid brother". TribalFootball.com. Arkivuar nga origjinali më 12 maj 2008. Marrë më 20 maj 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Sharpshooter Sneijder". Real Madrid. 13 tetor 2008. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2010. Marrë më 27 prill 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Inter and Netherlands star Wesley Sneijder 'proud' to win Goal.com 50". Goal.com. 12 gusht 2010. Marrë më 22 tetor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Spain dominate Team of the Tournament". UEFA.com. 30 qershor 2008. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2008. Marrë më 30 qershor 2008.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Best goal of Euro 2008". SoccerBlog.com. 4 korrik 2008. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2011. Marrë më 12 dhjetor 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Wesley Sneijder. |
- Uebfaqja zyrtare
- Sneijder Wesley 2009/10 profile Arkivuar 12 janar 2013 tek Wayback Machine Internazionale
- Sneijder Wesley profile Sportepoch
- Wesley Sneijder profile Arkivuar 9 shkurt 2010 tek Wayback Machine ESPN Soccernet
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Lindje 1984
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë holandezë
- Futbollistë në kombëtaren holandeze
- Futbollistë në AFC Ajax
- Futbollistë në Real Madrid C.F.
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në Galatasaray S.K.
- Futbollistë në La Liga
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në UEFA Euro 2004
- Futbollistë në 2006 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2008
- Futbollistë në 2010 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2012
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës
- Lojtarë fitues të UEFA Ligës së Kampioneve