Jump to content

Dita Evropiane e Gjuhëve

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Harta e gjuhëve evropiane
Harta e gjuhëve kryesore evropiane

Dita Evropiane e Gjuhëve është më 26 shtator, ashtu siç është shpallur nga Këshilli i Evropës më 6 dhjetor të vitit 2001, dhe që është përkrahur edhe nga Bashkimi Evropian. Qëllimi i saj është të nxisë mësimin e gjuhëve në të gjithë Evropën dhe si e tillë mbështetet edhe në iniciativën e Këshillit të Evropës. Synimet e kësaj feste janë të vlerësojë të gjitha gjuhët dhe kulturat evropiane, si dhe kontributin e njerëzve të cilët kanë avantazhet e shumëgjuhësisë, rritjen e shumëgjuhësisë individuale dhe motivimin e njerëzve në Evropë për të mësuarit e gjuhëve gjatë gjithë jetës.[1] Vëmendje e veçantë i është kushtuar ruajtjes së trashëgimisë së pasur të rreth 200 gjuhëve evropiane.

Qëllimet kryesore të kremtimit të Ditës Evropiane të Gjuhëve janë:

  • Njohja e qytetarëve me rëndësinë e mësimit të gjuhëve si dhe inkurajimi i mësimit të më shumë gjuhëve me qëllim të rritjes së shumëgjuhësinë dhe kuptimin e kulturave të ndryshme;
  • Promovimi dhe nxitja e diversitetit të pasur gjuhësor dhe kulturor të Evropës;
  • Inkurajimi i mësimit të gjuhëve në shkollë dhe jashtë saj gjatë gjithë jetës.[2] [3] [4]
  1. ^ "Recommendation 1539 (2001) Final version: European Year of Languages". assemby.coe.int (në anglisht). 2001. Marrë më 2017-10-03.
  2. ^ "European Day of Languages 2012 / Journée européenne des langues 2012" (në anglisht). Ecml.at. Marrë më 2012-09-26.
  3. ^ "European Day of Languages". "European Day of Languages" (në anglisht). News.google.com. Marrë më 2012-09-26.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Pikësim shtesë (lidhja)
  4. ^ "European Day of Languages" (në anglisht). Cilt.org.uk. Arkivuar nga origjinali më 2009-03-24. Marrë më 2012-09-26.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Dita Evropiane e Gjuhëve.