Energjia bërthamore në Ukrainë
Ukraina mboshtet kapacitetin e saj energjitik në katër termocentrale bërthamore me 15 reaktorë të vendosur në Volhinia dhe Ukrainën Jugore.[1] Kapaciteti total i instaluar i energjisë bërthamore në Ukrainë është mbi 13 GWe, duke e renditur vendin Evropiano-lindor të 7-in në botë në vitin 2020.[2] Enerhoatom, një ndërmarrje shtetërore ukrainase, operon të katër termocentralet aktive bërthamore në Ukrainë. [3] Në vitin 2019, energjia bërthamore furnizoi mbi 20% të kërkesës së brendshme energjitike të Ukrainës.[4]
Rreth 70 TWh energji elektrike u prodhuan nga burime bërthamore në vitin 2020, apo rreth 50% e të gjithë prodhimit të Ukrainës.[4] Kjo ishte shifra e tretë më e madhe në përqindje duke e renditur Ukrainën të tretën në Evropë pas Francës dhe Sllovakisë, që kishin një peshë më të madhe në përqindje. Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë është në Ukrainë.
Fatkeqësia e Çernobilit të vitit 1986 në Ukrainën veriore ishte aksidenti bërthamor më i rëndë në botë deri më sot.
Mungesa e qymyrit për termocentralet për shkak të Luftës në Donbas dhe mbylljes së një prej gjashtë reaktorëve të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia çoi në ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë vendin në dhjetor 2014. Për shkak të Luftës Ruso-Ukrainase, termocentrali bërthamor i Zaporizhias është aktualisht i dëmtuar.
Vështrim i përgjithshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ukraina mbështetet në një masë të madhe në energjinë bërthamore. Termocentrali më i madh bërthamor në Evropë, termocentrali bërthamor i Zaporizhzhia, ndodhet në Ukrainë. Në vitin 2006, qeveria planifikoi të ndërtonte 11 reaktorë të rinj deri në vitin 2030, të cilët pothuajse do të dyfishonin sasinë aktuale të kapacitetit të energjisë bërthamore.[5] Sektori energjetik i Ukrainës është i dymbëdhjeti më i madhi në botë për sa i përket kapacitetit të instaluar, me 54 gigavat (GW).[6] Energjia e rinovueshme ende luan një rol shumë modest në prodhimin elektrik. Në vitin 2005 prodhimi i energjisë shenjohj nga këto burime: benergji ërthamore (47%), termike (45%), hidroelektrike dhe të tjera (8%). [5]
Historia e origjinës sovjetike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fatkeqësia e Çernobilit ishte një aksident bërthamor që ndodhi më 26 prill 1986 në termocentralin bërthamor të Çernobilit në Republikën Socialiste Sovjetike të Ukrainës të Bashkimit Sovjetik . Një shpërthim dhe zjarr lëshuan sasi të mëdha të ndotjes radioaktive në atmosferë, e cila u përhap në pjesën më të madhe të BRSS Perëndimore dhe Evropës. Ky aksident, konsiderohet si më fatkeqi për nga përmasat dhe është një nga dy ngjarjet e vetme të klasifikuara si një ngjarje e nivelit 7 në shkallën ndërkombëtare të ngjarjeve bërthamore (tjetra është fatkeqësia bërthamore e Fukushima Daiichi). [7] Beteja për të frenuar ndotjen dhe për të shmangur një katastrofë më të madhe përfshiu në fund mbi 500,000 punëtorë dhe i kushtoi Bashkimit Sovjetik rreth 18 miliardë rubla, duke dëmtuar rëndë ekonominë sovjetike.
Pas pavarësisë, Ukraina e merrte karburantin e saj bërthamor ekskluzivisht nga Rusia nga kompania ruse TVEL, por që nga viti 2008, vendi merr karburant bërthamor nga Westinghouse. Që nga viti 2014, pjesa e importeve të Westinghouse u rrit në më shumë se 30% në 2016 për shkak të mosmiratimit të fortë shoqëror të çdo marrëdhënieje ekonomike me Rusinë pas aneksimit të Krimesë. [1] Në vitin 2018, kontrata e Westinghouse për furnizimin me karburant VVER u zgjat deri në vitin 2025. [8] Nafta dhe gazi natyror sigurojnë pjesën e mbetur të energjisë së vendit; edhe keto jane te importuara nga shtete të ish-Bashkimit Sovjetik .
Rinovimi dhe transformimi i fundit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2011 Energoatom filloi një projekt që synonte të përshtaste deri në vitin 2017 sigurinë e centraleve bërthamore në përputhje me standardet ndërkombëtare, me një kosto të vlerësuar prej 1.8 miliardë dollarësh. Në vitin 2015 data e përfundimit u shty për në vitin 2020, për shkak të vonesave të financimit. [9] Në vitin 2015, disa agjenci qeveritare ngritën akuza për korrupsion kundër Energoatom, me shqetësime të ngritura nga kryeministri i kohës Arseniy Yatsenyuk. [10] Në mars 2016, asetet dhe llogaritë bankare të Energoatom u ngrinë nga gjykatat ukrainase për borxhet e dyshuara të papaguara. [11] Në qershor 2016, llogaritë e saj bankare u bënë të aksesueshme sërish për Energoatom. [12]
Në shkurt të vitit 2018 Ukraina siguroi 250 milionë dollarë fonde nga SHBA për të ndërtuar një objekt të magazinimit të karburantit bërthamor të shpenzuar, i cili do të shmangë nevojën për të dërguar karburantin e harxhuar bërthamor në Rusi. [13]
Në vitin 2018 Energoatom deklaroi se çmimet e energjisë elektrike ishin shumë të ulëta për të mbuluar koston e karburantit të ri bërthamor dhe bëri thirrje për një rritje të çmimit. [14]
Në vitin 2019 Energoatom dhe Turboatom nënshkruan një kontratë pesëvjeçare për të modernizuar kondensatorët dhe turbinat në një numër termocentralesh bërthamore të Ukrainës.[15]
Gjatë janarit 2020 Energoatom mori pjesë në diskutime p rtetë projektligje legjislative për energjinë dhe sigurinë bërthamore, që synojnë përmbushjen e detyrimeve dhe standardeve ndërkombëtare dhe stabilizimin financiar të Energoatom. [16]
Në gusht 2021 Energoatom dhe Westinghouse nënshkruan një kontratë për ndërtimin e reaktorëve Westinghouse AP1000 për të zëvendësuar blloqet e papërfunduara në termocentralin Khmelnitskyi. [17]
Ngjarjet e vitit 2022 dhe lufta në Ukrainë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 24 shkurt 2022, rrjeti elektrik i Ukrainës u shkëput nga rrjeti post-sovjetik IPS/UPS, përpara sinkronizimit me rrjetin sinkron të Evropës Kontinentale që u arrit më 16 mars [18]
Në mars të vitit 2022, forcat ruse morën kontrollin e termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia. Ai vazhdon të operojë dhe të ofrojë të dhëna, duke përfshirë nga një sistem monitorimi në distancë, për Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike . [19] [20] Më 6 qershor, drejtori i përgjithshëm i IAEA Rafael Grossi tha se "të paktën pesë nga shtatë rregullat e domosdoshme të sigurisë bërthamore janë komprometuar" në Zaporizhia gjatë pushtimit të centralit nga Rusia. [21] Pas sulmeve në gusht 2022, u raportua se shtatë nga këto rregulla ishin shkelur. [22] Për shkak të luftës ruse të vitit 2022 kundër Ukrainës, termocentrali bërthamor është i dëmtuar.[23] [24] [25] [26][27][28]
Minierat e uraniumit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2005 në llogarinë e bilancit të shtetit kishte 17 depozita uraniumi. [29] Tre prej tyre Vatutine, Central dhe Michurinske ishin duke u zhvilluar, ndërsa një fabrikë ppr asurim xeheror po ndërtohej në Novokostiantyniv.[29] Disa prej këtyre depozitave sot janë shteruar, si në rastin e depozitave nD evladove, Zhovtorichenske, Pershotravneve dhe Bratske. [30] [29]
Lista e reaktorëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Të gjithë reaktorët RBMK të Ukrainës (lloji i përfshirë në katastrofën e Çernobilit të vitit 1986) ishin vendosur në termocentralin bërthamor të Çernobilit. Të gjithë reaktorët atje janë mbyllur, duke lënë vetëm reaktorët shumë më të sigurt VVER që operojnë në vend.[1] Tre nga reaktorët e listuar u ndërtuan në Ukrainën e pas-pavarësisë, ku i pari prej tyre u ndërtua në vitin 1995, ndërsa gjashtëmbëdhjetë reaktorët e tjerë vendi i trashëgoi nga Bashkimi Sovjetik.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d Nuclear fuel imports from Sweden account for 41.6% in H1, balance from Russia, UNIAN (22 August 2016)
- ^ "PRIS – Miscellaneous reports – Nuclear Share". pris.iaea.org. Marrë më 2022-02-27.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Energoatom chief Kim overstepped his powers when signing contract, failed to show up for questioning, says interior minister, Interfax-Ukraine (12 June 2013)
- ^ a b "Primary energy consumption by source". Our World in Data. Marrë më 2022-02-27.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Nuclear Power in Ukraine". World Nuclear Association. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2013. Marrë më 22 dhjetor 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ukraine". Energy Information Administration (EIA). US government. Arkivuar nga origjinali më 15 tetor 2009. Marrë më 22 dhjetor 2007.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Black, Richard (12 prill 2011). "Fukushima: As Bad as Chernobyl?". Bbc.co.uk. Marrë më 20 gusht 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ukraine signs new fuel contract with Westinghouse". Nuclear Engineering International. 1 shkurt 2018. Marrë më 3 shkurt 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ukraine aims to complete safety upgrade program in 2020". World Nuclear News. 7 gusht 2015. Marrë më 10 gusht 2015.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Energoatom chief recalls highs and lows of first half-year". World Nuclear News. 12 gusht 2015. Marrë më 16 qershor 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Continued Ukraine-Russia tensions over fuel". Nuclear Engineering International. 7 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2019. Marrë më 16 qershor 2016.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Energoatom's accounts unblocked". Interfax-Ukraine. 29 qershor 2016. Marrë më 21 shkurt 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ukraine secures US funding for storage facility". World Nuclear News. 15 shkurt 2018. Marrë më 19 shkurt 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Energoatom counts cost of regulatory changes". World Nuclear News. 19 mars 2018. Marrë më 20 mars 2018.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Energoatom, Turboatom sign contract for modernizing Ukraine's nuclear power plants". Kyiv Post. 27 gusht 2019. Marrë më 3 shtator 2019.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ukraine assesses legislation to support nuclear sector". World Nuclear News. 14 janar 2020. Marrë më 14 janar 2020.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Company, Westinghouse Electric. "Energoatom and Westinghouse Advance Clean Energy Throughout Central and Eastern Europe". info.westinghousenuclear.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2021-09-01.
- ^ Blaustein, Anna (23 mars 2022). "How Ukraine Unplugged from Russia and Joined Europe's Power Grid with Unprecedented Speed". Scientific American. Marrë më 1 prill 2022.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Live: Russian forces capture damaged Ukrainian nuclear power station". ABC News. 3 mars 2022 – nëpërmjet www.abc.net.au.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ukraine says any IAEA visit to occupied Zaporizhzhia 'unacceptable'". World Nuclear News. 27 maj 2022. Marrë më 31 maj 2022.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Gaspar, Miklos (2022-06-06). "Grossi Expresses Concern to IAEA Board about Safeguards in Iran; Nuclear Safety, Security and Safeguards at Zaporizhzhya Nuclear Power Plant in Ukraine". International Atomic Energy Agency (në anglisht). Marrë më 2022-08-11.
- ^ "Nuclear plant disaster in Ukraine is 'real risk,' IAEA says". Mining Dot Com (në anglishte amerikane). Bloomberg News. Marrë më 2022-08-11.
- ^ "Zaporizhzhia: Russian rockets damaged part of nuclear plant, Ukraine says". BBC News. 5 gusht 2022.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ukraine turns off reactor at its most powerful nuclear plant after 'accident'". The Independent. 28 dhjetor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ukraine Briefly Cuts Power to Crimea Amid Feud With Russia Over NATO". The New York Times. 24 dhjetor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Coal import to help avoid rolling blackouts in Ukraine – energy minister". ITAR-TASS. 31 dhjetor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Rolling blackouts in Ukraine after nuclear plant accident". Mashable. 3 dhjetor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ukraine to Import Coal From 'Far Away' as War Curtails Mines". Bloomberg News. 31 dhjetor 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c About economic feasibility to attract investments in exploration and development of uranium deposits in Ukraine. Ukrainian geological projects.
- ^ Sieroi, S. Uranium plus gold, is that a solution to crisis? "Den". 22 May 1998.