Irène Joliot-Curie
shkencëtare
Irène Joliot-Curie lindi më 12 shtator 1897 në Paris dhe vdiq më 17 mars 1956 në Paris. Së bashku me bashkëshortin e saj Fredéric Joliot-Curie më vitin 1935 mori çmimin Nobel për lëmin e kimisë, lidhur me zbulimin e tyre të aktivitetit radioaktiv artificial. Ishte vajza e Marie dhe Pierre Curie, motra e shkrimtares Ève Curie dhe nëna e fizikantit bërthamor Hélène Langevin.