Jump to content

Hemostaza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 14 shtator 2019 21:47 nga InternetArchiveBot (diskuto | kontribute) (Lidhje të jashtme të shpëtuara: 1 Lidhje të jashtme të etiketuara si të vdekura: 0) #IABot (v2.0)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

Hemostaza është termi i përdorur në shkencat e mjekësisë për ndaljen e gjakderdhjes.

Hemostaza apo ndalja e gjakderdhjes mund të jetë natyrore dhe artificiale (kirurgjikale). Fjala hemostazë përdoret në kuptimin e ngushtë dhe të gjerë. Hemostaza, në kuptimin më të ngushtë të fjalës, paraqet dukurinë e ndaljes fiziologjike të gjakderdhjes nga ena e lënduar e gjakut. Në një kuptim më të gjerë, në hemostazë përfshihen edhe sistemi i inhibitorëve natyrorë të koagulimit dhe sistemi i fibrinolizës fiziologjike, të cilët janë të rëndësishëm për ruajtjen e homeostazës së hemostazës.[1]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Praktikumi i Fiziologjisë Patologjike - Universiteti i Prishtinës, 2002 Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine Fakulteti i Mjekësisë