Minox
Industria | kamera, dylbi dhe pajisje të tjera optike |
---|---|
Themeluar në | 1945 |
Themeluesi | Walter Zapp |
Zyrat qendrore | Wetzlar, Germany |
Njerëzit kyç | Thorsten Kortemeier |
Numri i punëtorëve | approx. 30 |
Faqja e internetit | www.minox.de |
Minox është prodhues i kamerave, i njohur veçanërisht për kamerat subminiature.
Produkti i parë qe mbajti këtë emër ishte një kamerë subminiatur, konceptuar në vitin 1922, dhe përfundimisht zbuluar dhe prodhuar në vitin 1936, nga Walter Zapp.[1] Fabrika letoneze VEF (Valsts elektrotehniskā fabrika) prodhon kamera nga viti 1937 në vitin 1943.[2] Pas Luftës së Dytë Botërore, kamera u riprojektua dhe prodhua në Gjermani në vitin 1948[2] . Walter Zapp që nga fillimi parashikoi Minox-in si një kamerë për secilin me njohuri të vogla fotografike. Ende pjesërisht për shkak të kostove të larta të prodhuesve Minoxi u bë më i njohur për artikuj luksoz. Nga fillimi Minoxi fitoi famë të gjerë si aparat fotografik spiun.
Minoxi nxorri kamera të formatit të filmave 35 mm dhe 110 mm në vitin 1974 dhe 976, respektivisht. Minoxi vazhdon të operojë edhe sot, duke prodhuar dhe etiketuar pajisje optike dhe fotografike.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga viti 1936 në 1975 hisotira e markës së Minoxit është para së gjithash për kamerat subminiaturë. Nga viti 1975 emri i Minoxit u lidh me produkte të tjera, më i njohuri Minox 35 mm i prodhuar nga viti 1975 deri në 2004.
Minoxi u sigurua nga Leica në vitin 1996, por një blerje e menaxhimit më 25 gusht 2001 e bëri Minoxin kompani të pavarur sërish.
Kamera subminiaturë Minox
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia e kamerës subminiaturë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kamera origjinale subminiaturë Minox u zbulua nga Ëalter Zapp në vitin 1936.[1] Zapp, një gjerman baltik, u lind në vitin 1905 në Riga, pastaj pjesë e Perandorisë Rusë. Familja lëvizi në Reval (tani e quajtur Tallinn, Estoni) ku ai së pari e mori një punë si një gdhendës para se të gjente një pozicion si fotograf. Ai u bë shok me Nikolai ‘Nixi’ Nulander dhe Richard Jurgens, dhe përmes diskutimeve me ta erdhën te ideja e një kamere që do të mbahej gjithmonë me vete. Nixi Nylander shpiku emrin “Minox” dhe e vizatoi logon e tij. Jurgensi financoi projektin origjinal por nuk ishte në gjendje të merrte mbështetje për prodhim në Estoni. Jurgens kontaktoi një përfaqësues anglez të VEF (Valsts Elektrotehniskā Fabrika ) biznes prodhues elektroteknik në Rigë (atëherë Letonia e pavarur) i cili pastaj aranzhoi një takim ku Zapp demonstroi prototipin Minox (UrMinox), me një set të zgjerimeve të bëra nga negativet Ur-Minox. Prodhimi fillon në Riga në VEF, nga vitet 1937 deri në vitin 1943.[3] Në të njëjtën kohë, VEF pranoi patentë mbrojtëse në zbulimet e Zappit në të paktën 18 shtete rreth botës.[4]
Pak pas prezantimit të tij, Minoxi u shpall gjerësisht në tregjet europiane dhe amerikane. Ajo nuk e kapërcei popullaritetin e kamerave 35 mm (të cilat referoheshin si “Kamerat Miniaturë”), por nuk e arriti tregun e ngrohtë. Ajo po ashtu e tërhoqi vëmendjen e agjencive inteligjente në Amerikë, Britani dhe Gjermani, për shkak të madhësisë së vogël dhe aftësisë makro fokusuese.
Ironikisht gjatë Luftës së Dytë Botërore prodhimi i Minoxit u vendos në rrezik disa herë pasi Letonia binte viktimë e invasionit të Bashkimit Sovjetik, pastaj Gjermanisë, dhe pataj Bashkimit Sovjetik përsëri. Megjithatë kamerat u prodhuan nën pushtimin rus dhe gjerman, dhe kamera u bë me artikuj luksoz për udhëheqësit nazistë si dhe si pajisje për spiunazhet e tyre. Në ndërkohë, Zapp dhe shoqata e tij mbrojtën interesat e tyre në produkt duke kërkuara për prodhimin e pajisjeve alternative në Gjermani.
Pas Luftës së Dytë Botërore, prodhimi i Minox II filloi në vitin 1948 në një kompani të re, Minox GmbH, në Giessen/Heuchelheim afët Ëetzlar, Gjermania Perëndimore. Kamera e re i ngjante shumë origjinalit, por ishte e bërë me një sasi platike e mbuluar nga një predhë alumini. Kjo e reduktoi peshën e saj dhe, në një masë, koston. Kamera vazhdoi të tërhiqej në një treg luksoz “veglash” i cili u zgjerua gjatë viteve të 1950-ta dhe fillimi i viteve 1960-ta. Ajo po ashtu vazhdoi të shihej si një kamerë spiunazhi nga të dy anët e Luftës së ftohtë. Gjatë kësaj kohe, kompania Minox vazhdoi të zhvillonte kamerën, duke punuar me Gossen për të zhvilluar një shoqërim ekspozues miniaturë, ashtu si dhe modelet e përmirësuara si Minox B, e cila inkorporon një njehësor akoma më të vogël në kamerë. Minox B u bë modeli më i popullarizuar dhe më i prodhuar. Zhvillimet e mëtejshme përfshijnë autoekspozimin, dhe kompania zhvilloi një linjë ekstenzive të aksesorëve.
Kamera spiune
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kamera subminiaturë e Minoxit tërhoqi vëmendjen e agjencive inteligjente në Amerikë, Britani dhe Gjermani, dhe pjesa më e madhe e Bllokut Lindor (Gjermania Lindore, Romania) për shkak të madhësisë së saj të vogël dhe aftësisë makro fokusuese. Ekziston të paktën një dokument në regjistrimin publik të 25 kamerave Minox të blera nga Zyra e Shërbimeve Strategjike të Shteteve të Bashkuara në vitin 1942.[5]
Thjerrat afër-fokuese dhe madhësia e vogël e kamerës e bëri atë të përkryer për të konvertuar përdorimin si mbikëqyrjen ose kopjimin e dokumentit. Minoxi u përdor nga Axisi dhe agjentët e inteligjencës aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore. Versionet e mëpastajme u përdoren deri në vitet e 1980-ta. Spiuni sovjetik John A. Ëalker Jr., aksionet e së cilit kundër programeve të marinës kriptografe të SHBA-ve paraqitën disa nga veprimet më të kompromentuara të inteligjencës kundër SHBA-ve gjatë kohës së Luftës së ftohtë, përdori Minoxin për të fotografuar dokumente dhe shifra.
Zinxhiri i matur prej 18-inç (460 mm) u sigurua nga shumica e kamerat subminiaturë të Minoxit, e cila mundëson kopjimin e lehtë të dokumentëve. Përdorja e Minoxit për spiunazh u portretizua në filmat e Hollivudit dhe shfaqjet televizive, dhe disa reklama të Minoxit në vitet e 1980-ta kan luajtur një ngjarje të “kamerave spiune”.
Përdorimet e tjera të veçanta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një Minox B, operuar nga shkase të largët dhe mbrojtur në një strehim të veçantë, u përdor për të inspektuar brendësinë e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara SL-1 reaktorët eksperimental nuklear pasi ajo provoi një eksplozim avulli të brendshëm në vitin 1961. Kjo kamerë dhe strehimi u shfaqën në një raport filmi lidhur me ndjekjen e hetimit të aksidentit.
-
Minox C
-
Minox BL
-
Minox BL
-
Minox BL lidhur me dylbi 8×35
-
Klubi i parë Minox në Gjermani
-
Minox MX set
-
Minox CLX
-
Minox TLX lidhur me mikroskop 400×
-
Kasetë filmi Minox
Prodhimi kryesor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Minox Models
- Riga – 1938/39 to 1942/43 (retrospektivisht të etiketës Model I; zakonisht emëruar pas qytetit të Rigës)
- I - 3 elemente të thjerrës minostigmat, çelik i pandryshkshëm
- A - 1948 në 1969 (retrospektivisht me etiketë Model II me lansim të Minox III)
- II - (1948) 5 elemente të thjerrës Complan
- III - (1950) 4 elemente të thjerrës Complan
- IIIs – (1954) + sinkronizim blici
- B – 1958 në 1972
- B - (1958) Thjerra Complan
- B - (1970) Thjerra Minox
- C – 1969 në 1978 prezantuar në 1969, electronike, përdorur nga spiuni John A. Walker, Jr.
- C - (1969) Thjerra Complan
- C - (1970) Thjerra Minox
- BL – 1972 në 1973 me fotorezistor (kërkon bateri)
- LX - 1978 deri tani
- LX – (1978) electronike,
- TLX - (1995) (në dispozicion si prodhim special)
- EC - 1981 në 2004
- EC - (1981) model më ekonomik, Minoxi më i vogël
- ECX - (1998) ndryshime të vogla të EC
- MX, model i dallueshëm Minox MX FLASH.
Edicionet speciale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- AX
- LX Sterling
- LX Selection
- LX Gold II
- LX Platin
- CLX
- LX 2000
- Aviator
- MHS EC – Minox Historical Society[6]
- MinoxClub EC – Klubi i parë gjerman i Minoxit[7]
- LX 100th Anniversary Edition
Produktet e tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kamera Minox 110
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]MINOX 110S, një kamerë e formatit 110 film u shit po ashtu. Minox 110S ka një Carl Zeiss Tessar 25 mm/2.8 njësi e thjerrës fokusuese, dhe me blic. Është e vetmja kamerë me rangefinder të bërë nga Minoxi. Një shënjestër e jashtme ishte po ashtu në dispozicion. Përdoruesit raportojnë se 110S ofron rezultate të mira në 110 film modern.
Retro kamerat miniaturiste
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Minoxi ka zgjeruar vargun e modeleve 8x11 duke ofruar kamera Minox të stiluara si miniaturë e kamerave të hershme të filmave të famshëm klasik, të prodhuara nga Sharan Megahouse e Japonisë, përfshirë:
- Leica If
- Leica IIIf
- Leica M3
- Rolleiflex TLR
- Zeiss Contax I
- Hasselblad SWC.
Kamerat digjitale Minox
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sot, ofrohet një numër i kamerave digjitale.
Retro kamerat digjitale miniaturiste
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ofertat e kamerave digjitale po ashtu përfshijnë retro kamerat e ngjashme miniaturiste të modeleve 8x11:
- DCC Rolleiflex AF 5.0
- DCC Minox Leica M3
- Rolleiflex minidigi (jashtë prodhimit)
- DCC 5.1 (2011)
- DCC Minox 5.1 Colored (2012)DCC 5.1 Colour Collection
- DCC 14mp (2013) MInox 2013 Catalog 2013 DCC 14mp
Kamera digjitale subminaturë Minox DSC
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Në Photokina në 2008 Minox lansoi një kamerë digjitale subminaturë të quajtur DSC (Digital Spy Camera) me senzorë 3 megapixel që rezulton me imazhe të interpoluar prej 5 megapixel. Ajo përfshin disa disa dizajne të Minox LX por nuk iu ngjajnë kamerave origjinale.[8]
- Minox DSC e argjendit, me thjerrë fokuese 9.0mm/F2.0, 0.6M,1M dhe infinit
Produkte të tjera aktuale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Minox po ashtu prodhon dylbi dhe optika të tjera.
- Minox T8
- Minox T8L
Referime dhe shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b
"Rangefinder". 59 (12). dhjetor 2010: 98.
{{cite journal}}
: Burimi journal ka nevojë për|journal=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "MINOX - The Development of Visible Innovation". Minox. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2014. Marrë më 17 maj 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Morris Moses & John Wade: Spycamera, THE MINOX Story, 2nd ed, ISBN 1-874707-28-6.
- ^ hitesh. "cbse result". Historical patents. Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2016. Marrë më 24 mars 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Moses & Wade, Ibid., p.69. Stampa:Incomplete citation
- ^ "Minox Historical Society". Arkivuar nga origjinali më 29 korrik 2012. Marrë më 24 shkurt 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "1. Deutschen MINOX-Club e.V." Marrë më 24 shkurt 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ digitalcamerainfo.com[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
Për më tepër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Heckmann, Hubert E. MINOX The Queen of Spy Cameras, Variations in 8x11, Wittig Books 2012, ISBN 978-3-88984-153-7
- Heckmann, Hubert E. MINOX Variations in 8x11, Wittig Books, ISBN 3-88984-153-8
- Kadlubek, Gunther. Classic Camera Collection, Verlag Rudolf Hillebrand
- Moses, Morris and Wade, John. Spycamera: The Minox Story, 2nd ed., ISBN 1-874707-28-6
- Young, D. Scott. Minox: Marvel in Miniature, ISBN 1-58721-068-1
- Kasemeier, Rolf. Small Minox – Big Picture, Heering-Verlag, 1971, 45th–52nd thousand, ISBN 3-7763-2520-8
- Emanuel, W.D. Minox Guide, Focal Press, Tenth Edition, 1979 ISBN 0-8038-4697-5
- Eberhard, Peter. Oktaeder, Spy-cam Sketches. Minox 8X11 edition peer Luzern 2012, ISBN 978-3-905942-07-1
- Robert Wallace and H. Keith Melton, with Henry R. Schlesinger, Spycraft: The Secret History of the CIA's Spytechs, from Communism to al-Qaeda, New York, Dutton, 2008. ISBN 0-525-94980-1
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Minox. |
- Faqja zyrtare
- Walter Zapp's pronunciation of "Minox"
- Minox Historical Society Arkivuar 7 maj 2015 tek Wayback Machine
- Minox 35 mm CamerasStampa:Ger
- 35mm - Variation in Minox Subminiature Cameras
- Models and serial nos. of all Minox 8x11 cameras
- VEF Minox Riga - Fan Website Arkivuar 28 mars 2016 tek Wayback Machine
- 8x11 - Variations in Minox Subminiature Cameras
- LetsGoGigital Minox Digital Camera Database Arkivuar 4 janar 2016 tek Wayback Machine
- Minox camera forum
- MS Hobbies (Minox Specialist since 1969)