Jump to content

Çarlota Joaqina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Çarlota Joaqina de Bourbon ( Carlota Joaquina Teresa Marcos Caetana Coleta Francisca de Sales Rafaela Vicenta Ferrer Joana Nepomucena Fernanda Josefa Luísa Antônia Francisca Bibiana Maria Casilda Rita Januária e Pasquala ; ( Aranjuez, 25 prill 1775 - Queluz, 7 janar 1830) ishte bashkëshortja mbretëreshë e Portugalisë, vendosur martesën me Gjonin VI të Portugalisë, duke u kujtuar për komplotet e saj të mëdha për të qenë kreu i Portugalisë.

Carlota Joaquina de Bourbon e de Bourbon
Domingos_Sequeira_-_D._Carlota_Joaquina
Bashkëshortja mbretëreshë e Portugalisë
Në detyrë
20 mars 1816 – 10 mars 1826
Paraprirë ngaMariana Victoria e Spanjës
Pasuar ngaMarija Leopoldine e Austrisë
Të dhëna vetjake
U lind më25 prill 1775
Aranjuez, Madridit, Spanja
Vdiq më7 janar 1830
Lisbonës, Portugalia
NënshtetësiaSpanjishte
Bashkjetuesja/etGjoni VI i Portugalisë
FëmijëtPedro I i Brazilit
Çarlota Joaqina në rininë e saj

Lindur në Aranjuez, Madrid, Spanjë, vajza e Çarl das Asturias, Çarl IV i ardhshëm i Spanjës dhe vajza e Mbretëreshës Marija Luiza të Parmës. Kur lindi, babai i saj nuk ishte mbret, por gjyshi i saj, Çarl III i Spanjës, Çarl III e adhuronte mbesën e tij Çarlota,Carlota trashëgoi karakterin dominues të nënës së saj, Marija Luiza ishte shumë kontrolluese dhe ambicioze, duke ua përcjellë këtë të gjitha vajzave të saj.


Çarlota e kthen pas kohën e martesës

Spanja dhe Portugalia kishin një rivalitet të gjatë dhe bënin vazhdimisht martesa dysnatike për të shmangur luftërat, falë të cilave Çarlota u martua me një princ portugez. Çarlota do të martohej me Gjoni de Bragança, kjo nuk i pëlqente sepse nuk ishte trashëgimtari i fronit, por vëllai i tij i madh Josè principe de Brasil. Dasma u bë në vitin 1785, Gjoni ishte 18 vjeç dhe Karlota 10 vjeç. Natën e dasmës ishte një fatkeqësi, Çarlota e kafshoi veshin e Gjoni dhe e goditi me shandanë. Me këtë, të dy flinin në dhoma të ndara dhe u ra dakord që të bënin seks vetëm kur Çarlota të ishte 14 vjeç.