Alexander Sokurov
Alexander Sokurov | |
---|---|
U lind në | 14 qershor 1951 |
Alexander Nikolayevich Sokurov (Rusisht Алекса́ндр Никола́евич Соку́ров; lindur më 14 qershor 1951, në Podorvikha, Irkutsk Oblast) është një prodhues filmash rus. Punët e tij më të rëndësishme përfshijnë gjysmë-dokumentarin, Arka ruse (2002), e filmuar me një xhirim të vetëm të paedituar dhe Faust (2011), që u nderua me Luanin e Artë, çmimin më të lartë për filmin më të mirë në Festivalin e Venecias.[1]
Jeta dhe karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sokurov u lind në Siberi në një familje të një oficeri ushtarak. Ai u diplomua në Departamentin e Historisë në Universitetin e Nizhni Novgorod në 1974 dhe hyri në një nga studio e VGIK (Instituti Gerasimov i Kinematografisë vitin tjetër. Atje ai krijoi miqësi me Andrei Tarkovskin dhe u ndikua ndjeshëm nga filmi i tij Pasqyra. Shumica e filmave të hershëm të Sokurovit u ndaluan nga autoritetet sovjetike. Gjatë periudhës së tij të hershme, ai prodhoi shumë dokumentarë, përfshirë një intervistë me Aleksandr Solzhenicin dhe një reportazh për apartamentin e Grigori Kozintsev në Shën Petersburg. Filmi i tij Moskokëçarje Vajtuese u nominua për Ariun e Artë në Festivalin Ndërkombëtar të 37-të në Berlin në 1987.[2]
Mama e Bir (1997) ishte film i parë i tij i njohur dhe vlerësuar ndërkombëtarisht. Ky film u pasua nga Baba e Bir (2003) që i hutoi kritikët me homoeroticizmin e nënkuptuar të vet (ndonëse Sokurov e ka kritikuar këtë interpretim të caktuar). Susan Sontag përfshiu dy filma të Sokurovit ndër dhjetë filmat e preferuar të saj të viteve 1990, duke thënë: “Nuk ka regjizor aktiv të sotëm filmat e të cilit i admiroj më shumë."[3] Në 2006, ai mori çmimin Mjeshtër i Kinemasë nga Festivali Ndërkombëtar i Filmit Mannheim-Heidelberg.
Sokurov është regular në Festivalin e Filmit në Kanë, katër prej filmave të tij kanë debutuar atje. Megjithatë, deri më 2011 Sokurov nuk fitoi asnjë çmim kyesor në ndonjë festival ndërkombëtar madhor. Për një kohë të gjatë film ii tij më i suksesshëm komercialisht dhe nga vlerësimi kritik ishte gjysmë-dokumentari Arka ruse (2002), i vlerësuar kryesisht për pamjet vizuale hipnotike dhe xhirimin e vetëm të paedituar.
Sokurov ka filmuar një tetralogji që eksploron efektin korruptues të pushtetit. Tre pjesët e para u dedikoheshin udhëheqësve të rëndësishëm të shekullit të 20-të: Moloch (1999) për Hitlerin, Taurus (2000) për Leninin, dhe Dielli (2004) për Perandorin Hirohito. Në 2011 Sokurov xhiroi pjesën e fundit të serisë, Faust, një ritregim i tragjedisë së Gëtes. Filmi, që tregon instiktet dhe skemat e Faustit në dëshirën e tij për pushtet, e dha premierën e vet më 8 shtator 2011 në konkurrim në Festivalin e 68-të Ndërkombëtar të Filmit i Venecias.[4] Filmi fitoi Luanin e Artë, çmimin më të lartë të Festivalit të Venecias. Producenti Andrey Sigle tha për Faustin: "Filmi nuk ka asnjë lidhje të veçantë me ngjarjet e tanishme në botë;ai është i vendosur në fillim të shekullit të 19-të;por reflekton përpjekjet e Sokurovit për të kuptuar njeriun dhe forcat e tij të brendshme."[5]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Vivarelli, Nick (2011-09-10). "'Faust' wins Golden Lion at Venice" (në anglisht). Variety. Marrë më 2011-09-10.
- ^ "Berlinale: 1987 Prize Winners". berlinale.de (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2013. Marrë më 2011-03-01.
- ^ "JonathanRosenbaum.com » 2000» March" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2011. Marrë më 11 shtator 2011.
- ^ "Faust - Aleksander Sokurov". labiennale.org (në anglisht). Venice Biennale. Arkivuar nga origjinali më 23 mars 2012. Marrë më 11 shtator 2011.
- ^ Holdsworth, Nick (2009-05-12). "'Faust' finishes Russian 'trilogy'". Variety (në anglisht). Marrë më 2011-01-25.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Alexander Sokurov. |
- Sokurov's home page
- Alexander Sokurov në Internet Movie Database
- The Island of Sokurov Arkivuar 21 gusht 2011 tek Wayback Machine Stephen M. Norris, Russia Beyond the Headlines, 23 December 2009