Artet skenike
Artet skenike (artet interpretuese) i referohen formave të artit në të cilat artistët përdorin zërat, trupat ose sendet e tyre të pajeta për të përcjellë shprehjen artistike për ndryshim nga artet pamore, ku artistët përdorin ngjyrat, kanavacë ose materiale të ndryshme për të krijuar vepra artistike ose statike. Artet interpretuese përfshijnë një varg disiplinash të cilat interpretohen para një publiku të gjallë, duke përfshirë teatrin, muzikën dhe vallëzimin.
Teatri, muzika, vallëzimi dhe lloje të tjera të shfaqjeve janë të pranishme në të gjitha kulturat njerëzore. Historia e muzikës dhe vallëzimit datojnë që nga kohërat parahistorike ndërsa cirku zë fill të paktën në Egjiptin e Lashtë . Shumë arte skenike interpretohen në mënyrë profesionale. Performanca mund të jetë në objekte të ndërtuara enkas për këtë qëllim, të tilla si teatro dhe shtëpi operash, në skena të hapura në festivale, në skena në tenda ose çadra e deri te cirqet dhe në rrugë.
Shfaqjet e drejtpërdrejta para audiencës janë një formë argëtimi. Zhvillimi i regjistrimit audio dhe video ka lejuar konsumin privat të arteve skenike.
Artet skenike shpesh synojnë të shprehin emocionet dhe ndjenjat e dikujt. [1] [2] [3]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Oliver, Sophie Anne (shkurt 2010). "Trauma, Bodies, and Performance Art: Towards an Embodied Ethics of Seeing". Continuum. 24: 119–129. doi:10.1080/10304310903362775.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Romano, Tricia (30 mars 2011). "Natalie Portman, Black Swan, and the Death of the 'Triple Threat'". The Daily Beast (në anglisht). Marrë më 3 prill 2015.
- ^ Mackrell, Judith R. (19 maj 2017). "dance". Encyclopædia Britannica, Inc. (në anglisht).