Banka Qendrore Evropiane
| |||
Zyra qendrore | Ostend, Frankfurt, Gjermani | ||
---|---|---|---|
Koordinatat | 50°06′32″N 8°42′12″E / 50.1089°N 8.7034°E | ||
Themeluar | 1 qershor 1998 | ||
Trupi drejtues |
| ||
President | Christine Lagarde | ||
Zv president | Luis de Guindos | ||
Kryekonomist | Philip R. Lane | ||
Bankë qendrore e | |||
Valuta | Euro (€) EUR (ISO 4217) | ||
Rezervat | €526 miliardë
| ||
Norma e bankës | 0.00% (Operacionet kryesore të rifinancimit)[1] 0.25% (Lehtësia marxhinale e huazimit)[1] | ||
Interesi në rezerva | -0.50% (Lehtësia e depozitave)[1] | ||
Paraprirë nga | 20 banka qendrore
| ||
Faqja zyrtare | www |
Banka Qendrore Evropiane (ECB) (ang: European Central Bank) është një nga bankat qendrore më të rëndësishme në botë, përgjegjëse për politikat monetare për 20 vendet anëtare të Eurozonës. Ajo u themeluar nga Bashkimi Evropian (BE) më 1998 me qendër në Frankfurt, Gjermani.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Paraardhëse e BQE-së ishte Instituti Monetar Evropian (IME). Ai u themelua në fillimin e fazës së dytë të Unionit Ekonomik dhe Monetar të Bashkimit Evropian (UEM) për t'u marrë me çështjet tranzicionale të vendeve që do të pranojn euron si valut euron dhe për të përgatitur krijimin e BQE-së dhe Sistemit Evropian të Bankave Qendrore (SEBQ). Vetë IME-ja mori përsipër nga Fondi Evropian i Bashkëpunimit Monetar (FEBM).[2]
BQE-ja e zëvendësoi formalisht IME-në më 1 qershor 1998.
Traktati i Bashkimit Evropian ose Traktati për Unionin Evropian, TUE (Traktatit të Maastrichtit, sidoqoftë ajo nuk i ushtroi të gjitha fuqitë deri në prezantimin e euros më 1 janar 1999, duke sinjalizuar fazën e tretë të UME-së. Kjo bankë ishte institucioni i fundit i nevojitur për UME-në, siç përshkruhej nga raportimet e Pierre Werner dhe Presidenti Jacques Delors.[2] Ajo u themelua më 1 qershor 1998.[3]
Presidenti i parë i Bankës ishte Wim Duisenberg, ish-presidenti i Bankës Qendrore Holandeze dhe Institutit Monetar Evropian. Përderisa Duisenberg kishte qen kreu i IME-së (pas Alexandre Lamfalussyit nga Belgjika) pak para se BQE-ja të krijohej, Qeveria franceze dëshironte që Jean-Claude Trichet, ish kreu i Bankës Qendrore Franceze, të bëhej presidenti i parë i BQE-së. Francezët thoshnin se, meqë BQE-ja do të vendosej në Gjermani, presidenti i saj duhet të ishte francez. Kjo u kundërshtua nga qeveritë gjermane, holandeze dhe belge që e shihnin Duisenbergun si garantues të një euroje të fortë.[4] Tensionet u parandaluan nga një marrëveshje xhentelmenësh sipsas së cilës Duisenberg do të tërhiqej para përfundimit të mandatit të tij, për tu zëvendësuar nga Trichet. Ngjarje që ndodhi në nëntor 2003.
Ka pasur tensione edhe lidhur me këshillin ekzekutiv të BQE-së, ndërsa Britania e madhe kërkonte një ulëse megjithëse nuk e kishte adoptuar valutën e përbashkët. Nën presionin e Francës, këto ulëse iu caktuan tri anëtarëve kryesorë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Spanja kërkoi të njëjtin trajtim dhe iu plotësua ndërsa ulësja e fundit iu dha Finlandës. Megjithë këtë sistem caktimi, bordi u pavarësua shpejt në rezistimin e thirrjeve për shkallë më lartë interesi dhe kandidatë të ardhshëm në të.[4]
Kur u krijua, BQE-ja mbulonte një Eurozonë prej njëmbëdhjetë anëtarësh, qysh atëherë, Greqia u anëtarësua në janar 2001, Slovenia në janar 2007, Qipro dhe Malta në janar 2008, dhe Sllovakia në janar 2009, duke e zgjeruar përfshirjen e bankës.[2]
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c "Key ECB interest rates". ecb.europa.eu (në anglisht).
- ^ a b c European Central Bank |publisher=European NAvigator |url=http://www.ena.lu?lang=2&doc=8034 Arkivuar 30 shtator 2007 tek Wayback Machine |accessaccessdate=15 October 2007
- ^ ECB: Economic and Monetary Union
- ^ a b The third stage of Economic and Monetary Union |publisher=European NAvigator |url=http://www.ena.lu?lang=2&doc=14950 Arkivuar 7 qershor 2011 tek Wayback Machine |accessaccessdate=16 October 2007
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: European Central Bank. |
- Banka Qendrore Evropiane, faqja zyrtare (në 21 gjuhë).
- New ECB Premises, official website.
- The European Central Bank Arkivuar 30 shtator 2007 tek Wayback Machine, European NAvigator.
- European Central Bank: history, role and functions, ECB website.
- European Central Bank
- forex-history.net, historical currency charts based on the data published daily by the ECB.
- ECB Intelligent guess, Historical bank rate (since 2000) based on the data published by the ECB.