Jump to content

Didier Drogba

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Didier Drogba

Drogba duke luajtur për Galatasay në vitin 2014
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDidier Yves Drogba Tébily
Datëlindja (1978-03-11) 11 mars 1978 (46 vjeç)
VendlindjaAbidjan, Bregu i Fildishtë
Gjatësia1.88 m (6 ft 2 in)[1]
PozicioniSulmues
Karriera me të rinjtë
1989–1991Abbeville
1991–1993Vannes
1993–1997Levallois
1997–1998Le Mans
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1998–2002Le Mans64(12)
2002–2003Guingamp45(20)
2003–2004Marseille35(19)
2004–2012Chelsea226(100)
2012–2013Shanghai Shenhua11(8)
2013–2014Galatasaray37(15)
2014–2015Chelsea28(4)
2015–2016Montreal Impact33(21)
2017–2018Phoenix Rising21(13)
Gjithsej500(212)
Karriera ndërkombëtare
2002–2014Bregu i Fildishtë104(65)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 24 qershor 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 24 qershor 2014

Didier Drogba Yves Tébily (Frëngjisht: [didje dʁɔɡba]; lindur më 11 mars 1978), njohur zakonisht si Didier Drogba, është një ish futbollist profesionist fildishtas. Ai është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave dhe ish kapiteni i kombëtares së Bregut të Fildishtë. Drogba njihet më mirë për karrierën e tij te klubi anglez Chelsea; ai është golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e klubit dhe lojtari i huaj me më shumë gola. Në tetor 2012, ai u votua si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave i klubit nga tifozët në një sondazh në uebfaqen e klubit.[2] Ai gjithashtu është shpallur Futbollisti Afikan i Vitit dy herë, duke fituar edicionet e viteve 2006 dhe 2009.[3]

Pasi luajti me skuadrat e të rinjëve, Drogba bëri debutimin e tij si profesionist në moshën 18 vjeçare për klubin e Ligue 2 Le Mans, dhe firmosi kontratën e parë si profesionist në moshën 21 vjeçare. Pasi e përfundoi sezonin 2002–03 me 17 Gola në 34 paraqitje me klubin e Ligue 1 Guingamp, ai kaloi te Olympique de Marseille, ku përfundoi si golashënuesi i tretë më i mirë në sezonin 2003–04 me 19 Gola dhe ndihmoi klubin për të arritur në finalen e 2004 UEFA Cup Final.

Në verën e vitit 2004, Drogba u transferua te Çelsi për shumën rekord të klubit 24 milion £, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë fildishtas në histori. Në sezonin debutues ai ndihmoi skaudrën për të fituar titullin e parë të ligës pas 50 vitesh, dhe një vit më vonë ai fitoi një tjetër titull Premier League. Në mars 2012, ai u bë afrikani i parë që shënon 100 Gola në Premier League [4], dhe lojtari i parë që shënon në katër finale të ndryshme të FA Cup, pas Golit të shënuar kundër Liverpool në finalen e vitit 2012 [5]. Ai gjithashtu luajti edhe në 2012 finalen e Champions Leagues, ku shënoi Golin e barazimit 1–1 në minutën e 88 dhe shënoi edhe penalltinë e tij kundër gjermanëve të Bayern Munich [6]. Pasi shpenzoi gjashtë muaj në Kinë me Shanghai Shenhua dhe një sezon e gjysëm me gjigandët turk të Galatasaray, Drogba u rikthye te Çelsi në korrik 2014 [7][8].

Një lojtar i kombëtares fildishtase nga viti 2002 e deri në vitin 2014, Drogba ishte kapiteni i kombëtares së tij nga viti 2006 e deri në ditën e tërheqjes së tij nga futbolli ndërkombëtarë dhe është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 65 Gola në 104 paraqitje [9]. Ai udhëhoqi Bregun e Fildishtë në Kupën e Botës 2006, paraqitja e tyre e parë në këtë turnament, dhe gjithashtu shënoi edhe Golin e parë të tyre. Ai më pas ishte kapiteni i Bregut të Fildishtë në Kupat e Botës 2010 dhe 2014 [3]. Ai ishte pjesë e skuadrës së Bregut të Fildishtë që arriti në finalet e Kupës së Kombeve Arikane të viteve 2006 dhe 2012, ku ata u mposhtën nga gjuatjet e penalltive në të dyja rastet. Më 8 gusht 2014, ai deklaroi tërheqjen e tij nga futbolli ndërkombëtar.

  1. ^ "Galatasaray profile" (në anglisht). Galatasaray S.K. Marrë më 27 tetor 2013.
  2. ^ "Top Drog: Chelsea fans pick Euro hero Didier as club's greatest ever player" (në anglisht). Daily Mirror. Marrë më 31 tetor 2012.
  3. ^ a b Kevin Baxter (4 qershor 2014). "It's an old World Cup story for Ivory Coast" (në anglisht). Los Angeles Times. Marrë më 17 qershor 2014.
  4. ^ "Drogba dedicates goal landmark to fans" (në anglisht). Premier League. Arkivuar nga origjinali më 16 prill 2012. Marrë më 27 maj 2012.
  5. ^ "Frank Lampard urges Chelsea to offer Didier Drogba new contract". BBC Sport (në anglisht). 7 maj 2012. Marrë më 27 maj 2012.
  6. ^ "Didier Drogba will leave Chelsea this summer". BBC Sport (në anglisht). 22 maj 2012. Marrë më 27 maj 2012.
  7. ^ "Didier Drogba: Chelsea re-sign club legend on free transfer". BBC Sport (në anglisht). 25 korrik 2014. Marrë më 25 korrik 2014.
  8. ^ "Drogba signs" (në anglisht). Chelsea Football Club. 25 korrik 2014. Marrë më 25 korrik 2014.
  9. ^ "Didier Drogba: Chelsea striker announces Ivory Coast retirement". BBC Sport (në anglisht). 8 gusht 2014. Marrë më 9 gusht 2014.