Django Reinhardt
Django Reinhardt (shqiptimi frëngjisht: [dʒɑɡo ʁenɑʁt]; 23 janar 1910 - 16 maj 1953) ishte një virtuoso dhe pionier i xhaz kitarës dhe kompozitor.
Django Reinhardt është konsideruar shpesh si një nga përformuesit më të mëdhenj në kitarë i të gjitha kohërave dhe konsiderohet si muzikanti i parë i rëndësishëm evropian i xhazit që ka dhënë kontribute të mëdha për zhvillimin e tij. Reinhardt ka shpikur një stil krejtësisht të ri të teknikës së xhaz kitarës (nganjëherë i quajtur xhaz kitarë e nxhetë), e cila është kthyer në një traditë të gjallë brenda kulturës muzikore të ciganëve francez. Me violinistin Stéphane Grappelli, ai bashkë-themeloi kuintetin Hot Club de France, i përshkruar nga kritiku Thom Jurek si "një nga grupet më origjinale në historinë e xhazit të regjistruar". Kompozimet më të njohura të Reinhardtit janë bërë standarde të xhazit, përfshirë "Minor Swing", "Dafne", "Belleville", "Djangology", "Swing '42", dhe "Nuages".