Jump to content

Fjalia

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fjalia dëftore. Fjalia dëftore shërben për të treguar diçka, për të dhënë një informacion rreth një fakti, rreth një vëzhgimi, një gjykimi, një opinioni.

Fjalia dëftore, kur është e mëvetësishme, shqiptohet me një intonacion tregues. Toni zbret në fund të fjalisë. Ai ngrihet në fjalën që mban theksin logjik, kur është i dukshëm.

Fjalia dëftore e ka foljen zakonisht në mënyrën dëftore, por mund ta ketë edhe në mënyrën lidhore, habitore e kushtore. Fjalia është njësia më e vogël e ligjërimit. Fillon me shkronjë të madhe dhe mbaron me ., ?, !, ?!. Ka intonacion të përfunduar. Fjalët lidhen sipas kumtimit dhe rregullave gramatikore. Fjalia formohet nga një, dy ose më shumë fjalë.