Jump to content

Giuseppe Dossena

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Giuseppe Dossena
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1958-05-02) 2 maj 1958 (66 vjeç)
VendlindjaMilano, Itali
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)
PozicioniMesfushor
Karriera me të rinjtë
Alcione Milano
Torino
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1976–1977Torino0(0)
1977–1978Pistoiese28(1)
1978–1979Cesena28(0)
1979–1981Bologna57(7)
1981–1987Torino187(20)
1987–1988Udinese28(6)
1988–1991Sampdoria102(9)
1991–1992Perugia26(3)
Gjithsej456(46)
Karriera ndërkombëtare
1983–1984Italia U214(0)
1981–1987Italia38(1)
Skuadra të menaxhuara
1998Triestina (ndihmës trajner)
1998–1999Gana U20
1998–2000Gana
2000–2001Ittihad Jeddah
2001–2002Paraguaji (ndihmës trajner)
2002Shqipëria
2002–2003Al-Ittihad
2003–2004Lodigiani
2010–2012Saint George FC
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 29 qershor 2006
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 31 prill 2015

Giuseppe Dossena (lindur më 2 maj 1958) është një trajner italian futbolli dhe ish futbollist profesionist, i cili luante si mesfushor.[1] Ai ka luajtur për disa ekipe italiane gjatë karrierës së tij, në veçanti me Torinon dhe Sampdorian, me të cilat fitoi disa tituj. Në nivel ndërkombëtar, ai ka përfaqsuar kombëtaren italiane, duke qënë pjesë në triumfin e FIFA Kupës së Botës në vitin 1982.

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dossena filloi karrierën e tij si profesionist me Torinon në vitin 1976, dhe kaloi te Pistoiese në sezonin e ardhshëm. Ai më pas luajti edhe me Cesenën dhe Bolonjën, para se në vitin 1981 të rikthehej te Torino, ku do të qëndronte deri në vitin 1987; ishte gjatë periudhës së tij të dytë në klub që Dossena u bë lojtar i kombëtares e majde luajti edhe në Kupën e Botës 1982.[2] Ai më pas luajti për Udinesen, Sampdorian dhe Perugian, ku u pensionua në vitin 1982.[3] Dossena mbahet mend mirë për kohën e tij te Sampdoria, ku ai pati arritje të mëdhaja në vend dhe Evropë, duke fituar Coppa Italiasezonin 1988–89. Një sezon më pas ai kontriboi në fitimin e Kupës Evropiane të Fituesve të Kupës, kurse në sezonet në vijim fitoi edhe Serie A dhe Supercoppa Italiana, por gjithashtu humbën edhe Super Kupën Evropiane 1990 ndaj fituesve të Serie A dhe rivalëve Milanit.[4]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me ekipin kombëtar italian, Dossena zhvilloi 38 paraqitje dhe shënoi një gol ndërmjet viteve 1981 dhe 1987. Pasi zhvilloi katër paraqitje gjatë fushatës kualifikuese, ai u zgjodh si një nga 23 lojtarët për të përfaqsuar Italinë në Kupën e Botës 1982, dhe pavarësisht se mbante fanellën me numrin 10, ai nuk zhvilloi asnjë paraqitje gjatë turnamentit, që u fitua.[1][5][6][7]

Karriera si trajner

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas pensionimit, Dossena filloi karrierën e tij si trajner, duke drejtuar Ganën për dy vite (1998–2000),[8] dhe më pas ish ndihmësi Cesare Maldinit te kombëtarja e ParaguajitKupën e Botës 2002. Ndërmjet vitit 2000 dhe 2001, ai drejtoi Ittihad JeddahArabisë Saudite.[9] Ai më pas punoi si analist për televizionin publik italian RAI.

Në korrik 2002, Dossena u emërua trajneri i ri i kombëtares shqiptare,[10] duke u bërë trajneri i parë i huaj i kombëtares që nga hungarezi Miklós Vadas në vitin 1953.[11] Qëndrimi i tij te Kuqezinjtë zgjati për tre muaj, gjatë të cilave ai drejtoi ekipin në vetëm dy ndeshje: barazimi 1–1 me Zvicrën dhe humbja 4–1 nga Rusia.[11] Ai gjithashtu fitoi një ndeshje jozyrtare ndaj Kosovës me rezultatin 1–0 në shtator.[10] Në nëntor 2002, ai paraqiti dorëheqjen me anë të një letre drejtuar Federatës Shqiptare të Futbollit, duke cituar presionin nga shtypi shqiptar si arsyet kryesore të vendimit të tij.[10]

Më 30 gusht 2010, u zbulua se Dossena kishte pranuar të firmoste një kontratë dy-vjeçare me klubin kampion të Etiopisë, Saint George FC. Ai më pas punoi si drejtor sportiv në klub. Aktualisht, ai është këshilltar i kombëtares italiane.[12]

Kryesisht një organizator, Dossena ishte një lojtar skuadre, punëtor, i cili shquhej për krijueshmërinë, rezistencën, vizionin, teknikën dhe pasimet në mesfushë, si dhe njihej për inkursionet që bënte drejt sulmit dhe goditjet nga distanca.[4]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi:[13]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Italia 1981 6 1
1982 5 0
1983 6 0
1984 9 0
1985 3 0
1986 3 0
1987 6 0
Gjithsej 38 1
Sampdoria[4]
Italia[4]
  1. ^ a b "Nazionale in cifre: Dossena, Giuseppe" [Kombëtarja në shifra: Dossena, Giuseppe]. figc.it. FIGC. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2014. Marrë më 22 prill 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "1982 FIFA World Cup: Italy Squad" [1982 FIFA Kupa e Botës: Skuadra e Italisë]. FIFA.com. Arkivuar nga origjinali më 19 dhjetor 2013. Marrë më 2 shkurt 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Giuseppe Dossena". mondedufoot.fr. Marrë më 19 maj 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c d "Giuseppe Dossena: geometrie e fosforo al servizio della squadra" [Giuseppe Dossena: gjeometria dhe fosfori në shërbim të skuadrës]. Sampdorianews.net. Marrë më 30 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Giuseppe DOSSENA". FIFA.com. Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2014. Marrë më 30 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "1982 Italia". Arkivuar nga origjinali më 25 mars 2015. Marrë më 30 dhjetor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Kevin Pogorzelski (2 qershor 2016). "Italy's No.10 tasked with proving skeptics wrong" [Nr.10 i Italisë ka detyrën për t'i provuar skeptikëve që e kanë gabim]. La Gazzetta dello Sport. Marrë më 4 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Marie-Claire Diop (28 qershor 2000). "Football : le Ghana risque de perdre son entraîneur italien". afrik.com (në frëngjisht). Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2003.
  9. ^ "Al Ittihad snatches runner-up soccer spot" [Al Ittihad marrin vendin e dytë në futboll]. Gulfnews.com. 15 janar 2001. Marrë më 24 mars 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ a b c "Nga Dosena te De Biazi, Kombëtarja pa trajner shqiptar për 15 vite". Gazeta Panorama. 11 nëntor 2016. Marrë më 21 shkurt 2019.
  11. ^ a b "SPECIALE/ Giussepe DOSSENA, rrugëtimi i dhimbshëm te SHQIPËRIA, që nuk rezultoi kurrë i kotë". Newsport.al. 16 nëntor 2018. Marrë më 21 shkurt 2019.
  12. ^ "Ethiopia's Saint George appoint Dossena" [Saint George i Etiopisë punësojnë Dossenën] (në anglisht). FIFA. 30 gusht 2010. Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2014. Marrë më 30 gusht 2010.
  13. ^ "Giuseppe Dossena". EU-Football.info. Marrë më 21 shkurt 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]