Jump to content

Gjuha sumere

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjuha sumeriane ishte gjuha e sumerëve të lashtë, që flitej në jug të Mesopotamisë (Iraku i sotëm) që në mijëvjeçarin e ΙV p.e.s. Gjatë mijëvjeçarit të ΙΙΙ p.e.s, atje u zhvillua një simbiozë kulturore shumë intime mes Sumerëve dhe Akadëve e cila përfshinte dygjuhësinë e përhapur. Influenca e gjuhës sumeriane tek ajo Akade (dhe anasjelltas), është e dukshme në të gjitha fushat që nga huazimi leksikor në një shkallë masive tek konvergjenca sintaksore, morfologjike dhe fonologjike. Kjo ka bërë që dijetarët ti referohen gjuhës Sumeriane dhe Akade ne mijëvjecarin e tretë si një e vetme.

Akadët gradualisht e zëvendësuan gjuhën sumeriane diku rreth shekullit të ΙΙΙ dhe te ΙΙ p.e.s por gjuha sumeriane vazhdoi të përdoret si gjuhë e shenjtë, ceremoniale, letrare dhe shkencore në Mesopotami deri në shekullin e parë. Më pas ajo u harrua deri ne shekullin e XΙX kur asiriologët filluan të deshifronin mbishkrimet në formë pyke (kuneiform) dhe tabela të gërmuara të lëna nga këto folës.