Gripi
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Gripi është një sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga virusi i familjes orthomyxoviridae. Është një sëmundje sezonale dhe shkakton dëmtim në organet e frymarjes.Më së shumti ka ndikim tek fëmijët dhe të moshuarit.
Llojet e gripit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gripi avian (an.: avian flu) apo gripi i shpesëve[1]
Epidemi/Pandemi të gripit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si epidemi e gripit ose grip i rëndë merret kur 10-20 % e popullsisë së një regjioni janë të infektuar. Bartësit më aktivë dhe njëherit kryesor të infektimit janë fëmijët.
Shkaktarë të epidemisë dhe pandemisë janë viruset epidemik të grupit A dhe rrallë herë të grupit B. Këta virus janë në gjendje të ndërrojnë gjatë kohës molekulat antigjene të sipërfaqes : Hemaglutin (H) dhe Neuraminidase (N) dhe më këtë gjatë një ri-infektimi depërtojnë sistemin e imunitetit të njeriut.
Për këtë shkak në vitin 1948, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka krijuar një rrjetë prej 110 laboratorëve, në të cilët punohet për lokalizimin, identifikimin dhe përcjelljen e krijimit të varianteve të reja të viruseve. Në bazë të rezultateve të këtij rrjeti, organizata parashikon rrjedhat e zhvillimit të varianteve, për të cilat i informon shtetet anëtare.
Pandemitë e shekullit XX janë emërtuar nga vendi, nga i cili rrjedhin :
- 1918 - 1920 "Gripi spanjoll" ka lënë pas vete 20 - 50 milionë të vdekur.
- 1957 - 1958 "Gripi aziatik" ka lënë pas vete diku 1 milionë të vdekur.
- 1968 - 1969 "Gripi i Hongkongut" ka lënë pas vete diku 1 milionë të vdekur.
Pandemia edhe më tutje në kohën e tashme është një rrezik i vërtet për shëndetin në mbarë rruzullin tokësor. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përhapja e një epidemie të gripit paraqet një ndër rreziqet më të mëdha duke llogaritur sistemet e mbingarkuara shëndetësore në shumë vende të botës.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Tamiflu, medikamente .
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Praxis Medica 47 Arkivuar 2 mars 2007 tek Wayback Machine Revistë e Shoqatës së Mjekëve të Kosovës