Hasan Moglica
Hasan Moglica (1854-15 qershor 1915), i njohur ndryshe si Hoxhë Moglica është një patriot e dijetar i shquar shqiptarë. Ai u lind në Moglicë/Okshtun, Dibër, Shqipëri (pas 1991-it nën administrimin e Prefekturës Elbasan) - në një familje me ndjenja të larta patriotike. Hasan Moglica është një hero shqiptarë, mësues, filozof, luftëtar dhe patriot i shquar [1], i cili: hapi shkollën e parë shqipe në distriktin e tij; dhe pasi refuzoi ofertën serbe që të shiste pjesë të truallit shqiptarë u torturua dhe varros për së gjalli [2][3].
Hasan Moglica: Figurë Kombëtare Shqiptare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hasan Mogica (l. 1854- v. 1915) është një figurë kombëtare e kombit shqiptarë. Më 1876 mbario studimet e mesme në Elbasan duke marrë titullin "Hoxhë" ("Mësues"). Në vitin 1879 mbaroi studimet e larta në Stamboll, Turqi në degët inxhinjeri dhe teologji. Nga viti 1876 deri në rënjen heroike ai mbeti mësues i gjuhës shqipe kudo që shkeli. Ai thirret nga populli edhe me titullin Mësues/Hoxhë.[4][5] [6]
Burri i madh Hasan Moglica, ishte delegat i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit si edhe me Abdyl Frashërin në Moglicë/Dibe dhe në Prizren. Ndërkohë, pas vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit për çështjen shqiptare, ngjarjet në Ballkan rrodhën në mënyrë të atillë që të krijoheshin kushtet për mbajtjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku së bashku me delegatët e tjerë të Dibrës, mori pjesë dhe atdhetari Shqiptar Hoxhë Moglica. Ai shoqëroi në krahinën e Gollobordës dhe në Okshtun ideologun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit Abdyl Frashërin, i cili pasi bujti dy netë në shtëpinë e Hasan Moglicës - udhëtuan dhe morën pjesë në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.[7][8]
Burri i madh Hasan Moglica e ushtroi veprimtarinë e tij patriotike kombëtare dhe arsimdashëse në gjuhën shqipe jo vetëm në Moglicë/Dibër, Okshtun, Gollobordë, Dibër, Librazhd, Elbasan, Tiranë, Shkodër, por edhe në Stamboll, Sofje, Dibra e Madhe, Prizren, etj.[9] Ai ka orgaznizuar Kuvendin tek Fusha e Moglicës (Okshtun) si edhe Kuvendin tek Fusha e Klenjës, si edhe ka marrë pjesë në të gjitha betejat e zhvilluara nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si dhe ishte delegat në Kongresin e Manastirit, etj[10]
Atdhetari i shquar Hasan Moglica u torturua dhe varros akoma pa i dalë shpirti me 15 qershor 1915 tek "Ara e Shermetit" në Moglicë, (Zona e Okshtunit), Dibër. Me respekt të lartë nga dibranët - ai u rivarros me datë 17 qershor 1915 në varrezat e Moglicës së Dibrës.[1][11]
Republika e Shqipërisë e ka shpallur Dëshmorë i Kombit - dhe eshtrat e tij janë revarrosur në Varrezat e Dëshmorëve të Rrethit të Dibrës në Peshkopi.[11],[1]
Hasan Moglica është shpallur në anketën publike të gazetës Dibra Dibrani më i shquar i shekullit XXI.[12]
Amanetet e Hasan Moglicës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Patrioti i madhërueshëm shqiptarë Hasan Moglica, pas torturave makabre serbe - është varrosur i gjallë nga armiqtë - duke lënë një amanet: Një Komb; Një Gjuhë; Një Flamur[1].
Amaneti i fundit Hoxhë Moglicës së Okshtunit: Rroftë Shqipëria![13]
Këngë dhe poezi dedikuar Hasan Moglicës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkrimtari shqiptaro-kanadez Elliott Moglica, në Kapitullin e IX-të të librit akademik "Burri i madh Hasan Moglica (1854-1915)", nga faqet 566-567 i dedikon heroit, edukuesit, filozofit, rilindasit, luftëtarit dhe patriot të madhërueshëm shqiptar Hasan Moglica - edhe këto vargje vullkanike[1] :
“Jam gdhendur nga Shqiponja!”: Jam stërnip i Hasan Moglicës së Shqipërisë, brez pas brezi për çlirimin e tokave të Arbërisë Këndon vajtueshëm Dibra për groposjen të gjallë: “Qoftë bekuar shpirti i këtij burri të rrallë!” Viti njëmijë e tëtëqind e pesëdhjetë e katër ishte, në një konak Dibre, gëzim t’madh kishte. Në kullën prej njëzet e tetë dhomash prej guri, u lind Hasan Moglica: dijetari, patrioti e burri. Abetaret shqipe n’thasë sheqeri i solle, lulzimin e diturisë shqiptare e mbolle. Abetaren shqipe i fshehe tek Shkëmbi i Patës, s’ju besove as rrezeve t’ditës e as yjeve t’natës. Përjetë do të mbetesh një kandil i ndezur i lirisë! Si pjesëtar i gjakut gurgullues së Shqipërisë, mpreha penën për bashkimin e tokave të Arbërisë -Qofsh bekuar o trualli i Nënë Shqipërisë! Jam stërnip i Hasan Moglicës së mençurisë, I atij që ktheu shtëpinë e vet në vatër të diturisë. Jam sërnipi i atij që e hapi edhe gropën vetë, Që toka shqiptare të rrojë përjetë! Betohem se natë e ditë të zgjuar më ke, Qofsh bekur i argjendi -Atdhe! Betohem se kurrë s’e harroj se ku kam le’, Qofsh bekuar i ëmbli Mëmëdhe! Si pjesëtar i gjakut shekullor të Shqipërisë, jam si vullkani për bashkimin e tokave të Arbërisë Si stërnip i Hasan (Hoxhë) Moglicës së Shqipërisë, jam si tërmeti për shkundjen shekullore të padrejtësisë. O babagjysh, shpirtit tënd po i betohem: Do bëhem i fortë si guri e s’do të lotohem, pasi kam qenë, do të jem e do të mbetem: një këmborë në kërkim të drejtësisë! një kandil i ndezur i lirisë! gjithmonë ballëlart bir i Arbërisë! -Qofsh bekuar, o trualli i Nënë Shqipërisë! [14]
Bibliografi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zotaj, Bernard. Prof. as. Dr. "Hoxhë Hasan Moglica Klerik dhe luftëtarë i shquar për lirinë dhe gjuhën shqipe". Rruga e Arberit korrik 2012: 21.
- Ramçi, Valbona. Hoxhë Hasan Moglica Klerik dhe luftëtarë i shquar për lirinë dhe gjuhën shqipe (monografi). Tiranë: Geer, 2012
- Traboini, Kolec. "Amaneti i Hoxhë Moglicës së Okshtunit: Rroftë Shqipëria!" nëntor 2008.
- Cami, Sakip. Hoxhë Moglica, klerik dhe luftëtarë." Tiranë: Rruga e Arbërit,qershor 2011, 19, 21.
- Moglica, Elliott. Burri i madh Hasan Moglica (1854-1915). (Biografi e plotë: historike, akademike dhe referuese - 684 faqe). Toronto & Tiranë: shtator 2012: 22. [9]
- Shoqata Stebleva. Hasan Moglica klerik dhe dijetar i shquar. [10].
- Bibloteka e Kongresit Amerikan/ Library of Congress Online Catalogue. Online. [11]
Zinxhirë të jashtëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Facebook: Hasan Moglica (1854-1915) [12]
- Twitter: Burri i madh shqiptarë Hasan Moglica (1854-1915) [13]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e [1] "Burri i madh Hasan Moglica (1854-1915)". (Biografi e plotë: historike, akademike dhe referuese - 684 faqe) shkruar nga autori shqiptaro-kanadez Elliott Moglica). Tiranë: Rruga e Arbërit, shtator 2012: 22.
- ^ Valbona Ramçi. Hoxhë Hasan Moglica - Klerik dhe luftëtarë i shquar për lirinë dhe gjuhën shqipe (monografi). Tiranë: Geer. fq. 160.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Elliott Moglica (2001). Gjithë bota në Kosovë (vëllim poetik). Tiranë: Lumo Skendo. fq. , 95-96.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Burri I ndritur me gjykim atdhetar. Stebleva, korrik 2012:5
- ^ [2] Arkivuar 5 tetor 2012 tek Wayback MachineHasan Moglica: Klerik dhe dijetar i shquar
- ^ [3][lidhje e vdekur]Burri I ndritur me gjykim atdhetar. Stebleva, korrik 2012:5
- ^ [4] Arkivuar 25 janar 2016 tek Wayback Machine "Hoxhë Moglica, Klerik dhe luftëtarë". Tiranë: Rruga e Arbërit, qershor 2011, 19, 21
- ^ Burri I ndritur me gjykim atdhetar. Veterani, 14-31 gusht 2012:1, 8
- ^ "Shoqata Stebleva: Hasan Moglica klerik dhe dijetar i shquar.". Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2012. Marrë më 23 gusht 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ [5]
- ^ a b [6] Arkivuar 25 janar 2016 tek Wayback Machine "Rruga e Arbërit", qershor 2011, 19, 21
- ^ [7] Arkivuar 25 janar 2016 tek Wayback Machine"Rruga e Arbërit",qershor 2011, 19, 21
- ^ [8]
- ^ Library of Congress Online Catalogue. Online