Hedy Lamarr
Hedy Lamarr (Hedwig Eva Maria Kiesler 9 nëntor 1914-19 janar 2000)[1] ishte një aktore dhe shkencëtare Austriake.
Lamarr ishte bashkëpunëtore në zbulimin e teknologjisë së shpërndarjes së spektrit dhe komunikimeve me anë të frekuencës së bashku me George Antheil.Kjo teknologji u bë shumë e rëndësishme për ushtrinë Amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.Mirëpo këto shpikje janë përdorur sidomos në ditët e sotme në teknologjinë Wi-Fi,CDMA dhe Bluetooth[2].Suksesi i kësaj shpikje dhe përdorimi i madh i saj bëri që Hedy Lamarr të bëhet pjesë e National Inventors Hall of Fame[3] në vitin 2014.
Lamarr u shfaq në shumë filma të njohur të kohës,duke përfshirë Algiers (1938) së bashku me Charles Boyer,I Take This Woman(1940) me Spencer Tracy,Comrade X(1940) me Clark Gable,Come Live With Me(1941) me James Stewart,H.M. Pulham,Esq(1941) me Robert Young, dhe Samson and Delilah(1949) me Victor Mature.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lamarr lindi më 1914 në Vienë,Austri dhe ishte fëmija i vetëm i Gertrud Kiesler dhe Emil Kiesler.Babia i saj ishte drejtor i suksesshëm i bankës dhe ndërroi jetë para Holokaustit,ndërsa nëna e saj ishte pianiste me origjinë nga Budapesti.
Në fund të viteve të 1920,Lamarr u cilësuar aktore e talentuar dhe u ftua në Berlin nga producenti Max Reinhardt.Në vitin 1933 ajo u martua me Friedrich Mandl i cili ishte pjesë e ushtrisë Austriake.Lamarr e shoqëronte bashkëshortin në takime zyrtare ku edhe u njoftua me shkenctarë dhe profesionistë tjerë të përfshirë në teknologjitë ushtarake.Në këto takime ajo kuptoi tërheqjen që kishte për shkencën.
Interesimi i saj në shkencë u rrit shumë sidomos pas sulmeve të vazhdueshme të Hitlerit ndaj Evropës.Dhe në një pikë kur gjithçka dukej se mbaroi Lamarr i dha vetës detyrën që duhej të bënte diçka për ndryshimin e situatës.
Zbulimi i shpërndarjes së spektrit dhe ndryshimet e frekuencës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Reputacioni i Lamarr si shkencëtare bazohet në punën e bërë së bashku me George Antheil për ndryshimet e frekuencës .Lufta e Dytë Botërore ishte inspirimi kryesorë për të madje autori Richard Rhodes në një intervistë me CBS tregon që ajo i kishte dedikuar një dhomë të veçantë të gjitha dizajneve të ndryshimeve të frekuencës. Të gjitha idetë që kishte për përdorimin e frekencës dhe rëndësisë së saj në komunikime sidomos ato ushtarake Lamarr ja kishte borxh martesës së saj me Mandlin.
Në 11 gusht 1942 U.S Patent 2,292,387 ju dha Hedy Kiesler Markey,mbiemri i Lamarr për shkak të martesës së asaj kohe dhe George Antheil.Puna e Lamarr u nderua edhe në vitin 1997 nga Electronic Frontier Foundation për gjithë kontributet e saj.Në vitin 1998 nga Ottawa - qendra e zhvillimit të Wirelessit.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lamarr ishte e martuar gjashtë herë.Ajo adoptoi një djalë,James,më 1939 gjatë martesës së saj të dytë me Gene Markey,ndërsa kishte dy fëmijë biologjikë,Denise dhe Anthony,nga martesa e saj e tretë me aktorin John Loder.Lista e martesave të saj:
Friedrich Mandl (martesa 1933–1937), drejtor i Hirtenberger Patronen-Fabrik.[41]
Gene Markey (martesa 1939–1941), producent
John Loder (martesa 1943–1947), aktor
Ernest "Ted" Stauffer (martesa 1951–1952), pronar klubi nate
W. Howard Lee (martesa 1953–1960), pronar i pompës së benzinës në Texas
Lewis J. Boies (martesa 1963–1965), avokati në procesin e divorcit të Lamarr
Në dekadat e fundit të jetës komunikimi i vetëm i Lamarr me botën përfshirë këtu edhe fëmijët dhe shoqërinë ishte përmes telefonit.Shumicën e kohës e kalonte në telefon deri në gjashtë - shtatë orë në ditë edhe pse kalonte shumë pak kohë me ta në biseda të drejtpërdrejta.
Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lamarr vdiç më 19 janar 2000 në Casselberry,Florida në moshën 85 vjeçare si pasojë e një sulmi në zemër .Djali i saj Anthony Loder dërgoi eshtrat e saj në Austri ashtu si ajo shprehu në dëshirën e fundit.[4]
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ " According to Lamarr biographer Stephen Michael Shearer (pp. 8, 339), she was born in 1914, not 1913." http://www.hedylamarr.org/
- ^ "Hollywood star whose invention paved the way for Wi-Fi" http://www.newscientist.com/blogs/culturelab/2011/12/hedylamarr.html Arkivuar 1 shkurt 2016 tek Wayback Machine
- ^ "Movie Legend Hedy Lamarr to be Given Special Award at EFF's Sixth Annual Pioneer Awards" https://w2.eff.org/awards/pioneer/1997.php Arkivuar 22 korrik 2016 tek Wayback Machine
- ^ "Calling Hedy Lamarr (2004)" http://www.imdb.com/title/tt0419624/