Ingrid Bergman
Ingrid Bergman (Shqiptimi në suedisht: [ˈɪŋːrɪd ˈbærjman]; 29 gusht 1915 - 29 gusht 1982) ishte aktore suedeze e cila ka luajtur në shumë filma evropianë dhe amerikanë[1]. Ajo ka fituar 3 çmime Academy Awards, dy Emmy Award, katër Golden Globe Award dhe Tony Award si Aktore më e Mirë. Në listën e 25 aktoreve, ajo rënditet si Ylli i katërt më i madh i kinemasë Amerikane i të gjitha kohërave nga Instituti i Filmit Amerikan. Ajo është e njohur më shumë për rolin e saj Ilsa Lund në filmin Casablanca (1942), dhe në rolin Alicia Huberman në filmin Notorious (1946), një triller i Alfred Hitchcock ku luajti edhe Cary Grant.[2]
Para se të bëhej një yll i filmave Amerikanë, ajo ka qenë aktore kryesore në filmat Suedez. Prezantimi i parë i saj për publikun e Shteteve të Bashkuara erdhi në aktrimin e saj në ribërje në gjuhën angleze të filmit Intermezzo (1939). Në Shtetet e Bashkuara, ajo solli në ekran një "freski dhe gjallëri nordike", së bashku me bukurinë e jashtëzakonshme dhe inteligjencën, dhe sipas St. James Encyclopedia of Popular Culture, ajo shpejt u bë "ideali i grave Amerikane" dhe një nga aktoret më të mëdha të roleve kryesore të Holivudit [3]. Producenti i saj David O. Selznick më vonë e quajti atë "aktore me vetëbesim më të kompletuar" që ai kishte punuar ndonjëherë. Ai filloj me aktoren për një rol vetëm në një film, me insistimin e saj (Intermezzo), pastaj nënshkroi një kontratë për katër-filma (gjithashtu me insistimin e saj), në vend të një kontrate aktrimi tikpike shtatë-vjeçare.
Problemet financiare të Selznick nënkuptonte që ajo shpesh duhej të huazohej në studiot e tjera. Përveç se filimit Casablanca, performancat e saj në këtë periudhë kohore përfshijnë ribërjen e filmit Dr. Jekyll and Mr. Hyde (1941) nga Victor Fleming, For Whom the Bell Tolls (1943), Gaslight (1944), dhe The Bells of St. Mary's (1945). Filmat e saj të fundit me Selznick ishin filmat e Alfred Hitchcock Spellbound (1945) dhe Notorious (1946). Fili i saj i fundit me Hitchcock ishte Under Capricorn (1949) [4].
Pas një dekade në filmat amerikanë, ajo luajti në filmin Stromboli (1950) të Roberto Rossellinit, më pas u zbulua se ajo kishte një lidhje jashtëmartesore me drejtorin e filmit. Afera dhe pastaj martesa me Rossellinin krijoi një skandal në SHBA që e detyroi atë të qëndrojë në Evropë për disa vite, kur ajo bëri një rikthim të suksesshëm në Hollywood me filmin Anastasia (1956), për të cilin ajo fitoj oskarin e dytë nga Academy Award. Shumë prej dokumenteve të saj personale dhe të filmit mund të shihet në Arkivën Kinematografike të Universitetit Wesleyan[5]
Vitet e hershme: 1915-1938
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Periudha e Hollivudit: 1939-1949
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet 1930
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Filmi | Roli |
---|---|---|
1932 | Landskamp | |
1935 | Munkbrogreven | Elsa Edlund |
1935 | Bränningar | Karin Ingman |
1935 | Swedenhielms | Astrid |
1935 | Valborgsmässoafton | Lena Bergström |
1936 | På solsidan | Eva Bergh |
1936 | Intermezzo | Anita Hoffman |
1938 | Dollar | Julia Balzar |
1938 | Kvinnas ansikte, En | Anna Holm, aka Anna Paulsson |
1938 | Vier Gesellen, Die | Marianne |
1939 | Enda natt, En | Eva Beckman |
1939 | Intermezzo: A Love Story | Anita Hoffman |
Vitet 1940
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Filmi | Roli |
---|---|---|
1940 | Juninatten | Kerstin Norbäc - aka Sara Nordanå |
1941 | Adam Had Four Sons | Emilie Gallatin |
1941 | Rage in Heaven | Stella Bergen Monrell |
1941 | Dr. Jekyll and Mr. Hyde | Ivy Peterson |
1942 | Casablanca | Ilsa Lund |
1943 | For Whom the Bell Tolls | María |
1943 | Swedes in America (subjekt i shkurtë) | Herself |
1944 | Gaslight | Paula Alquist Anton |
1945 | Saratoga Trunk | Clio Dulaine |
1945 | Spellbound | Dr. Constance Petersen |
1945 | The Bells of St. Mary's | Sister Mary Benedict |
1946 | American Creed (subjekt i shkurtë) | Herself |
1946 | Notorious | Alicia Huberman |
1948 | Arch of Triumph | Joan Madou |
1948 | Joan of Arc | Joan of Arc |
1949 | Under Capricorn | Lady Henrietta Flusky |
Vitet 1950
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Filmi | Roli |
---|---|---|
1950 | Stromboli | Karin |
1952 | Europa '51 | Irene Girard |
1953 | Siamo donne | Herself |
1954 | Giovanna d'Arco al rogo | Giovanna d'Arco (Joan of Arc) |
1954 | Viaggio in Italia | Katherine Joyce |
1954 | La Paura | Irene Wagner |
1956 | Anastasia | Anna Koreff/Anastasia |
1956 | Elena et les hommes | Elena Sokorowska |
1958 | Indiscreet | Anna Kalman |
1958 | The Inn of the Sixth Happiness | Gladys Aylward |
Vitet 1960
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Filmi | Roli |
---|---|---|
1961 | Aimez-Vous Brahms? | Paula Tessier |
1961 | Auguste | (Uncredited Cameo) |
1964 | The Visit | Karla Zachanassian |
1964 | The Yellow Rolls-Royce | Gerda Millett |
1967 | Fugitive in Vienna | |
1967 | Stimulantia | Mathilde Hartman |
1969 | Cactus Flower | Stephanie Dickinson |
Vitet 1970
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Filmi | Roli |
---|---|---|
1970 | Henri Langlois (dokumentar) | Herself |
1970 | Walk in the Spring Rain | Libby Meredith |
1973 | From the Mixed-Up Files of Mrs. Basil E. Frankweiler | Mrs. Frankweiler |
1974 | Murder on the Orient Express | Greta Ohlsson |
1976 | A Matter of Time | Countess Sanziani |
1978 | Höstsonaten | Charlotte Andergast |
Radio
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Titulli | Show | Roli |
---|---|---|---|
1940 | Intermezzo | Lux Radio Theater | Anita Hoffman |
1941 | A Man's Castle | Lux Radio Theater | Trina |
1942 | The Silent Heart | Cavalcade of America | Jenny Lind |
1943 | Casablanca | Screen Guild Theater | Ilsa Lund |
1944 | Anna Karenina | Screen Guild Theater | Anna Karenina |
1944 | Mayerling | Star and the Story | Marie Vetsera |
1944 | The Guardsman | Silver Theater | The Actor's Wife |
1944 | Premiere Show | Rudy Vallee Show | Herself |
1945 | For Whom The Bell Tolls | Lux Radio Theater | Maria |
1945 | A Tribute to President Roosevelt | [None] | Herself |
1945 | Command Performance | Herself | |
1945 | Victory in Europe Special | [None] | Herself |
1945 | Intermezzo | Lux Radio Theater | Anita Hoffman |
1945 | Gaslight | Jack Benny Show | Herself |
1946 | Look Awards | Bob Hope Show | Herself |
1946 | Awards Ceremony | Command Performance | Herself |
1946 | Gaslight | Lux Radio Theater | Paula Alquist Anton |
1946 | Bells of St. Mary's | Screen Guild Theater | Sister Mary Benedict |
1947 | Bells of St. Mary's | Screen Guild Theater | Sister Mary Benedict |
1947 | Still Life | Theater Guild on the Air | Laura Jesson |
1948 | Notorious | Lux Radio Theater | Alicia Huberman |
1948 | Jane Eyre | Lux Radio Theater | Jane Eyre |
1948 | The Seventh Veil | Lux Radio Theater | Francesca Cunningham |
1948 | Anna Karenina | Theater Guild on the Air | Anna Karenina |
1949 | Notorious | Screen Guild Theater | Alicia Huberman |
Televizion
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Prodhimi | Roli |
---|---|---|
1959 | Startime: The Turn of the Screw | Governess |
1961 | 24 Hours in a Woman's Life | Clare Lester |
1963 | Hedda Gabler | Hedda Gabler |
1967 | ABC Stage 67: The Human Voice | Unnamed (monologue) |
1979 | The American Film Institute Salute to Alfred Hitchcock | Herself (hostess) |
1982 | A Woman Called Golda | Golda Meir |
Teatër
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Loja | Roli | Teatri | Vendi |
---|---|---|---|---|
1940 | Liliom | Julie | Forty-Fourth Street Theater | New York City, New York |
1941 | Anna Christie | Anna Christie | Lobero Theatre | Santa Barbara, Kalifornia |
1946 | Joan of Lorraine | Joan of Arc/Mary Grey | Alvin Theater | New York City, New York |
1953 | Joan of Arc at the Stake | Joan of Arc | San Carlo Opera House | Naples, Itali |
1956 | Tea and Sympathy | Laura Reynolds | Théâtre de Paris | Paris, Francë |
1962 | Hedda Gabler | Hedda Gabler | Théâtre Montparnasse Geston Baty | Paris, Francë |
1965 | A Month in the Country | Natalia Petrovna | Yvonne Arnaud Theatre | Guildford, Britania e Madhe |
1967 | More Stately Mansions | Deborah Harford | Broadhurst Theatre | New York City, New York |
1972 | Captain Brassbound's Conversion | Lady Cecily Waynflete | Opera House, Kennedy Center | Washington, D.C. |
1975 | The Constant Wife | Constance Middleton | Schubert Theatre | New York City, New York |
1979 | Waters of the Moon | Helen Lancaster | Haymarket Theatre | Londër, Britania e Madhe |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Obituary Variety, 1 shtator 1982.
- ^ "AFI's 100 Years...100 Stars". American Film Institute. Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2006. Marrë më 2006-10-23.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ St. James Encyclopedia of Popular Culture, St. James Press, Gale Publishing (2000)
- ^ Ingrid Bergman në Internet Movie Database
- ^ Bergman archive Arkivuar 14 shtator 2006 tek Wayback Machine, Wesleyan University
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ingrid Bergman tek IMDb
Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.