Jump to content

Kabina

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kabina është një hapësirë e kufizuar apo dhomë në brendi të mjeteve transportuese apo vendeve publike. Në praktikë si kabinë merren edhe hapësira të ndryshme të kufizuara me mure apo forma të ngjashme si p.sh. Kabina e telefonave publik.

Në gjuhës shqipe Kabina përkufizohet si një kthinë e vogël për udhëtarët në një anije, në një vagon treni etj., ndarë e vogël prej dërrase, prej xhami, prej metali apo materiali tjetër që shërben si vend pune për një njeri apo dy veta ose për qëllime tjera[1].

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980
  • Kabina telefonike - Kthinë apo hapësirë e kufizuar në të cilën gjenden pajisjet e nevojshme që mundësojnë telefonimin, zakonisht në vendet publike.
  • Kabina e nevojave personale - Kthinë apo hapësirë e kufizuar në të cilën gjenden pajisjet e nevojshme për kryerjen e nevojave personale (WC-ja).
  • Kabina e anijes - Kthinë apo hapësirë e kufizuar në të cilën gjenden pajisjet e nevojshme që e lehtësojnë çlodhjen e udhëtarëve në vija e largëta. Shiko dhe Kabina e kapitenit të anijes.
  • Kabina e trenit - Kthinë apo hapësirë e kufizuar në të cilën gjenden pajisjet e nevojshme që e lehtësojnë çlodhjen e udhëtarëve në vija të largëta. Shiko dhe Kabina e drejtuesit të trenit.
  • Kabina e traktorit
  • Kabina e aktorit - Kthinë apo hapësirë e kufizuar në të cilën gjenden pajisjet e nevojshme që e mundësojnë përgatitjen e aktorit për të dalë në skenë.
  • Kabina e plazhit - Kthinë apo hapësirë e kufizuar në të cilën njerëzit zhveshin/veshin rrobat.
  • Kabina e pilotit - Kthinë apo hapësirë e kufizuar në të cilën gjenden pajisjet e nevojshme që e mundësojnë Pilotit të drejtojë Aeroplanin.