Labioplastika
Labioplastika (njohur ndryshe si ninfoplastika, reduktim i labia minora apo reduktim labial) është një procedurë kirurgjie plastike për modifikimin e labia minora (buzët e brendshme intime) dhe labia majora (buzët e jashtme), palat e mukozës në vulvë. Ekzistojnë dy lloje grash që kërkojnë kirurgji kozmetike genital: ato me patologji të lindura dhe ato pa patologji, por që kanë discomfort fizik ose kanë dëshirën të ndryshojnë pamjen e genitaleve të tyre për shkak se mendojnë se nuk janë brenda fashës normale.
Përmasat, ngjyra dhe forma e labiave ndryshon nga një grua te tjetra, dhe mund të pësojë akoma më tepër ndryshime pas lindjes, nga plakja apo nga faktorë të tjerë. Patologjitë të cilat mund të kërkojnë kryerjen e labioplastikës përfshijnë defekte dhe anomali të lindura të tilla si atresia vaginale, agenezia Mulleriane, patologjitë interseksiale; tërheqja dhe lëshimi i labia minora nga lindja, aksidentalisht dhe moshimi.
Mungesa e imazheve të vulvës në media, publicitet apo tekstet e anatomisë e kufizon informacionin që kemi mbi variacionet natyrale të labiave. Një pjesë e mirë e grave kanë njohuri të kufizuara për anatominë vulvare, dhe nuk janë të afta të gjykojnë se si duket një vulvë “normale”. Genitalet e jashtme të një gruaje njihen me emrin vulva. Këtu përfshihen labia majora (të mëdha), labia minora (të vogla), klitorisi, uretra dhe vagina. Përmasat, forma dhe ngjyra e labiave të brendshme të një gruaje kanë variabilitet të lartë.
Kirurgjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kundërindikime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kirurgjia për reduktimin e labiave është e kundërindikuar për rastet kur ka një patologji aktive gjinekologjike, të tillë si infeksion ose sëmundje malinje. Gjithashtu, sipas Davison dhe bp. Kirurgjia e labiave nuk duhet të kryhet gjatë menstruacioneve për të reduktuar riskun për infeksione.
Anestezia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Reduktimi labial ose labioplastika mund të kryhet me anestezi locale, sedacion ose anestezi të përgjithshme.
Labioplastika me laser
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Labioplastika ose reduktimi labial me laser kryhet me precizion të lartë dhe me koagulim më të shpejtë se sa me metodën me bisturi. Kjo nënkupton një kohë rikuperimi më të shpejtë.
Kujdesi postoperator
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dhimbja postoperatore është minimale dhe zakonisht ndërhyrja është ambulatore. Mund të mbahet një garzë mjekësore në mbathje për rehati më të madhe. Shpesh labiat e sapondërhyra janë edematoze gjatë orëve të para për shkak të injektimit të agjentit anestezik.
Gjithashtu, pas ndërhyrjes jepen këshillat për pastrimin e plagës dhe aplikimin lokal të kremit antibiotik. Në varësi të ecurisë, këshillohet të bëhet konsulta e ndjekjes pas një jave.
Adressa Web
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Labioplastika Arkivuar 26 gusht 2020 tek Wayback Machine- Informacione të mëtejshme dhe video