Jump to content

Ligji i ruajtjes së masës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


shek. XVIII kimisti natyralist francez Antuan Lavuazer zbuloi se në një reaksion kimik masa totale e reaktantëve është e barabartë me masën totale të produkteve. Ky vëzhgim u publikua si "Parimi i Ruajtjes së Masës", i njohur tani si Ligji i Ruajtjes së Masës. Kështu Lavuazeri hodhi poshtë teoritë e deriat'hershme.

Përfundimisht ky parim mund të formulohet kështu: Sasia e përgjithshme e lëndës në një sistem të mbyllur qëndron konstante. Në të vërtetë ky është një ligj fenomenologjik dhe është i vlefshëm (jo gjithmonë) për kiminë. Në fizikën atomike dhe atë bërthamore ky ligj nuk vlen më dhe zëvendësohet me ligjin e ruajtjes së energjisë. Një shembull përdorimi i këtij ligji është reaksioni i mëposhtëm i cili duhet barazuar, që ka si protagonistë elementët natrium (Na) dhe ujin, i cili përbëhet nga Hidrogjeni (H) dhe oksigjeni (O) :

Termi barazim tregon që molet e reaktantëve duhet të korrespondojnë me ato të produktëve ; në këtë rast vihet re shumë mirë që reaksioni nuk është i barazuar, sepse ndodhen 2 atome H nga ana e rekatantëve dhe 3 nga ana e produktëve. Ky mosbarazim mund të korrigjohet nëpërmjet shtimit të 2 moleve ujë nga ana e reaktantëve dhe i vendosim një 2 përpara grupit hidroksid OH- (jon negativ) :