Jump to content

Luís Figo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Luís Figo

Figo në vitin 2017
Të dhënat vetjake
Emri i plotëLuís Filipe Madeira Caeiro Figo[1]
Datëlindja (1972-11-04) 4 nëntor 1972 (52 vjeç)
VendlindjaAlmada, Portugali
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)[2]
PozicioniAnësor
Karriera me të rinjtë
1984–1985Os Pastilhas
1985–1989Sporting CP
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1989–1997Sporting CP129(16)
1997–2000Barcelona236(30)
2000–2005Real Madrid164(38)
2005–2009Internazionale105(9)
Gjithsej570(93)
Karriera ndërkombëtare
1988–1989Portugalia U1615(8)
1989Portugalia U176(2)
1988–1990Portugalia U1821(8)
1990–1991Portugalia U2012(0)
1991–1994Portugalia U217(0)
1991–2006Portugalia127(32)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Luís Filipe Madeira Caeiro Figo (lindur më 4 nëntor 1972) është një ish-futbollist profesionist portugez. Gjatë karrierës së tij, Figo luajti me Sporting CP, Barcelonën, Real Madridin dhe Interin. Ai ishte gjithashtu lojtar i kombëtares portugeze, me të cilën luajti 127 ndeshje dhe shënoi 32 gola, në atë kohë, një rekord. Figo konsiderohet një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij.[3][4][5]

Figo është asistuesi i dytë më i mirë në historinë e La Ligas, mbrapa Lionel Messit, me 106 asiste.[6] Ai fitoi Topin e Artë në vitin 2000, çmimin FIFA Lojtari i Vitit në vitin 2001, si dhe u përfshi nga legjenda Pelé në listën e 100 futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, e quajtur FIFA 100.[7] Figo është një nga lojtarët e pakët që kanë luajtur për dy klubet rivale spanjolle, Barcelonën dhe Real Madridin. Në vitin 2000, ai u transferua te Los Blancos për 62 milion €, duke u bërë, në atë kohë, transferimi më i kushtueshëm i të gjitha kohërave.[8] Figo, i cili në atë kohë ishte fytyra e Barcelonës sëbashku me Rivaldon, kishte firmosur një marrëveshje me kushte me Florentino Pérez, i cili në atë kohë po kandidonte për t'u bërë president i Real Madridit.[9] Marrëveshja tregonte se në rast se Pérez do të bëhej president, Figo duhej t'i bashkohej klubit. Nëse Figo do refuzonte të largohej nga Barcelona, ai do të detyrohej t'i paguante Pérezit 22 milion £ në formë gjobe. Nëse Pérez nuk do të emërohej president, Figo do të mbante rreth 1.7 milion £.[9]

Figo pati një karrierë të suksesshme, duke fituar trofe me të gjitha klubet që luajti. Ai fitoi një Kupë Portugeze, katër tituj të La Liga, dy Kupa Spanjolle, katër tituj të Serie A, një Ligë Kampionesh, dy UEFA Super Kupa, një Kupë Ndërkontinentale etj. Me Portugalinë, Figo luajti në tre edicione të UEFA Kampionatit Evropian dhe dy edicione të FIFA Kupës së Botës, duke arritur finalen e Euro 2004 dhe gjysëm-finalen e Kupës së Botës 2006.

Figo është fëmija i vetëm i António Caeiro Figo dhe Maria Joana Pestana Madeira, të cilët në vitet 1970' u zhvendosën në Lisbonë nga Alentejo. Ai u rrit në lagjen e klasës puntore, Cova da Piedade, Almada. Ai e nisi karrierën e tij te U.F.C. Os Pastilhas para se të bëhej pjesë e akademisë së Sportingut në moshën 12 vjeç.[10] Në rininë e tij, Figo luajti futsall, një sport që e ndihmoi të mësonte aftësitë për të dribluar.[11]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Figo e nisi karrierën e tij te Sporting CP, me të cilën bëri debutimin e tij si profesionist më 1 prill 1990 në fitoren 1–0 kundër Marítimo, duke u aktivizuar si zëvëndësues në vend të Marlon Brandãos.[12][13] Ai shënoi golin e parë si profesionist më 7 dhjetor 1991 në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Torreenses në sezonin 1991–92. Në sezonin e tij të fundit me Sportingun, Figo fitoi Kupën e Portugalisë.[14]

Në vitin 1995, Figo ishte i destinuar për t'u transferuar te një klub i madh evropian. Ai kishte firmosur një kontratë me Juventusin dhe Parmën, gjë që solli një betejë ligjore midis dy klubeve.[15] Veprimi i Figos bëri që atij t'i ndalohej transferimi në Itali për dy vitet e ardhshme,[16] duke bërë që ai të firmoste në Spanjë me Barcelonën për 2.25 milion £. Menjëherë pas firmosjes së kontratës, Figo u huazua te Sportingu deri në përfundim të sezonit për shkak të një rregulli që ndalonte lojtarët portugez të firmosnin me klube të huaja në periudha të caktuara kohore. Ky rregull kishte penguar transferimin e Figos te Manchester City për 1.2 milion £ pas rekomandimit të ish trajnerit të Sportingut, Malcolm Allison.[17]

Figo pati një nisje të suksesshme te Barcelona, duke fituar Kupën UEFA të Fituesve të Kupës 1996–97, turnament në të cilin ai u dallua sëbashku me yllin brazilian Ronaldo. Ky sukses u ndoq nga fitimi i Primera División, aty ku Figo krijoi një treshe të rrezikshme sulmi sëbashku me Rivaldon dhe Patrick Kluivert. Figo luajti gjithsej 172 ndeshje dhe shënoi 30 gola në kampionat. Ai ishte një nga lojtarët e preferuar të tifozëve gjatë qëndrimit të tij në Katalonja.[18]

Në korrik 2000, Figo kreu një transferim surprizë dhe me polemika te Real Madridi për 62 milion €, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në atë kohë.[19] Klubi kryeqytetas pagoi klauzolën e lirimit të lojtarit, duke sjellur edhe fillimin e epokës Galáctico të klubit nën drejtimin e presidentit Florentino Pérez.[20] Figo u në qëndra e rivalitetit midis Barcelonës dhe Real Madridit, me tifozët e Barçës të cilët ndiheshin të tradhëtuar nga portugezi.[21] Kalimi i tij te Reali ishte një lëvizje surprizë pasi ai konsiderohej si ylli dhe lideri i ekipit. Një nga shokët e tij te Barcelona deklaroi: "Plani jonë ishte i thjeshtë: pasoja topin Luísit. Ai nuk fshihej asnjëherë."[21] Edhe pse tashmë ishte lojtar i Real Madridit, në nëntor 2000, Figo fitoi Topin e Artë më së shumti për atë që bëri te Barcelona sezonin e kaluar.[21]

Kur erdhi kornja e dytë ose e tretë, u ktheva te Luís Figo dhe i thash: Harroje, je vetëm. Unë i ofroja Luísit mundësinë për të kryer kornen e shkurtër, duke u afruar afër tij, por jo këtë herë. Rraketa po binin poshtë nga tribunat: monedha, një thikë, një shishe qelqi uiski. Më duket se ishte Johnnie Walker ose J&B. Më mirë të qëndroje larg. Korne të shkurtra. Jo faleminderit.

—Shoku i tij i ekipit Michel Salgado duke folur për atmosferën armiqësore të tifozëve të Barcelonës ndaj Figos në Camp Nou, 23 nëntor 2002.[21]

Kur Figo u rikthye për herë në Barcelonë si lojtar i Real Madridit më 21 tetor 2000, zhurma në Camp Nou ishte shurdhuese.[21] Në stadium kishte banderola të ndryshme me fjalë ofenduese për lojtarin, si "Mercenar", "Tradhëtar", "Judas", dhe "Plehrë".[21] Figo u ofendua pa mëshirë përgjatë gjithë ndeshjes dhe u vërshëllye nga 98,000 tifozë në momentin kur hyri në fushë, gjë që e shokoi, duke bërë që ai të vendoste gishtat te veshët.[18][21] Kur El Clásico nisi, sa herë që Figo kapte topin, në stadium dëgjoheshin vërshellima dhe ofendime, si dhe hidheshin sende të ndryshme në fushë, si portokalle, çakmakë, shishe dhe telefona.[21] Në atë ndeshje ai nuk ekzekutoi asnjë goditje këndi, për të shmangur të qënit pranë tifozëve, edhe pse ishte lojtari që ekzekutonte goditjet e këndit te Reali.[21] Barcelona e fitoi ndeshjen 2–0; në intervistën pas ndeshjes, presidenti Pérez deklaroi se "atmosfera na kapi të gjithëve".[21] Mbrojtësi i Realit, Iván Campo, komentoi,

"Ajo natë kur Figo u rikthye për herë të parë ishte e jashtëzakonshme. Unë kurrë nuk kisha dëgjuar diçka të tillë. Luís nuk e meritonte. Ai dha gjithçka për Barcelonën. U ndërtua përpara: "një tradhëtar po vjen", tha media. Jo, Luís Figo po vjen, një nga më të mirët për ju. Ajo natë e lëndoi, ju mund t'a shihnit. Koka e tij ishte ulur dhe ai mendonte: 'dreqin, isha këtu sezonin e kaluar ...' Por emocioni im i qëndrueshëm ishte admirimi: ai ka këllqe."[21]

Topi i Artë i Figos. Ai e mori këtë çmim për performancat e tij gjatë vitit me Barcelonën dhe Real Madridin.

Në sezonin e tij të parë në Madrid, Figo fitoi titullin e La Ligas dhe shënoi 14 gola në të gjitha kompeticionet. Performancat e tij gjatë këtij sezoni u shërblyen me çmimin FIFA Lojtari i Vitit.[14] Në mesin e vitit 2001, Zinedine Zidane i'u bashkua ekipit, me të cilin Figo fitoi UEFA Ligën e Kampioneve në sezonin 2001–02.[14] Gjatë këtij sezoni, ai i humbi të dy ndeshjet kundër Barcelonës për shkak pezullimi dhe dëmtimi.[22]

Ndeshja e dytë e Figos në Camp Nou si lojtar i Realit, më 23 nëntor 2002, prodhoi një nga imazhet më përcaktuese të rivalitetit midis dy klubeve.[21] Nuk kishte asnjë shenjë të urrejtjes, por dhe sa herë që Figo vinte brenda rrezes së tifozëve të Barcelonës, drejtë tij fluturonin kanaçe birre, çakmakë, shishe dhe topa golfi.[21] Figo komentoi: “Isha i shqetësuar se ndonjë i çmendur mund të humbiste kokën”.[21] Këtë herë, Figo kishte vendosur që të ekzekutonte goditjet e këndit por edhe rivënjet anësore; në mesin e pjesës së dytë Madridi fitoi një goditje këndi. Mes një dushi me sende që hidheshin nga tifozët, Figos i'u deshën dy minuta për t'a ekzekutuar.[21] Një tjetër goditje këndi pasoi në anën tjetër të fushës, dhe ndërsa Figo po shkonte te topi, ai ngadalësoi për të marrë sendet dhe ndërsa përgatitej për t'a ekzekutuar, largoi disa nga mbeturinat dhe ironizoi tifozët duke shfaqur gishtin e madh në formë aprovimi me ironi.[21] Kjo gjë e detyroi gjyqtarin Luis Medina Cantalejo t'a pezullonte ndeshjen për 20 minuta.[21] Gjatë kësaj kohe, një imazh përcaktues i rivalitetit, një kokë derri, u filmua nga kamerat, e cila ishte një nga papastërtitë në fushë.[23]

Figo shpenzoi pesë sezone të Real Madridi; suksesi i tij i fundit me Los Blancos ishte titulli i La Ligas në vitin 2003. Në prill 2013, ai u emërua nga gazeta Marca në formacionin më të mirë të lojtarëve të huaj në historinë e klubit.[24]

Figo në një konferencë për shtyp, 2009.

Në verën e vitit 2005, Figo u transferua në Itali te Interi si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Realin skadoi.[25][26] Ky transferim do t'i lejonte Figos të luante në Itali, një mundësi që e kishte para se të kalonte te Barcelona. Figo ishte titullar në sezonin e tij të parë në Milano, duke u aktivizuar në 45 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Interi fitoi kampionatin e 14të në histori pasi Juventusi ra nga kategoria për trukim ndeshjesh si pjesë e Calciopolit.[27] Më 26 gusht 2006, Figo shënoi me goditje dënimi në fitoren 4–3 me përmbysje kundër RomësSuperkupën Italiane.[28] Gjatë sezonit 2006–07, Figo e humbi vendin e titullarit nën drejtimin e trajnerit Roberto Mancinit,[29] duke bërë që në janar 2007 ai të njoftonte se do të transferohej në Arabinë Saudite pas mbarimit të sezonit.[30] Megjithatë, në përfundim të sezonit, pasi Interi fitoi sërisht Scudetton,[31] Figo vendosi të vazhdonte qëndrimin te Zikaltrit.[32][33]

Figo luajti më pak në sezonin 2007–08,[34] gjatë së cilit pësoi një dëmtim të rëndë në fibulë pas një ndërhyrje të gabuar të Pavel Nedvěd në derbin e Italisë më 4 nëntor 2007.[35][36] Raporti i tij me Mancinin u përkeqësua, duke arritur kulmin pasi Figo refuzoi te hynte në fushë si zëvëndësues në Ligën e Kampioneve kundër Liverpoolit.[37] Megjithatë, Figo dha kontributin e tij më fitimin e një tjetër kampionati, i treti rresht.[38]

Fanella me numrin 7 e Figos në muzeun e San Siros, krah fanellave të Ronaldos dhe Zamoranos.

Ai vazhdoi të ishte një lojtar rezervë edhe me mbërritjen e bashkëkombasit të tij José Mourinho si trajner.[39] Ai luajti 22 ndeshje dhe shënoi 1 gol gjatë sezonit 2008–09.[40] Më 16 maj 2009, në ditën kur Interi fitoi matematikisht kampionatin për herë të katërt rresht, Figo njoftoi tërheqjen nga futbolli.[41][42] Ai luajti ndeshjen e fundit si futbollist më 31 maj në fitoren 4–3 kundër Atalantës në shtëpi; me kërkesë të kapitenit të ekipit Javier Zanetti, Figo luajti si kapiten.[43]

Pas përfundimit të ndeshjes, Figo tha: "Po largohem nga futbolli jo nga Interi", duke shtuar: "Shpresoj të jem në gjendje ta ndihmoj këtë klub që të bëhet edhe më i madh edhe pas tërheqjes time. Sigurisht që do të punoj për Interin në të ardhmen në bordin e klubit. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të qëndroja këtu për një kohë kaq të gjatë. Ajo që nuk do ta harroj kurrë është dashuria që kam marrë që nga dita e parë këtu nga bashkëlojtarët dhe presidenti Massimo Moratti. Nuk do ta harroj kurrë; Interi më ka dhënë mundësinë për të filluar një cikël fitues me disa njerëz të jashtëzakonshëm."[44]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1991–1998: Debutimi dhe vitet e para

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Figo fitoi Kampionatin Botëror të të Rinjëve në vitin 1991 me ekipin nën-20. Pas këtij suksesi, ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë më 16 tetor 1991 në barazimin 1–1 në ndeshjen miqësore kundër Luksemburgut. Goli i tij i parë erdhi më 16 tetor 1992 në fitoren 2–1 kundër Bullgarisë në miqësoren e zhvilluar në Paris.

Figo ishte titullar i rregullt në kualifikueset e Euro 1996, duke shënuar tre gola në tetë ndeshje; Portugalia u kualifikua në turnament për herë të parë pas 12 vitesh. Në ndeshjen e tretë të fazës së grupit të kompeticionit, Figo shënoi golin e parë të fitores 3–0 kundër Kroacisë, me Portugalinë që u kualifikua në fazën me eliminim direkt si fitues grupi.[45] Në çerek-finale, Portugalia u mposht nga Republika Çeke, duke u eleminuar nga turnamenti.[46]

1999–2002: Euro 2000 dhe Kupa e Botës 2002

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Figo duke luajtur me Portugalinë në vitin 2005.

Figo luajti në të dhjeta ndeshjet kualifikuese për Euro 2000, duke shënuar tre gola. Më 12 qershor 2000, në ndeshjen e parë të fazës së grupeve kundër Anglisë, Figo shënoi golin e parë të Portugalisë që e fitoi ndeshjen me përmbysje 3–2.[47] Në ndeshjen e tretë të grupit kundër Gjermanisë, Figo u la pushim nga trajneri Humberto Coelho, duke bërë që lojtari të humbiste ndeshjen e parë pas 32 ndeshjesh rresht.[48] Portugalia më pas u eliminua në gjysëm-finale. Më 15 gusht 2001, Figo shënoi tregolëshin e parë dhe të vetëm në karrierë në fitoren 3–0 kundër MoldavisëEstádio de São Luís.[49]

Figo shënoi gjashtë gola në nëntë ndeshje në fushatën kualifikuese të FIFA Kupës së Botës 2002; vetëm sulmuesit Pauleta (8) dhe Nuno Gomes (7) shënuan më shumë se ai. Portugalia u kualifikua në Botëror si fitues grupi. Më 2 qershor 2001, në ndeshjen kundër Irlandës, Figo luajti si kapiten për herë të parë në ndeshjen e 74të me ekipin kombëtar, duke shënuar në barazimin 1–1 në Lansdowne Road.[48] Portugalia luajti në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1986, por u eliminua në fazën e grupeve.[50]

2003–2006: Ndeshja e 100të dhe tërheqja

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 18 shkurt 2004, Figo luajti ndeshjen e tij të 100të me Portugalinë në barazimin 1–1 në miqësoren kundër Anglisë; ai luajti si kapiten në këtë ndeshje, edhe pse kapiteni i përherëshëm Fernando Couto ishte titullar.[51] Tre muaj më pas, ai u emërua kapiten i ekipit për Euro 2004 që u zhvillua në Portugali. Ai njoftoi tërheqjen nga ekipi kombëtar pas disfatës kundër Greqisë në finale për shkak të një mosmarrëveshjeje me trajnerin Luiz Felipe Scolari, por këto zëra u mohuan.[52][53] Në qershor 2005, ai e tërhoqi vendimin e tij dhe u kthye për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2006 kundër Sllovakisë dhe Estonisë, të mbylla me fitore.[54]

Figo duke luajtur në Kupën e Botës 2006; ai u tërhoq nga ekipi kombëtar pas mbarimit të turnamentit.

Figo u emërua kapiten i ekipit për Kupën e Botës 2006, duke udhëhequr Portugalinë në gjysëm-finale.[55] Ekipi u kualifikua në fazën me eliminim direkt fitues grupi me pikë të plota, duke i fituar të tre ndeshjet.[56] Pasi eliminuan Holandën në të ashtuquajturën Betejën e Nurembergut,[57] Portugalia u përball me Anglinë në çerek-finale, të cilën e eliminoi me penallti; Figo nuk mori pjesë në gjuajtjet e penalltive pasi ishte zëvëndësuar më parë.[58]

Në gjysëm-finale, Portugalia e mposht nga Franca falë një penalltie të Zinedine Zidane.[59] Ky ishte rezultati më i mirë i Portugalisë në 40 vite. Në ndeshjen për vendin e tretë, Figo u la në stol, një vendim që shkaktoi polemika; ai hyri në fushën e lojës në minutën e 77të, duke asistuar golin e vetëm të Portugalisë, që u mposht 3–1 nga Gjermania.[60] Pas mbarimit të turnamentit, ai i'a pasoi fanellën e tij me numrin 7 Cristiano Ronaldos.[61]

Edhe pse nuk fitoi asnjë trofe si pjesë e "Gjeneratës së Artë",[62] Figo udhëhoqi Portugalinë drejtë rezultatit më të mirë të arritur në Kupën e Botës që nga viti 1966. Ai gjithsej luajti 127 ndeshje me ekipin kombëtar, i cili ishte një rekord deri në qershor 2016.[63] Me 32 gola të shënuar gjithsej, Figo është golashënuesi i katërt më i mirë në historinë e ekipit kombëtar.

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Figo duke luajtur në një ndeshje bamirësie në vitin 2014.

Në kulmin e formës fizike, Figo ishte një lojtar elegant, i shkathët dhe i talentuar, i cili dallohej për kontrollin e topit, shpejtësinë dhe driblimet.[64][65] Me driblimet e tij ai i mposhte mbrojtësit kundërshtar në duelet një-kundër-një.[66][67] Ai mund të luante me të dyja këmbët[68] edhe pse këmba e preferuar e tij ishte e djathta.[69] Figo u aktivizua si anësor në vitet e para të karrierës;[70] në këtë pozicion, ai arriti të prodhonte shumë asiste,[71] kjo falë krosimeve të sakta nga krahu i djathtë[67][72][73] dhe depërtimeve drejtë qëndrës.[67][74] Ai është asistuesi i dytë më i mirë në historinë e La Ligas me 106 asiste.[6]

Me kalimin e viteve Figo humbi shpejtë dhe qëndrueshmërinë e tij, duke bërë që pozicioni i tij në fushën e lojës të ndryshonte;[64][75] ai u vendos si mesfushor-sulmues, duke pasur detyrat e organizimit të lojës. Ai u aktivizua në këtë rol te Interi, ku u dallua për vizionin e tij, inteligjencën dhe pasimet.[76][77] Gjatë karrierës së tij, Figo njihej një ekzekutues i saktë i penalltive dhe goditjeve të dënimit,[66] si dhe dallohej për lidershipin e tij.[64]

Figo është martuar me modelen suedeze Helen Svedin. Ata sëbashku kanë tre vajza: Daniela (lindur në vitin 1999), Martina (lindur në vitin 2002), dhe Stella (lindur në vitin 2004).[78] Në vitin 2003, ai krijoi Fundação Luís Figo (Fondacioni Luís Figo) në Portugali,[79] një organizatë bamirësie me seli në Lisbonë që ndihmon fëmijët me nevoja speciale dhe fëmijët e varfër.[80][81]

Në sezonin 2005–06, Figo sëbashku me ish trajnerin e Portugalisë Carlos Queiroz ishin pjesë e A1 Team PortugalA1 Grand Prix.[82] Ai është bashkpronar i bari në Vilamoura dhe një hoteli në Carvoeiro; të dyja këto biznese ndodhen në rajonin Algarve të Portugalisë.[83] Figo është një ambasador i "Stop TB Partnership" në luftën kundër tuberkulozit.[84] Ai punon nga afër me Interin, duke shërbyer si ambasor i klubit për funksione të ndryshme rreth Evropës.[85][86] Përveç kësaj, ai është pjesë e bordit drejtues të projektit bamirës të klubit të quajtur Inter Campus.[87]

Figo është themeluesi i Network90, një faqe rrjeti private e anëtarëve për Industrinë e Futbollit Profesional.[88] Ai di të flasi rrjedhshëm në pesë gjuhë: portugalisht, spanjisht, italisht, anglisht dhe frëngjisht.[89] Në tetor 2020, ai i'a uroi ditëlindjes gruas së tij në suedisht, edhe pse nuk e kishte folur gjuhën suedeze asnjëherë në media.[90]

Figo në Madrid, tetor 2009.

Figo ka marrë pjesë në reklama të kompanisë së veshjeve sportive Nike.[91][92] Në vitin 1996, ai mori pjesë në reklamën e parë për Nike, të titulluar "Good vs Evil" (E mira kundër së keqes) në një ndeshje gladiatorësh të zhvilluar në amfiteatrin romak. Ai doli në reklamë përkrahë yjeve botëror si Ronaldo, Paolo MaldiniIan WrightEric Cantona, Patrick Kluivert dhe Jorge Campos, duke mbrojtur "lojën e bukur" kundër një ekipi luftëtarësh demonik, që kulmoi me golin e Cantonës që shkatërroi të keqen.[91][93]

Në vitin 2002, në fushatën globale reklamuese të Nike para fillimit të Kupës së Botës 2002, Figo mori pjesë në reklamën e titulluar "Secret Tournament" (Turnamenti Sekret) me regjizor Terry Gilliam;[94] në reklamë u paraqitën edhe yje si Thierry HenryRonaldinhoFrancesco TottiRoberto Carlos dhe Hidetoshi Nakata, kurse Cantona ishte gjyqtari.[95]

Figo është pjesë e video lojës FIFA nga EA Sports'; ai ishte pjesë e ekipit të legjendave në FIFA 14.[96] Në vitin 2015, kompania e video lojërave Konami njoftoi se Figo do të ishte pjesë e lojës Pro Evolution Soccer 2016.[97] Në vitin 2018, Figo u shtua si ikonë në Ultimate Team të FIFA 19.[98]

Figo ka marrë pjesë në disa emisione iraniane gjatë shortit për Kupën e Botës 2018, si Navad TV, ku ai ishte sëbashku me Hamid Estili dhe ish lojtarin e Hamburgut Mehdi Mahdavikia.[97] Në gusht 2022, Netflix lançoi El Caso Figo (Çështja Figo), një dokumentar rreth transferimit të tij nga Barcelona te Real Madridi.[99]

Kanditatura për presidencën e FIFAs

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 28 janar 2015, Figo njoftoi qëllimin e tij për të garuar kundër Sepp Blatter për rolin e presidentit të FIFAs.[100][101][102] Disa nga mbështetësit e tij ishin José Mourinho dhe David Beckham.[103] Gjatë fushatës së tij, Figo mbështeti idenë e një Kupe Bote me 48 ekipe dhe premtoi investime në futboll dhe federatat kombëtare.[103] Më 21 maj, para nisjes së zgjedhjeve, Figo, i cili do të garonte kundër Blatter, Michael van Praag dhe Prince Ali bin Hussein,[103] u tërhoq nga gara, duke deklaruar nuk kishte dëshirë "ti jepej e gjithë fuqia".[104]

Statistikat e karrierës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi: [105][106][107]

Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Sporting CP 1989–90 Primeira Divisão 3 0 3 0
1990–91 Primeira Divisão 0 0 0 0
1991–92 Primeira Divisão 34 1 2 0 2[a] 0 38 1
1992–93 Primeira Divisão 32 0 5 0 2[a] 0 39 0
1993–94 Primeira Divisão 31 8 6 3 5[a] 0 42 11
1994–95 Primeira Divisão 29 7 5 4 2[a] 0 36 11
Gjithsej 129 16 18 7 11 0 158 23
Barcelona 1995–96 La Liga 35 5 7 0 10[a] 3 52 8
1996–97 La Liga 36 4 5 3 8[b] 1 1[c] 0 50 8
1997–98 La Liga 35 5 6 1 7[d] 1 3[e] 0 51 7
1998–99 La Liga 34 7 4 0 6[d] 1 1[c] 0 45 8
1999–2000 La Liga 32 9 4 0 13[d] 5 2[c] 0 51 14
Gjithsej 172 30 26 4 44 11 7 0 249 45
Real Madrid 2000–01 La Liga 34 9 0 0 14[d] 5 2[f] 0 50 14
2001–02 La Liga 28 7 6 1 11[d] 3 2[c] 0 47 11
2002–03 La Liga 33 10 1 0 15[d] 2 2[f] 0 51 12
2003–04 La Liga 36 9 6 2 10[d] 2 2[c] 1 54 14
2004–05 La Liga 33 3 0 0 10[d] 4 43 7
Gjithsej 164 38 13 3 60 16 8 1 245 58
Internazionale 2005–06 Serie A 34 5 3 0 8[d] 1 45 6
2006–07 Serie A 32 2 7 0 7[d] 0 1[g] 1 47 3
2007–08 Serie A 17 1 1 0 3[d] 0 1[g] 0 22 1
2008–09 Serie A 22 1 0 0 3[d] 0 1[g] 0 26 1
Gjithsej 105 9 11 0 21 1 3 1 140 11
Gjithsej karriera 570 93 68 14 136 28 18 2 792 137
  1. ^ a b c d e Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA
  2. ^ Të gjitha ndeshjet në Kupën UEFA të Fituesve të Kupës
  3. ^ a b c d e Të gjitha ndeshjet në Supercopa de España
  4. ^ a b c d e f g h i j k l Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  5. ^ Një ndeshje në Supercopa de España, dy ndeshje në UEFA Super Kupë
  6. ^ a b Një ndeshje në UEFA Super Kupë, një ndeshje në Kupën Ndërkontinentale
  7. ^ a b c Ndeshje në Supercoppa Italiana
Figo në aksion me Portugalinë gjatë Kupës së Botës 2006.

Burimi: [108][109][110]

Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Portugalia 1991 3 0
1992 7 1
1993 5 0
1994 5 2
1995 6 1
1996 9 2
1997 7 2
1998 6 0
1999 9 4
2000 13 6
2001 9 9
2002 10 0
2003 10 3
2004 11 1
2005 7 0
2006 10 1
Gjithsej 127 32

Golat me kombëtaren

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rezultatet e Portugalisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Figo.[111]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Luís Figo
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 11 nëntor 1992 Stade de Paris, Paris, Francë 10  Bullgaria 1–1 2–1 Ndeshje miqësore
2 9 tetor 1994 Stadiumi Daugava, Riga, Letoni 18  Letonia 3–0 3–1 Kualifikueset e UEFA Euro 1996
3 13 nëntor 1994 Estádio José Alvalade, Lisbonë, Portugali 19  Austria 1–0 1–0 Kualifikueset e UEFA Euro 1996
4 3 qershor 1995 Estádio das Antas, Porto, Portugali 23  Letonia 1–0 3–2 Kualifikueset e UEFA Euro 1996
5 19 qershor 1996 City Ground, Nottingham, Angli 30  Kroacia 1–0 3–0 UEFA Euro 1996
6 9 tetor 1996 Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri 33  Shqipëria 1–0 3–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 1998
7 7 qershor 1997 Estádio das Antas, Porto, Portugali 39  Shqipëria 2–0 2–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 1998
8 20 gusht 1997 Estádio do Bonfim, Setúbal, Portugali 40  Armenia 2–0 3–1 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 1998
9 31 mars 1999 Rheinpark Stadion, Vaduz, Lihtenshtajn 51  Lihtenshtajni 2–0 5–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2000
10 18 gusht 1999 Estádio Nacional, Lisbon, Portugali 54  Andorra 3–0 4–0 Ndeshje miqësore
11 4 shtator 1999 Stadiumi Republikan Tofiq Bahramov, Baku, Azerbajxhan 55  Azerbajxhani 1–1 1–1 Kualufikueset e UEFA Euro 2000
12 8 shtator 1999 Stadionul Steaua, Bukuresht, Rumani 56  Rumania 1–1 1–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2000
13 29 mars 2000 Estádio Dr. Magalhães Pessoa, Leiria, Portugali 59  Danimarka 2–1 2–1 Ndeshje miqësore
14 2 qershor 2000 Estádio Municipal de Chaves, Chaves, Portugali 61  Uellsi 1–0 3–0 Ndeshje miqësore
15 12 qershor 2000 Philips Stadion, Eindhoven, Holandë 62  Anglia 1–2 3–2 UEFA Euro 2000
16 16 gusht 2000 Estádio do Fontelo, Viseu, Portugali 66  Lituania 1–0 5–1 Ndeshje miqësore
17 3 shtator 2000 Stadiumi Kadriorg, Tallinn, Estoni 67  Estonia 2–0 3–1 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2002
18 15 nëntor 2000 Estádio 1º de Maio, Bragë, Portugali 70  Izraeli 1–0 2–1 Ndeshje miqësore
19 28 shkurt 2001 Estádio dos Barreiros, Funchal, Portugali 71  Andorra 2–0 3–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2002
20 3–0
21 28 mars 2001 Estádio das Antas, Porto, Portugali 72  Holanda 2–2 2–2 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2002
22 2 qershor 2001 Lansdowne Road, Dublin, Republika e Irlandës 74  Irlanda 1–1 1–1 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2002
23 15 gusht 2001 Estádio de São Luís, Faro, Portugali 75  Moldavia 1–0 3–0 Ndeshje miqësore
24 2–0
25 3–0
26 6 tetor 2001 Estádio da Luz, Lisbon, Portugali 78  Estonia 5–0 5–0 Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2002
27 14 nëntor 2001 Estádio José Alvalade, Lisbon, Portugali 79  Angola 1–1 5–1 Ndeshje miqësore
28 2 prill 2003 Stade olympique de la Pontaise, Lausanne, Zvicër 91  Maqedonia 1–0 1–0 Ndeshje miqësore
29 11 tetor 2003 Estádio do Restelo, Lisbon, Portugal 97  Shqipëria 1–0 5–3 Ndeshje miqësore
30 19 nëntor 2003 Estádio Dr. Magalhães Pessoa, Leiria, Portugali 99  Kuwait 3–0 8–0 Ndeshje miqësore
31 29 maj 2004 Estádio Municipal de Águeda, Águeda, Portugali 103  Luksemburgu 1–0 3–0 Ndeshje miqësore
32 3 qershor 2006 Stade Saint-Symphorien, Metz, Francë 120  Luksemburgu 3–0 3–0 Ndeshje miqësore
Sporting CP[112]
Barcelona[112]
Real Madrid[112]
Internazionale[112]
Portugalia nën-16[112]
Portugalia nën-20[112]
Portugalia[112]
Çmime
Performanca
Urdhëra
  • Oficer i Urdhrit të Princit Henry[124]
  • PRT Ordem de Nossa Senhora da Conceicao de Vila Vicosa Cavaleiro ribbon Kalorësi i Urdhrit të Konceptimit të Papërlyer të Vila Viçosa (Shtëpia e Braganzas)
  1. ^ "2006 FIFA World Cup Germany: List of Players: Portugal" (PDF) (në anglisht). FIFA. 21 mars 2014. fq. 22. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 qershor 2019.
  2. ^ "Figo Stats" (në anglisht). FootballDatabase.com. Marrë më 23 dhjetor 2006.
  3. ^ "19 Intriguing Facts About Luis Figo". Facts.net (në anglisht). 7 tetor 2023. Marrë më 18 shkurt 2024.
  4. ^ "Figo". Ultimate Football Heroes (në anglisht). Marrë më 18 shkurt 2024.
  5. ^ "Figo". Great Footballers Weebly (në anglisht). Marrë më 18 shkurt 2024.
  6. ^ a b "Crisis? What crisis? Harmony restored as Barcelona close gap on Madrid". Goal.com (në anglisht). 9 shkurt 2015.
  7. ^ a b "Pele's list of the greatest" (në anglisht). BBC Sport. 4 mars 2004. Marrë më 19 qershor 2014.
  8. ^ "The history of the world transfer record" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2016.
  9. ^ a b Richard Fitzpatrick. "Luis Figo to Real Madrid: The Transfer That Launched the Galacticos Era (Refer to Chapter II - Paragraphs 8 and 9)". Bleacher Report (në anglisht). Marrë më 8 mars 2024.
  10. ^ "expertfootball.com". Expert Football (në anglisht). 23 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2006. Marrë më 26 qershor 2012.
  11. ^ "Top 10 Footballers Who Played Futsal!". Futsalfeed.com (në anglisht). 14 mars 2020. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2020.
  12. ^ "Nomes e números". Diário de Lisboa (në portugalisht). 2 prill 2022. fq. 30. Arkivuar nga origjinali më 23 tetor 2014. Marrë më 15 tetor 2014.
  13. ^ "Luís Figo career and awards" (në anglisht). Luís Figo Foundation. Arkivuar nga origjinali më 21 nëntor 2018. Marrë më 15 tetor 2014.
  14. ^ a b c "Ambassador Luis Figo" (në anglisht). UEFA. Arkivuar nga origjinali më 8 maj 2014.
  15. ^ Guido Boffo (2 shkurt 1995). "Figo firma sempre" (në italisht). La Repubblica. fq. 34.
  16. ^ Andrea Schianchi (15 shkurt 2006). "Figo-Parma-Juve e la firma di troppo" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  17. ^ Alan Marshall (26 korrik 2000). "Figo was set to be Maine man; Madrid star nearly joined City for pounds 1m" (në anglisht). Daily Record. Marrë më 4 qershor 2015.
  18. ^ a b "Figo falters in face of Catalan fury" (në anglisht). The Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2017. Marrë më 19 maj 2014.
  19. ^ Elizabeth Nash (25 korrik 2000). "Figo defects to Real Madrid for record £36.2m" (në anglisht). Londër: The Independent. Marrë më 11 maj 2010.
  20. ^ "Da Figo a Beckham: il Real dei 'Galacticos' che ha inebriato Madrid". Goal.com (në italisht). 11 korrik 2020.
  21. ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q Sid Lowe (2013). Fear and Loathing in La Liga: Barcelona vs Real Madrid (në anglisht). Londër. fq. 338–367. ISBN 978-1-4464-9663-3. OCLC 1012150466.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  22. ^ "Barcelona v Real Madrid: The curious incident of the pig's head at the Nou Camp" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 26 tetor 2018.
  23. ^ Tony Jefferies (27 nëntor 2002). "Barcelona are braced for a stiff penalty" (në anglisht). Londër: The Daily Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2022.
  24. ^ "The best foreign eleven in Real Madrid's history" (në anglisht). Spanjë: Marca. 12 prill 2013.
  25. ^ Gianni Piva (4 gusht 2005). "Preso Figo, l'Inter sogna ancora" (në italisht). La Repubblica. fq. 44.
  26. ^ Gianluca Oddenino (6 gusht 2005). "Inter, Figo: "Qui per trionfare"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  27. ^ "L'Inter vola con Figo" (në italisht). UEFA. 25 shtator 2005.
  28. ^ Gianni Piva (27 gusht 2006). "Ciclone Inter, incredibile rimonta" (në italisht). La Repubblica. fq. 56.
  29. ^ "Figo's Saudi move blocked by Inter" (në anglisht). CNN. 3 janar 2007.
  30. ^ "Figo in Arabia, ma da luglio" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 5 janar 2007.
  31. ^ Guido Guida (27 maj 2007). "L'Inter chiude da cannibale" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  32. ^ "Figo-Inter fino al 2008, poi farà il dirigente" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 10 qershor 2007.
  33. ^ Andrea Elefante (18 korrik 2007). "Figo: "Champions e poi smetto"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  34. ^ Alberto Cerruti (27 shtator 2007). "Magie di Ibra, l'Inter riappare in testa" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  35. ^ "Figo, frattura al perone" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 5 nëntor 2007.
  36. ^ Gianni Piva (6 nëntor 2007). "Inter, addio fair play" (në italisht). La Repubblica. fq. 61.
  37. ^ "Mancini al termine di Inter-Liverpool". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 12 mars 2008. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2020. Marrë më 9 qershor 2020.
  38. ^ Fabrizio Bocca (18 maj 2008). "Da Moratti a Ibra a Mourinho" (në italisht). La Repubblica.
  39. ^ ""Lavorare con Mou è fantastico"" (në italisht). La Repubblica. 8 maj 2009.
  40. ^ Gianni Piva (17 maj 2009). "Julio Cesar e Maicon fondamentali" (në italisht). La Repubblica.
  41. ^ "Internazionale's Luis Figo to retire after winning fourth Serie A title" (në anglisht). The Guardian. 17 maj 2009. Marrë më 11 mars 2024.
  42. ^ "Figo announces retirement after Inter land title". AFP (në anglisht). 17 maj 2009. Arkivuar nga origjinali më 29 qershor 2011. Marrë më 6 nëntor 2012.
  43. ^ Luca Taidelli (1 qershor 2009). "I figli e Figo" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  44. ^ "Luis Figo gebührend verabschiedet" (në gjermanisht). Neue Zürcher Zeitung. 31 maj 2009.
  45. ^ "Portugal progress as Group D winners" (në anglisht). UEFA. 6 tetor 2003. Marrë më 4 qershor 2015.
  46. ^ Jon Culley (24 qershor 1996). "Poborsky piques Portugal". The Independent (në anglisht). Marrë më 23 qershor 2016.
  47. ^ "England crushed in five-goal classic" (në anglisht). BBC Sport. 13 qershor 2000. Marrë më 4 qershor 2015.
  48. ^ a b Hélio Nascimento (7 qershor 2001). "Figo de fora - uma raridade" (në portugalisht). Record. Marrë më 4 qershor 2015.
  49. ^ "Figo hat-trick secures victory for Portugal" (në anglisht). ESPN FC. Reuters. 15 gusht 2001. Marrë më 4 qershor 2015.
  50. ^ "Nine-man Portugal crash out" (në anglisht). The Guardian. 14 qershor 2002. Marrë më 11 mars 2024.
  51. ^ "Portugal 1–1 England" (në anglisht). BBC Sport. 18 shkurt 2004. Marrë më 4 qershor 2015.
  52. ^ Phil McNulty (4 korrik 2004). "Greece win Euro 2004" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2009. Marrë më 29 gusht 2021.
  53. ^ "Luis Figo announces international retirement" (në anglisht). 19 gusht 2004. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2012. Marrë më 4 maj 2011.
  54. ^ "Figo makes international return" (në anglisht). World Cup. 19 maj 2005.
  55. ^ "Portugal ignore Quaresma". Reuters (në anglisht). Eurosport. 15 maj 2006. Marrë më 12 mars 2024.
  56. ^ "Portugal progress as pool winners" (në anglisht). UEFA. 21 qershor 2006. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2007. Marrë më 1 prill 2009.
  57. ^ "Portugal 1–0 Holland" (në anglisht). BBC Sport. 25 qershor 2006. Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2006. Marrë më 19 qershor 2010.
  58. ^ "England beaten in penalties again" (në anglisht). BBC Sport. Arkivuar nga origjinali më 31 dhjetor 2008.
  59. ^ "Zidane and France seize their final chance" (në anglisht). The Guardian. 5 korrik 2006. Arkivuar nga origjinali më 1 mars 2021. Marrë më 12 janar 2018.
  60. ^ "Schweinsteiger starts German party" (në anglisht). UEFA. 8 korrik 2006. Marrë më 5 dhjetor 2021.
  61. ^ Steve Luckings. "Ronaldo - An honour to wear Figo's number" (në anglisht). Eurosport. Marrë më 12 mars 2024.
  62. ^ "Geracao de Ouro: Birth of Portugal's golden generation of footballers" (në anglisht). FIFA. 16 prill 2023. Marrë më 12 mars 2024.
  63. ^ Wally Downes JR (14 qershor 2016). "Figo V Ronaldo Cristiano Ronaldo matches Portugal legend Luis Figo on 127 international caps with the Euro 2016 group match with Iceland" (në anglisht). The Sun. Marrë më 12 mars 2024.
  64. ^ a b c "CALCIO STORY-Il giocoliere di Lisbona: "Luis Figo"" (në italisht). Corriere della Notizia. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2015. Marrë më 29 janar 2015.
  65. ^ Richard Williams (19 qershor 2004). "Do-or-die battle puts Portugal in purgatory" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 29 qershor 2020.
  66. ^ a b "Figo best in world" (në anglisht). BBC Sport. 17 dhjetor 2001. Marrë më 29 janar 2015.
  67. ^ a b c "Rui Costa picks his #One2Eleven on The Fantasy Football Club" (në anglisht). Sky Sports. 23 dhjetor 2012. Marrë më 27 mars 2017.
  68. ^ John Carlin (24 dhjetor 2013). "A dazzling triangle could fit Beckham's velvet foot into Real's golden" (në anglisht). The Independent. Marrë më 23 tetor 2021.
  69. ^ "Figo, la moglie Helen fa ancora invidia" (në italisht). Calciomercato.com. 7 korrik 2017. Marrë më 23 tetor 2021.
  70. ^ "L'undici perfetto di Ryan Giggs a FFT" (në anglisht). FourFourTwo. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2015. Marrë më 29 janar 2015.
  71. ^ "Figo-Inter, è vero addio" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 6 maj 2007. Marrë më 29 janar 2015.
  72. ^ "Romania-Portogallo (0-1) UEFA Euro 2000" (në italisht). UEFA. Marrë më 29 janar 2015.
  73. ^ Alex Livie. "Figo calls it quits" (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 23 tetor 2021.
  74. ^ Martin Thorpe (10 qershor 2000). "Neville plans to send Figo backwards" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 23 tetor 2021.
  75. ^ "Spagna, Figo si sfoga: "Se hai 30 anni sei vecchio"" (në italisht). CalcioMercato.it. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2015. Marrë më 29 janar 2015.
  76. ^ "L'Inter ricomincia con il piede sbagliato" (në italisht). La Gazzetta di Modena. 29 korrik 2007. Arkivuar nga origjinali më 4 shkurt 2015. Marrë më 29 janar 2015.
  77. ^ Paddy Agnew (14 mars 2014). "Figo a pass master rather than a past master for Inter". The Irish Times (në anglisht). Marrë më 23 tetor 2021.
  78. ^ Nuria Hernández (24 shkurt 2020). "Así es Martina, la hija mediana de Figo: íntima de Amina Martínez de Irujo y modelo" (në spanjisht). Vanity Fair España. Marrë më 6 mars 2021.
  79. ^ "Fundação Luís Figo motiva a frequência do Ensino Superior" (në portugalisht). 12 nëntor 2014. Marrë më 12 janar 2024.
  80. ^ "Fundação Luís Figo apresentada no Porto". Maisfutebol (në portugalisht). Marrë më 12 janar 2024.
  81. ^ "Fundação Luís Figo doa milhares de máscaras e fatos de proteção". CNN Portugal (në portugalisht). Marrë më 12 janar 2024.
  82. ^ "Portugal Unveils A1 GP Team" (në anglisht). Autosport. 31 maj 2005. Marrë më 6 mars 2021.
  83. ^ "Sete Café: O ex-libris de Vilamoura tem assinatura de Figo". www.jornaldenegocios.pt (në portugalisht). Marrë më 12 janar 2024.
  84. ^ "Luís Figo - My Goal: Stopping Tuberculosis". stoptb.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2013. Marrë më 13 mars 2024.
  85. ^ "UEFA, cities and clubs united in Barcelona". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2012.
  86. ^ "F.C. Internazionale Milano - Official Website". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2012. Marrë më 13 mars 2024.
  87. ^ "Inter Campus". intercampus.inter.it (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2010.
  88. ^ "Network90: A New Place for the Industry To Meet". fcbusiness.co.uk (në anglisht). 11 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2016. Marrë më 29 tetor 2013.
  89. ^ "Sepp Blatter faces Figo, five others in FIFA election: What you need to know" (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2017.
  90. ^ Ibraheem Alsalman (23 tetor 2020). "Luis Figo skriver till frun Helen på svenska" (në suedisht). Expressen. Marrë më 23 tetor 2020.
  91. ^ a b Steven J. Jackson (10 nëntor 2004). Sport, Culture and Advertising: Identities, Commodities and the Politics of Representation (në anglisht). Routledge. fq. 186.
  92. ^ "Nike and Maven Networks Introduce JogaTV". Nikego (në anglisht). Nike. 17 prill 2006. Arkivuar nga origjinali më 30 janar 2013. Marrë më 21 korrik 2012.
  93. ^ "Kaka, Figo will not meet PM Imran Khan". thenews.com.pk (në anglisht). Marrë më 19 janar 2019.
  94. ^ "A lighter shoe, cooler kits, a faster ball, a Secret Tournament – every touch counts". NikeBiz (në anglisht). Nike. Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2002. Marrë më 21 korrik 2012.
  95. ^ Claire Cozens (3 prill 2002). "Cantona hosts World Cup with a difference" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 21 korrik 2012.
  96. ^ "Football Legends Coming to FIFA 14 Ultimate Team" (në anglisht). EA Sports. 24 tetor 2013. Marrë më 17 mars 2015.
  97. ^ a b Matt Porter (9 dhjetor 2015). "Legends Coming to myClub in PES 2016" (në anglisht). IGN. Marrë më 10 dhjetor 2015.
  98. ^ "FIFA 19 Ultimate Team: What Icons are in the new game and how do you get them?". Goal.com (në anglisht). Marrë më 26 shtator 2018.
  99. ^ Chris Burton (22 gusht 2022). "The Figo Affair: Netflix's deep dive documentary about controversial Barcelona - Real Madrid transfer". Goal.com (në anglisht). Marrë më 27 gusht 2022.
  100. ^ "Luis Figo: I want to be FIFA president" (në anglisht). CNN. Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2017.
  101. ^ "Luis Figo runs for FIFA Presidency". Goal.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2017. Marrë më 4 shkurt 2015.
  102. ^ "Luis Figo to Challenge Sepp Blatter for FIFA Presidency" (në anglisht). ESPN FC. Arkivuar nga origjinali më 16 dhjetor 2017.
  103. ^ a b c Ben Rumsby (19 shkurt 2015). "Luis Figo launches Fifa presidency manifesto by saying World Cups could be staged over two continents" (në anglisht). The Daily Telegraph. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2022. Marrë më 4 qershor 2015.
  104. ^ "And then there were two…Luis Figo drops out of FIFA presidential race" (në anglisht). World Soccer. 21 maj 2015. Marrë më 4 qershor 2015.
  105. ^ "Luís Figo" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 14 mars 2024.
  106. ^ "Luís Figo". World Football (në anglisht). Marrë më 14 mars 2024.
  107. ^ "Luís Figo" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 14 mars 2024.
  108. ^ "Luís Filipe Madeira Caeiro Figo - Century of International Appearances". RSSSF (në anglisht). Marrë më 23 korrik 2015.
  109. ^ "Luís Figo" (në portugalisht). Federata Portugeze e Futbollit. Marrë më 23 korrik 2015.[lidhje e vdekur]
  110. ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Luís Figo" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 14 mars 2024.
  111. ^ "Luís Figo". EU-Football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 21 qershor 2023.
  112. ^ a b c d e f g "Luís Figo - UEFA.com" (në anglisht). UEFA. 1 janar 2011. Marrë më 18 shkurt 2016.
  113. ^ "Luís Figo vence pela sexta vez consecutiva o prémio CNID" (në portugalisht). Record. 19 janar 2001. Marrë më 22 tetor 2011.
  114. ^ Karel Stokkermans (14 mars 2007). "ESM XI" (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2007.
  115. ^ "World Soccer Awards: Previous Winners" (në anglisht). World Soccer. 15 dhjetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 9 qershor 2012. Marrë më 11 janar 2012.
  116. ^ José Luis Pierrend (26 mars 2005). "European Footballer of the Year ("Ballon d'Or") 2000" (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2009. Marrë më 27 shkurt 2009.
  117. ^ "FIFA Awards – World Player of the Year - Top 10" (në anglisht). RSSSF. Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2016. Marrë më 31 mars 2016.
  118. ^ "TEAM OF THE YEAR 2003" (në anglisht). UEFA. Marrë më 15 mars 2024.
  119. ^ "Figo winner at San Siro Gentleman". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 9 maj 2006. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 15 janar 2016.
  120. ^ "Legends" (në anglisht). Golden Foot. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2015. Marrë më 23 shtator 2015.
  121. ^ "IFFHS announce the 48 football legend players" (në anglisht). IFFHS. 25 janar 2016. Marrë më 14 shtator 2016.
  122. ^ "LaLiga EA Sports: Top assists by season". besoccer.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2023. Marrë më 11 nëntor 2021.
  123. ^ "UEFA Champions League 2004/05 - History - Statistics" (në anglisht). UEFA. Marrë më 25 tetor 2017.
  124. ^ "Ordens Honoríficas Portuguesas" [Portuguese Honorary Orders] (në portugalisht). Presidenca e Republikës Portugeze. Marrë më 10 mars 2015.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]