Jump to content

Mësimi informal

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mësimi informal përfshinë çdo lloj mësimi që nuk bëhet në mënyrë formale ose joformale, të tilla si mësimi i vetëdrejtuar ose të mësuarit nga përvoja. Mësimi informal është i organizuar ndryshe nga mësimi formal dhe joformal, sepse nuk ka një objektiv të caktuar në aspektin e rezultateve të të nxënit dhe nuk është kurrë i qëllimshëm nga pikëpamja e nxënësit. Për të gjithë nxënësit kjo përfshin ndërtimin heuristik të gjuhës, socializimin, enkulturimin dhe lojën. Mësimi joformal është një fenomen i përhapur dhe i vazhdueshëm i të mësuarit nëpërmjet pjesëmarrjes ose mësimit përmes krijimit të njohurive, në kontrast me pikëpamjen tradicionale të mësimit të përqendruar tek mësuesit nëpërmjet përvetësimit të njohurive. [1] Mësimi informal është gjithashtu mësim që rezulton nga aktivitetet ditore të lidhura me punën, familjen ose kohën e lirë. Si i tillë ai nuk është i autorizuar ose strukturuar në aspektin e qëllimeve, kohës ose përkrahjes mësimore. Në shumicën e rasteve, mësimi informal është i paqëllimshëm nga perspektiva e kandidatit. Rezultatet mësimore informale zakonisht nuk shpiejnë në certifikim por mund të validohen dhe certifikohen në kuadër të skemës së njohjes së mësimit paraprak. Mësimi informal referohet edhe si mësim praktik (eksperimental), plotësues apo i rastësishëm.

  1. ^ Paradise, Ruth; Barbara Rogoff (2009). "Side by side: Learning by observing and pitching in". Journal of the Society for Psychological Anthropology (në anglisht): 102–138.