Medreseja e Gazi Hysrev-Beut
Medresa e Gazi Husrev-Beut, (Bos:Gazi Husrev-Begova Medresa) është institucioni më i vjetër arsimor dhe edukativ në Bosnje dhe Hercegovinë dhe një nga të paktët në botë që punon në kontinuitet për afër 470 vjet.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Medresa e Gazi Husrev Beut është themeluar më 26 rexheb 943 sipas Hixhrit (8 janar 1537 sipas kalendarit gregorian).[1] Themelues i saj është nipi i sulltanit turk Bajaziti II, Gazi Husrev Beu, regjent dhe mirëbërës i shquar në Bosnjë, me një vakufname e cila paraqet themelin e përhershëm programor dhe organizativ të kësaj shkolle. Institucioni në fjalë njihet edhe me emrin Kurshumli Medresa për shkak se mbulesa e kulmit të saj përbëhet nga plumbi (Kurshum - Plumb). Fillimisht ishte emërtuar sipas emrit të nënës së Gazi Husrev-Beut, një princeshë turke nga Sulltanati Selxhuk, në nderë të së cilës edhe ishte ndërtuar, Selxhuklija.
Duke iu falënderuar urtësisë dhe largëpamësisë së porosive të vakufuesit nga vakufnami i përmendur që krahas njohurive tradicionale dhe shpirtërore në shkollë duhet të zhvillohen edhe njohuri "të tjera çfarë janë të nevojshme duke marrë parasysh edhe traditën dhe vendin", Medresa e Gazi Husrev-Beut gjatë gjithë kohës së veprimtarisë dhe ekzistimit të saj ishte në pajtim të plotë shkencor e pedagogjik me rrethanat dhe kohën në të cilën ka vepruar. Nga Medresa e Gazi Husrev-Beut dolën një numër i madh alimësh, imamësh, hatibësh, mualimësh, myftinjësh, hafizësh, e gjithashtu edhe filozofë, artistë dhe shkencëtarë të shquar.
Sot Medresa e Gazi Husrev-Beut vepron si një shkollë e lartë. Shkollimi zgjat katër vjet. Ligjëratat mbahen në gjuhën bosnjane sipas planit dhe programit (kurrikulës) të cilat i sjell Rijaseti i Bashkësisë Islame të Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së Kantonit të Sarajevës. Kuadrot e dala nga Medresa e Gazi Husrev-Beut mund të vazhdojnë arsimimin e tyre në cilindo universitet në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në shumë fakultete jashtë vendit, sidomos në botën islame.
Medresa e Gazi Husrev-Beut në Sarajevë është një shkollë e tipit me internat, ku si rregull, të gjithë nxënësit banojnë në konvikt, është institucion arsimor koedukativ dhe përveç mësimeve të rregullta, lejon edhe shumë aktivitete jashtëmësimore nëpër seksione të ndryshme, klube dhe rrethe. Në këtë plan është afirmuar sidomos seksioni i korit, i cili ka një duzinë të regjistruar audio dhe video kaseta me ilahi dhe kaside, ashtu si edhe revistën Zamzam e cila del në kontinuitet që nga viti 1968. Medresa e Gazi Husrev-Beut vepron si një shkollë unike për djem dhe për vajza.
Pedagogë të njohur
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mustafa Hilmi-efendija Hadžiomerović (1816–1895), (myderis)
- Mehmed Refik-efendija Muftić (1854–1916), (myderis)
- Muhamed-efendija Tufo (1882–1939), (myderis)
- Muhammed Emin-efendija Dizdar (1882–1939), (myderis)
- Muhammed Emin-efendija Dizdar (1882–1939), (drejtor)
- Ahmed-efendija Burek (1876–1948), (drejtor)
- Muhamed-efendija Pašić,
- Sulejman-efendija Kemura (1908–1975),
- Mustafa-efendija Ševa,
- Muhamed Hazim Tulić (1908–1968),
- Abdulah-efendija Dervišević,
- Mehmed-efendija Merzić,
- Džemal-efendija Salihspahić (1935),
- Ismet-efendija Spahić,
- Zijad-efendija Ljevaković,
- Mensur-efendija Malkić (1970),[2]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Medresa e Gazi Husrev Beut - Gazi Husrev Begova Medresa (Faqe zyrtare) Arkivuar 13 maj 2020 tek Wayback Machine
Referime dhe shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ W. Cole Durham, Tore Lindholm:Islam and Political-Cultural Europe Routledge, May 6, 2016 ISBN 978-1-4094-5299-7
- ^ Kjo listë është hartuar duke u bazuar në faqen për institucionin në fjalë në wikipedian në gjuhën çeke Gazi Husrev-begova medresa, (Shih), Vizituar më 7.12.2016.