Jump to content

Mustafa I

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mustafa i I

Sulltan Mustafa I (24 korrik 1591-20 janar 1639) ndryshe i quajtur Mustafai i çmendur ose Mustafai i shenjtë, ishte djali i Sulltan Mehmetit III dhe Sulltaneshës Halime she Sulltan i Perandorisë Osmane.

Babai i tij, Mehmeti III, kishte ekzekutuar kur u ngjit në fron 19 vëllezërit e tij për të ruajtur fronin, dhe princ Mustafai së bashku me vëllezërit e tij princ Mahmuti dhe princ Ahmeti ishin deshmitar. Sulltan Mehmeti III vrau edhe djalin e tij të madh dhe vëllain e Mustafait, princ Mahmutin dhe thuhej se donte të vriste edhe princ Ahmetin, por më pas në 1603 u helmua nga nëna e Ahmetit Sulltanesha Handan së bashku me Dervish Pasha dhe vdiq për ti lënë fronin Sulltan Ahmetit I. Sipas rregullave të Perandorisë Osmane, sulltani që vjen në fron duhet të ekzekutojë vëllezërit e tij, gjë që Ahmeti I nuk e bëri pasi e donte vëllain e tij princ Mustafain. Kjo ishte hera e parë që ky rregull shkelej. Princ Mustafai e kaloi fëmijërinë e tij i rrezikuar nga atentate të herëpasherëshme, fillimisht nga nëna e Sulltan Ahmetit Sulltanesha Handan, por ishte Kösem ajo që e shpëtoi. Disa vite më vonë, nëna e tij Sulltanesha Halime sëbashku me gjyshen e tij Sulltaneshën Safije, duke shfrytëzuar mungesën e Sulltan Ahmetit i cili ishte në luftë, deshën të vinin në fron princ Mustafain dhe të vrisnin Sulltan Ahmetin, plan i cilo deshtoi dhe coi në urdhërin e Sulltan Ahmetit për të ekzekutuar të vëllain princ Mustafain, urdhër të cilin përsëri e tërhoqi. Me ti falur jetën, Sulltan Ahmeti e mbylli Mustafain në një dhomë të izoluar për shumë vite me radhe, deri në 1616 në inagurimin e Xhamisë së Sulltan Ahmetit. Kjo periudhë e gjatë në izolim bëri që princ Mustafai të humbte qëndrueshmerinë e tij mendore. Shpesh herë shikonte haluçinacione dhe bënte veprime të çuditshme. Pas vdekjes së Sulltan Ahmetit në 1617, ligji për trashëgiminë e fronit ndryshoi, duke iu dhënë e drejta princit më të madh në moshë të merrte fronin. Në bazë të këtij rregulli në 1617, princ Mustafai do të bëhej Sulltan Mustafa I. Menjëherë pas ngjitjes në fron, nëna e tij Sulltanesha Halime do të tregonte forcën. Sulltan Mustafa I, si pasojë e gjendjes së tij mendore, ishte sulltan kukull që drejtohej nga nëna e tij dhe veziri i dytë Davut Pasha. Sundimi i parë nuk do të zgjaste shumë, pasi Sulltanesha Kosem do ta rrëzonte nga froni pas vetëm 3 muajsh për të vëndosur në fron Sulltan Osmanin II. Sulltanati i këtij të fundit do të zgjaste vetëm 4 vite, pasi do të rrëzohej nga jeniçerët me komplot të Sulltaneshës Halime dhe Davut Pashait. Pas rrëzimit dhe ekzekutimit të Osmanit II, në 1622 në fron erdhi përsëri Sulltan Mustafa I. Regjimi i dytë zgjati 1 vit e gjysmë, ku çdo vëndim e merrte nëna e tij. Në 1623 populli dhe jeniçerët e kuptuan gjëndjen e sulltanit dhe kërkuan shkarkimin e tij nga froni dhe vëndosjen e nipit të tij 11 vjeçar, djalit të Sulltan Ahmeit dhe Sulltaneshës Kösem, princ Muratit (më vonë Sulltan Murati IV). Pas ardhje në fron të Sulltan Muratit IV, Sulltanesha Kosem si regjente e perandorisë vëndosi ta mbyllte në dhomë sërish Mustafain. I paaftë mëndërisht, Mustafai qëndroi i mbyllur për gjithë pjesën e mbetur të jetës, dhe u ekzekutua në 1639 nga nipi i tij Sulltan Murati IV.