Papilio machaon
Appearance
Flatrat e përparme të verdha, me 4 shirita të zi (një i gjatë), në bazë me njollë të zezë dhe me njollat e verdha përgjatë buzës anësore në formë gjysmë hëne; flatrat e pasme të verdha, të dhëmbëzuara, me shirit të zi përgjatë buzës anësore dhe asaj të pasme, me njolla të kuqe në këndin fundor dhe me një zgjatim ("bisht") të gjatë të zi. Hapësira e flatrave varion nga 55 - 95 mm. Takohet gjithandej në mjedise barishtore, me shkurre, të mbjella, drurë frutorë.
-
♂
-
♂ △
-
♀
- Mbreteria: Animalia
- Tipi: Arthropoda
- Klasa: Insecta
- Rendi: Lepidoptera
- Familja: Papilionidae
- Lloji: Papilio
- Specia: Papilio machaon
- Zbuluesi: Linnaeus, 1758