Jump to content

Rexhep Taip Erdoan

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rexhep Taip Erdoan
Presidenti i 12-të i Turqisë
Në detyrë
28 gusht 2014 – Në detyrë
Paraprirë ngaAbdullah Gjyl
KryeministriAhmet Davutoglu
(2014–2016)
Binali Jëlldërëm
(2016–2018)
ZëvendëspresidentiFuat Oktay
(që nga viti 2018)
Kryetari i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit
Në detyrë
14 gusht 2001 – 27 gusht 2014
Paraprirë ngaPartia u themelua
Pasuar ngaAhmet Davutoglu
Në detyrë
21 maj 2017 – Në detyrë
Paraprirë ngaBinali Jëlldërëm
Kryeminstri i 25-të i Turqisë
Në detyrë
14 mars 2003 – 28 gusht 2014
Paraprirë ngaAbdullah Gjyl
Pasuar ngaAhmet Davutoglu
Kryetari i Stambollit
Në detyrë
27 mars 1994 – 6 nëntor 1998
Paraprirë ngaNurettin Sözen
Pasuar ngaAli Müfit Gürtuna
Të dhëna vetjake
U lind më26 shkurt 1954
Kasëmpasha, Stamboll, Turqi
Partia politikePartia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (2001-2014; 2017-duke vazhduar)
Bashkëshortja/etEmine Erdoan
(m.1978)
FëmijëtAhmet, Bilal, Esra, Symeja
ShkollimiUniversiteti Marmara
Nënshkrimi

Rexhep Taip Erdoan (turqisht: Recep Tayyip Erdoğan, IPA-tr: [ɾeˈdʒep tajˈjip ˈæɾdoan]; lindi më 26 shkurt 1954) është politikan turk, kryetari i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit dhe presidenti i sapo zgjedhur i Republikës së Turqisë. Më parë ka shërbyer si Kryeministër i Turqisë në vitet 2003–2014 dhe si Kryetar i Stambollit në vitet 1994–1998.[1]

Erdoani ishte futbollist gjysmë-profesionist dhe ka luajtur për Klubin Sportiv "Kasımpaşa", në vitet 1969–1982, para se të zgjidhet Kryetar i Stambollit në vitin 1994, nga rradhët e Partisë së Mirëqënies. Në vitin 1998, ai u shkarkua nga detyra dhe u dënua me 10 muaj burgim, pasi ai recitoi një poemë fetare në Sirt. Duke braktisur politikën e hapur islame, Erdoani në vitin 2001 themeloi Partinë e Drejtësisë dhe Zhvillimit, me të cilën arriti që në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura pothuajse pas një viti, të fitoj afro dy të tretat e vendeve në parlamentin turk. Abdullah Gjyl u bë kryeministër dhe shërbeu derisa qeveria e tij anuloi burgimin politik të Erdoanit, duke e lejuar atë që të kandidojë për deputet në parlament në zgjedhje të përkohshme dhe ta marrë përsipër detyrën e kryeministrit më 14 mars 2003.

Jeta e hershme dhe karriera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas historianit M. Hakan Yavuz, Erdoan lindi në Güneysu, Rize dhe më vonë familja e tij u zhvendos në Kasëmpasha, një lagje e varfër e Stambollit.[2] Familja e Erdoganit është me prejardhje nga Adjara, një rajon në Gjeorgji.[3] Edhe pse Erdoğan u raportua të kishte thënë në vitin 2003 se ai ishte me prejardhje gjeorgjiane dhe se prejardhje e tij ishte në Batumi,[4][5] ai më vonë e mohoi këtë.[4] Prindërit e tij ishin Ahmet Erdoan (1905–1988) dhe Tenzile Erdoan (née Mutlu; 1924–2011).[6]

Erdoani e kaloi fëmijërinë e hershme në Rize, ku babai i tij ishte kapiten[7]Rojet Bregdetare Turke.[8] Pushimet verore i kaloi më së shumti në Güneysu të Rizes, ku e ka prejardhjen familja e tij. Gjatë gjithë jetës së tij ai shpesh kthehej në këtë shtëpi shpirtërore dhe në vitin 2015 hapi një xhami të madhe në një majë mali afër këtij fshati.[9] Familja u kthye në Stamboll kur Erdoğan ishte 13 vjeç.[8]

Kur ishte adoleshent, babai i Erdoanit i dha atij një pagesë javore prej 2.5 lira turke, më pak se një dollar. Me të, Erdoani bleu kartolina dhe i shiste në rrugë. Ai u shiste shishe me ujë shoferëve të bllokuar në trafik. Erdoani punoi gjithashtu si shitës ambulant duke shitur simit (bukë e rrumbullakë me susam), veshur me një fustan të bardhë dhe shitur simitin nga një karrocë e kuqe me tre rrota me rrotullat e vendosura pas xhamit.[42] Në rininë e tij, Erdogan luajti futboll gjysmë-profesionist në një klub lokal.[10][11][12] Fenerbahçe donte që ai të transferohej në klub, por babai i tij e pengoi.[13] Stadiumi i klubit lokal të futbollit në rrethin ku ai u rrit, Kasımpaşa S.K. është emëruar pas tij.[14][15]

Shkollën fillore ka kryer ne KasëmpashaStambollit, ndërsa shkollën e mesme ne Imam Hatip.[16]. Në vitin 1973 e kreu shkollën e mesme. U diplomua nga Universiteti i Marmarasë në vitin 1981.

Erdoan u martua me Emine Gülbaran (l. 1955, Siirt) më 4 korrik 1978[17] Ata kanë dy djem, Ahmet Burak (l. 1979) dhe Nexhmetin Bilal (l. 1981), dhe dy vajza, Esra (l. 1983) dhe Symeja (l. 1985).[17] Babai i tij, Ahmet Erdoan, vdiq në vitin 1988 dhe nëna e tij, Tenzile Erdoan, vdiq në vitin 2011 në moshën 87-vjeçare.[18]

Erdoan ka një vëlla, Mustafa (l. 1958) dhe një motër, Vesile (l. 1965).[7] Nga martesa e parë e babait të tij me Havuli Erdoğan (v. 1980), ai pati dy gjysmë vëllezër: Mehmetin (1926–1988) dhe Hasanin (1929–2006).[19]

Karriera Politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas Grushtetit më 12 shtator 1981, Erdoani u bë pjesë e Partisë Refah. Në vitin 1994 Erdoani ishte kandidat për Kryetar Komune të Stambollit, ku në keto zgjedhje, u zgjodh Kryetar Komune të Stambollit. Gjatë kohës së qeversijes së tij si Kryetar Komune të Stambollit, ai luftoi për azgjësimin e kontrabandave në Stamboll.

Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi që Gjykata Kushtetuese e mori vendimin që të mbyllet Partia e Fazilet'it, deputetët e këtij subjekti politik, filluan të punojnë për një Parti të re, dhe deputetët u ndanë ne dy rrugë. Atë të "Tradicionalistëve" dhe "Reformistëve". Më udhëzimin e Recai Kutan u formua Saadet Parti, që u krijua nga Tradicionalistët. Ndërsa Erdoan vazhdoi rrugën duke krijuar Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (turq: Adalet ve Kalkinma Partisi - AKP) në vitin 2001, ku u zgjodh si lideri i këtij subjekti.

Në Zgjedhjet e Përgjithshme të mbajtura më 3 nëntor 2002, partia e Erdoanit grumbulloi 34.29% të votave totale, dhe u bë partia fitimtare. Mbasi që nuk kishte të drejtë të zgjedhej si Kryeministër, këtë detyrë e plotësoi Abdullah Gyl. Pas zgjedhjeve në qytetin Siirt, kandidatët e tjerë u larguan nga kandidatura, dhe Erdoani fitoi 85% të votave në Siirt, dhe e mori Qeverinë e AKP'së nga Abdullah Gyl dhe u zgjodh Kryeministër.

Politika e Jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bashkimi Evropian

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me të ardhur në pushtet, Erdoan ka shprehur haptas Politikën e Turqisë për Bashkimin Evropian. Ka nënshkruar disa marrëveshje me Bashkimin Evropian, dhe ka bëre ndryshime ligjore në favor të bashkëjetesës sociale dhe kulturale. Insistimet e Turqisë për të anëtarësuar në BE, bëri një përshtypje të re që Turqia u orientua kah Perëndimi.

Marëdhëniet me Izraelin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marëdhëniet e Qeverisë së Erdoanit me Izraelin ishin të tensionuara, mbasi Izraeli vazhdonte një politikë kundër Palestinezëve. Në Panelin e Davos'it të mbajtur në vitin 2009, Shimon Peres, President i Izraelit duke u drejtuar Erdoanit tha "Çfarë do të bënit ju, në qoftë se çdo natë ne Stamboll do të bëhej sulm me raketa" . Me të kryer fjalimin Shimon Peres, moderatori i Panelit kërkoi të mbaronte Panelin, por Erdoani me fjalën e tij me theks të zbehur "One Minute" nuk e lejoi të përfundonte Panelin. Erdoani duke u drejtuar Peres'it tha "Zotëri Peres zëri juaj tingëllon i rreptë, tingëllimi i rreptë i zërit tuaj është pasojë e psikologjisë fajtore". Në vazhdim Erdoani i thotë Peres'it "Kur të vijmë tek mbytjet, ju dini mjaft mirë si të mbytet. Njerëzit që keni mbytur nëpër Plazhe shumë mirë e dimë".[20] Me pengesat e moderatorit në Panelin e Davos'it, Erdoani thotë "Peres'i foli 25 minuta, e unë 12", dhe ngrihet nga vendi,dhe largohet nga salla pa e pritur fare fundin e Panelit. Mbas këtij gjesti, Erdoani është bërë hero nëpër shtetet Arabe, dhe është bërë Idol i rezistencës Palestineze.[21]

Më 25 Maj 2010, një grup aktivistësh u nisën nga Turqia për të thyer Bllokadën Detare Izraelite kundër Gazës. Anija ishte një anije humanitare me emrin Mavi Marmara, dhe në datën 31 Maj 2010, ushtritë Izarelite në ujërat ndërkombëtare ndërhyn në anijen humanitare, ku me përdorimin e forcës ushtarake kanë vdekur 10 persona, ngjarje kjo që ishte afër marrjes fund të Marrëdhënieve Diplomatike Izrael-Turqi. Pas kësaj ngjarjeje Erdoani në një fjalim të mbajtur në këshillin e Partisë të tij, thotë "Derisa Partneriteti i Turqisë është shumë i vlefshëm, po ashtu edhe armiqësia e Turqisë do të jetë e rreptë".[22]

  1. ^ "Kopje e arkivuar" (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2010. Marrë më 29 shtator 2010.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ M. Hakan Yavuz, "Secularism and Muslim Democracy in Turkey", Cambridge University Press, 19 Φεβ 2009 p. 123. Available on the web.
  3. ^ "'Benim için Gürcü dediler' diye yakınan Erdoğan 2004'te 'Ben de Gürcü'yüm' demiş". T24 (në turqisht). Marrë më 7 nëntor 2022.
  4. ^ a b "Erdogan plays to base by slighting Armenians". Al Monitor (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 19 shkurt 2015. Marrë më 1 janar 2022.
  5. ^ Sarıoğlu, Bülent (2005). "Kimlik değişimi!". Milliyet (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 15 dhjetor 2005. Marrë më 1 janar 2022.
  6. ^ "Recep Tayyip Erdoğan'ın hayatı" (në turqisht). Ensonhaber. 1 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 12 qershor 2018. Marrë më 22 shtator 2017.
  7. ^ a b "İşte Ahmet Kaptan'ın bilinmeyen hikayesi" (në turqisht). Odatv. 4 dhjetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2022. Marrë më 30 mars 2023.
  8. ^ a b "Turkey's charismatic pro-Islamic leader". BBC News (në anglisht). 4 nëntor 2002. Marrë më 23 korrik 2006.
  9. ^ Kıble Dağı Cami'nin inşaatı bitti, açılışı Erdoğan yapacak Hürriyet Daily News, 5 August 2015
  10. ^ "Profile: Recep Tayyip Erdogan". BBC News (në anglisht). 18 korrik 2007. Marrë më 29 gusht 2008.
  11. ^ "Life story" (në anglisht). AK Parti Official Web Site. Marrë më 29 gusht 2008.
  12. ^ "Recep Tayyip Erdoğan". Britannica Online Encyclopedia (në anglisht). Marrë më 29 gusht 2008.
  13. ^ "Fenerbahçe Erdoğan'ı transfer etmek istemiş" [Fenerbahçe dëshiroi ta transferonte Erdoanin]. Milliyet (në turqisht). 1 prill 2013. Arkivuar nga origjinali më 25 maj 2013. Marrë më 9 korrik 2013.
  14. ^ klaiber-it.de, Timo Klaiber. "Recep Tayyip Erdoğan Stadyumu". Europlan-Online (në turqisht). Marrë më 30 tetor 2020.
  15. ^ "Turkey's 'Imam Beckenbauer,' Recep Tayyip Erdogan, applies for Euro 2024 | DW | 27 April 2018" (në anglishte britanike). Deutsche Welle. Marrë më 30 tetor 2020.
  16. ^ Kim Kimdir?™ Biyografi Bankası - FORSNET
  17. ^ a b "Bakanlar Kurulu'nun özgeçmişi". Milliyet (në turqisht). 29 gusht 2007. Marrë më 22 prill 2011.
  18. ^ "Erdogan's Mother Tenzile Erdogan Dies of Acute Cholecystitis". Turkish Weekly (në anglisht). 7 tetor 2011. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2014. Marrë më 21 mars 2014.
  19. ^ Yalçın, Soner (qershor 2014). Kayıp Sicil: Erdoğan'ın Çalınan Dosyası (në turqisht). Vëll. 1. Stamboll: Kırmızı Kedi Publishing House. fq. 19. ISBN 978-605-4927-40-1.
  20. ^ In Davos, Turkey’s Erdogan and Israel’s Peres Clash Over Gaza - NYTimes.com
  21. ^ Erdoğan Arap dünyasının baştacı
  22. ^ "Türkiye'nin DostluÄ&#x;u Ne Kadar Kıymetliyse, DüÅ&#x;manlıÄ&#x;ı da O Kadar Åžidd" (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 3 qershor 2010. Marrë më 29 shtator 2010.