Jump to content

Rrethet e Zvicrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Në hartën e Zvicrës janë paraqitur ndarjet sipas kantoneve, rretheve dhe komunave (2015).

Për dallim nga shtetet të cilat kanë organizim të centralizuar, në kushtetutën federale të Zvicrës secili kanton është tërësisht i lirë të vendosë organizimin e tij të brendshëm. Prandaj, ekziston një shumëllojshmëri të strukturave dhe terminologjive për subjektet nën-kombëtare në mes të kantoneve dhe komunave, që janë rrethet (Rrethet e Administrimit Urban).

Shumica e kantoneve janë të ndara në Bezirke (gjermanisht për rrethet, njëjës Bezirk). Ato gjithashtu janë të quajtura edhe si Ämter (Luzern, njësës Amt), Amtsbezirke (Bern, Amtsbezirk), district (në frengjisht) ose distretto (Ticino dhe një pjesë e Graubünden).

Rrethet në kantonin e Cyrihut

Kantoni Zürich është i ndarë në 12 rrethe, dhe ka 641650 banorë:

Rrethet në kantonin Bern

Kantoni Bern është i ndarë në pesë rajone: Berner Jura, Seeland (me dy nënrajone, Biel/Bienne dhe Seeland), Bern-Mittelland, Oberland (me nënrajonet Thun, Obersimmental-Saanen, Frutigen-Niedersimmental, Interlaken-Oberhasli) dhe Emmental-Oberaargau (me dy nënrajone, Emmental dhe Oberaargau). Ndarja e tanishme ka hyrë në fuqi më 1 janar 2010, bazuar në një vendim të vitit 2006 për heqjen e ish sistemit të rretheve.

Më 1 janar 2010, 26 rrethe administrative (Amtsbezirke) u kombinuan në 10 rrethe administrative (Verwaltungskreise):[1]

Rrethet e kantonit Luzern

Kantoni Luzern ka qenë i ndarë në 5 Ämter(rrethe):

Këto u shfuqizuan me kushtetutën e re të kantonit në vitit 2007, edhe pse ata do të vazhdojnë të përdoren si zona zgjedhore.

Rrethet në kantonin Schwyz

Kantoni Schwyz është i ndarë në 6 rrethe:

  1. ^ Amtliches Gemeindeverzeichnis der Schweiz, Mutationsmeldungen 2009 / Répertoire officiel des communes de Suisse, Mutations 2009 / Elenco ufficiale dei Comuni della Svizzera, Mutazione 2009 (PDF) (Reportazh). Federal Statistical Office. 2009. nden. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 18 nëntor 2010. Marrë më 6 mars 2010. {{cite report}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)