Shumëfishi më i vogel i përbashkët
Shumfishin më të vogël të përbashkët (shkurt: SHVP), të dy ose më shumë numrave të plotë të ndryshëm prej 0. SHVP i dy ose më shumë numrave të plotë është numri më i vogël i cili kur pjestohet me secilin nga këta numra nuk ka mbetje, d.m.th herësi është një numër i plotë.
Shembull
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Do ta gjejmë SHVP të numrave 4 dhe 6
Shohim se shumfisha të 4 janë:
- 4, 8, 12, 16, 20, 24, 28, 32, 36, 40, 44, 48, 52, 56, ...
Shumfisha të 6 janë:
- 6, 12, 18, 24, 30, 36, 42, 48, 54, 60, 66, 72, 78, 84 ...
Shumfisha të përbashkët të numrave 4 dhe 6 janë ato numra që paraqiten në të dy vargjet. pra numrat
- 12, 24, 36, 48, ....
dhe më i vogli prej tyre është numri 12 prandaj shkruajmë SHVP(4, 6)=12
Zbatimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë mbledhjes, zbritjes apo krahasimit të thyesave është e nevojshme të gjindet SHVP e emëruesve të tyre i cili quhet shpesh edhe emëruesi më i vogël i përbashkët. Për shembull
ku si emërues i përbashkët është 42 sepse ai është SHVP për numrat 21 dhe 6.