Struktura e kristaleve reale
Hyrje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kristalet janë materiale të ngurta,forma e të cilave varet nga vendosja e rregullt e atomeve,joneve ose molekulave nëpër rrjetet kristalore.
- Struktura e kristaleve reale dallon shumë nga struktura e kristaleve ideale.Jopërsosmëria e struktures kristalore ndikon shumë në veçoritë mekanike,termike,elektrike,optike etj.
Klasifikimi i kristaleve reale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Klasifikimi i kristaleve reale
Kristalet reale sipas formës së papërsosmërisë ndahen në:
- Papërsosmëri pikësore
- Papërsosmëri linjore
- Papërsosmëri sipërfaqësore.
Papërsosmëritë pikësore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Papërsosmëritë pikësore paraqiten për shkak të defekteve që paraqiten në pika të kristaleve. Këto defekte mund të jenë:
- Defekte te Frenklinit
- Defekte Shotkiut dhe,
- Defektet per shkak te atomeve shtesë
Defektet e Frenklinit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ne kushte të caktuara disa atome kristalore mund t'i lëshojnë pozitat bazë të tyre dhe të marrin pozita tjera.Për këto atome thuhet se kanë aftësi të "avullohen" nga vendet e tyre dhe të "kondensohen" në vende tjera të kristalit.Në këtë mënyrë formohen zbraztirat(si pasojë e leshimit të atomit),dhe atomet intersticiale (si pasojë e ardhjës së atomit "të tepërt").
- Formimi i vakancave-zbraztirave dhe atomeve intersticiale paraqet defektin e Frenklinit
Defekte e Shotkiut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Atomet në kristale vështirë lëshojnë pozitat e tyre,mirëpo ne kushte të caktuara ato shkëputen,dhe lëvizin nëpër kristal.Nëse atomet gjatë këtyre lëvizjeve nuk ndalen brenda kristalit,ato do të dalin nga siprfaqja e kristalit dhe mbesin aty.
Kjo gjendje është treguar në fig.
- Procasi i zhvendosjës së atomeve nga brendia e kristalit dhe vendosja e tyre në sipërfaqe ka si pasojë zmadhimin e vëllimit të kristalit,përkatësisht bëhet zvoglimi i dendësisë se kristalit,meqë masa e kristalin nuk ndryshon.
- Defektet e Frenklinit dhe Shotkiut kanë ndikime të mëdha në shumë proçese që zhvillohen në kristale,por me i theksuari është ndikimi i tyre ne veçoritë mekanike,termike,magnetike,optike etj.
Atomet shtesë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është e pamundur të krijohen kristale plotësisht te pastra(idele).Madje edhe me metodat më bashkohore për pastrimin e kristaleve nuk mund të krijohen material absolutisht i pastër.Materialet e pastra mund të përmbajnë deri 10−9% atome shtesë në përberjen e tyre.
- Atomet shtesë në materialin bazik mund të jenë të shpërndara në dy mënyra duke formuar:
- -tretësirë të ngurtë substicionale dhe
- -tretësirë të ngurtë intersticionale
- Shtesat mund të kenë ndikim bukur të madh në shumicën e vetive mekanike, kimike,magnetike,elektrike dhe veçoritë tjera të materialeve të ngurta.Te gjysmëperçuesit shtesat ndikojnë në vleren e rezistencës specifike elektrike.
Tretësira e ngurtë substicionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Te këto tretësira atomet shtesë vijnë ne vendet e atomeve themelore.Formohen mes dy lloj materialesh,atomet e të cilave kanë madhësi gati të barabarte.Vetëm tretësirat substicionale mund të formohen në të gjitha marrëdhëniet e dy komponenteve përbërëse.
Tretësirat e ngurtë intersticionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Te këto tretësira atomet shtesë marrin pozitat intersticiale në mes të atomeve bazik.Tretvsirat intersticiale kanë ndikim shumë te madh ne veçoritë elektrike.Kështu psh.,silici(Si) i pastër në temperaturë të dhomes duhet të ketë rezistencë elektrike specifike 2000Ωm.Mirëpo kur gjenden shtesa në sasi 10% rezistenca specifike elektrike zvogëlohet në 1Ωm.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- A.Abazi&J.Krasniqi,Materialet elektroteknike
- http://en.wikipedia.org/wiki/Crystal#Crystal_structure_.28microscopic.29