The Hunchback of Notre Dame (film i 1996)
Hunchback of Notre Dame është një film dramë muzikor i animuar në amerikën e vitit 1996 i prodhuar nga Walt Disney Feature Animation dhe i publikuar nga Walt Disney Pictures . Ështe filmi i 34-të artistik i animuar i Disney-t dhe i shtati i prodhuar gjatë Rilindjes së Disney-t, ai është bazuar në romanin e vitit 1831 me të njëjtin emër nga Viktor Hugo . Filmi u drejtua nga Gary Trousdale dhe Kirk Wise dhe u prodhua nga Don Hahn, nga një skenar i shkruar nga Tab Murphy, Irene Mecchi, Jonathan Roberts dhe ekipi i shkrimtarëve të Bob Tzudiker dhe Noni White . Me zërat e Tom Hulce, Demi Moore, Tony Jay dhe Kevin Kline, filmi ndjek Kuazimodon rënësin e kambanave i cili eshte i deformuar dhe i mbyllur i Katedrales së Parisit dhe dëshirat e tij për të eksploruar botën e jashtme dhe për t'u pranuar nga shoqëria, kundër dëshirave të babait të tij birësuesit mizor, puritan Klod Frolo i cili gjithashtu dëshiron të shfarosë popullsinë rome të Parisit.
Ky film konsiderohet të jetë një nga filmat më të errët të animuar të Disney për shkak të temës së tij të pjekur si vrasja e fëmijëve, epshi, mallkimi, antiziganizmi, gjenocidi dhe mëkati, pavarësisht ndryshimeve të bëra nga materiali burimor ose origjinal me qëllim që të siguronin një vlerësim G nga MPAA . Partitura muzikore u shkrua nga Alan Menken, me këngë të shkruara nga Menken dhe tekstshkruesi Stephen Schwartz,i cili kishte bashkëpunuar edhe me parë në Pocahontas (1995). Dyshja më vonë bashkëpunoi edhe në Enchanted të 2007-ës.