Topologjia e rrjetit
Me Topologji ose topologji logjike kuptohet mënyra jofizike e lidhjes se stacioneve (përdoruesve) me njeri-tjetrin dhe mënyrën e tejcimit të informacionit. Secila Topologji ka përparësitë e saja si dhe dobësitë në rrjet. Topologjitë janë një mjet i rëndësishëm klasifikimi përsa i përket rrjeteve. Përvec topologjisë logjike, e cila është mënyra më e përdorur e klasifikimi ka edhe topologji fizike e cila shpreh mënyrën fizike të lidhjes së një stacioni me tjetrin.
Ndarjet e rrjeteve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1. Kategoritë
- 1.1. Sipas madhësisë
- 1.2. Sipas marrëdhënieve
- 1.3. Sipas topologjisë
- 1.4. Sipas funksioneve
2. Protokollet
Topologjitë e lidhjes së rrjeteve kompjuterike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Topologjia e rrjetit është model i lidhjeve të cilat lidhin çifte të nyjeve të rrjetit. Është formë e rrjetit LAN ose të ndonjë sistemi tjetër komunikues. Një nyje e dhënë ka një ose më shumë lidhje me tjera, dhe këto lidhje mund të shfaqen në shumëllojshmëri formash të ndryshme. Lidhja më e thjeshtë është lidhja e njëanshme mes dy njësive ose mjeteve. Lidhje e dytë mund të shtohet për komunikim të dyanshëm. Topologjia e rrjetit është e përcaktuar prej konfigurimit të lidhjeve mes nyjeve. Topologjitë e rrjetave janë të ndara në këto kategori themelore:
- Nga pika në pikë -- (Point to Point)
- Linare – (line)
- Magjistralë – (bus)
- Yll – (star)
- Unazë – (ring)
- Dru – (tree)
- Mesh
Topologjia Point to Point (nga pika në pikë)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo topologji konsiston në një lidhje njëfishe zakonisht kabllore mes 2 përdoruesave. Kjo topologji është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë por e varfër përsa i përket numrit të përdoruesve, rrjedhjes së informacionit, prandaj preferohet topologjia lineare mbi këtë topologji.
Topologjia lineare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Topologjia lineare krijon lidhje të dyanshme në mes një kompjuteri dhe kompjuterit të ardhshëm. Kjo topologji vjen nga fillimi i kompjuterëve, pasi që secili kompjuter, përveç atyre në fillim dhe fund, kërkon dy pranues dhe dy transmetues.
Topologjia bus
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Topologjia bus karakterizohet me bartjen kryesore (backbone) që paraqet shtyllën e rrjetës ku janë të lidhur kompjuterët. Kjo topologji llogaritet pasive sepse kompjuterët e lidhur në magjistralë vetëm „vëzhgojnë“ çka ndodh në të. Kur e vërejnë përmes kartelës së rrjetit se të dhënat janë drejtuara kah ato atëherë këto të dhëna i pranojnë. Kur kompjuteri është i përgatitur për të dhënë informata,ai në fillim vërtetohet se asnjë kompjuter tjetër nuk dërgon të dhëna në magjistralë, dhe atëherë i dërgon pakot e informacioneve të tij. Nëse kjo procedurë anashkalohet në një mënyrë sinjalet përplasen duke prishur rrjetin dhe duke mos lejuar më informacion në kabllin kryesor.Në rrjetë si bus më shpesh shfrytëzohet kabllo koaksial. (ky kabëll dallohet shumë pak prej kabllos së TV të rëndomtë).Rrjetat me topologji bus lehtë lidhen dhe zgjerohen në krahasim me topologjitë tjera ato kërkojnë sasi të caktuar të kabllove. Në rrjetat me topologji magjistrale janë të shpeshta ndërprerjet kabllovike ku vështirë mund të zbulohen. Nëse një konektor hiqet bie i gjithë rrjeti. Këto rrjeta sot përdoren më rrallë të mbetura nga e kaluara. Në figurë duket topologjia bus.
Topologjia yll
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në topologjinë yll kompjuterët janë të lidhur me pajisje qendrore për lidhje i cili quhet shpërndarës. Secili kompjuter është i lidhur me kabllon e veçantë deri në shpërndarës. Për arsye se për secilin kompjuter të lidhur ekziston kabllo e veçantë dhe portë e veçantë për lidhje ,shumë lehtë mund rrjeta edhe të zgjerohet. Kufizim mund të jetë vetëm numri i hyrjeve në shpërndarës. Nëse një kompjuter ç’kyçet kompjuterët tjerë mund të punojnë pa problem në mes veti. Pjesa më e ndjeshme është shpërndarësi qendror. Në topologjinë yll shpërndarësi shërben si pikë e lidhjes qendrore si që shihet në figurë.
Topologjia unazë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në topologjinë unazë kompjuterët lidhen me kabllo në rend dhe formojnë rreth fizik. Në këtë topologji informacioni udhëton kah përçuesit (kabllot) në një drejtim. Kompjuterët në unazë pranojnë paketë dhe pastaj të njëjtën paket e dërgojnë te kompjuteri tjetër në rrjetën unazë. Topologjia unazë llogaritet aktive sepse kompjuterët e lidhur në unazë dërgojnë token nëpër gjatësinë e unazës. Token është paket i veçantë i të dhënave.
Gjetja e defektit në topologjinë unazë është mjaft e vështirë sepse me prishjen e një kompjuteri në rrjetë ndërpritet rrjedhja e informatave në unazë dhe kështu nuk dimë ku është ndërprerja. Futjen dhe heqjen e kompjuterit të ri në rrjetë bënë ndërprerje të punës së rrjetës. Për arsye se hardueri për Token ring është i shtrenjtë dhe për mirëmbajtjen e kësaj rrjete duhet administratorë me përvojë të madhe këto rrjeta përdoren vetëm në firmat e fuqishme e jo në rrjeta lokale shtëpiake. Për rrjeta lokale në zyra dhe shtëpi më e përshtatshme është rrjeta në yll. Në figurën e mëposhtme shihet topologjia e rrjetës në unazë figurë.
Topologjia tree (formë druri)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Topologjia tree (formë druri) mund të shihet si nj koleksion i rrjetave yll të vendosura në hierarki. Ky rregullim në formë druri ka nyje periferike individuale të cilat kanë detyrë të pranojnë dhe transmetojnë vetëm prej nyjeve dhe nuk kërkohen të jenë si repetitorë apo regjeneratorë. Në dallim prej topologjisë yll nyja qendrore mund të shpërndahet.
Si në rrjetin konvencional yll, nyje individuale mund të izolohen prej rrjetit me një defekt të vetëm të një pike të vetme transmetuese. Në qoftë se një lidhje me gjethin e rrjetit në formë druri dështon, ai gjeth (leaf) izolohet; në qoftë se një lidhje me nyje e cila nuk është gjeth dështon, një sektor i tërë i rrjetit izolohet prej pjesës tjetër.
Për ta lehtësuar sasinë e trafikut të dhënave që vjen nga transmetimi i çfarëdo të dhëne dhe nga cilido vend, janë krijuar nyje më të përparuara që do të mbajnë llogari për identitetin e sistemeve të ndryshme të lidhura në rrjet. Këto Sëitch-a rrjeti do ta mësojnë bazën e rrjetit duke transmetuar të paketa të dhënash gjithandej e pastaj duke vëzhguar prej nga vijnë përgjigjet paketë.
Topologjia hibride
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rrjetat hibride përdorin kombinimin e dy ose më shumë topologjive në atë mënyrë që rezulton që rrjeti nuk e ka asnjë nga format standarde.
Dy shembuj më të shpeshtë të rrjetave hibride janë:
- Rrjeti yll-unazë (star ring) përbëhet nga sy ose mëshomë topologji yll të lidhura me (MAU) multistation acces unit si HUB qendror
- Rrjeti yll-magjistralë (star-bus) përbëhet nga dy ose më shumë topologji yll të lidhura me (bus trunk).
Këto topologji marrin advantazhet dhe disadvantazhet e topologjive të përfshira por zakonisht qëllimi i krijimit të këtyre topologjive është që te perftohet një kombinim sa më i frytshëm i topologjive. Një kombinin i topologjisë unazë dhe lineare është dhënë në figurë.
Topologjia Mesh (tërësisht ose pjesërisht e lidhur)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tërësish e lidhur (kyçur) nënkuptohet topologjia në të cilën të gjithë kompjuterët të atij rrjeti janë të lidhur secili me njëri tjetrin dhe kalimi i informatave bëhet drejtpërdrejt pa ndërmjetësim. Kjo mënyrë e përcimit të informacionit është shumë eficente pasi ka shumë rrugë kalimi por nëse lidhja është kabllore.
Pjesërisht e lidhur (kycur) nënkupton lidhjen e pjesshme tw pajisjeve me njwra tjetrwn. Pra ekzistojnw disa rrugw informacioni pwr njw pajisje por jo tw gjitha pajisjet janw tw lidhura me njwra-tjetrwn.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Topology (Network). |