Universiteti "Haxhi Zeka" në Pejë
Universiteti "Haxhi Zeka" është një institucion publik i arsimit të lartë i cili ndodhet në qytetin e Pejës.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillet e arsimit të lartë në Pejë datojnë që nga viti 1960 atëherë kur me vendimin e Këshillit Ekzekutiv të KSAK ishte themeluar Shkolla e Lartë Ekonomike – Komerciale në Pejë. Fillimisht shkolla kishte vetëm Seksionin e Afarizmit Komercial në Ndërmarrje dhe një numër të vogël mësimdhënësish. Në vitin e parë të studimeve 1960/61 ishin të regjistruar 120 studentë.
Nga Shkolla e Lartë Ekonomike dolën disa mijëra ekonomistë nga Kosova dhe nga trojet tjera etnike shqipatare (Maqedonia, Mali i Zi, Serbia etj.). Ky numër i ekonomistëve më së miri shpreh kontributin e shkollës që e dha për ekonominë e Kosovës dhe për të gjitha trojet shqiptare. Zhvillimi historik i këtij institucioni mund të periodizohet kështu:
- 1960 - 1974 – Periudha e formësimit dhe e krijimit të identitetit institucional
- 1975 - 1990 – Periudha e afirmimit të Shkollës në Kosovë dhe në të gjitha vendet tjera përreth Kosovës,
- 1991 - 1999 – Periudha e mbijetesës, me anë të vazhdimit të kontinuitetit nëpërmes organizimit paralel të mësimit nëpër shtëpi private
- 2000 - 2006 – Periudha e rioraganizimit të FSHAB-së.
Në vitin akademik 2001/2002, Shkolla e Lartë Ekonomike u reformua sipas modelit të Deklaratës së Bolonjës dhe po në këtë vit Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore sipas kësaj deklarate për nivelin bachelor. Kjo shkollë u riemërua në Shkolla e Biznesit dhe pastaj në Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit. Gjatë organizimit të FSHAB-së me emrin Shkolla e Biznesit, studimet zhvilloheshin në tri departamente: Administrim biznesi, Informatikë e aplikuar në biznes dhe Menaxhment në turizëm dhe hotelieri. Në vitin 2002 organizohen studime në gjuhën boshnjake në departamentin Administrim biznesi. Nga viti 2004 FSHAB emërtohet me këtë emër që e mban edhe sot dmth Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Biznes.
- 2007 - 2015 – Që nga viti 2007 në FSHAB studimet zhvillohen në tri departamente: departamenti Administrim biznesi në të dy gjuhët, në gjuhën shqipe dhe boshnjake, departamenti Kontabilitet dhe finaca të biznesit dhe departamenti Menaxhment turizëm dhe hotelieri. Në mars të vitit 2009 FSHAB akreditohet nga Agjencioni për Akreditim në të gjitha planprogramet të cilat i ofron edhe sot. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara në Biznes, me seli në Pejë, është bartës i studimeve themelore dhe të tjera të përcaktuara me Ligjin e Shkollimit të Lartë dhe me Statut të Universitetit të Prishtinës.[1]
Themelimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mbështetje të nenit 145 (pika 2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës duke marrë parasysh nenet 4, 21, 22 të ligjit nr. 03/L – 189 për administratë shtetërore të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare Nr. 82, 21 tetor 2010) si dhe duke u bazuar ne nenin 8 paragrafi 1.4 dhe shtojcën e Rregullores nr 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të zyrës së Kryeministrit dhe ministrive (22.03.2011), neni 9, paragrafi 1 dhe 10 dhe paragrafit 1 te ligjit mbi Arsimin e Lartë (Gazeta Zyrtare nr. 14.9, shtator 2011) ka nxjerrë vendim për themelimin e Universitetit Publik “Haxhi Zeka” në Pejë si institucion arsimor dhe i kërkimit e shkencës, i cili jep diploma e grada shkencore deri në nivelin e doktoraturës.[2]
Organizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Universiteti "Haxhi Zeka" në Pejë është i organizuar në këto fakultete:
Fakultetet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Fakulteti i Biznesit
- Fakulteti Juridik
- Fakulteti i Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis
- Fakulteti i Agrobiznesit
- Fakulteti i Arteve
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Universiteti "Haxhi Zeka" në Pejë (Faqe zyrtare) Arkivuar 21 nëntor 2016 tek Wayback Machine
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Universiteti "Haxhi Zeka" në Pejë Vizituar më 19.11.2016.
- ^ Historiku i Universiteti "Haxhi Zeka" në Pejë Arkivuar 8 nëntor 2016 tek Wayback Machine Vizituar më 19.11.2016.