Jump to content

Xhudoja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xhudo ose Judo është një fjalë japoneze e cila ka kutimin ose domethënien "mënyrë e lehtë". Si sport u themelua në vitin 1882 në Japoni nga një studiues i ri i quajtur Jigoro Kano.

Duke studiuar punën e shkollave të cilat mbështeteshin në artet luftarake të ngjashme me xhudon, "Xhigoro Kano" i hodhi të gjitha ato elemente që ishin të dëmshme dhe të rrezikshme për shëndetin e garuesve. Krijoi sistem të ri të ushtruarit psikofizik dhe dyluftimit pa armë, në të cilin radhiti teknikat e hedhjeve, mbajtjet e kontrollit, mbajtjet në pozitat e mbytjeve dhe levave të duarve dhe këmbëve. Për të theksuar dallimet në raport me stilet e shkollave të tjera luftarake, Kano shkathtësinë e tij e quajti "Xhudos" që do të thotë rrugë e butë, mënyrë e butë.

"Xhigoro Kano" me qëllim e nderoi fjalën "Jitsu" (shkathtësi) me fjalën "Do" (mënyrë, rrugë, parim) në mënyrë që "Xhudo" e "Kodokanit" të tij të dallojë nga shkollat e deriatëhershme të "Jujitsu", jo vetëm për nga qëllimi dhe specifikat e teknikave, por edhe për nga mënyra e të ushtruarit. Në shkollat e deriatëhershme ushtroheshin teknika shumë të rrezikshme të hedhjeve dhe levave dhe në atë mënyrë shumë të vrazhde - gjatë ndeshjeve (dyluftimit). Kur nuk kishte kontroll adekuat, shpeshherë vinte deri të eldnimet e renda, sepse garuesit më të fortë edhe më të vjetër, shpeshherë me qëllim i lëndonin garuesit më të dobët dhe fillestare, provokonin rrahje, provonin teknikat e veta, andaj me arsye u konstatua se "Jujitsu" nga njerëzit e ri krijonte shkatërrimtare dhe se ishte e dëmshme. "Xhigoro Kano" me sistemin e tij te të ushtruarit e perdeftoi se xhudoja mund të ushtrohet pa rrezik për lëndim dhe se kapjet dhe teknikat të cilat ai ua mësonte nxënësve të tij, janë më efikase se ato të "Jujitsus". Këtë ndryshim të emërtimit "Kano" e beri për të ndryshuar edhe mënyrën, parimet dhe konceptin e realizimit (demonstrimit, bërjes) të ushtrimeve. Vetëm pasi kuptohen dhe zotërohen parimet e xhudos, mund të kalohet në përvetësimin e ushtrimeve të cilat realizohen sipas frymës së këtyre parimeve. Të kuptuarit e parimeve të "Xhudos" mundëson përsosje të pandërprere dhe zhvillim të teknikave të "Xhudos". Vete "Kano" tha se unë jam duke mësuar "Jujitsu" shumicene teknikave të Xhudos i mësoi nga mësuesit e tij në shkollat e "Jujitsus" mirëpo në baze të "do", dhe këtë vazhdimisht e theksonte.

Perveç teknikave, të cilat përdoren në "Xhudon" sportive sipas rregullave të përcaktuara, "Xhudoja" nuk është vetëm shkathtësi e sulmit dhe mbrojtjes, por edhe mënyre e jetesës.

Shumë mësues Japoneze të "Jujitsus" e mohonin shkollën e "Xhudos". Katër vjet pas themelimit të "Kodokanit", u desh që të provonin forcat (të ndeshen) dhe të vendoset se kush do tu mësoje vetëmbrojtjen në polici. Pesëmbëdhjetë mjeshtërit më të mirë të Jujitsus" i u kundërvunë pesëmbëdhjete anëtareve të "Kodokanit". Rezultati ishte në favor të anëtareve të "kodokanit". Trembëdhjete ndeshje i fituan xhudistët, kurse dy të tjerat ishin barazime. Ky ishte triumf i plotë i "Xhudos" mbi "jujitsun".

Me këtë xhudoja e "Kodokanit" tregoi epërsinë e vet ndaj stileve tjera dhe në Japoni u bë sport i parë luftarak për zhvillimin e trupit dhe shpirtit me mundësi për të garuar. Qysh atere dhe deri me sot kanë kaluar shumë vite, kurse xhudoja është bërë sport i milonja njerëzve anembanë botës.

"Kano" me zell të jashtëzakonshëm dhe pa humbur kohë filloi me shkollimin e mësuesve të "Xhudos". Në vitin 1887 përgatiti të ashtuquajturi sistem "Kyu" për aftësimin e fillestareve në pesë shkallë të cilat u dalluan edhe për nga ngjyra e brezave. Bartësi i 5 Kyu "barte" brezin e verdhë, 4 Kyu- portokalli, 3 Kyu -të gjelbër, 2 Kyu - të kaltër dhe 1 Kyu brewezin ngjyre kafe.