Jump to content

shtyp

Nga Wiktionary
Versioni i datës 26 prill 2017 09:27 nga OctraBot (diskuto | kontribute) (Bot: Cleaning up old interwiki links)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

SHTYP m.

  • 1. Tërësia e punëve që bëhen në shtypshkronjë për të shtypur libra, gazeta, revista etj., si edhe teknika, mjeshtëria e mjetet që përdoren për këto punë; mënyra si është shtypur një tekst dhe cilësia e shtypjes (lloji i shkronjave, qartësia etj.). Shtyp i sheshtë (i thellë, i lartë). Shtyp i imët (i qartë, i pastër, i bukur, i dobët). Shkronja shtypi. Letër (bojë) shtypi. Makinat (mjetet) e shtypit. Gabim shtypi. Bazat e shtypit të Partisë. E dërguan veprën në shtyp. Hyri (është) në shtyp. Doli nga shtypi u botua.
  • 2. Tërësia e gazetave, e revistave dhe e botimeve të tjera që dalin rregullisht çdo ditë, çdo javë, çdo muaj a disa herë në vit. Shtypi i përditshëm (periodik). Shtypi qendror (lokal). Shtypi komunist (përparimtar). Shtypi ilegal. Shtypi i huaj. Shtypi letrar (shkencor, ushtarak, pedagogjik). Shtypi i Partisë. Dita e Shtypit Popullor. Liria e shtypit. Organet e shtypit. Pasqyra e shtypit. Jehona e shtypit. Punonjësit e shtypit. Shpërndarës i shtypit. Nëpër faqet e shtypit. Atashe shtypi punonjës që merret me çështjet e shtypit në një përfaqësi diplomatike. Konferencë shtypi takim i personaliteteve të njohura shtetërore e shoqërore me gazetarët për t'u bërë njoftime a për t'i sqaruar për çështje të rëndësishme ose për të shprehur qëndrimin e vet në lidhje me to. Pajtimet në shtyp. Fushatë në shtyp. Lexoj shtypin.

SHTYP kal.

  • 1. Rëndoj me forcë mbi dikë a mbi diçka; i mëshoj diçkaje me dorë, me këmbë a me një mjet të posaçëm ose e shtrëngoj fort për ta ngjeshur, për t'i ndryshuar trajtën, për ta thërrmuar a për ta bërë pluhur, për ta shkoqur, për t'i shtrydhur lëngun etj.; ngjesh. Shtyp dyshekun (jastëkun). Shtyp sustën. Shtyp hudhra (qepë, arra, bajame). Shtyp kripë (kafe, sheqer, kanellë). Shtyp plisat (tokën). Shtyp misër. Shtyp rrushin (ullinjtë, domatet). Shtyp me dorë (me këmbë). Shtyp me shtypës (me lugë, me shishe).
  • 2. E dëmtoj dikë a diçka ose e vras fare dikë duke e shkelur, duke rënduar fort mbi të ose duke i kaluar përsipër; e zë poshtë dhe i rëndoj me gjithë peshën e trupit. Shtypi një brumbull (një krimb, një akrep) me këmbë. E shtypi makina (karroca, treni). Për pak e shtypi kali. Zure gjarprin, shtypi kokën! fj. u.
  • 3. E ul ose e rrafshoj diçka duke e goditur fort me një mjet a duke rënduar me forcë mbi të. Shtyp një gozhdë në këpucë. Shtyp qeleshen. Shtyp një rrobë me hekur.
  • 4. Ndrys dikë me duar a me këmbë për t'i lehtësuar dhembjet ose për ta çlodhur. I shtypi kurrizin (krahët, këmbët).
  • 5. fig. E mbaj të nënshtruar dikë, e mbaj nën zgjedhë; e shfrytëzoj. Shtypnin popullin (klasën punëtore, fshatarësinë).
  • 6. fig. E mposht, e dërrmoj, e asgjësoj a i jap fund me dhunë e me forcën e armëve. Shtypin kundërrevolucionin. Shtypëm komplotet e armiqve. E shtypën kryengritjen. E shtypën me zjarr e me hekur (pa mëshirë). Përpiqen të shtypin lëvizjet kombëtare.
  • 7. fig. Nuk e lë të shfaqet, të shprehet a të veprojë lirisht; e pengoj, e kufizoj, e ndrydh. Burokratët shtypin kritikën (zërin e masës). I shtypte fëmijët (të bijat).
  • 8. Riprodhoj në shtypshkronjë me anë mjetesh të posaçme tekste, vizatime, figura etj.; daktilografoj; botoj. Shtyp libra (gazeta, revista, pulla). Shtypnin trakte e komunikata. E shtypën me ngjyra. Shtyp në makinë shkrimi (me shaptilograf). Shtyp pa gabime (pastër, shpejt).
  • E shtypin ethet ndien pak si ethe, e kanë zënë pak ethet. Ia shtypi (ia theu, ia këputi) kokën e shkatërroi krejt, e asgjësoi, e zhduku, e vrau. Shtypte (zinte) pleshta shih te PLESHT,~I. Ma shtypi zemrën më preku thellë, ma ndrydhi zemrën. I shtypi kripë mbi kokë dikujt i shkaktoi vuajtje e kokëçarje të shumta. Shtyp (rreh) ujë në havan shih te RRAH. Shkund me duar e shtyp me këmbë shih te DOR/Ë,~A. Gjarprit shtypi kokën! fj. u. shih te GJARP/ËR,~RI.