faj
faj m. 1. Veprim a sjellje që shkel rëndë rregullat ose normat morale të shoqërisë, të një organizate etj. dhe që duhet dënuar; gabim i rëndë. Faj i rëndë (i madh). Bëri faj. E lau (e shleu) fajin. Ia fali fajin. E zunë në faj.
2. Përgjegjësia që ka dikush kur prish një rregull, kur shkel një normë morale ose kur nuk kryen një detyrë shtetërore a shoqërore. Ka (s'ka) faj. E pranoi fajin. Ia hodhi fajin një tjetri. E ngarkoi me faj. Faji është jetim. keq.
3. drejt. Veprim ose mosveprim i një njeriu kur ai i ka parashikuar pasojat e rrezikshme të veprës së tij për shoqërinë dhe i ka dëshiruar ato, kur me vetëdije e me dashje ka bërë që të vijnë ato, kur ka parashikuar se nga vepra e tij mund të vijnë pasoja të rrezikshme për shoqërinë por me mendjelehtësi ka shpresuar t'i ndalojë.
4. bised. Shkak (për diçka që nuk shkon mirë). Për fajin e tij.