Jump to content

naftë

Nga Wiktionary

NAFTË f.

  • 1. Lëndë e vajshme me ngjyrë të murrme, me erë të rëndë, që nxirret nga nëntoka dhe që shërben si lëndë djegëse ose për prodhime të tjera si benzina, vajguri, parafina etj. Pus nafte. Prodhimet e naftës. Nxjerrja e naftës. Industria e naftës. Rafineri nafte. Uzinë e përpunimit të naftës. Punëtorët e naftës.
  • 2. Prodhim i veçantë me ngjyrë të verdhë të errët, që nxirret nga distilimi i kësaj lënde të vajshme dhe që përdoret për të vënë në lëvizje motorët me djegie të brendshme ose për ngrohje. Automjet me naftë. Pompë e naftës. Patentë nafte leje aftësie për të ngarë automjete që punojnë me këtë lëndë djegëse.