Jump to content

park

Nga Wiktionary

PARK m.

  • 1. Kopsht i madh me drurë zbukurues e me lehe lulesh ose korije e mbjellë posaçërisht, me udhë për të shëtitur, me stola për t'u ulur etj., që shërben si vend pushimi e çlodhjeje; shesh i pajisur me lodra ose me mjete të ndryshme për argëtim ose për ushtrime e lojëra sportive. Parku «Rinia». Parku i madh. Parku sportiv. Parku i lojërave për fëmijë. Drurët e parkut. Pushojnë (shëtitin, luajnë) në park.
  • 2. tek. Vendi ku mbahen dhe ndreqen automjetet; autopark. Parku automobilistik. Parku i traktorëve (i autobusëve, i makinave bujqësore).