Jump to content

pesë

Nga Wiktionary
Wikipedia ka një artikull për fjalën:
Pesë

Shqip

[redaktoni]

Numër

[redaktoni]

pesë num. them.

  1. Numri që vjen menjëherë pas katrës, që shënon një sasi të barabartë me katër edhe një. Pesë veta. Pesë herë. Pesë orë. Pesë ditë (muaj, vjet). Në orën pesë. Pesë herë pesë. Pesë të dhjetat. E ndau në pesë pjesë. E pjesëtoi për pesë.
  2. përmb. ~ (të), PESA (të). Pesë së bashku a menjëherë. Erdhën të pesë (vëllezërit).
  3. Përd. em. sipas kuptimit 2 të numërorit themelor. Ikën të pesë.
  4. përd. num. rresht. I pestë. Dhoma (salla) pesë. Kabina (shkalla) pesë.
  • Pesë me hiç thjeshtligj. shih. te HIÇ,~ I. S'ia ka për pesë dikujt nuk pyet për të, s'e ka frikë fare. Nuk e kishte (nuk e bënte) për pesë diçka nuk pyeste, nuk e quante gjë. Pesë para gjë diçka fare e vogël, shumë pak. Nuk bën pesë para shih te PARA,~ JA. Pesë para oka (dy grosh oka) mospërf. shih te OK/Ë,~ A. Me pesë para në xhep me shumë pak para; me diçka fare të vogël. Është pesë (dy) para burrë (njeri) shih te PARA,~ JA. U bënë pikë e pesë u shpërndanë, s'mbeti asnjë bashkë me një tjetër, ku ra njëri nuk ra tjetri; u bënë kashtë e koqe. E shiti (e bleu) për pesë para e shiti (e bleu) shumë lirë, gati falas. E bëri (ia bëri) lëkurën për pesë (për dy) para dikujt shih te PARA,~JA. Futet pesë para në gurossh shih te GROSH,~I. S'ka dele me pesë këmbë thuhet për të theksuar se nuk ka njeri ose send që të jetë fare i përsosur e pa asnjë të metë. U zunë ( u grindën) për pesë (për dy) para spec shih te PARA,~ JA. Nuk ka as pesë (as dy) lëkura edhe iron. shih te LËKUR/Ë,~ A. Fiton pesë e ha (prish) gjashtë shih te GJASHTË. Jo besa-besë e pesa pesë shih te BES/Ë~ A. Pesë dhi, gjashtë zile shih te GJASHTË. Pesë më shumë, pesë më pak pesë, një okë pa pesë (një okë e dhjetë, një okë pa dhjetë) shih tek OK/Ë,~A.


PESË- fjalform.

  • Pjesa e parë e fjalëve të përbëra e të përngjitura me kuptimin që ka pesë pjesë a pesë njësi përbërëse etj. të një fare (p.sh. pesëballësh, pesëcepësh, pesëditësh, pesëdhjetë, pesëfish, pesëgarësh, pesëkatësh, pesëkëndësh, pesëlekëshe, pesëmbëdhjetë, pesëmujor, pesëqind, pesëvjeçar, pesëvjetor etj. ).

PESË f.

  • 1. Shifra pesë (5); sasia që shënohet me këtë shifër. I shtoj pesë tre.
  • 2. Send a njeri, që shënohet me shifrën pesë. Pesa luaji mirë. sport. Pesa spathi. letr.
  • 3. Nota pesë (5) në sistemin shkollor të vlerësimit të dijeve me dhjetë nota; nota më e ulët kaluese në këtë sistem; vjet. nota pesë (5) në sistemi e vlerësimit të dijeve me pesë nota; nota më e mirë. Mori pesë.