Jump to content

zhur

Nga Wiktionary

ZHUR m.

  • 1. Rërë e trashë dhe e ashpër; gurë të vegjël të përzier me rërë të trashë, zhavorr i imët. Zhuri i lumit. Zhur përroi. Vend plot me zhur. Nxjerr zhur në lumë. Rrugë e shtruar me zhur. U mbush lugu me zhur.
  • 2. Bregu i lumit, i detit a i liqenit, zakonisht i thatë dhe i mbuluar me rërë të trashë e me gurë të vegjël, zhurishtë; zallishtë. Zhuri i bregut. Ecnin nëpër zhurin e lumit.
  • 3. Shkrumb. Misri ishte bërë zhur. Shtëpia u bë zhur shtëpia u dogj krejt. Buka qenka bërë zhur.
  • 4. fig. Malli që na pushton për dikë, dëshirë e zjarrtë për ta parë a për ta pasur pranë dikë që ndodhet larg; mall e dhembje për një njeri të afërt që ka vdekur e për të cilin na digjet zemra. Zhuri i zemrës. Kam zhur ta shoh. Këngë me zhur. Iu bë zemra zhur ka shumë mall, iu dogj zemra për dikë; vuan shumë.
  • 5. përd. mb. Që ka shumë rërë e gurë të vegjël. Tokë (vend) zhur zhurishtë.
  • 6. përd. mb. edhe fig. I djegur fare, që është bërë shkrumb; me zemër të djegur, i përvëluar. Bukë zhur. Mbeti zhur. E ka zemrën zhur. Shkoi zhur, e zeza! Ishte zhur të shihte djalin.
  • Di (njeh) zhurin e detit di shumë gjëra, s'ka gjë që s'di. Ka zhurin e detit ka me shumicë.