Matías Vecino
Matías Vecino Falero (lindur më 24 gusht 1991) është një futbollist profesionist uruguajian i cili luan si mesfushor për klubin italian Lazio.
Vecino me Uruguajin në 2017 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Matías Vecino Falero | ||
Datëlindja | 24 gusht 1991 | ||
Vendlindja | Canelones, Uruguaji | ||
Gjatësia | 1.89 m (6 ft 2 in)[1] | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Lazio | ||
Numri | 5 | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2010–2011 | Central Español | 32 | (2) |
2011–2013 | Nacional | 18 | (4) |
2013–2017 | Fiorentina | 67 | (5) |
2014 | → Cagliari (huazim) | 9 | (2) |
2014–2015 | → Empoli (huazim) | 36 | (2) |
2017–2022 | Internazionale | 104 | (10) |
2022– | Lazio | 63 | (8) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2010–2011 | Uruguaji U20 | 14 | (4) |
2016–2024 | Uruguaji | 70 | (6) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 maj 2024 |
Karriera me klube
RedaktoVitet e hershme
RedaktoVecino filloi karrierën si profesionist me Central Español në vitin 2010, kurse në sezonin 2011–12 kaloi tek Nacional.
Fiorentina
RedaktoNë janar 2013, Vecino u bashkua me klubin italian Fiorentina duke firmosur një kontratë katër-vjeçare për 2.5 milion €.[2] Megjithatë, ky transferim u shty dhe u bë zyrtare në merkaton e rradhës në gusht 2013.[3][4]
Më 3 shtator 2013, ai nuk u përfshi në listën e ekipit që do të luante në UEFA Ligën e Evropës nga trajneri Vincenzo Montella.[5] Ai debutoi zyrtarisht me klubin si dhe zhvilloi paraqitjen e parë në Serie A më 26 shtator në një disfatë 2–1 jashtë fushe ndaj Interit.[6] Vecino luajti shumë pak gjatë pjesës së parë të sezonit 2013–14, duke luajtur vetëm gjashtë ndeshje, një si titullar, gjë që shtyu klubin që ta huazonte tek klubi tjetër elitar Cagliari; huazim do të zgjaste deri në fund të sezonit, me klubin nga Sardenja që kishte edhe mundësinë e blerjes.[7][8][9]
Atij ju dha fanella me numrin 27, dhe debutoi me klubin më 1 shkurt 2014 në fitores 1–0 ndaj klubit prind të tij.[10] Goli i tij i parë në Serie A erdhi më 2 mars, të dytin e fitores 3–0 në shtëpi kundër Udineses.[11]
Për sezonin 2014–15, Vecino luajti si huazim tek Empoli,[12][13] ku ai ishte një titullar i rregullt në ekip, duke grrumbulluar 36 paraqitje në Serie A sëbashku me dy gola. Ai gjithashtu mundi të zhvillonte dy paraqitje në Coppa Italia.
Nga mesi i 2015, Vecino u rikthye në Firence dhe u bë një titullar në skuadër. Ai firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare me klubin në maj 2016.[14][15]
Internazionale
RedaktoMë 31 korrik 2017, Fiorentina u pagua 24 milion € nga Interi për të marrë shërbimet e Vecinos, me këtë të fundit që kreu edhe testet mjekësore.[16] Transferimi u bë zyrtar më 2 gusht, me lojtarin që firmosi një kontratë deri në qershor 2021.[17]
Ai mori fanellën me numrin 11, dhe debutoi më 20 gusht në ndeshjen hapëse të kampionatit, një fitore 3–0 kundër Fiorentinës.[18] Ai shënoi golin e parë me ekipin gjashtë ditë më vonë, të tretin e fitores 3–1 kundër Romës në Stadio Olimpico, e cila ishte fitorja e parë në këtë fushë që nga viti 2011.[19]
Më 20 maj 2018, Vecino shënoi golin e tretë të ekipit në fitoren 3–2 me përmbysje kundër Lazios, në ndeshjen e fundit të sezonit; kjo fitore bëri që Inter ta përfundonte sezonin në vendin e katërt, që do të thoshte rikthim në UEFA Ligën e Kampioneve pas gjashtë vitesh mungesë.[20][21][22]
Në sezonin 2018–19, Vecino bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve më 18 shtator në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve kundër Tottenham Hotspur, duke shënuar golin e fitores me kokë në minutën e 92të.[23]
Lazio
RedaktoMë 1 gusht 2022, Vecino u transferua te Lazio si një lojtar i lirë, duke firmosur një kontratë tre-vjeçare.[24] Ai debutoi më 14 gusht në fitoren 2–1 në shtëpi kundër Bolonjës në kampionat, duke hyrë si zëvëndësues në minutën e 83të në vend të Sergej Milinković-Savić.[25] Goli i tij i parë me kryeqytetasit erdhi më 8 shtator në fitoren 4–2 kundër Feyenoordit në fazën e grupeve të UEFA Ligës së Evropës;[26] ai u dallua në këtë ndeshje, duke u shpallur lojtari i javës i kompeticionit nga UEFA.[27] Më 10 tetor, Vecino shënoi golin e parë në kampionat me Lazion në fitoren komode 4–0 kundër ish ekipit të tij Fiorentina.[28]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoVecino ka lindur në Uruguaji nga prindër me origjinë italian nga qyteti Campobasso, gjë që do të thoshte se ai mund të zgjidhte një nga dy vendet për të luajtur.[29] Ai luajti me Uruguajin nën-20 në Kampionatin Amerikano Jugor të të rinjëve dhe në Kupën e Botës nën-20 në vitin 2011.[30]
Ai shënoi golin që kualifikoi Uruguajin për në lojërat olimpike verore 2012 në Londër.[31] Vecino debutoi për ekipin e të rriturve më 25 mars 2016 në barazimin 2–2 ndaj Brazilit.[32]
Në maj 2018, ai u thirr në skuadrën që do të merrte pjesë në Kupën e Botës 2018 në Rusi.[33] Ai luajti në çdo ndeshje të ekipit që u eliminua në çerek-finale nga Franca.[34]
Më 27 maj 2024, Vecino njoftoi tërheqjen nga ekipi kombëtar.[35]
Statistikat e karrierës
RedaktoKlube
Redakto- Redaktuar më 18 shtator 2018[36]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Gjithsej | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Central Español | 2009–10 | Primera División Uruguajiane | 9 | 0 | 0 | 0 | — | 9 | 0 | |
2010–11 | 23 | 2 | 0 | 0 | — | 23 | 3 | |||
Gjithsej | 32 | 2 | 0 | 0 | — | 32 | 2 | |||
Nacional | 2011–12 | Primera División Uruguajiane | 13 | 3 | 0 | 0 | 2[a] | 0 | 15 | 3 |
2012–13 | 5 | 1 | 0 | 0 | 3[b] | 1 | 8 | 2 | ||
Gjithsej | 18 | 4 | 0 | 0 | 5 | 1 | 23 | 5 | ||
Fiorentina | 2013–14 | Serie A | 6 | 0 | 1 | 0 | — | 7 | 0 | |
2015–16 | 30 | 2 | 1 | 0 | 7[c] | 0 | 38 | 2 | ||
2016–17 | 31 | 3 | 2 | 0 | 7[c] | 1 | 40 | 4 | ||
Gjithsej | 67 | 5 | 4 | 0 | 14 | 1 | 85 | 6 | ||
Cagliari (huazim) | 2013–14 | Serie A | 9 | 2 | 0 | 0 | — | 9 | 2 | |
Empoli (huazim) | 2014–15 | Serie A | 36 | 2 | 2 | 0 | — | 38 | 2 | |
Internazionale | 2017–18 | Serie A | 29 | 3 | 2 | 0 | — | 31 | 3 | |
2018–19 | 3 | 0 | 0 | 0 | 1 | 1 | 4 | 1 | ||
Total | 32 | 3 | 2 | 0 | 1[d] | 1 | 35 | 4 | ||
Gjithsej karriera | 194 | 18 | 8 | 0 | 20 | 3 | 222 | 21 |
- ^ Të gjithë paraqitjet në Copa Libertadores
- ^ Të gjithë paraqitjet në Copa Sudamericana
- ^ a b Të gjithë paraqitjet në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Të gjithë paraqitjet në UEFA Ligën e Kampioneve
Kombëtarja
Redakto- Redaktuar më 12 tetor 2018[37]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Uruguaji | 2016 | 9 | 1 |
2017 | 10 | 0 | |
2018 | 10 | 1 | |
Gjithsej | 29 | 2 |
Golat me kombëtaren
Redakto- Redaktuar më 12 tetor 2018. Rezultatet e Uruguajit të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Vecino.[36]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 27 maj 2016 | Estadio Centenario, Montevideo, Uruguaji | 3 | Trinidadi dhe Tobagoja | 3–1 | 3–1 | Ndeshje Miqësore |
2 | 12 tetor 2018 | Seoul World Cup Stadium, Seul, Kore e Jugut | 29 | Koreja e Jugut | 1–1 | 1–2 |
Referime
Redakto- ^ "2018 FIFA World Cup: List of players" [2018 FIFA Kupa e Botës: Lista e lojtarëve] (PDF) (në anglisht). FIFA. 18 qershor 2018. fq. 32. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 qershor 2018. Marrë më 10 dhjetor 2018.
- ^ "Vecino è già in Italia: sarà tesserato a luglio ma si allenerà con i Viola" [Vecino është në Itali: ai do të regjistrohet në korrik po të stërvitet me Violat] (në italisht). ACF Fiorentina. 23 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2013. Marrë më 1 gusht 2017.
- ^ "Ufficiale Fiorentina-Vecino, c'è il transfert" [Zyrtare Fiorentina-Vecino, ja ku është transferimi]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). Milano: RCS MediaGroup. 22 gusht 2013. Marrë më 26 nëntor 2017.
- ^ "Matias Vecino completes Fiorentina transfer" [Matias Vecino kompleton transferimin tek Fioretina]. Viola Channel (në italisht). ACF Fiorentina. 22 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2017. Marrë më 26 nëntor 2017.
- ^ Mugnaini, Massimiliano (3 shtator 2013). "FIORENTINA, ECCO LA LISTA UEFA: FUORI REBIC E VECINO" [Fiorentina, ka lista e UEFA-s: Rebic dhe Vecino jashtë]. Firenze Post (në italisht). Marrë më 1 gusht 2017.
- ^ "Interi përmbys Fioren dhe rikthehet i dyti". Panorama Sport. 27 shtator 2013. Marrë më 10 dhjetor 2018.
- ^ "Vecino joins Cagliari on loan" [Vecino bashkohet me Cagliarin në huazim]. Viola Channel (në anglisht). ACF Fiorentina. 29 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2017. Marrë më 26 nëntor 2017.
- ^ "Vecino al Cagliari" [Vecino tek Cagliari] (në italisht). Cagliari Calcio. 29 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2017. Marrë më 26 nëntor 2017.
- ^ "Cagliari, ufficiale: arriva Vecino dalla Fiorentina" [Cagliari, zyrtare: vjen Vecino nga Fiorentina]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). Milano: RCS MediaGroup. 29 janar 2014. Marrë më 26 nëntor 2017.
- ^ "Cagliari vs. Fiorentina 1 – 0" (në anglisht). Soccerway. 1 shkurt 2014. Marrë më 10 dhjetor 2018.
- ^ "Cagliari vs. Udinese 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 2 mars 2014. Marrë më 10 dhjetor 2018.
- ^ "Empoli, ufficiali Laxalt e Vecino" [Laxalt dhe Vecino zyrtarisht tek Empoli]. La Gazzetta dello Sport (në italisht). Milano: RCS MediaGroup. 13 gusht 2014. Marrë më 26 nëntor 2017.
- ^ "Vecino all'Empoli" [Vecino tek Empoli]. Viola Channel (në italisht). ACF Fiorentina. 13 gusht 2014. Marrë më 26 nëntor 2017.
- ^ Sullo Stesso Argomento (17 maj 2016). "Calciomercato Fiorentina, è ufficiale: Vecino resta fino al 2021" [Merkato Fiorentina, zyrtare: Vecino firmos deri në 2021]. Corriere dello Sport – Stadio (në italisht). Firence. Marrë më 26 nëntor 2017.
- ^ "Matias Vecino pens new five-year deal" [Vecino nënshkruan kontratë të re pesë-vjeçare]. Viola Channel (në anglisht). ACF Fiorentina. 17 maj 2016. Arkivuar nga origjinali më 1 dhjetor 2017. Marrë më 26 nëntor 2017.
- ^ "Interi shpenzon 24 milionë, merr mesfushorin e Fiorentinës". Sport Ekspres. 31 korrik 2017. Marrë më 10 dhjetor 2018.
- ^ "MATIAS VECINO IS NOW A NERAZZURRI PLAYER!" [Matias Vecino është një lojtar zikaltër!]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 2 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 2 gusht 2017. Marrë më 2 gusht 2017.
- ^ Rigers Avdo (20 gusht 2017). "Festë në Milano, Inter & Milan e nisin sezonin me fitore të sinkronizuara". Telesport.al. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 10 dhjetor 2018.
- ^ "(VIDEO) Ikardi shou, Spaleti hesht vërshëllimat!". Sport Ekspres. 26 gusht 2017. Marrë më 10 dhjetor 2018.
- ^ "Dramë "Lacio", Interi në Champions pas 6 vjetësh!". Sport Ekspres. 20 maj 2018. Marrë më 10 dhjetor 2018.
- ^ "Interi në Champions League, fiton "finalen" me Lazio-n". Top-Channel-tv. 20 maj 2018. Marrë më 7 dhjetor 2018.
- ^ "Një Inter i cmendur shuan ëndërrën e Strakoshës e Tares". Vizion Plus. 21 maj 2018. Marrë më 7 dhjetor 2018.
- ^ ""Furrnalta" zikaltër shkrin Totenhemin, çfarë epilogu në San Siro!". Sport Ekspres. 18 shtator 2018. Marrë më 10 dhjetor 2018.
- ^ "Comunicato 01.08.2022". sslazio.it (në italisht). S.S. Lazio. 1 gusht 2022. Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2022. Marrë më 1 gusht 2022.
- ^ "Lazio 2–1 Bologna" (në anglisht). Get Football News Italy. 15 gusht 2022. Marrë më 25 mars 2024.
- ^ "Europa League, Lazio-Feyenoord 4-2: Vecino indiavolato, Sarri parte bene" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 9 shtator 2022.
- ^ "Lazio, Vecino votato dall'Uefa giocatore della settimana" (në italisht). La Corriere Dello Sport. Marrë më 9 shtator 2022.
- ^ "Serie A, Fiorentina-Lazio 0-4: poker show e Sarri terzo con Milan e Udinese" (në italisht). Sport Mediaset. Marrë më 11 tetor 2022.
- ^ "Fiorentina" (në italisht). Fiorentina. 13 prill 2013. Arkivuar nga origjinali më 13 prill 2013. Marrë më 10 dhjetor 2018.
- ^ FIFA. "FIFA Player Statistics: Matias VECINO" Arkivuar 3 gusht 2015 tek Wayback Machine. Marrë më 14 maj 2013.
- ^ FIFA. "Uruguay end 84-year drought" (Uruguaji i jep i fund zbrastisë 84 vjeçare) Arkivuar 29 korrik 2012 tek Wayback Machine. 10 shkurt 2011. Marrë më 14 maj 2013.
- ^ "Brazil vs. Uruguay 2 – 2" (në anglisht). Soccerway. 25 mars 2016. Marrë më 26 nëntor 2017.
- ^ "Revealed: Every World Cup 2018 squad - Final 23-man lists" [E zbuluar: Çdo ekip i Kupës së Botës 2018 – listat finale prej 23 lojtarësh] (në anglisht). Goal.com. Marrë më 9 dhjetor 2018.
- ^ "Franca eliminon lehtësisht Uruguajin, Muslera imiton Karius (VIDEO)". Faxweb.al. 6 korrik 2018. Marrë më 9 dhjetor 2018.
- ^ "Matías Vecino hizo oficial su despedida de la Selección Uruguaya: "Di todo lo que tenía"" (në spanjisht). 27 maj 2024. Marrë më 27 maj 2024.
- ^ a b "Matías Vecino" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 26 nëntor 2017.
- ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Matías Vecino" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 26 nëntor 2017.
Lidhje të jashtme
RedaktoWikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Matías Vecino. |
- Profili zyrtar tek Internazionale Arkivuar 30 qershor 2022 tek Wayback Machine