Lautaro Martínez
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Lautaro Javier Martínez | ||
Datëlindja | 22 gusht 1997 | ||
Vendlindja | Bahía Blanca, Argjentinë | ||
Gjatësia | 1.74 m (5 ft 9 in) | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Internazionale | ||
Numri | 10 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2013–2014 | Liniers | ||
2014–2015 | Racing Club | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2015–2018 | Racing Club | 48 | (22) |
2018– | Internazionale | 65 | (23) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2016–2017 | Argjentina U20 | 11 | (7) |
2018– | Argjentina | 17 | (9) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 4 tetor 2020 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 22 nëntor 2019 |
Lautaro Javier Martínez (lindur më 22 gusht 1997) është një futbollist profesionist argjentinas i cili luan si sulmues për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren argjentinase.
Ai filloi karrierën e tij si profesionist në vendlindjen e tij Argjentinën, ku debutoi në vitin 2015 me Racing Club. Atje ai shpenzoi katër sezone dhe përfaqsoi klubin në kampionat dhe në Copa Libertadores, duke shënuar 27 gola në 60 paraqitje para se të bashkohej me Interin në vitin 2018.
Në nivel ndërkombëtar, Martínez debutoi me ekipin e parë argjentinas në vitin 2018 si dhe shënoi edhe golin e parë. Para kësaj, ai ka përfaqsuar ekipin nën-20 në Kupën e Botës nën-17 në vitin 2017 dhe Kampionatin Amerikano Jugor po në të njëjtin vit.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]I lindur në Bahía Blanca, Martínez ndoqi hapat e babait të tij për tu bërë futbollist profesionist, duke u bashkuar me Liniers, ku luajti me ekipin nën-17.[1] Në vitin 2013, ai shënoi 13 gola në kampionatin nën-17 si dhe shënoi edhe në finalen e kupës kombëtare, por Liniers u mposht nga gjuajtjet e penalltive nga Rosario.[2][3]
Racing Club
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Forma e tij në nivelin e të rinjëve tërhoqi vëmëndjen e trajnerit të përkohshëm të Racing Club, Fabio Radaelli, i cili firmosi me të në janar 2014.[2] Pasi u bashkua me klubin, ai filloi të vuante nga malli për shtëpinë dhe dëshironte të rikthehej. Në fund, ai u bind nga shoku i skuadrës Braian Mansilla që të qëndonte, dhe më pas ai shënoi 53 gola në 64 paraqitje me rezervat.[1] Në vitin 2015, një marrëveshje u arrit midis Racing dhe klubit spanjoll Real Madrid për blerjen e Martínez, i cili refuzoi duke vendosur të qëndronte në Argjentinë. Babai i tij zbuloi se Lautaro vendosi të qëndronte pasi nuk ndihej ende i gatshëm që të largohej nga Argjentina.[4] Debutimi i tij në ligë erdhi më 1 nëntor 2015 në një 3–0 ndaj Crucero del Norte; ai hyri si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të bashkëkombasit Diego Milito.[5] Më 17 prill 2016, ai doli me karton të kuq për herë të parë në karrierë pasi mori dy të verdha brënda pesë minutash në barazimin 2–2 ndaj Argentinos.[1] Goli i tij i parë erdhi po në atë vit, i pari i barazimit 1–1 kundër Huracán në nëntor.[1] Ai përfundoi vitin duke u shpallur lojtari i ndeshjes në fitoren 3–1 kundër Gimnasia, duke shënuar edhe një herë dhe asistoi një tjetër.[6]
Më 27 shkurt 2018, ai shënoi tri gola në debutimin e tij në Copa Libertadores kundër skuadrës braziliane Cruzeiro. Racing fitoi ndeshjen 4–2.[7]
Në të njëjtin muaj, Martínez u lidh me një transfer me klubin italian Inter dhe Presidenti i Racing Club Victor Blanco konfiromoi se shtija ka kaluar. Blanco tregoi se Martínez u caktua të bashkohej me Interin për sezonin 2018–19 por që ai tentoi ta mbante atë në huazim deri në dhjetor 2018 në mënyrë që sulmuesi të vazhdoj të luaj në Copa Libertadores.[8][9]
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2018–2019: Sezoni debutues në Itali
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Martínez u bashkua me Interin zyrtarisht më 4 korrik 2018 për shifrën e 22.7 milion € dhe nënshkroi një kontratë pesë-vjeçare me klubin.[10] Ai bëri debutimin e tij jozyrtar dhjetë ditë më vonë në ndeshje miqësore kundër klubit zviceran, Lugano, duke shënuar një nga golat e suksesit 3–0.[11] Debutimi i tij zyrtar erdhi më 19 gusht në ndeshjen hapëse të kampionatit jashtë fushe ndaj Sassuolos, ku Martínez luajti si titullar për 69 minuta, me Interin që u mposht 1–0.[12] Goli i tij i parë në Serie A erdhi më 29 shtator në triumfin 2–0 në shtëpi ndaj Cagliarit.[13]
Më 24 tetor, Martínez bëri debutimin e tij në UEFA Ligën e Kampioneve në humbjen 2–0 në Camp Nou kundër Barcelonës në fazën e grupeve.[14] Ai do të luante edhe dy ndeshje të tjera si zëvëndësues gjatë fazës së grupeve, me Interin që u rendit në vendin e tretë, duke vazhduar në Ligën e Evropës.[15] Më 26 dhjetor, në ndeshjen e fundit për vitin 2018, Martínez u aktivizua si zëvëndësues dhe shënoi në minutat e fundit golin e vetëm të fitores kundër Napolit në shtëpi.[16][17]
Më 13 janar 2019, Martínez bëri debutimin e tij në Kupën e Italisë në ndeshjen e raundit të 16-tave kundër Beneventos, duke shënuar një dygolësh, i pari si futbollist i Interit.[18] Një muaj më vonë, ai shënoi golin e parë evropian në karrierë, duke realizuar me penallti të vetmin gol të ndeshjes së parë të raundit të 32-tave të Ligës së Evropës kundër Rapid Wien.[19] Pas kësaj ndeshje, sulmuesi argjentinas filloi të luante titullar në çdo takim, duke përfituar edhe nga mungesa e Mauro Icardit për arsye personale.[20] Martínez rezultoi të ishte vendimtar në debutimin e tij në Derby della Madonnina kundër rivalëve të qytetit Milan, fillimisht duke asistuar me kokë golin e Matías Vecinos para se të shënonte një gol me penallti në pjesën e dytë që ndihmoi ekipin të fitonte 3–2 ndeshjen.[21] Më këtë fitore, Inter rimori vendin e tretë në kampionat si dhe ishte hera e parë që nga sezoni 2011–12 që Zikaltrit i fitonin të dyja ndeshjet në kampionat kundër rivalëve të tyre.
2019–2020: Lula dhe finalja e Ligës së Evropës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Interi e nisi sezonin 2019–20 duke i fituar gjashtë ndeshjet e para në kampionat. Ata u mposhtën për herë të parë më 6 tetor nga Juventusi, me Martínez që shënoi golin e vetëm të ekipit të tij.[22] Ai formoi një dyshe të suksesshme sulmi me Romelu Lukakun, sulmuesin belg i cili ishte transferuar në verë te Interi; ata u quajtën "LuLa" nga media italiane.[23][24] Ai shënoi dopietën e parë në Serie A më 20 tetor në fitoren 4–3 në transfertë kundër Sassuolos.[25]
Martínez ishte protagonist gjatë fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve. Ai shënoi golin e parë në këtë kompeticion në transfertë kundër Barcelonës,[26] duke u bërë lojtari i parë që nga Roberto Boninsegna në vitin 1970 që shënon për Interin në Camp Nou.[27] Pas kësaj, ai shënoi në të dyja ndeshjet kundër Borussia Dortmundit si dhe shënoi një dopietë kundër Slavia Prague.[28] Pavarësisht golave të tij, Inter sërisht nuk e kaloi grupin dhe u rrëzua në Ligën e Evropës.[29]
Mē 26 janar 2020, Martínez mori kartonin e kuq të dytë në karrierë dhe të parin me Interin në barazimin 1–1 në shtëpi kundër Cagliarit,[30] duke bërë që të humbiste derbin kundër Milanit më 9 shkurt.[31] Më 17 gusht, ai shënoi dy gola në fitoren 5–0 kundër Shakhtar Donetsk në gjysëm-finalen e Ligës së Evropës, duke e dërguar Interin në finale,[32] ku u mposhtën me rezultatin 3–2 nga Sevilja.[33] Martínez e mbylli sezonin e dytë me Interin me 21 gola në 49 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
2020–2022: Fitimi i trofeve kombëtar dhe rinovimi i kontratës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 3 janar 2021, Martínez shënoi tregolshin e parë në Serie A në fitoren 6–2 kundër Crotones.[34] Më 21 shkurt, ai shënoi dy gola në fitoren 3–0 kundër Milanit, duke lejuar Interin të merrte kreun e renditjes në dëm të rivalëve të tyre.[35] Interi do ta mbante kryesimin deri në fund dhe ata u shpallën kampion katër javë nga përfundimi i sezonit. Martínez shënoi golin e 50të në Serie A në ndeshjen e javës së 38të kundër Udineses.[36] Ai e mbylli kampionatin me 17 gola në 38 ndeshje,[37] dhe sëbashku me Lukakun ishte dyshja e dytë më produktive në Evropë.
Nën drejtimin e trajnerit të ri Simone Inzaghi,[38] Martínez shënoi pesë gola në gjashtë ndeshjet e para në kampionat, duke regjistruar nisjen më të mirë të tij që pas mbërritjes te Interi. Më 26 tetor 2021, ai firmosi një kontratë të re me Zikaltrit deri në qershor 2026; rroga e tij u rrit në 6 milion € si dhe klubi hoqi klauzolën e lirimit e cila ishte 111 milion €.[39][40] Ai u aktivizua në të gjashta ndeshjet e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, me Interin që u kualifikua në raundin e 16-tave për herë të parë që nga sezoni 2011–12.[41] Në ndeshjen e dytë në këtë raund kundër Liverpoolit, Martínez shënoi një gol nga distanca duke i dhënë Interit fitoren 1–0 në Anfield;[42] ky ishte goli i parë i Interit në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve në 3,647 ditë.[43]
Më 12 janar 2022, Martínez fitoi trofeun e dytë të tij si lojtar i Interit, Superkupën e Italisë, duke shënuar kundër Juventusit në ndeshjen e fituar 2–1 pas kohës shtesë.[44] Dy muaj më vonë, ai shënoi një tregolësh në fitoren 5–0 në transfertë kundër Salernitanës në kampionat,[45] duke regjistruar golat e parë pas 7 ndeshjeve pa shënuar në të gjitha kompeticionet.[46] Më 19 prill, ai shënoi dy gola kundër Milanit në ndeshjen e dytë gjysëm-finale finale të kupës, duke e kualifikuar Interin në finale.[47] Në ndeshjen e javës së 37të në Serie A, Martínez shënoi dy gola në suksesin 3–1 në transfertë kundër Cagliarit,[48] duke tejkaluar për herë të parë në karrierë shifrën e 20 golave në Serie A.[49] Pavarësisht 21 golave të shënuar në kampionat,[50] Inter humbi Scudetton, e cila u fitua nga Milani.[51] Më 11 maj, Inter mposhti Juventusin 4–2 në finalen e Kupës së Italisë,[52] me Martínez që koleksionoi trofeun e tretë me Zikaltrit, Ai e mbylli sezonin me 25 gola në të gjitha kompeticionet, duke vendosur një rekord të ri personal.
2022–vazhdon: Finalja e Ligës së Kampioneve dhe shiriti i kapitenit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 8 tetor 2022, në fitoren 2–1 kundër Sassuolos në Mapei Stadium, Martínez mbajti për herë të parë shiritin e kapitenit, e cila j'u dha nga Danilo D'Ambrosio pas zëvëndësimit të tij.[53] Ai luajti ndeshjen e tij të 200të në të gjitha kompeticionet me Interin në humbjen 2–0 kundër Juventusit në Allianz Stadium.[54] Më 18 janar 2023, Martínez shënoi golin e tretë të fitores 3–0 kundër Milanit në ndeshjen e Superkupës Italiane, duke i dhënë Interit një tjetër trofe;[55] ai u bë lojtari i parë pas Carlos Tevez (2013 dhe 2014) dhe i katërti gjithsej që shënon në dy edicione rresht të superkupës. Ky ishte goli i tij i 7të në Derby della Madonnina, duke u bërë golashënuesi i dytë i huaj më i mirë i Interit, pas hungarezit István Nyers (11).[56][57]
Martínez më pas shënoi dopieta në ndeshjet kundër Lazios dhe Hellas Veronës, duke arritur në kuotën e 77të golave në Serie A; kjo gjë e bëri atë golashënuesin e 8të më të mirë të Interit në Serie A, para Mario Corsos (75) dhe Atilio Demarías (76).[58] Më 16 maj, ai shënoi golin e vetëm të fitores 1–0 kundër Milanit në ndeshjen e dytë të gjysëm-finales së Ligës së Kampioneve,[59] me Interin që u kualifikua në finale për herë të parë që nga viti 2010 me rezultatin e përgjithshëm 3–0.[60][61] Në finalen e kupës kundër Fiorentinës në Romë, Martínez shënoi një dopietë duke i dhuruar Interit një fitore 2–1 me përmbysje dhe trofeun e dytë të sezonit;[62] goli i tij i parë ishte goli i 100të në të gjitha kompeticionet si lojtar i Interit[63] kurse i dyti ishte goli i 27të për sezonin 2022–23, duke thyer rekordin personal të vendosur sezonin e kaluar.[64] Më 10 qershor, ai luajti 90 minuta të plota në finalen e Ligës së Kampioneve, me Zikaltrit që u mposhtën minimalisht 1–0.[65]
Në fillimin e sezonit 2023–24, Martínez u emërua kapiteni i ri i ekipit pas largimit të veteranit Samir Handanović.[66] Ai e nisi sezonin me një dygolësh në fitoren 2–0 kundër Monzës,[67] e cila u pasua me një gol dhe një tjetër fitore 2–0 kundër Cagliarit një javë më vonë.[68] Më 20 shtator, Martínez shënoi në transfertën kundër Real Sociedad me Interin që e nisi fushatën e Ligës së Kampioneve me një barazim 1–1;[69] ky ishte gjithashtu goli i 200të i Zikaltërve në këtë kompeticion.[70][71] Dhjetë ditë më vonë, ai u aktivizua si zëvëndësues në ndeshjen në kampionat kundër Salernitanës dhe shënoi 4 gola brënda 25 minutave, duke i dhënë Interit fitoren 4–0 në Stadio Arechi;[72] ai u bë lojtari i parë në historinë e Serie A që shënon 4 gola si zëvëndësues.[73]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 12 mars 2018, Martínez mori thirrjen e tij të parë për ekipin e të rriturve për dy ndeshje miqësore kundër Italisë dhe Spanjës.[74] Ai debutoi në ndeshjen e dytë më 27 mars, duke luajtur si zëvëndësuesi i Gonzalo Higuaín në një humbje 6–1.[75] Në maj 2018, ai ishte pjesë e skuadrës paraprake të Argjentinës që do të luante në Kupën e Botës 2018 në Rusi,[76] por ishte një nga të përjashtuarit në listën përfundimtare.[77] Po në atë vit, Martínez shënoi golin e parë me kombëtaren, të parin me kokë në fitoren 4–0 ndaj Irakut në një ndeshje miqësore më 11 tetor.[78]
Profili i lojtarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Martínez e nisi karrierën e tij si qendër-mbrojtës por më pas kaloi në rolin e sulmuesit, duke cituar Radamel Falcaon si një nga influencuesit e tij më të mëdhenjë.[79] Ai është një lojtar dinamik, i shpejtë, i shkathët, i cili njihet për finalizimin e tij dhe stilin e lojës elegant që zotëron.[80] Përveç kësaj, Martínez është një lojtar driblues, i cili ka forcë fizike të madhe dhe është i rrezikshëm në duelet ajërore, pavarësisht se është shtatshkurtër.[81][82] Megjithatë, ai ka marrë kritika nga analistët për mungesën e saktësisë në gjuajtjet e penalltive.[83] Martínez vihet re për kombinimet me shokët e ekipit, kontributin e tij në fazën mbrojtëse si dhe aftësinë për t'i tërhequr mbrojtësit kundërshtar nga pozicionet e tyre, duke krijuar mundësi shënimi për shokët e tij të ekipit;[80][84][85] falë kësaj, ai mund të luaj si sulmues i dytë ose të ketë një rol të lirë në sulm.[86][87][88] Martinez njihet gjithashtu me pseudonimin "Il Toro" (Demi), falë lidershipit të tij dhe mentalitetit në fushë.[89][90] Në vitin 2020, Spencer Rance i 90min.com e konsideroi Lautaron si një nga lojtarët e rinjë më premtues në botë,[91] kurse trajneri Mauricio Pochettino e renditi si një nga sulmuesit më të mirë në botë.[92] Ish lojtari i Interit dhe i Argjentinës Hernán Crespo e krahasoi Lautaron me bashkëkombasin Sergio Agüero.[93]
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Martínez është në një marrëdhënje që në vitin 2016 me sipërmarrësen dhe trajneren e fitnesit Agustina Gandolfo,[94] me të cilën u martua më 27 maj 2023 në Villa d'Este (Cernobbio), Liqenin e Comos, Itali.[95] Çifti sëbashku ka dy fëmijë: një vajzë që quhet Nina, e lindur 1 shkurt 2021,[96] dhe një djal me emrin Theo, i lindur më 7 gusht 2023.[97]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 4 tetor 2023[98]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti | Tjetër | Gjithsej | ||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Racing | 2015 | Primera División Argjentinase | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | — | 1 | 0 | |
2016 | Primera División Argjentinase | 3 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | — | 4 | 0 | ||
2016–17 | Primera División Argjentinase | 23 | 9 | 0 | 0 | 5[a] | 0 | — | 28 | 9 | ||
2017–18 | Primera División Argjentinase | 21 | 13 | 0 | 0 | 6[b] | 5 | — | 27 | 18 | ||
Gjithsej | 48 | 22 | 1 | 0 | 11 | 5 | — | 60 | 27 | |||
Internazionale | 2018–19 | Serie A | 27 | 6 | 2 | 2 | 6[c] | 1 | — | 35 | 9 | |
2019–20 | Serie A | 35 | 14 | 3 | 0 | 11[d] | 7 | — | 49 | 21 | ||
2020–21 | Serie A | 38 | 17 | 4 | 1 | 6[e] | 1 | — | 48 | 19 | ||
2021–22 | Serie A | 35 | 21 | 5 | 2 | 8[e] | 1 | 1[f] | 1 | 49 | 25 | |
2022–23 | Serie A | 38 | 21 | 5 | 3 | 13[e] | 3 | 1[f] | 1 | 57 | 28 | |
2023–24 | Serie A | 7 | 9 | 0 | 0 | 2 | 1 | 0 | 0 | 9 | 10 | |
Gjithsej | 180 | 88 | 19 | 8 | 46 | 14 | 2 | 2 | 246 | 112 | ||
Gjithsej karriera | 228 | 110 | 20 | 8 | 57 | 19 | 2 | 2 | 306 | 139 |
- ^ Të gjitha ndeshjet në Copa Sudamericana
- ^ Të gjitha ndeshjet në Copa Libertadores
- ^ Tre ndeshje në UEFA Ligën e Kampioneve, tre ndeshje dhe një gol në UEFA Ligën e Evropës
- ^ Gjashtë ndeshje dhe pesë gola në UEFA Ligën e Kampioneve, pesë ndeshje dhe dy gola në UEFA Ligën e Evropës
- ^ a b c Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
- ^ a b Ndeshje në Supercoppa Italiana
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 4 tetor 2023[99]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Argjentina | 2018 | 4 | 1 |
2019 | 13 | 8 | |
2020 | 4 | 2 | |
2021 | 14 | 6 | |
2022 | 11 | 4 | |
2023 | 4 | 0 | |
Gjithsej | 50 | 21 |
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 22 mars 2019. Rezultatet e Argjentinës të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Martínez.[99]
Nr. | Data | Vendi | Ndsh | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|---|
1 | 11 tetor 2018 | Prince Faisal bin Fahd Stadium, Riyadh, Arabia Saudite | 2 | Iraku | 1–0 | 4–0 | Ndeshje miqësore |
2 | 22 mars 2019 | Wanda Metropolitano, Madrid, Spanjë | 5 | Venezuela | 1–2 | 1–3 | Ndeshje miqësore |
3 | 7 qershor 2019 | Estadio San Juan del Bicentenario, San Juan, Argjentinë | 7 | Nikaragua | 3–1 | 5–1 | Ndeshje miqësore |
4 | 4–1 | ||||||
5 | 23 qershor 2019 | Arena do Grêmio, Porto Alegre, Brazil | 9 | Katari | 1–0 | 2–0 | Copa América 2019 |
6 | 28 qershor 2019 | Estádio do Maracanã, Rio de Janeiro, Brazil | 10 | Venezuela | 1–0 | 2–0 | Copa América 2019 |
7 | 10 shtator 2019 | Alamodome, San Antonio, Shtetet e Bashkuara | 13 | Meksika | 1–0 | 4–0 | Ndeshje miqësore |
8 | 2–0 | ||||||
9 | 4–0 | ||||||
10 | 13 tetor 2020 | Hernando Siles, La Paz, Bolivi | 19 | Bolivia | 1–1 | 2–1 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022 |
11 | 17 nëntor 2020 | Estadio Nacional del Perú, Lima, Peru | 21 | Peru | 2–0 | 2–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022 |
12 | 28 qershor 2021 | Arena Pantanal, Cuiabá, Brazil | 26 | Bolivia | 4–1 | 4–1 | Copa América 2021 |
13 | 3 korrik 2021 | Estádio Olímpico Pedro Ludovico, Goiânia, Brazil | 27 | Ekuador | 2–0 | 3–0 | [Copa América 2021 |
14 | 6 korrik 2021 | Estádio Nacional Mané Garrincha, Brasilia, Brazil | 28 | Kolumbia | 1–0 | 1–1 | Copa América 2021 |
15 | 2 shtator 2021 | Estadio Olímpico de la UCV, Caracas, Venezuelë | 30 | Venezuela | 1–0 | 3–1 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022 |
16 | 10 tetor 2021 | Estadio Monumental Antonio Vespucio Liberti, Buenos Aires, Argjentinë | 32 | Uruguaji | 3–0 | 3–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022 |
17 | 14 tetor 2021 | Estadio Monumental Antonio Vespucio Liberti, Buenos Aires, Argjentinë | 33 | Peru | 1–0 | 1–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022 |
18 | 27 janar 2022 | Estadio Zorros del Desierto, Calama, Kili | 36 | Kili | 2–1 | 2–1 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022 |
19 | 1 shkurt 2022 | Estadio Mario Alberto Kempes, Córdoba, Argjentinë | 37 | Kolumbia | 1–0 | 1–0 | Kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022 |
20 | 1 qershor 2022 | Wembley Stadium, Londër, Angli | 38 | Italia | 1–0 | 3–0 | Finalissima 2022 |
21 | 23 shtator 2022 | Hard Rock Stadium, Miami Gardens, Shtetet e Bashkuara | 39 | Hondurasi | 1–0 | 3–0 | Ndeshje miqësore |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Internazionale[98]
- Serie A: 2020–21
- Coppa Italia: 2021–22, 2022–23
- Supercoppa Italiana: 2021, 2022
- UEFA Liga e Kampioneve finalist: 2022–23
- UEFA Liga e Evropës finalist: 2019–20
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d Estevez, Martin (10 maj 2017). "Lautaro Martínez, tradición familiar" [Lautaro Martínez, traditë familjare]. El Grafico (në spanjisht). Marrë më 12 korrik 2017.(Spanjisht)
- ^ a b "El juvenil bahiense Lautaro Martínez se va a Racing". Lanueva (në spanjisht). 9 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 shkurt 2017. Marrë më 13 korrik 2017.(Spanjisht)
- ^ "El Sub 17 de la Liga del Sur perdió la final con Rosario". Lanueva (në spanjisht). 14 dhjetor 2013. Marrë më 13 korrik 2017.
- ^ Siffredi, Charly (21 nëntor 2017). "Lautaro Martinez's father reveals rejection of Real Madrid in 2015" [Babai i Lautaro Martinez zbulon refuzimin e Real Madridit në 2015]. Marca (në anglisht). Marrë më 8 dhjetor 2017.
- ^ Edwards, Danie (17 shkurt 2017). "Coveted by Arsenal & Real Madrid: Meet Racing Club's whizzkid Lautaro Martinez" [I lakmuar nga Arsenal & Real Madrid: Njihni Lautaro Martinez, fëmijën gjeni të Racing Club]. Goal (në anglisht). Marrë më 26 maj 2017.
- ^ Edwards, Daniel (15 dhjetor 2017). "Could Lautaro Martinez be Atletico's answer to Cristiano Ronaldo?". Goal (në anglisht). Marrë më 19 dhjetor 2017.
- ^ Clark, Matthew (28 shkurt 2018). "Inter target Lautaro Martinez goes triple for second time". Serpents of Maradonna (në anglisht). Marrë më 28 shkurt 2018.
- ^ Cudworth, Toby (7 shkurt 2018). "Inter Tie Up Deal to Sign Argentine Wonderkid Lautaro Martinez for €20m Fee" (në anglisht). 90min. Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2020. Marrë më 7 maj 2018.
- ^ "Racing Club President Confirms Lautaro Martinez Has Been Sold to Inter" (në anglisht). Sports Illustrated. 7 maj 2018. Marrë më 7 maj 2018.
- ^ "VIDEO/ Inter zyrtarizon blerjen e pestë, firmos me talentin 20-vjeçar". Panorama Sport. 4 korrik 2018. Marrë më 26 janar 2019.
- ^ "Martinez prezantohet me gol, Interi e nis sezonin… me "tris"!". Sport Ekspres. 14 korrik 2018. Marrë më 26 janar 2019.
- ^ "Sassuolo e mposht Interin". Botasot.info. 19 gusht 2018. Marrë më 26 janar 2019.
- ^ "Video / Martinez-Politano, Interi fiton ndeshjen e tretë radhazi". Mapo.al. 29 shtator 2018. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2018. Marrë më 26 janar 2019.
- ^ James Kilpatrick (24 tetor 2018). "Barca on verge of last 16 with win" [Barça pranë raundit të 16-tave me një fitoren] (në anglisht). Sky Sports. Marrë më 15 tetor 2022.
- ^ "Inter Milan Relegated, AC Milan Eliminated from 2018-2019 Europa League" [Interi bie, Milani eliminohet nga Liga e Evropës 2018–19] (në anglisht). DB Asia. 15 dhjetor 2018. Marrë më 15 tetor 2022.
- ^ "Lautaro Martinez goal sparks Inter Milan to 1-0 win over Napoli" [Goli i Lautaro Martinez ndez Interin të mposhti Napolin 1–0] (në anglisht). Serpents of Madonnina. 26 dhjetor 2018. Marrë më 15 tetor 2022.
- ^ "Inter Milan 1–0 Napoli" (në anglisht). BBC Sport. 26 dhjetor 2018. Marrë më 15 tetor 2022.
- ^ "Inter Milan blast Benevento 6-2 in Coppa Italia" [Interi shkatërron Beneventon 6–2 në Kupën e Italisë] (në anglisht). Serpents of Madonnina. 13 janar 2019. Marrë më 15 tetor 2022.
- ^ "VIDEO / Interi e ka gjetur heroin e ri, Lautaro Martinez nderon zikaltrit në Austri". Sport Ekspres. 14 shkurt 2019. Marrë më 14 shkurt 2019.
- ^ Erjon Halili (18 mars 2019). "Interi në këmbët e Lautaros, 21-vjeçari po shfrytëzon maksimalisht "asistin" e Icardit". Supersport.al. Marrë më 19 mars 2019.
- ^ Sotir Kora (18 mars 2019). "Milani ndalet tek më e bukura, derbi ngjyroset zikaltër!". Supersport.al. Marrë më 19 mars 2019.
- ^ "Inter Milan 1–2 Juventus" (në anglisht). BBC Sport. 6 tetor 2019. Marrë më 14 tetor 2022.
- ^ "Lukaku-Lautaro, dyshja e titullit". koha.mk. 3 maj 2021. Marrë më 14 tetor 2022.
- ^ "Lukaku-Lautaro, super dyshja që riktheu Interin te titulli pas 11 vitesh". Koha Jonë. 3 maj 2021. Marrë më 14 tetor 2022.
- ^ "Sassuolo 3–4 Inter Milan" (në anglisht). BBC Sport. 20 tetor 2019. Marrë më 15 tetor 2022.
- ^ Gill Clark (2 tetor 2019). "Luis Suarez Heroics Give Barcelona 2-1 Comeback Win vs. Inter in 2019 UCL Play" [Heroizmat e Luis Suarez i japin Barcelonës një fitore 2–1 me përmbysje kundër Interit në Ligën e Kampioneve] (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 14 tetor 2022.
- ^ Billy Munday (2 tetor 2019). "Inter score their first goal at the Camp Nou in 49 years" [Inter shënoi golin e tyre në Camp Nou në 49 vite] (në anglisht). Marca. Marrë më 3 tetor 2019.
- ^ "CL: Lautaro and Lukaku sink Slavia" [Liga e Kampioneve: Lautaro dhe Lukaku mbysin Slavian] (në anglisht). Football Italia. 27 nëntor 2019. Marrë më 15 tetor 2019.
- ^ "Champions League roundup: Ajax and Inter crash out after home defeats" [Përmbledhja e Ligës së Kampioneve: Ajax dhe Interi eliminohen pas humbjeve në shtëpi] (në anglisht). The Guardian. 9 dhjetor 2019. Marrë më 14 tetor 2019.
- ^ "Serie A: Lautaro Martinez Gets Red-carded as Radja Nainggolan Frustrates Inter Milan" [Serie A: Lautaro Martinez merr karton të kuq, Radja Nainggolan acaron Interin]. 18news.com (në anglisht). 26 janar 2020. Marrë më 14 tetor 2022.
- ^ "Sports Judge confirm Lautaro Martinez will miss the Inter-Milan derby" [Gjykatësi sportiv konfirmon që Lautaro Martinez do të humbadu derbin kundër Milanit] (në anglisht). Ghana Soccernet. 28 janar 2020. Marrë më 14 tetor 2022.
- ^ "Inter Milan 5–0 Shakhtar Donetsk: Romelu Lukaku scores twice as Antonio Conte's side reach Europa League final" [Inter Milan 5–0 Shakhtar Donetsk: Romelu Lukaku shënon dopietë, ekipi i Antonio Contes arrin finalen e Ligës së Evropës] (në anglisht). Sky Sport. 18 gusht 2020. Marrë më 14 tetor 2019.
- ^ "Inter Milan 2–3 Sevilla" (në anglisht). BBC Sport. 21 gusht 2020. Marrë më 14 tetor 2022.
- ^ "INTER MILAN 6-2 CROTONE: LAUTARO MARTINEZ SCORES HAT-TRICK AS ANTONIO CONTE'S MEN GO TOP OF SERIE A" [Inter 6–2 Crotone: Lautaro Martinez shënon tre gola, lojtarët e Antonio Contes marrin kreun e renditjes] (në anglisht). Eurosport. 3 janar 2022. Marrë më 14 tetor 2022.
- ^ "AC Milan 0-3 Inter Milan: Recap" [AC Milan 0-3 Inter Milan: Përmbledhje] (në anglisht). Eurosport. 22 shkurt 2021. Marrë më 14 tetor 2022.
- ^ "Inter Milan 5–1 Udinese" (në anglisht). BBC Sport. 23 maj 2021. Marrë më 14 tetor 2022.
- ^ "Lautaro Martínez » Serie A 2020/2021" (në anglisht). World Football. Marrë më 15 tetor 2022.
- ^ "Inzaghi edhe zyrtarisht është trajneri i ri i Interit". kosovapress.com. 3 qershor 2021. Marrë më 14 tetor 2022.
- ^ "ZYRTARE/ "Demi" Lautaro rinovon kontratën me Inter deri në vitin 2026, anulohet klauzola. Ja detajet e akordit". alpenews.com. 28 tetor 2021. Marrë më 14 tetor 2022.
- ^ "ZYRTARE: Martinez rinovon kontratën me Interin". lajmi.net. 28 tetor 2021. Marrë më 14 tetor 2022.
- ^ "Champions League group stage recap: Inter scratch ten-year itch" [Përmbledhje e fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve: Inter gërvisht krruarjen dhjetë-vjeçare] (në anglisht). UEFA. 14 shkurt 2022. Marrë më 14 tetor 2022.
- ^ Neil Johnston (8 mars 2022). "Liverpool 0–1 Inter Milan" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 14 tetor 2022.
- ^ "Lautaro Martinez' screamer against Liverpool was Inter's first Champions League knockout goal in 3,647 days" [Supergoli i Lautaro Martinez kundër Liverpoolit ishte goli i parë i Interit në fazën me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve në 3,647 ditë] (në anglisht). Twitter. 8 mars 2022. Marrë më 8 mars 2022.
- ^ "Inter Milan vs. Juventus score: Alexis Sanchez's last-minute winner gives Inter the Supercoppa trophy" [Inter vs. Juventus: Goli i fitores në minutën e fundit i Alexis Sánchez i jep Interit trofeun e Superkupës]. CBSSports.com (në anglisht). Marrë më 13 janar 2022.
- ^ "STRIKER LAUTARO MARTINEZ HITS HAT-TRICK AS INTER MILAN CRUSH SALERNITANA TO GO TOP OF SERIE A" [Sulmuesi Lautaro Martinez shënon tregolësh, Inter shkatërron Salernitanën dhe shkon në krye të Serie A] (në anglisht). Eurosport. 5 mars 2022. Marrë më 13 tetor 2022.
- ^ "Inter Striker Lautaro Martinez's Cycle Without Scoring Came To An End With Hat-Trick Against Salernitana, Italian Media Highlight" [I vjen fundi ciklit pa shënuar të sulmuesit të Interit Lautaro Martinez me një tregolësh kundër Salernitanës, nënvizojnë mediat italiane] (në anglisht). Sempre Inter. 5 mars 2022. Marrë më 14 tetor 2022.
- ^ Susy Campanale (19 prill 2022). "COPPA ITALIA/ INTER 3-0 MILAN: LAUTARO SEALS DERBY AND BOOKS FINAL TICKET" [Kupa e Italisë/ Inter 3-0 Milan: Lautaro vulos derbin dhe pret biletën e finales] (në anglisht). Football Italia. Marrë më 15 tetor 2022.
- ^ "Cagliari 1-3 Inter Milan: Match Recap" [Cagliari 1–3 Inter Milan: Përmbledhja e ndeshjes] (në anglisht). Serpents of Madonnina. 16 maj 2022. Marrë më 15 tetor 2022.
- ^ "Photo – Lautaro Martinez Sixth Inter Player Under Age Of 25 To Score 20+ Goals In A Single Serie A Season" [Foto – Lautaro Martinez bëhet lojtari i gjashtë i Interit nën moshën 25 vjeç që shënon 20 ose më shumë gola në një sezon të Serie A] (në anglisht). Sempre Inter. 16 maj 2022. Marrë më 15 tetor 2022.
- ^ "Lautaro Martínez » Serie A 2021/2022" (në anglisht). World Football. Marrë më 14 tetor 2022.
- ^ "AC Milan win first Serie A title for 11 years after final-day win at Sassuolo" [AC Milan fiton titullin e parë të Serie A pas 11 vitesh pas fitores në ditën e fundit ndaj Sassuolos] (në anglisht). Sky Sports. 22 maj 2022. Marrë më 14 tetor 2022.
- ^ "Inter fiton Kupën e Italisë, triumfon në dramën e gjashtë golave ndaj Juventusit". Nacionale. 11 maj 2022. Marrë më 14 tetor 2022.
- ^ "Inter Striker Lautaro Martinez: "Wearing Captains Armband A Great Sense Of Pride, Give Everything For This Shirt & Club"" [Sulmuesi i Interit Lautaro Martinez: "Të veshësh shiritin e kapitenit më jep krenari. Do jap gjithçka për këtë fanell & klub"]. Sempre Inter (në anglisht). Yard Barker. 10 tetor 2022. Marrë më 13 tetor 2022.
- ^ "Photo – Inter Congratulate Striker Lautaro Martinez On 200 Career Appearances In A Nerazzurri Shirt" [Foto – Inter uron sulmuesin Lautaro Martinez për 200 ndeshjet me fanellën zikaltër] (në anglisht). Sempre Inter. 9 nëntor 2022. Marrë më 12 nëntor 2022.
- ^ Susy Campanale (18 janar 2023). "SUPERCOPPA ITALIANA / MILAN 0-3 INTER: DOMINANT DERBY DELLA MADONNINA" [Superkupa e Italisë/ Milan 0-3 Inter: Derbi i Madoninës dominant] (në anglisht). Football Italia. Marrë më 18 janar 2023.
- ^ ""Xhelati" Lautaro, Interi synon rekord fitoresh në derbi". Panorama Sport. 15 shtator 2023. Marrë më 30 shtator 2023.
- ^ "Lautaro uomo derby: sette reti al Milan, soltanto Nyers meglio tra gli stranieri dell\'Inter" (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. 5 shkurt 2023. Marrë më 30 shtator 2023.
- ^ "Inter, Lautaro nella top ten all-time dei marcatori in A: per il nono posto manca un gol" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 3 maj 2023.
- ^ "Lautaro Martínez finishes off Milan to put Inter in Champions League final" (në anglisht). The Guardian. 16 maj 2023.
- ^ "AC Milan 0–2 Inter Milan" (në anglisht). BBC Sport. 10 maj 2023.
- ^ "Inter stroll past Milan to reach 1st Champions League final since 2010". thescore.com (në anglisht). 16 maj 2023. Marrë më 26 shtator 2023.
- ^ "Martinez double as Inter retain Coppa Italia crown" (në anglisht). Reuters. 24 maj 2023. Marrë më 30 shtator 2023.
- ^ "Lautaro's 100 (and one) goals for Inter". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 24 maj 2023. Marrë më 1 tetor 2023.
- ^ "Inter Milan retain Coppa Italia title thanks to Lautaro Martinez double" (në anglisht). ESPN FC. 24 maj 2023. Marrë më 30 shtator 2023.
- ^ "Man City win Champions League: Rodri goal secures victory against Inter and completes treble" (në anglisht). UEFA. 10 qershor 2023. Arkivuar nga origjinali më 11 qershor 2023. Marrë më 10 qershor 2023.
- ^ "Lautaro Martinez kapiteni i ri, i qëndron besnik Interit deri në 2028". Gazeta Si. 31 korrik 2023. Marrë më 30 shtator 2023.
- ^ "VIDEO/ Lautaro Martinez bën gjithçka, Interi e nis Serinë A me fitore bindëse". Panorama Sport. 19 gusht 2023. Marrë më 30 shtator 2023.
- ^ "Fitorja ndaj Kaljarit, Lautaro & Co shkruajnë historinë për Interin në Serinë A". Panorama Sport. 28 gusht 2023. Marrë më 30 shtator 2023.
- ^ "GRUPI D/ Lautaro Martinez shmang humbjen e Interit, Salcburgu hedh "K.O" Benfikën (VIDEO)". Panorama Sport. 21 shtator 2023. Marrë më 30 shtator 2023.
- ^ "Lautaro shënon golin e 200 në Champions për zikaltërit: Nuk ishte paraqitje prej Interi, të përmirësohemi". Panorama Sport. 21 shtator 2023. Marrë më 30 shtator 2023.
- ^ "Golashënuesit e Interit në Champions/ Lautaro barazon Krespon dhe "kërcënon"… Adrianon". Panorama Sport. 20 shtator 2023. Marrë më 30 shtator 2023.
- ^ "VIDEO/ Inter i "falet" Lautaro Martinez ndaj Salerniatës, "zikaltërit" rimarrin kreun e Serie A". SuperSport.al. 30 shtator 2023. Marrë më 30 shtator 2023.
- ^ "Askush si ai/ Hyri nga stoli dhe realizoi "poker" golash, Lautaro Martinez futet në historinë e Serisë A". Panorama Sport. 30 shtator 2023. Marrë më 30 shtator 2023.
- ^ "Lista de convocados" [Lista e të thirrurve]. AFA (në spanjisht). 12 mars 2018. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2018. Marrë më 12 mars 2018.
- ^ "Spanja 'turpëron' Argjentinën, Isco merr topin në shtëpi". Top-Channel.tv. 27 mars 2018. Marrë më 26 janar 2019.
- ^ "FOTO/ Lista paraprake e Kombëtares së Argjentinës për Botërorin, merret vendimi për Icardin dhe Dybalën". Newsport.al. 14 maj 2018. Marrë më 26 janar 2019.
- ^ Adi Metaliu (21 maj 2018). "Zyrtare, Mauro Icardi jashtë Botërorit, thirren Higuain dhe Dybala". Supersport.al. Marrë më 26 janar 2019.
- ^ "Lautaro: Sistemi i Argjentinës ndryshe nga Interi". Gazeta Express. 12 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 13 tetor 2018. Marrë më 26 janar 2019.
- ^ Marco Macca (9 qershor 2019). "Lautaro si racconta: "Ero difensore, Falcao modello. Milito? Quando si ritirò mi disse…"" (në italisht). FC Inter 1908. Marrë më 21 shkurt 2021.
- ^ a b Cronan Yu (26 qershor 2020). "Why Inter striker Lautaro Martinez is the perfect Luis Suarez successor at Barcelona" (në anglisht). Football España. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2021. Marrë më 21 shkurt 2021.
- ^ Fabrizio Gabrielli (10 prill 2018). "Innamorati di Lautaro Martínez" (në italisht). L'Ultimo Uomo. Marrë më 21 shkurt 2021.
- ^ Carlo Angioni (5 qershor 2020). "Inter, Lautaro non segna più: tocca a Sanchez?" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 21 shkurt 2021.
- ^ Davide Stoppini (6 korrik 2020). "I rigori e Lautaro: il rapporto è complicato" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 21 shkurt 2021.
- ^ "Milan-Inter 0-3: doppietta di Lautaro e gol di Lukaku. Derby ai nerazzurri, ora a +4". sport.sky.it (në italisht). 21 shkurt 2021. Marrë më 21 shkurt 2021.
- ^ "Lautaro Martinez: A close analysis of the Inter forward" (në anglisht). Marca. 28 prill 2020. Marrë më 21 shkurt 2021.
- ^ Angelo Andrea Pisani (8 nëntor 2018). "Come usare Lautaro Martinez?" (në italisht). L'Ultimo Uomo. Marrë më 21 shkurt 2021.
- ^ Franco Vanni (21 tetor 2019). "Lukaku-Martinez L'Inter fa paura anche a Conte" (në italisht). La Repubblica. Marrë më 21 shkurt 2021.
- ^ Emanuele Atturo (28 nëntor 2019). "Storia della bromance tra Lautaro e Lukaku" (në italisht). L'Ultimo Uomo. Marrë më 21 shkurt 2021.
- ^ Marco Guidi (17 gusht 2020). "Lautaro Martinez, due gol allo Shakthar con dedica" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 21 shkurt 2021.
- ^ "Lautaro: "Desideravo tanto questo gol, abbiamo cambiato passo"". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 13 korrik 2020. Marrë më 21 shkurt 2021.
- ^ Spencer Rance (16 janar 2020). "Lautaro Martínez Is One of the Best Young Strikers in the World & Could Eclipse Argentina's Greats". 90min.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 janar 2020. Marrë më 21 shkurt 2021.
- ^ Gill Clark (20 mars 2020). "Lautaro Martinez Is One of the World's Best Strikers, Says Mauricio Pochettino" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 21 shkurt 2021.
- ^ Chris Burton (10 prill 2020). "'Lautaro could be the next Aguero' – Inter's Barcelona-linked star given big billing by Crespo" (në anglisht). Goal.com. Marrë më 27 shkurt 2021.
- ^ "Las cosas que no sabías de Agustina Gandolfo" (në spanjisht). ViaPaís. 19 shkurt 2023. Marrë më 30 maj 2023.
- ^ "Los looks de las mujeres de la Scaloneta para el casamiento de Lautaro Martínez y Agustina Gandolfo" (në spanjisht). Infobae. 30 maj 2023. Marrë më 30 maj 2023.
- ^ "Lautaro bëhet baba për herë të parë". Kosova Press. 1 shkurt 2021. Marrë më 3 tetor 2023.
- ^ "Baba për herë të dytë, Lautaro Martinez shkëlqen edhe jashtë fushe". BalkanWeb.com. 13 shkurt 2023. Marrë më 3 tetor 2023.
- ^ a b "Lautaro Martínez" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 2 qershor 2017.
- ^ a b Benjamin Strack-Zimmerman. "Lautaro Martínez" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 26 janar 2019.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Lautaro Martínez. |
- Profili në uebfaqen zyrtare të Interit Arkivuar 17 janar 2021 tek Wayback Machine